De Ligt

De-Ligt-1-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj22:49 | 02/11/2019

Derbi i Torinos është fituar nga Juventusi. Ka mjaftuar një gol i Mathijs De Ligt që “Zonja e Vjetër” të triumfojë sërish në derbi. Ky gol, ishte i pari me fanellën e Juves për mbrojtësin holandez. Ndeshja nisi shumë pragmatike, me të dyja skuadrat që luftuan fort në mesfushë dhe që nuk i lejuan shumë hapësira njëra-tjetrës.

Megjithatë, Juventusi filloi të marrë në dorë frenat e lojës dhe të krijojë aksione të rrezikshme. Ronaldo e Ramsey patën rastet e tyre, por goli do të vinte vetëm nga një goditje këndi. Në zhvillimet e saj, topi përfundon në shtyllën e dytë, aty ku ndodhet i lirë Bonuçi. Italiani ka një kënd të pamundur për të goditur vetë dhe e kthen topin në qendër, aty ku është i lirë De Ligt.

Me një goditje fluturimthi, holandezi shënon një gol shumë të bukur, duke i fituar një tjetër derbi Juventusit. Me këtë triumf, “Zonja” vazhdon të ruajë vendin e parë, në kuotën e 29 pikëve pas 11 javëve. Interi në vend të dytë, ka vetëm një pikë më pak se të besuarit e Sarrit./abcnews.al

Serie A, java 11

Torino – Juventus  0-1
De Ligt 70′

De-Ligt.jpg
Veronik Istrefaj22:14 | 02/11/2019

Mathijs De Ligt ka gjetur golin e parë me fanellën e Juventusit. Mbrojtësi holandez u transferua nga Ajaxi këtë verë dhe shumicën e takimeve, i ka luajtur titullar. Edhe në takimin e sotëm, derbin kundër Torinos, De Ligt e nisi titullar, madje u bë protagonist në dy episode.

Fillimisht, mbrojtësi preku një top me dorë në zonën e tij, por gjyqtari nuk akordoi penallti. Kjo gjë shkaktoi shumë polemika në rrjetë. Por në minutën e 70-të, holandezi arrin të gjejë rrjetën, duke shënuar një gol shumë të bukur nga zhvillimet e një goditje këndi. Ky ishte goli i parë i De Ligt me fanellën e “Zonjës së Vjetër”./abcnews.al

Serie A, java 11

Torino – Juventus  0-1
De Ligt 70′

Bonucci-De-Ligt.png
Veronik Istrefaj18:59 | 24/10/2019

De Ligt u transferua këtë verë nga skuadra e Ajaxit te Juventusi, pasi bëri një sezon të shkëlqyer për kampionët e Holandës. Mbrojtësi i kushtoi një mal me para “Zonjës së Vjetër”, por deri më tani, nuk ia ka dalë të justifikojë çmimin e paguar për të.

Megjithatë, Leonardo Bonuçi e ka mbrojtur sot partnerin e tij në mbrojtje, duke thënë se de Ligt do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë. Në fjalën e tij për mediet italiane, Bonuçi tha: “De Ligt e ka të ardhmen e sigurt.

Ai po vuan disi, por është fillimi dhe të gjithë e kemi kaluar këtë moment. De Ligt nuk është vetëm, ka mbështetjen e të gjithë shokëve të skuadrës. Ai bën një gabim, ne jemi aty për ta mbështetur. Është diçka e pashmangshme, të gjithë mund ta bëjmë një gjë të tillë. Kur vesh fanellën e Juventusit, ke një presion të jashtëzakonshëm, por De Ligt do ta kapërcejë këtë faktor dhe do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë”, përfundoi mbrojtësi juventin./abcnews.al

de-ligt-fora.png
Vladimir Prenga11:22 | 20/10/2019

Bolonja u mposht nga Juventusi, edhe pse bëri një lojë të mirë. Skuadra e drejtuar nga Sinisa Mihajlovic mund të barazonte në fund me Santander, por traversa dhe më pas Buffon i mohuan golin në minutat shtesë.

Një episod që ka marrë vëmendjen është ai kur mbrojtësi Matthijs De Ligt prek një top me dorë në zonë dhe nuk akordohet penallti. Te Bolonja më shumë i vret fakti që arbitri i ndeshjes as që e merr në konsideratë ta shikojë rastin në VAR.

Emilio De Leo, zëvendëstrajneri i Bolonjës, për DAZN ka deklaruar: “Më duket se krahu është shumë i hapur, pavarësisht ndërhyrjes së De Ligt që ishte e shkujdesur. Arbitri mund ta kishte parë sërish në VAR, do të ishte një vendim i mirë për të mbrojtur edhe klubin tonë. Nëse arbitri do kishte vendosur ta rishikonte rastin, do të na pëlqente”. /abcnews.al

EF10CC67-59B2-49EA-9930-900AD291C469.jpeg
Klejdi Kaimi18:56 | 16/10/2019

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, ka përjashtuar çdo spekulim për ndonjë afrim të mundshëm në merkaton e janarit. Ai tërhoqi çmimin si “Drejtori më i mirë” dhe u pyet nga gazetarët për situatën aktuale tek bardhezinjtë.

“Për momentin ekipi është i kompletuar. Ne e konsiderojmë veten si një nga ekipet më të mira të Europës”, deklaroi Fabio, kur u pyet për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic. Në lidhje me Ronaldon, pa hezitim deklaroi: “Ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe ekipin. Nuk kam asnjë dyshim që ai do të qëndrojë dhe për sezonin tjetër”.

Më tej Paratici foli edhe për sulmuesin kroat Mario Mandzukic, si dhe për holandezin Matthijs De Ligt. “Mandzukic po kalon një periudhë qetësie. Transferimi në Katar nuk u realizua kështu që ai qëndroi me ne. Të shikojmë çfarë do të ndodhë në janar.

De Ligt? Edhe Nedved, kur mbërriti në Torino, kishte probleme në përshtatjen me ekipin. Ajo që i nevojitet holandezit është vetëm kohë, unë kam besim”, përfundoi drejtori i Juventusit, Fabio Paratici. /abcnews.al

Golden-Boy-1280x769.jpg
Veronik Istrefaj17:21 | 15/10/2019

Foden, De Ligt, Vinicius, Ansu Fati dhe Joao FElix janë vetëm disa nga emrat që bëjnë pjesë në 20 finalistët për të fituar çmimin “Golden Boy” të vitit 2019. Ky trofe individual i jepet lojtarit më të mirë U-21 në Europë. Sezonin e shkuar, triumfoi mbrojtësi holandez, Mathijs De Ligt, pas sezonit të shkëlqyer me Ajax.

Por për të mbrojtur trofeun e tij, ka rivalitet shumë të fortë këtë sezon. Ansu Fati ka qenë i shkëlqyer për Barcelonën dhe është vetëm 16 vjeç. Joao Felix u bë adoleshenti më i shtrenjtë në botë kur u transferua te Atletico Madrid këtë verë, ndërsa Vinicius Junior po gjen gjithmonë e më shumë minuta me ekipin e Real Madrid.

Edhe Matteo Guendouzi, mesfushori i Arsenalit, po bën ndeshje të shkëlqyera. Talenti i Phil Foden nuk ka asnjë diskutim, pasi fantazisti i Manchester Cityt konsiderohet si një nga më të mirët në gjeneratën e tij.

Mason Mount ka shpërthyer këtë sezon me fanellën e Chelsea, ndërsa Moise Kean është një goledaro i lindur. Ganluigi Donnarumma është sërish në këtë listë, me portierin e Milanit që vazhdon të jetë ndër më të mirët në botë. Kai Havertz dhe Jadon Sancho kanë bërë ndeshje të jashtëzakonshme në Bundesliga. E ardhmja e futbollit duket në duar të sigurta./abcnews.al

Lista me 20 finalistët për “Golden Boy”

Matteo Guendouzi
Mason Mount
Moise Kean
Phil Foden
Matthijs De Ligt
Nicolo Zaniolo
Gianluigi Donnarumma
Alphonso Davies
Kai Havertz
Dejan Joveljic
Jadon Sancho
Vinicius Junior
Ferran Torres
Andriy Lunin
Lee Kang-in
Joao Felix
Ansu Fati
Rodrygo
Donyell Malen
Erling Braut Haaland

de-ligt-cr7-1280x719.jpg
Veronik Istrefaj16:33 | 14/10/2019

Mbrojtësi i Juventusi, Mathijs De Ligt, ka folur për mediet italiane sa i takon kritikave që ka marrë. Duke u vetëmbrojtur, holandezi u shpreh: “Nuk kam qenë në maksimumin tim, e di këtë gjë. Por sa më shumë që të luaj, aq më shpejt do të arrij formën time më të mirë. Duhet të punojmë fort, Juventusi është një ekip i madh. Po fokusohem në gjërat që më kërkon trajneri. Kur isha tek Ajax, e dija që isha i paprekshëm në formacion, ndërsa këtu është histori tjetër.

E ndjej që po rritem gjithmonë e më shumë, thjesht duhet të ruaj këto ritme. Juventusi ka disa mbrojtës shumë të mirë në përbërje dhe jemi gjithmonë në majë të gishtave”, përfundoi holandezi.

Mbrojtësi u transferua në Serie A këtë sezon nga Ajax, për një shumë goxha të majme. Megjithatë, deri më tani nuk ka arritur të bindë, madje ka bërë dhe disa gabime që kanë çuar direkt në gola kundërshtarë./abcnews.al

de-ligt-cr7-1280x719.jpg
Vladimir Prenga12:59 | 12/10/2019

Matthijs De Ligt ishte në qendër të vëmendjes gjatë merkatos së verës. Mbrojtësi holandez mori oferta nga klubet më të mëdha në botë dhe në fund pranoi të nënshkruante me Juventusin. 19-vjeçari është përballur me kritika në Itali, por të gjithë janë të mendimit se shtatlartit i duhet dhënë koha e duhur për t’u përshtatur.

Një ish-lojtar i Juventust, Edwin Van der Sar, tregon se De Ligt ngjan shumë me Cristiano Ronaldon dhe tregon arsyet. “Ai ka mentalitetin e dikujt që gjithmonë dëshiron të përmirësohet dhe dëshiron të jetë më i miri në botë.

Kam parë disa lojtarë në karrierën time si ai dhe njëri luan për Juventusin: Cristiano Ronaldo. Kam luajtur me të në Machester dhe kam parë tek ai të njëjtën dëshirë për të punuar dhe për të qenë më i miri nga të gjithë. Ai dhe De Ligt kanë të njëjtin vullnet dhe uri”, shprehet drejtuesi i Ajax.

“Matthijs është vetëm 19 vjeç. Ka qenë fantastik te Ajaxi, ishte ‘shkëmbi’ ynë në mbrojtje dhe kapiteni. Ka shënuar gola të rëndësishëm dhe ka evituar shumë gjithashtu. Në Itali i duhet të mësojë një gjuhë të re, të njohë të tjerë shokë skuadre.  Dëmtimi i Chiellinit e ndihmon atë të përfshihet më shpejt në skuadër, por nga ana tjetër i shkakton edhe shumë presion”, përfundon Van der Sar për ESPN. /abcnews.al

pjimage-2.jpg
Veronik Istrefaj16:20 | 25/09/2019

Çdo sezon të ri, shumë lojtarë të rinj të talentuar pushtojnë botën e futbollit me paraqitjet e tyre. Prej disa vitesh tashmë, UEFA i vlerëson talentët më të mirë me çmimin “Golden Boy”. Pogba, Mbappe e shumë të tjerë e kanë fituar këtë çmim individual.

Ky vlerësim i jepet futbollistëve poshtë 21-vjeç dhe kandidatët për këtë vit janë të shumtë. UEFA ka publikuar listën me 40 futbollistët që janë nominuar dhe emra shumë të njohur nuk mungojnë. Donyell Malen, talenti i PSV, Matteo Guendouzi i Arsenalit, Phil Foded, Mathijs De Ligt dhe Joao Felix janë vetëm disa nga kandidatët e favorizuar për të triumfuar në fund./abcnews.al

AJAKSI-FITON-SUPERKUPEN-E-HOLANDES.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela12:50 | 28/07/2019

Ajaksi e nisi me sukses sezonin e ri duke fituar Superkupën e Holandës. Skuadra e lavdishme holandeze u tregua e fortë edhe pas largimit të dy yjeve kryesorë.

Shpresa është që kjo skuadër të mos shkatërrohet. Paraqitja e parë zyrtare e sezonit tregoi se Ajaksi është më shumë sesa thjesht dy yje të mëdhenj, tashmë të larguar, dhe djemtë e rinj nga Amsterdami e nisën me fitore, duke bërë të tyren Superkupën e Holandës.

Rivali i madh, PSV Ajndhoveni me më shumë përvojë, u mposht 2-0 me gola të shënuar nga Kasper Dolberg dhe kapiteni Dejli Blind.

Ajaksi, fitues i kampionatit dhe i Kupës së Holandës vitin e shkuar sportiv, e luajti finalen e Superkupës në stadiumin e tij “Arena Johan Krujf”, diçka që e ndihmoi.

Gjithsesi, mund të thuhet se ekipi i trajnerit Ten Hag, e meritoi suksesin dhe u duk i fortë.

U deshën vetëm 36 sekonda për të kaluar në avantazh, kohë gjatë së cilës rivalët nuk e kishin prekur ende topin, ndërsa dominimi vazhdoi nga fillimi deri në fund.

Pati mjaft momente acarimi, u deshën edhe ndërhyrje të VAR-it, por bukuria e ndeshjes nuk u prish dhe tifozët ishin të lumtur.

Ekziston mundësia që nga Ajaksi të ketë edhe largime të tjera, si ai i sulmuesit Neres apo i Zijeçit, por gjithsesi, skuadra e lavdishme pritet të jetë e fortë edhe këtë vit në Holandë dhe në Champions. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono