data

meta-ilir-1280x726.jpg
G. P.16:45 | 04/09/2019

Komisioni Hetimor parlamentar, i cili do të hetojë shkeljet e pretenduara nga mazhoranca të Kushtetutës nga ana e Presidentit, ka vendosur datën dhe orën në të cilën, kreu i shtetit Ilir Meta duhet të paraqitet për të dëshmuar.

Mësohet se Presidenti është thirrur për seancën dëgjimore e cila do të zhvillohet në datë 9 Shtator në orën 10:00. Më herët gjatë kësaj të mërkure, Meta konfirmoi se do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Hetimor.

“Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, mezi pres të kthehem te Parlamenti”, e përfundon Meta postimin e tij./abcnews.al

lulzim-basha123.jpg
G. P.11:47 | 16/07/2019

Në një prononcim për mediat, kreu i Partisë Demoraktike Lulzim Basha tha se në takimin me presidentin mëngjesin e sotëm ka biseduar për datën 13 Tetor, që është dekretuar nga Presidenti si data e re për zgjedhjet lokale.

Basha tha se opozita është në këtë betejë për interesin e njerëzve.

Padyshim që lidhet me 13 Tetorit. Kreu i shtetit mendon se 13 Tetori është mundësi për të dalë nga kriza politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe siç është shprehur politikisht edhe nëpërmjet zgjedhjeve të reja presidenciale që nënkupton ndryshime kushtetuese.  Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e presidentit dhe shqetësimin e tij i kam bërë të qarë se PD dhe opozita janë në këtë betejë për interesin e njerëzve që zgjedhjet e ardhshme ndryshe nga farsa e 30 Qershorit, siç e deklaroi OSBE/ODIHR duhet të jenë për njerëzit dhe aq më pak për Ymer Lalën dhe për bosin e tyre, bablokun e madh dhe se në këtë funksion opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap tpër t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës që është dhunuar dhe tjetërsuar përtej çdo përfytyrimi”, tha Basha.

Pas takimit me presidentin, Basha u kthye në selinë blu ku u takua me aleatët opozitarë. Ai tha se kishte diskutuar me ta për hapat e tjerë që lidhen me aksionin politik që do të vijojë opozita.“Sot në takimin me opozitën e bashkuar kemi diskutuar për hapat e mëtejshëm që do të hidhen në aksionin tonë politik në të gjitha rrafshet, në raport me njerëzit, me qytetarët. Në raport me faktorin ndërkombëtar, dhe në raport me zgjidhjet që presin dhe që do t’u ofrojmë shqiptarëve. Në këtë kuadër kemi diskutuar gjerë e gjatë për emergjencën ekonomike ku ndodhet vendi, sepse një nga mëkatet më të mëdha, fajet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është që duke tërhequr opozitën në betejën parimore për vlera themelore të lirisë dhe demokracisë, të luftës kundër krimit dhe drogës, ia ka dalë t’i vërsulet Shqipërisë, buxhetit të saj, pasurive të saj, ta vjedhë dhe ta grabisë qytetarin e thjeshtë, pasuritë e këtij vendi dhe ta zhysë ekonominë në ditën e saj më të zezë, në të paktën 2 dekada. Ndaj bashkërisht kemi diskutuar për platformën tonë ekonomike, për zgjidhjet ekonomike që shqiptarët meritojnë dhe do të kenë me fitoren e opozitës së bashkuar, e cila tashmë jo vetëm thjeshtë përmes studimeve të opinionit publik, por edhe përmes referendumit të 30 Qershorit, është konfirmuar si mazhoranca e re politike”, tha Basha. /abcnews.al

aleatet-1280x705.jpg
Sej rie13:50 | 27/06/2019

Kreu i Partisë Demokratike dhe aletatë e tij kanë pasur takime gjatë ditës së sotme me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi pas takimit me Ilir Metën, se pritet që Presidenti të dekretojë një datë të re për zgjedhjet lokale, duke qenë se nuk e njeh më 30 Qershorin.

Ndërkohë, menjëherë pas deklaratës, Shehi së bashku me anëtarët e tjerë të Grupimit të Djathtë janë nisur drejt selisë blu, aty ku ndodhen në takim kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Pritet që në orët në vijim, si nga Presidenca ashtu edhe nga opozita, të ketë deklarata mbi një datë të re të mundshme për zgjedhjet lokale.

Sa i përket mazhorancës, Kryeministri Edi Rama ka reaguat në Twitter duke ironizuar takimet e sotme ku shkruan: “Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj. Çfarë karnevalesh politike. Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën”.

Një ditë më parë kreu i qeverisë refuzoi ftesën e Metës për dialog duke theksuar se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 Qershor./abcnews.al

dashmir-shehi.jpg
G. P.19:55 | 12/06/2019

Aleatët e Partisë Demokratike zhvilluan pasditen e kësaj të mërkure në ambientet e Presidencës një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Temë kryesore e diskutimit ishte data e re e zgjedhjeve pas çdekretimit të 30 Qershorit.

Në përfundim të takimit, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi se Grupi i Qendrës së Djathtë mendon se dita e re e zgjedhjeve do të dalë nga një marrëveshje e re politike për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai e konsideroi takimin me Presidentin shumë pozitiv. Megjithatë theksoi se në takimin e sotëm Grupi i Qendrës së Djathtë shkoi pa një propozim për datën e re të zgjedhjeve.

“Ne gjykojmë që aksioni opozitar nuk mund të reduktohet e ditës së zgjedhjeve, duhet të gjykojmë se dita e zgjedhjeve duhet të jetë si derivat i një analize tjetër, Çfarë duhet të bëjmë deri ditën e zgjedhjeve për t’i bërë zgjedhjet e pranueshme siç duhet të jenë nga pikëpamja e pretendimeve tona.

Ne gjykojmë se sot se dita e zgjedhjeve do të derivojë nga mundësia e një marrëveshje të madhe politike nga të me gjithë mend merren në konsideratë pretendimet opozitare për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përtej kësaj ne e konsiderojmë shumë pozitiv. Për sot gjykojmë se është bërë një hap i vogël, por në drejtimin e duhur.

Ne gjykojmë se data e zgjedhjeve nuk mund të jetë një dëshirë, do të dalë vetvetiu nga marrëveshjet politike, nga sipërmarrjet që do merren. Nëse data e zgjedhjeve është thjesht arsye për të fituar kohë kuptohet që kjo nuk i mjafton opozitës

Ne erdhëm pas asnjë propozim sot. Nuk besoj se edhe Presidenti na thirri për të pasur një propozim konkret. Meta do i presë të gjitha palët, të cilët nga pikëpamja mund të kenë peshë më të madhe. Ne afruam mundësitë që kemi sot. E falënderuam që e zgjidhi problemin e kohës, nëse pjesa tjetër nuk ka luajtur mendsh fare që të vazhdojnë me pretendimin e datës 30. Si fillim është një hap i vogël dhe i rëndësishëm”, tha Shehi.

Ndërkohë gazetarja e ABC News, Yllka Kamenica, raportoi se nga dita e nesërme pritet një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe përfaqësues të LSI-së.

“Që nga dita e nesërme është një takim i pritshëm me kryetarin e Partisë Demokratike, ndoshta jo me zonjën Kryemadhi pasi në takimet e shkuara është zoti Luan Rama që ka përfaqësuar patrin LSI. Nga Partia socialiste duket e konfirmuar dhe me zë dhe figurë nga vetë kryeministri ata nuk do marrin pjesë por do vazhdojnë axhendën e tyre elektorale”, tha gazetarja./abcnews.al

 

enkelejd-alibeaj.jpg
G. P.19:03 | 10/06/2019

Enkelejd Alibeaj ka sqaruar këtë të hënë se Gjykata Administrative nuk mund të zhbllokojë situatën që është krijuar pas çdekretimit të datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit. Sipas tij, një dekret i presidentit mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, të cilën nuk e kemi.

Enkelejd Alibeaj: Ky akt është akt i natyrës politike. Caktimi i datës së zgjedhjeve është një pushtet publik që i jepet Presidentit. Ka vetëm një mënyrë që një akt i natyrës politike i Presidentit të mund të sfidohet në Gjykatën Kushtetuese. Atëherë kur ky akt politik krijon një mosmarrëveshje kompetence me aktin e një organi tjetër që është një pushtet tjetër, parlamentit, qeverisë, apo një pushtet tjetër kushtetuese. Mosmarrëveshja e kompetencës në këtë rast zgjidhet në Gjykatën Kushtetuese, fatkeqësisht që nuk e kemi.

Mirela Milori: Nuk i kalon Administratives sipas jush?

Enkelejd Alibeaj: Nuk i kalon. Ky është një teknikalitet. Gjatë reformës në drejtësi edhe një ligj duhet të miratohej atë kohë, ishte ligji për Presidentin e Republikës. E kanë harruar. Nëse do kishte një ligj për Presidentin e Republikës do të përcaktonte mënyrën si shkojnë dekretet, çfarë vlere kanë, do ishte një rrugë e zgjidhur.

Ndërkohë më tej gjatë rubrikës “Mbëmje ABC” me Mirela Milorin, Alibeaj komentoi edhe deklaratat e anëtarëve të KQZ-së. Sipas tij, Presidenti është organ me autoritetet më të madh se KQZ. Nëse nuk respektohet dekreti i kreut të shtetit ky është uzurpim i kompetencave të Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese.

“Çështjet juridike janë të vështira. Presidenti i Republikës ka nxjerrë një akt të vetin, dekret. Pastaj na qenka KQZ që dikur ka qenë organ kushtetuese, por sot është organ ligjor, që për nga pesha, për nga autoriteti nuk qëndron në të njëjtin nivel me Presidentin. Ka marrë guximin që për vendimin e një organi epror, të presidentit të thotë unë nuk e marr parasysh. Ky është një uzurpim flagrant i kompetencave të Presidentit të  Presidentit po e po, por edhe dhe Gjykatës Kushtetuese. Një akt siç është ky për vendosjen e datës së zgjedhjeve, është Gjykata Kushtetuese ajo që mund ta shqyrtojë”, tha Alibeaj./abcnews.al

zaev-1.jpg
G. P.15:58 | 08/06/2019

Ndërsa qeveria e Maqedonisë së Veriut është në pritje të datës për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, opozita kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Fati i shumicës parlamentare në duart e Bashkimit Evropian. Kryeministri Zoran Zaev, thotë se nuk mund të garantoj se shumica do të jetë stabile, nëse vendi nuk merr datë për fillimin e negociatave. Javën e ardhshme, Kryeministri Zaev do të jetë mysafir i kancelares, Merkel, për të cilën kryeministri tha se ka merita të mëdha për Marrëveshjen e Prespës.

Zoran Zaev: Unë besoj se mund të arrihet në qershor ose korrik. Tanimë kam thënë se kjo mund të ndikoj edhe  në stabilitetin e Qeverisë. Porosia ime është shumë e qartë dhe fisnike. Deputetet i kemi siguruar se nëse i kryejmë reformat dhe nëse e zbatojmë Marrëveshjen e Prespës, Evropa do të shpaguaj. Nuk mund të garantoj shumicë parlamentare nëse Evropa nuk na rikthen mundin e bërë.

Derisa pushteti është në kërkim të datës së negociatave, opozita e prerë se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Naum Stoilkovski: Është koha që Zaevi të largohet dhe ta paguajë çmimin për të gjitha manipulimet dhe rrënimin e Maqedonisë. Zaevi i paaftë të largohet dhe në vend të tij të vijë një qeveri teknike që do të organizojë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Ndryshe, siç njoftojnë burime nga Brukseli, e që transmetohen në mediat maqedonase, në projekt-konkluzat e Këshillit të ardhshëm të BE-së nuk qëndron data për negociata me Maqedoninë. Projekt-konkluzat që duhet të shqyrtohen në nivel të ekspertëve, ambasadorëve dhe ministrave, nuk janë përfundimtare, por, sic njoftohet, gjasat për konsensus mes vendeve anëtare për caktimin e datës së negociatave, janë minimale./ABC News Albania 24/7

oerd-bylykbashi.jpg
G. P.20:06 | 28/05/2019

Sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi data 30 Qershor e caktuar për zgjedhjet lokale nuk është datë kushtetuese. Gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” Nga Mirela Milori, Bylybashi e konsideroi këtë pretendim si absurd.

Ish-deputeti shpjegoi se nuk ka një datë të shënuar për zgjedhjet lokale dhe kjo është kompetencë e presidentit. Kujtojmë se disa ditë më parë, Presidenti Ilir Meta me anë të një njoftimi bëri të ditur se mund të ridekretojë datën e zgjedhjeve dhe sipas Bylykbashit, ai përmend parimin thelbësor të Kushtetutës që ka të bëjë me pluralizmin.

“Kjo lidhet me një gjë. Rama ka frikë nga gjithë zullumet dhe kërkon të krijojë një hapësirë bosh mes tij dhe atyre që do i kërkojnë llogari për një kohë të gjatë dhe sa më shumë. Këtë e kemi me drejtësinë, kemi SPAK, që nuk po ngre kokë. Edhe KED njeriu i Ramës i drejton. Në letrat e tij shohim refuzimin e dialogut për zgjidhjen e krizës. Kjo krizë është shumë më tepër se pretendimi absurd që data 30 Qershor qenka datë kushtetuese. Nuk është datë kushtetuese 30 Qershori. Ose duhet të ja shpjegojnë më mirë Ramës këtë, ose është nga ato vizat e kuqe që Rama vë vazhdimisht, por që ia shuajnë shumë lehtë.

30 Qershori është data e fundit e periudhës së zgjedhorit të pranverës. Ka dy periudha zgjedhore pranvera dhe vjeshta. Periudha zgjedhore përmendet si koncept pa data ,por vetëm për parlamentin. Për pushtetin vendor ka vetëm një term që zgjidhet çdo katër vjet. Nuk flitet për gjatësinë e mandatit, por për periodicitetin e zgjedhjeve. Ky 30 qershori nuk është vetëm datë kushtetuese jo vetëm kjo është e rregulluar nga Kodi Zgjedhor, jo nga Kushtetuta, nuk ka asnjë germë kushtetuta. Kodi zgjedhor merr për analogji zgjedhjet parlamentare sepse ka më shumë rregulla. Në vitin 2000 zgjedhjet lokale ka qenë në 1 Tetor 2000, më pas kanë qenë në 12 Tetor 2003, pastaj në 18 shkurt 2007, 5 Maj 2011 dhe 21 Qershor 2015 dhe tani 30 qershor 2019. Po ta shihni po  mbyllet një vit prej gati dy dekadash dhe nuk paskemi datën të shënuar. Kryeministria ka zero zë në këtë gjë. Është kompetencë e pastër e presidentit. Presidenti i Republikës përmend një parim thelbësor që është pluralizmi”, tha Bylykbashi.

Për sa i përket letrave të hapura të kryeministrit, Bylykbashi deklaroi se ato janë qesharake. Sipas tij nëse i lexon ato që Rama shkruan kupton që ai do të zhbëjë opozitën.

“Historia e letrave të hapura është shumë qesharake. Edhe në 2017 bëri një gjë të ngjashme. Praktikisht po të lexojmë letrat dhe Rama e ka interesante dhe kur e lexon me shkrim e kupton që vetëm dialogun nuk do. Do që të zhbëjë opozitën”, tha Bylykbashi./abcnews.al

elisa-1280x714.jpg
Sej rie20:00 | 23/05/2019

Ministja Elisa Spiropali është shprehur se qeveria e ka të pamundur të negociojmë mbi shtyrjen e datës së zgjedhjeve, që vendi të dalë nga ngërç politik. Sipas saj, ajo nuk është një datë e caktuar nga qeveria, por e ka caktuar Kushtetuta.

Mirela Milori: “Shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale, e mendoni këtë si një rrugë pavarësisht qëndrim tuaj, pasi tek e fundit do shkohet drejt një përplasje të madhe. Ia vlen që të mos ketë një kosto kaq të madhe kur mund të rregullohet diçka edhe me shtyrje të datës së zgjedhjeve”.

Elisa Spiropali: “Nuk ka asgjë për të rregulluar sepse nuk është prishur asgjë në marrëdhëniet që kemi ne në raportet me ligjin, Kushtetutën apo qeverinë. Behtë fjalë për një deklaratë të një funksionari të një partie politike dhe përsa i përket raporteve që kemi këtu me institucionet që janë përgjegjëse për monitorimin e Shqipërisë dhe po flas për komisionin këtu apo delegacionin e BE dhe të tjera institucione të cilat na monitorojnë ngushtësisht për shkak të çeljes së negociatave. Por, edhe partnerët tani si ai amerikan, janë shumë të qartë në raport me situatën në vend. Kanë bërë thirrje disa herë edhe me emër dhe mbiemër drejtuese ve të PD-së dhe LSI-së, që të heqin dorë nga dhuna dhe ideja për të prishur zgjedhjet. Ne i kemi bërë thirrje disa herë zoti Basha për dialog, për t’u ulur në një tryezë dhe për të folur brenda ligjshmërisë për një zgjidhje të mundshme. Ama kërkesa e zoti Basha dhe e zonjës Kryemadhi apo mbështetësve të tij nuk kanë qenë për zgjidhe, por largimi i Kryeministrit, largimi i qeverisë, krijimi i një qeveri tranzitore dhe zgjidhje të tjera që janë krejtësisht absurde që nuk i përgjigjen realiteti. Nuk pranon kush të ulet në tryezë me kushte, sepse nuk e ka Basha këtë mundësi. Ne e kemi të pamundur të negociojmë qoftë edhe mbi datën e zgjedhjeve që nuk është një datë që e kemi caktuar ne, por e ka caktuar Kushtetuta. Presidenti është mirë që t’i bëjë thirrje forcave politike që t’i përgjigjen datës së zgjedhjeve”./abcnews.al

1-45-1280x853.jpg
Sej rie23:00 | 22/05/2019

Zhbllokimi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, heqja ose pezullimi i taksës 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake, si dhe çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët pritet të jenë disa nga temat të cilat do të diskutohen në takimin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj me kancelaren gjermane Angela Merkel, në Berlin  më 6 qershor . Mediat në Kosovë raportojnë se zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj konfirmoi se kreu i ekzekutivit në këtë takim do ta kërkojë mbështetjen e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë. Kryeministri Haradinaj në fillim të qershorit do të udhëtojë për në Berlin në një vizitë dyditore. Me ftesë të kreut të Bundestagut gjerman ai do të marrë pjesë në ‘Lutjet e mëngjesit’./ABC News Albania 24/7

protesta.jpg
G. P.21:05 | 23/03/2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur të shtunën në mbrëmje kolegjin e kryetarëve, për të koordinuar kalendarin e protestave. Protesta e radhës e madhe para Kryeministrisë do mbahet të shtunën e 13 Prillit, ishte vendimi që u mor së bashku me kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë e rrethe.

Ç’ka nuk do ndryshojë sipas selisë blu, do jenë protestat para Kuvendit, sa herë të ketë seancë plenare. Kjo është hera e dytë brenda javës që Basha mbledh kolegjin e kryetarëve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono