dasmën

JONA-1280x734.jpg
ent ela18:56 | 16/02/2019

Moderatorja Jona Spahiu ishte e ftuara e radhës në emisionin “Thumb”. Ajo ka folur për mungesën e të atit në ditën e dasmë.

“Nuk mendoj se do mi kishte lënë gjërat për atë ditë pasi ai ka qenë natyrë që ka punaur shumë fort me ne. Domethënë edhe nëse unë isha kjo vajza që kishte atë fjalorin e zgjeruar dhe fliste me fjalë të mëdhaja ishte për faj të atij njeriu. Se nëse gjithë verës kalamjat e tjerë dilnin jashtë dhe loznin unë duhej të lexoja dhe e kisha me numër të caktuar faqesh të gjërave që duhej të lexoja dhe madje t’i tregoja në darkë se çfarë kisha mësuar atë ditë. Ai ishte njeri që ka punuar gjithë jetën shumë me ne dhe nuk mendoj se diçka më shumë se lotët edhe pse ishte njeri shumë i fortë në dukje, lotët do t’i kishin rrëshkituar atë ditë. Dhe thjesht do më kishte bekuar dhe nuk besoj se do më thoshte diçka. Ai nuk e ka njohur Frenklin, por jam shumë e bindur se po ta njihte do ta donte shumë fare. Nuk e di pse ndodh që gocat të gjejnë tek partneri edhe një pjesë të steriotipit që kanë parë gjithë jetën në shtëpinë e tyre, që është babai dhe me mua ka ndodhur”./abcnews.al

elona-1280x647.jpg
ent ela21:01 | 19/01/2019

Moderatorja Elona Doro ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”.

E pyetur nga moderatoret Aulona dhe Fatma se pse nuk bëri një dasmë të madhe, ajo u shpreh:

“Po sepse mua nuk më pëlqejnte të bëja një tapet të kuq. Dhe ashtu sikundër e bëra pata pak qefmbetje. Pati sepse më ngelën shumë persona pa ftuar. Unë e kuptova vetë sepse unë e nisa celebrim për 15 veta se aq lejoheshin. Pastaj me mik më lanë që të thirrja 50 veta e pastaj u bënë 100. Këtu tha kryetari i bashkisë mos e ekzagjero se je nga të parat që po e bën me kaq shumë veta, sepse zakonisht marrin dy persona. Por nuk e kisha planifikaur që të kërceja, por aty plasi shamia e beqarit. Pra çdo gjë doli jashtë kontrollit për mirë. Pasi thashë “Po” shkoj marr mikrofonin dhe them vetëm një kërcim me babin që të mos me ngelte pishman. Një valle këmi ne të dy që e kërcejmë kur na ftojnë nëpër dasma dhe të mos e kërceja këtë tek celebrimi im do të ishte peng shumë i madh. Por si u çuan të gjithë?! Dhe ashtu ikën më shumë se 5 orë”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono