DASH

zvsekretari.jpg
G. P.20:11 | 22/10/2019

Nuk mund t’ia dalë e vetme qeveria shqiptare të ngrejë strukturat e reja anti-korrupsion. E përfshirë në këtë proces është veçanërisht qeveria e shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë e konfirmon zv/ Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit Jorgan Andreës në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Kemi punuar fort për të ndihmuar Shqipërinë që të krijojë procesin e përzgjedhjes, për të siguruar që personat që vijnë në këto struktura të jenë kontrolluar (vetuar), dhe sillen si duhet pasi bëhen pjesë e atyre strukturave. Ideja është që pasi këto struktura të jenë themeluar dhe ngritur me personat e duhur, ata të mund të ndihmojnë institucionet shqiptare të bëhen më të forta, më transparente dhe të ofrojnë shërbime më të mira dhe drejtësi për qytetarët”.

Një pikë tjetër kyçe për reformimin e sistemit të drejtësisë janë burgjet. Së fundmi u njoftua për një mbështetje prej 920 mijë dollarësh amerikanë për përmirësimin e sistemit të burgjeve në Shqipëri që për Zv. Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit qeveria shqiptare ka nivel të lartë vullneti politik të investuar në reformimin e të gjithë sistemit.

“Nëse reformohet policia, prokurorët dhe gjykatat, por nuk ke bërë gjë me burgjet, pavarësisht nëse arreston, heton dhe dënon një anëtar të krimit të organizuar, ai person mund të shkojë në burg dhe prapë ta drejtojë sipërmarrjen kriminale nga burgu. Pra, sistemi i burgjeve është pjesë kyç e përpjekjes për reforma në sistemin e drejtësisë dhe interesi ynë është që të ndërtojmë një program që ndihmon për të siguruar që qeveria në fakt t’i kontrollojë burgjet dhe të sigurohet që të burgosurit nuk vazhdojnë të drejtojnë sipërmarrjet e tyre kriminale nga burgu”.

Për qeverinë e Shteteve të Bashkuara zbatimi i masave antikorrupsion do të forconte rolin e agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të drogës./ABC News Albania

arben-pellumbii.jpg
G. P.21:41 | 21/10/2019

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, deklaroi në televizionin ABC News se selia rozë është e gatshme të futet në zgjedhje të parakohshme nëse e kërkon elektorati.

Por sipas tij është shumë e rëndësishme që të realizohet reforma zgjedhore. Kjo pasi, reforma do të plotësonte kushtet që zgjedhjet e ardhshme të njihen nga forcat politike.

Mirela Milori: Më thatë që PS është e gatshme të hyjë në zgjedhje. Nëse e keni këtë siguri përse nuk mendoni që të hyni në zgjedhje të parakohshme dhe të fitoni?

Arben Pëllumbi: Politika nuk është kështu. Nuk është se na mbushte mendja dhe bëjmë çdo gjë. Ne jemi përfaqësues. Jemi votuar dhe një elektorat i caktuar i joni na ka votuar për të bërë qeverisjen e vendit në katër vjet. Humbja e mazhorancës, zgjedhjet e parakohshme duhet të kenë arsye shumë të forta. Ose duhet të humbësh mazhorancën në parlament ose duhet të ndiesh që nuk ke mbështetjen e elektoratit.

Mirela Milori: Edhe JO-ja e negociatave është arsye e fortë.

Arben Pëllumbi: Ne mendojmë që çështja e negociatave bën mirë të mos artikulohet kaq shumë se në fund fare në elektorat përkthehet si në një mbështetje për ne. Patëm një mbështetje të qeverisë gjermane, asaj italiane, të DASH. Franca nuk e ka ndryshuar pozicionin e Francës dhe është drejtpërdrejtë në raport me BE-në.

Mirela Milori: Nëse jeni kaq të bindur për fitoren pse nuk hyni në zgjedhje?

Arben Pëllumbi: Duhet fillimisht të kemi kushtet e përshtatshme për të bërë një palë zgjedhje për të mos qenë një palë zgjedhje që prapë s’njihen. Hë për hë është reforma zgjedhore.

Mirela Milori: Nëse do e keni këtë reformë zgjedhore mund të filloni të mendoni për opsionin e zgjedhje të parakohshme?

Arben Pëllumbi: Nëse elektorati na e kërkon, PO./abcnews.al

edi-rama-fcb-1280x693.jpg
nev ila23:26 | 18/10/2019

Në lidhje me reagimin e DASH për zhgënjimin e kësaj të fundit, në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë nga Këshilli Evropian, ka reaguar Kryeministri Rama, ku përmes një postimi në rrjetet sociale, falënderon Departamentin e Shtetit për këtë reagim.

“Faleminderit”, shkruan Rama ndërsa ka postuar të plotë reagimin nga DASH.

“THANK YOU🇺🇸🤝🇦🇱

Departamenti Amerikan i Shtetit mbi “Konkluzionet e Këshillit Europian për Zgjerimin” deklaron:

Shtetet e Bashkuara mbështesin përkushtimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ndaj integrimit transatlantik dhe aspiratat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë. Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik.

Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër.

Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë teksa vazhdojnë punën për të forcuar sundimin e ligjit, për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion, për të zhvilluar ekonomitë e tyre dhe për të luftuar krimin e organizuar. I nxisim të dy vendet të mbeten të palëkundur në ndërtimin e shoqërive transparente, të bazuara në rregulla dhe demokratike që iu përgjigjen nevojave të qytetarëve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë me partnerët europianë për të çuar përpara synimet e përbashkëta të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor“./abcnews.al

dash.jpg
nev ila23:19 | 18/10/2019

Departamenti Amerikan i Shtetit përmes zëdhënëses Morgan Ortagus ka shprehur zhgënjimin në lidhje me refuzimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga Këshilli i Europës. DASH ka deklaruar se të dy vendet bënë përpjekje shumë të forta dhe se një vendim pozitiv do të rikonfirmonte besueshmërinë e rrugës drejt BE dhe pengimin e aktorëve të jashtëm dashakeq të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore euro-atlantike.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për integrimin transatlantik dhe aspiratat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Jemi të zhgënjyer që Këshilli Evropian nuk i njohu përpjekjet shumë të forta të reformës së secilit vend duke rënë dakord për të hapur negociatat e pranimit në këtë kohë. Një vendim pozitiv do të rikonfirmonte besueshmërinë e rrugës së tyre në BE dhe do të shtyhej fort kundër aktorëve të jashtëm keqdashës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne e pranojmë që Këshilli Evropian nuk i tha “jo” as Shqipërisë, as Maqedonisë Veriore, dhe as BE-ja nuk vendosi kushte të reja për hapjen e negociatave të pranimit. Shpresojmë që Këshilli Evropian të arrijë një konsensus mbi një vendim pozitiv për të dy vendet përpara Samitit BE-Ballkan Perëndimor në majin e ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë pasi ata vazhdojnë punën e tyre për të forcuar sundimin e ligjit, përpjekjet e mëtejshme kundër korrupsionit, zhvillimin e ekonomive të tyre dhe luftimin e krimit të organizuar. Ne i inkurajojmë të dy vendet të qëndrojnë të palëkundura në ndërtimin e një shoqërie transparente, të bazuar në rregulla, demokratike, të përgjegjshme për nevojat e qytetarëve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerët evropianë për të përparuar qëllimet e përbashkëta të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor“, shkruan në reagim DASH./abcnews.al

931D93AB-F3F3-47DC-A112-8E6BBE1EF722_w1023_r1_s.jpg
ent ela15:08 | 08/10/2019

Në deklaratën e parë për zgjedhjet në Kosovë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara presin që qeveria e re të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

Shtetet e Bashkuara tha zëdhënësi, urojnë popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare. Ai shtoi se SHBA pret që punojë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për gjithë qytetarët e Kosovës.

“Ne mirëpresim mundësinë të punojmë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve”. /abcnews.al

lulzim-basha123.jpg
G. P.16:28 | 04/09/2019

Për rreth një orë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me David Kostelancik, Drejtori për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin e Shtetit. Sipas burimeve nga selia blu, në fokus të takimit ka qenë reforma zgjedhore dhe kriza politike në Shqipëri.

“Zgjedhjet e 30 qershorit treguan se Shqipëria me këtë qeveri nuk organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme”, mësohet t’i ketë thënë Basha zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Burime bëjnë të ditur se zyrtari i DASH i ka kërkuar shefit të opozitës angazhim në reformën zgjedhore./ABC News Albania 24/7

DASH-1280x720.jpg
nev ila10:06 | 20/07/2019

Ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Në një deklaratë të shkurtër për Zërin e Amerikës thuhet

 “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë respektimin nga ana e tij, të thirrjes për t’u paraqitur para Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Dhomave të Posaçme për Kosovën”.

Haradinaj tha dorëheqjen të premten, dhe deklaroi se arsyeja ishte ftesa për t’u marrë në pyetje si I dyshuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar.

Dhomat e Posaçme, apo siç njihen në Kosovë, Gjykata e Posaçme me seli në Hagë, u themelua me vendim të parlamentit të Kosovës. Në të punojnë prokurorë e gjykatës ndërkombëtar që trajtojnë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte dhe të pasluftës./ABC News Albania 24/7

dash-1280x801.jpg
ent ela22:30 | 17/07/2019

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Filip Riker ka komentuar situatën politike në Shqipëri, duke u shprehur pro zgjidhjes institucionale dhe kundër bojkotit. Në një aktivitet të Këshillit Atlanntik, Riker ka deklaruar:

“Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj për të kapërcyer situatën aktuale politike. Bojkoti i tyre nuk është ajo ccfarë ne duam të shohim duke ndodhur”.

Më tej, Riker është shprehur se situata në Shqipëri duhet zgjidhur brenda kornizave Kushtetuese. /ABC News Albania 24/7

jorida-tabaku-1280x731.jpg
nev ila22:02 | 11/07/2019

Ish nënkryetarja e komisionit të ekonomisë Jorida Tabaku shkruan në rrjetet sociale se arsyet e paraqitura në raportin e fundit të DASH, se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkanin perëndimor, janë prekur vazhdimisht nga opozita, por qeveria ka këmbëngulur që të paraqesë një realitet tjetër, duke këmbëngulur në rrugën e gabuar ekonomike.

“Raporti është një kambanë alarmi drejtuar një qeverie dhe mazhorance që ka vendosur t’i shkojë deri në fund rrugës së verbër të koncesioneve klienteliste, tenderave për oligarkët dhe thatësirës së investimeve të huaja”, shkruan Tabaku.

Sado ligje gjoja pro-investitorë të votojë kjo mazhorancë, fryma anti-biznes e kësaj qeverie do të jetë përherë pengesë dhe barrierë për investitorët e huaj në Shqipëri, vijon ish deputetja demokrate, sipas të cilës, prej shtatorit 2013 në Shqipëri nuk ka ardhur asnjë investim i huaj direkt, dhe kryeministri Rama është krenuar me atë çfarë trashëgoi nga qeverisja demokratike.

Tabaku kujton premtimin e PD jo vetëm për ulje të taksave, por edhe krijimin e gjithë kushteve politiko-ekonomike në favor të investimeve të huaja, për ta rikthyer Shqipërinë në një konkurente të denjë në rajon./ABC News Albania 24/7

FD4484DF-48CA-4A2E-9BF2-40DF65EC8C04_w1023_r1_s.png
ent ela18:20 | 20/06/2019

“Shqipëria nuk përmbush standardet minimale për eliminimin e trafikut, edhe pse po bën përpjekje të konsiderueshme”. Është ky konkluzioni i raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i publikuar ditën e sotme. Në raport ngrihet shqetësimi se autoritetet shqiptarë kanë ngritur më pak akuza në krahasim me vitet e tjera sa i përket rasteve tre trafikut te qenieve njerëzore.

 Një raport vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit për trafikun e qënieve njerëzore i publikuar të enjten, e klasifikon përsëri Shqipërinë si vend të nivelit të dytë, duke thënë se Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për këtë qëllim.

Qeveria, thuhet në raport, përgjithësisht demonstroi përpjekje në rritje në krahasim me periudhën e mëparshme, por në disa aspekte kyçe nuk përmbushi standardet minimale.

Në raport thuhet gjithashtu se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat vendase dhe të huaja në Shqipëri, si dhe viktimat nga Shqipëria jashtë vendit. Gra dhe fëmijë shqiptarë janë objekt i trafikimit seksual dhe punës së detyruar brenda vendit, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Sipas raportit, qeveria shqiptare vazhdoi të hetojë, të ndjekë penalisht dhe të kërkojë ngritje akuzash për më pak raste, duke çuar në nivelin më të ulët të veprimeve ligjzbatuese në katër vite.

Megjithatë, raporti thotë se qeveria shtoi përpjekjet për të parandaluar trafikimin, duke miratuar planin kombëtar të veprimit për periudhën 2018-2020.

Trafikantët përdorin premtime të rreme si martesa ose oferta për punësim për t’i joshur viktimat për trafik seksual. Fëmijët zakonisht detyrohen të lypin ose të kryejnë lloje të tjera të punës së detyruar, të tilla si shitja e artikujve të vegjël. /ABC news Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono