Daniele De Rossi

De-Rossi-Boca.jpg
Igli Nikolli16:35 | 28/12/2019

E ardhmja e Daniele De Rossit është e paqartë. Mesfushori roman u transferua në verë te Boca Juniors dhe deri tani është aktivizuar në 7 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Objektivi i madh është fitimi i titullit kampion. Ekipi i famshëm argjentinas renditet në vend të dytë me 29 pikë, një më pak se kryesuesit e Argentinos Juniors.

Kontrata me Bocan i përfundon në verën e vitit 2020, teksa mund të rikthehet në Serie A në janar. Fiorentina është gati t’i ofrojë një kontratë dhe një post titullari, por nuk përjashtohet as mundësia e tërheqjes nga futbolli.

36-vjeçari nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen, nëse do të vazhdojë me Boca Juniors, do të pranojë ofertën e Fiorentinës apo do të tërhiqet. Ekipi nga Firence e kërkoi edhe në verë, por De Rossi preferoi të provonte emocionet e futbollit amerikano-latin. Nëse vendos t’i japë fund karrierës, italiani mund të vijojë profesionin e trajnerit. /abcnews.al

De-Rossi.png
Igli Nikolli17:15 | 05/12/2019

Daniele De Rossi la Romën e tij të dashur verën e kaluar dhe i surprizoi të gjithë me vendimin e marrë. Edhe pse ofertat e majme financiare nuk i mungonin, “luftëtari” roman zgjodhi Boca Juniors për të vijuar karrierën.

Një zgjedhje fantastike për të provuar emocionet e të luajturit në “Bombonera”, për shumëkënd stadiumi më i zjarrtë në botë. Aventura e 36-vjeçarit me ekipin më të dashur argjentinas nuk ka shkuar mirë.

Dëmtimet dhe problemet fizike kanë bërë të vetën dhe De Rossi numëron vetëm 6 ndeshje aktivizim. Gjithsesi, Juan Roman Riquelme, i cili kaloi më shumë se gjysmën e karrierës te Boca dhe mbetet një idhull i tifozëve, nuk i kursen elozhet për italianin në një deklaratë për Ole, teksa ka edhe një mesazh për të.

Nuk kam pasur ende kënaqësinë për ta takuar. Mbaj mend që jam përballur me të si kundërshtar, ai luante me Romën dhe unë me Villareal. Daniele është një futbollist i madh dhe duhet të jetë i lumtur dhe krenar që po luan me Boca Juniors“, thekson ish-fantazisti argjentinas. /abcnews.al

De-Rossi-Boca.jpg
Klejdi Kaimi12:34 | 25/11/2019

Ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rossi, duket se po e shijon aventurën e tij në Argjentinë. Përpos një dëmtimi në kofshë, i cili e la italianin jashtë fushave për gati 3 muaj, ai ndihet i lumtur tek Boca Juniors dhe kërkon të luajë më shumë.

“Nuk po mendoj për një vend apo ekip tjetër. Thjesht dua të luaj pak më shumë këtu. Sigurisht kur je 36-vjeç, duhet të marrësh çdo ditë vendime dhe unë besoj se kam marrë vendimin e duhur. Besoj se kjo është një shenjë maturie dhe inteligjence”, deklaron italiani për mediat argjentinase.

‘Gladiatori’ duket se e ka lënë pas atë dëmtim, pasi mbrëmjen e djeshme erdhi nga stoli për të ndihmuar ekipin e tij në fitoren 2-0 kundër Unionit. “Kalova një muaj të vështirë. Gabova duke e dëmtuar akoma dhe më shumë veten, por tashmë ka kaluar dhe unë jam në një formë shumë të mirë. Është një nder për mua të luaj për këtë fanellë dhe jam i lumtur që zgjodha Argjentinën për vazhdimin e karrierës time”, mbyll De Rossi. /abcnews.al

De-Rossi.png
Igli Nikolli15:35 | 18/11/2019

Rrallë ndodh që futbollistë europiane të transferohen në Amerikën e Jugut, por Daniele De Rossi është unik. Ish-kapiteni i Romës u largua nga kryeqyteti italian pas një jetë me ngjyrat verdhekuqe mbi supe.

36-vjeçari zgjodhi të vijonte karrierën te Boca Juniors, ekip të cilin e ka simpatizuar që i vogël. “Luftëtari” i mesfushës nënshkroi një kontratë 1-vjeçare, teksa në të përfshihet edhe një klauzolë e veçantë, që i mundëson romanistit të rinovojë edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Zërat e fundit flasin për një rikthim të tij në Serie A, por në Argjentinë kanë tjetër mendim. Ole raporton se De Rossi dëshiron të vazhdojë sërish me Boca Juniors dhe në dhjetor do të ushtrojë opsionin e rinovimit.

Qëllimi i tij është shpallja kampion me klubin më të madh të Amerikës Latine. Boca kryeson për momentin kampionatin argjentinas me 25 pikë, po aq sa ka edhe Argentina Juniors dhe Lanus. /abcnews.al

Boca.jpg
Igli Nikolli08:31 | 10/10/2019

Boca Juniors do të presë River Plate me datë 22 tetor për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës Libertadores. Takimi i parë është mbyllur 2-0 për ekipin e Gallardos dhe Boca do të tentojë përmbysjen e madhe në La Bombonera dhe hakmarrjen për finalen e humbur sezonin e kaluar.

Megjithatë, lajmet që vijnë nga Argjentina nuk janë aspak pozitive për ‎Xeneizes. Daniele De Rossi është ndalur sërish dhe rrezikon “superklasiken” e futbollit amerikano-latin. ESPN raporton se mesfushori italian ka probleme në këmbën e djathtë dhe do e humbasë duelin kundër Riverit.

Daniele De Rossi

36-vjeçari qëndroi 3 javë jashtë dhe pardje u rikthye në stërvitje. Gjatë ditës së djeshme nisën sërish dhimbjet dhe ish-kapiteni i Romës nuk e mbylli seancën stërvitore. Një lajm i keq për trajnerin Alfaro, i cili shpreson të rikuperojë të paktën Edoardo Salvion. I dëmtuar është edhe Ramon Abila, por sulmuesi dhe De Rossi do të bëjnë të pamundurën për të qenë gati për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. /abcnews.al

Mancini-1.jpg
Igli Nikolli12:20 | 25/09/2019

Italia është pothuajse e kualifikuar për Euro 2020. Të kaltrit e Roberto Mancinit kryesojnë me 18 pikë të plota në grupin J, ndërsa dy ndeshjet e radhës janë kundër Greqisë dhe Liechtenstein, me 12 dhe 15 tetor.

Sportmediaset raporton se Mancini po mendon të rikthejë Daniele De Rossin në kombëtare. Dueli kundër Greqisë zhvillohet në “Olimpico” dhe ish-romanisti e meriton të jetë i pranishëm në këtë sfidë në stadiumin e tij.

De Rossi, i cili numëron 134 ndeshje me kombëtaren, ishte për herë të fundit pjesë e Italisë në eliminimin e turpshëm kundër Suedisë. Italia nuk i mposhti dot vikingët në nëntor të vitit 2017 dhe e pa Botërorin e Rusisë nga shtëpia.

Mancini dëshiron t’i dhurojë një ndeshje lamtumirë De Rossit në stadiumin ku kaloi një jetë. Një vlerësim i rëndësishëm për një lojtar po kaq të rëndësishëm, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen lojtari i Bocës të bëhet pjesë e stafit teknik të Mancinit në kombëtare. /abcnews.al

De-Rossi-Boca.jpg
Igli Nikolli13:34 | 21/09/2019

Daniele De Rossi i surprizoi të gjithë me transferimin e tij te Boca Juniors. Ëndrra e tij e madhe ishte mbyllja e karrierës aty ku e nisi, te Roma e tij e dashur, por drejtuesit nuk i ofruan rinovim.

36-vjeçari vendosi të kryente një veprim të bukur, duke zgjedhur të vazhdojë karrierën në një nga klubet me të njohura në botë.

Ardhja e tij ka rritur entuziazmin e tifozëve të Bokës. Gjithsesi, De Rossi ka pësuar një dëmtim dhe nuk është grumbulluar për sfidën e sotme kundër San Lorenzos. Mesfushori ka hasur probleme në gjurin e djathtë, ndërsa analizat më të detajuara do të përcaktojnë kohën e rikthimit të tij. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono