Dani Ceballos

Ceballos.jpg
Igli Nikolli21:54 | 24/01/2020

Ditën e djeshme qarkulluan zëra që Dani Ceballos kërkon largimin nga Arsenal. Spanjolli po has vështirësi tek ekipi londinez, teksa Mikel Arteta, i cili nuk po e aktivizon si titullar, ka folur rreth situatës së tij.

Trajneri i “Topçinjve” nuk i kursen kritikat për 23-vjeçarin. Mesfushori ofensiv është në pronësi të Real Madrid dhe verën e kaluar u transferua tek Arsenal, por deri tani ka zhvilluar 17 ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol.

Kam biseduar me Ceballos. Kur erdha këtu ai po merrte veten nga dëmtimi i pësuar. Nuk e kam parë shumë, është stërvitur vetëm  një javë ose rreth 10 ditë me ne. Kam dëgjuar zëra, por nuk dua t’i komentoj. Dani duhet të rikthehet në formë dhe të luftojë për hapësirat e tij“, thekson Arteta. /abcnews.al

Ceballos.png
Igli Nikolli14:46 | 16/11/2019

Milani e kërkoi me insistim verën e kaluar, por Dani Ceballos u transferua tek Arsenali. 23-vjeçari i Real Madrid është huazuar te klubi londinez dhe nuk ka ndërmend të rikthehet në Madrid.

AS raporton se mesfushori spanjoll ndihet mirë në Premier League, edhe pse dëshiron të tregojë potencialin e tij te “Los Blancos”. Ka një kusht për të ndodhur diçka e tillë.

Për sa kohë që në krye të ekipit të jetë Zinedine Zidane, Ceballos nuk do të shkelë më te Reali. Raporti me trajnerin francez nuk ekziston fare dhe Zidane nuk beson te potenciali i lojtarit të kombëtares spanjolle. /abcnews.al

Ceballos.png
Igli Nikolli18:11 | 23/10/2019

Arsenali arriti akordin e huazimit një-vjeçar të Dani Ceballos verën e kaluar dhe pagoi 18 milionë euro në arkat e Real Madrid. 23-vjeçari spanjoll po zhvillon paraqitje të mira me “Topçinjtë” deri tani. Golin e parë e gjeti në Europa League kundër Standard Liege, teksa ka dhuruar edhe disa asiste për shokët e skuadrës.

Klubi anglez është bindur për cilësitë e tij, por duhet të bëjë të njëjtën gjë me “Los Blancos”. Metro raporton se Arsenali ka bërë ofertën e parë drejt Realit. 30 milionë euro kanë ofruar londinezët, por klubi spanjoll ka refuzuar.

Për një lojtar të tillë nevojitet më shumë para dhe Arsenalit i duhet të përgatisë një tjetër ofertë. Drejtuesit e klubit duhet të sakrifikojnë ekonomikisht për të bërë të mundur vazhdimin e karrierës së Ceballos në Premier League. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono