dako

vlcsnap-error853-1280x720.jpg
us er13:26 | 02/12/2017

Deputeti demokrat i qarkut Durrës Oerd Bylykbashi, nga terreni i përmbytur i zonës bregdetare, kërkesën e llogarisë e kërkoi nga qytetari i parë i Durrësit. Bylykbashi përmes rrjetit social facebook theksoi se kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, jo vetëm nuk ka ndihmuar, por ka përkeqësuar situatën në qark duke abuzuar me fondet për t’i përdorur për betonizim e jo pastrimin e kanaleve. Oerd Bylykbashi ka shpërndarë edhe disa foto përmes të cilave dokumenton situatën në Sukth dhe Katund të Ri.

Ky është viti i dytë radhazi që kjo zonë përmbytet sipas informacionit të deputetit democrat. Por kjo është vetëm një rezultat i pritshëm sipas tij, kur 8 milion euro shpenzohen në beton për të ndërtuar Velierën në qendër të qytetit.

Ende pa marrë asnjë qindarkë nga dëmshpërblimi i premtuar për përmbytjen e vjetshme, këtyre banorëve u erdhi përmbytja përsëri –  përmbyll Oerd Bylykbashi në postimin e tij në Facebook./abcnews.al

 

vlcsnap-error714-1-1280x720.jpg
us er14:10 | 21/11/2017

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka nga foltorja e selisë blu përsëriti akuzën e një dite më parë se Vangjush Dako është i regjistruar në biseda telefonike, ku premton tendera në këmbim të votave. Sipas demokratëve, Edi Rama po e mbron Dakon si Tahirin dhe tani kërkon të marrë edhe institucionin e prokurorisë. Drejtësia për ta vjen vetëm duke ikur Rama, shprehet nenkryetari demokrat./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono