dako

IMG_0935-1280x854.jpg
ent ela14:37 | 10/11/2018

Partia Demokratike ka akuzuar përsëri kryeministrin Edi Rama se po e mban të kyçur në sirtarët e Prokurorisë provën që çon në burg Vangjush Dakon, dosjen “339”.

Deputetja Albana Vokshi nëpërmjet një deklarate për shtyp kërkoi arrestimin e menjëhershëm të kryetarit të Bashkisë Durrës të cilin e cilësojnë autor të masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat.

Albana Vokshi, deputete e PD

Dosja  “339” që Edi Rama po e mban te kyçur në sirtarët e Prokurorisë është prova që çon në burg Vangjush Dakon si autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat.

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.

Dosja “339-a” është faktimi i asaj  që panë  vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, kur raportuan se vota në Shqipëri u ble, se qytetarët nuk votuan të lirë dhe votuesit u kërcënuan dhe u shtrënguan nga bandat, siç është rasti i Durrësit.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg!

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.

Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Dosja “339” vërteton pa asnjë dyshim më :

  • Se Zgjedhjet e 2017-ës u blenë bashkë me krimin,
  • 10-15 deputetë u blenë nga krimi,
  • Se ky Parlament është i paligjshëm dhe
  • se Edi Rama është një kryeninistër i paligjshëm dhe provat për këtë Prokuroria i ka në dosjen “339”!

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës! /abcnews.al

ALIBEAJ-ABC-1280x720.jpg
ent ela16:15 | 08/11/2018

Partia Demokratike ka përsëritur edhe sot qëndrimin e saj të njohur se prokuroria duhet të arrestoje kryebashkiakun e Durrësit Vangjus Dako. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se tashmë ekzistojnë provat e bashkëpunimit të Dakos për blerjen e votave dhe heshtja e prokurorisë dhe e Kryeministrit nuk e fsheh dot këtë realitet.

“Dorëheqje të detyruara, panik me emërimin e nëpunësve të oborrit në krye të ministrisë më të rëndësishme të qeverisë, stisjen e thuajse-konflikteve kushtetuese me presidentin kur vendi është në mungesë të një gjykate kushtetuese, janë shenja të makthit që kreun e qeverisë Edi Rama e ka zënë për shkak të dosjes 339.”

Deklarata erdhi nga Partia Demokratike, nga ku ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, mungesën e reagimit për atë që quan krimin më të madh, atë electoral, e prezanton si pasqyrën e shkatërrimit të shtetit, drejtësisë dhe sistemit demokratik.

“Dosja 339 është “gracka ku hajduti është kapur si laraska”.

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.

Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.

Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda.

Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi”.

Vangjush Dako duhet arrestuar pa vonesë, thekson Alibeaj, sepse faktet e krimit elektoral janë ta qarta dhe sepse çdo ditë në liri ai e përdor për të shkatërruar prova, manipuluar dëshmitarët dhe gjithçka me ndihmën e të parit të shtetit, kryeministrit Edi Rama. /abcnews.al

 

 

LAJME-19-_-I-FTUAR.mpg_snapshot_24.54-1280x720.jpg
G. P.20:44 | 01/11/2018

I ftuar në Mbrëmje në ABC News me gazetaren Mirela Milori ishte eksperti ligjor pranë PD Gazmend Bardhi. Një diskutim mbi reagimin pas daljes publike të ish-ministrit të Brendshëm Tahiri dhe çështjet me të rëndësishme politike në vend.

“Ajo ç’ka i PD ka sqaruar sot opinionin publik është vendimi që paraqiti Tahiri për akuzën nga Prokuroria për trafik droge është një vendim që nuk ka lidhje për vendimet që po kryen në Shqipëri. Dalja e sotme e Tahirit është pjesë e strategjisë që ai ka zgjedhur për të parapregatitur opinionin publik për atë vendim të prokurorisë shqiptare.”

Bardhi dhe dhe mendimin e tij për faktin se sa e favorizon Tahirin dokumenti italian:

“Zero. Këtë gjë e di çdo jurist, këtë gjë e din edhe Saimir Tahiri, por thjesht e ka pjesë të strategjisë për të manipuluar opinionin publik. Ai e di që një hetim për veprimtarinë e tij kriminale në Itali nuk ka ndikim për veprimtarinë e tij kriminale në Shqipëri. E përsëris, Saimir Tahiri ka kryer veprimtari kriminale në Shqipëri.”

“Saimir Tahiri sot përdori gjuhë prej mafiozi ndaj çdo punonjësi drejtësie që nuk i është bindur deri më tani urdhërit të Edi Ramës për të ndërprerë hetimet për Saimir Tahirin. Saimir Tahiri është bashkëpunëtori i Edi Ramës dhe koordimini i veprimeve mes të dyve tregon që janë bashkë. Ka fakte për këtë. Saimir Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm, siç di Edi Rama veprimtaritë e Saimir Tahirit, di dhe Saimir Tahiri me fakte dhe prova veprimtari kriminale të Edi Ramës dhe familjarëve të tij.”

“Ai i arrestuar duhet të jetë dhe pas kësaj deklarate duhet të arrestohet, për shkak se është i aftë dhe po tregon së është i gatshëm për të prishur prova, për të shantazhuar dëshmitarë, për të blerë dëshmitarë, për të shantazhuar prokurorë. ”

“Ka prova dhe fakte të plota që Saimir Tahiri do të duhej që sot të ishte në burg. Ai ka mbrojtjen e Edi Ramës dhe Prokuroria për sa kohë të jetë kryeministër Edi rama do të bëjë atë që thotë Edi Rama, sepse sot kryeprokuror në Shqipëri është Edi Rama. Ai vendos kush hetohet, si hetohet dhe kush janë rezultatet e hetimit.”

Gjithashtu ai tregoi se nëse Partia Demokratite do të ketë më denoncime të kësaj natyre apo jo:

“Unë besoj që po për sa kohë që fokusi jonë është në luftë pa kompromis ndaj lidhjeve midis qeverisë dhe krimit të organizuar. Jo si dëshirë e opozitës, por si nevojë e qytetarëve shqiptarë. Unë sot nuk jam në gjendje të them ndonjë rast konkret, por të jeni të sigurt që nëse Prkuroria do të kishte si busull orientuese zbatimin e ligjit, sot pa asnjë dyshim, të paktën 2 ministra të Edi Ramës do të ishin në burg dhe të paktën 6 deputetë të tijdo të ishin në burg. Prokuroria ka dosje, jo vetëm dosjen 339 në qendër të së cilës është zoti Dako, por ka dhe dosje të tjera me të njëjtën mënyrë siç ka vepruar Vangjush Dako kanë vepruar edhe ministra të Edi Ramës. Janë të dokumentuara lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe shkëmbimi i favoreve ku krimi i organizuar blen vota në emër të Edi Ramës dhe përfiton pushtet me anë të Edi Ramës në lidhje direkte me të paktën 2 ministra. Në atë dosje ka gjithçka për të provuar që Vngjush Dako është një politikan i lidhur me krimin dhe i korruptuar. Prokuroria ka dosje të plota të tjera ku faktohet lidhja e ministrave dhe deputetëve të Edi Ramës me krimin e organizuar dhe korrupsionin.”/abcnews.al

697ee3fa-7d1d-43ae-b4ac-69be9d99be55-1-933x445-1.jpg
ent ela15:02 | 26/10/2018

Pas deklaratave të një dite më parë në një studio televizive nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Kreu i selisë blu ka theksuar se tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Sipas Bashës duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Më tej në mesazhin e tij Lulzim Basha deklaron se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur.

“Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një.”

Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti përfundon mesazhin e tij kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke sjellë reagimin e menjëhershëm të të akuzuarit drejtpërdrejt prej tij, vangjush Dako. Edhe ky i fundit përmes rrejtit social facebook ka akuzuar kryedemokratin për shpifje.

“Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulëzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh, ty nuk të beson askush”.

Do të shihemi në gjyq bashkë – përfundon Dako në postimin e tij në facebook. /abcnews.al

ALIBEAJ-SINKRON-ABC-M5-T1.mpg_snapshot_01.02-1280x720.jpg
ent ela13:31 | 26/10/2018

“Strategjia e Edi Ramës për të shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik nuk e shpëton Vangjush Dakon nga dosja 339!”. Kështu ka deklaruar depueti demkrat Enkelejd Alibeaj në një deklaratë ëpr emdiat. Sipas tij, Vangjush Dako duhet të ishte sot në burg, ndërsa shprehet se deri tani ka dalë vetëm maja e ajsbergut.

Demokratët dolën sërisht nga foltorja e selisë blu për të deklaruar se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, sot duhet të ishte në burg. Kjo, sipas ish-ministrit të drejtësisë Enkelejd Alibeaj, sepse çfarë është bërë publike derimë tani nga dosja 339, është vetëm maja e ajsbergut.

“Vangjush Dako është pjesë kyçe e mekanizimit që Edi Rama ka ngritur për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur atë nëpërmjet “të fortëve”, trafikantëve të drogës, tutorëve të prostitutave, përdhunuesve dhe vrasësve.  Edi Rama, kryeministri që qëndron në pushtet me të paktën 15 mandate të blerë nga krimi i organizuar, dhe Vangjush Dako, supermeni i blerjes së votave me krimin, do të bërtasin përsëri për shpifje”.

Por nuk ka asnjë tallje më të madhe me shqiptarët për Alibeajn, se përbetimi i kryeministrit se po lufton krimin, kur njerëzit e tij më të ngushtë e konsiderojnë normalitet politik bashkëpunimin me të.

“Strategjia për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, kërkon të imponojë pranimin e krimit si pjesë të shëndetshme të saj, duke shkuar kështu drejt asgjesimit të demokracisë në vend”.    

Por të dy, edhe kryeministri Rama edhe kryebashkiaku Dako e dinë mirë, thekson Enkelejd Alibeaj, se numërimi mbrapsht për ta ka filluar. /abcnews.al

 

697ee3fa-7d1d-43ae-b4ac-69be9d99be55-1-933x445-1.jpg
ent ela13:13 | 26/10/2018

Nuk ka vonuar reagimi i kreut të bashkisë Durrës Vanguush Dako pas fjalëve të kryeopozitarit Basha, të cilit, përmes një postimi në rrjetin social facebook, i drejtohet duke i thënë se duhet ta kuptojë se ai nuk merr vota dhe për këtë nuk ja ka fajin as ai, as durrsakët, shijakësit apo krutanët.

Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh. Ty nuk te beson askush – shkruan kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i cili vijon duke thënë se atë e besojnë sepse i përgjigjet kujtdo dhe se nuk i ka duart as me gjak apo zhul eurosh si kreu i selisë blu.

Do të shihemi në gjyq bashkë – përfundon Dako në postimin e tij në facebook. /abcnews.al

44816843_2108210299230140_7400881662130651136_n.jpg
ent ela11:36 | 26/10/2018

Kryetari demokrat Lulzim Basha reagoi paraditen e sotme pas deklaratave të kryetarit të Bashkisë së Durrësit, i cili pranoi se kishte folur me personat e akuzuar, por si votues. Në një postim në rrjetet sociale Basha kërkon që Vangjush Dako të merret i pandehur, pasi ka bashkëpunuar me bandat për të dhunuar zgjedhjet. Sipas tij lënia e lirë e Dakos është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë.

“Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti”- shkruan Basha, të shoqëruar edhe me foto të kryeministrit Rama me Dakon dhe Roshin ./abcnews.al

vlcsnap-error853-1280x720.jpg
us er13:26 | 02/12/2017

Deputeti demokrat i qarkut Durrës Oerd Bylykbashi, nga terreni i përmbytur i zonës bregdetare, kërkesën e llogarisë e kërkoi nga qytetari i parë i Durrësit. Bylykbashi përmes rrjetit social facebook theksoi se kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, jo vetëm nuk ka ndihmuar, por ka përkeqësuar situatën në qark duke abuzuar me fondet për t’i përdorur për betonizim e jo pastrimin e kanaleve. Oerd Bylykbashi ka shpërndarë edhe disa foto përmes të cilave dokumenton situatën në Sukth dhe Katund të Ri.

Ky është viti i dytë radhazi që kjo zonë përmbytet sipas informacionit të deputetit democrat. Por kjo është vetëm një rezultat i pritshëm sipas tij, kur 8 milion euro shpenzohen në beton për të ndërtuar Velierën në qendër të qytetit.

Ende pa marrë asnjë qindarkë nga dëmshpërblimi i premtuar për përmbytjen e vjetshme, këtyre banorëve u erdhi përmbytja përsëri –  përmbyll Oerd Bylykbashi në postimin e tij në Facebook./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono