dajc

BASHKIM-DEDJA-1-1280x720.jpg
ent ela09:47 | 05/06/2018

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës gjatë tentativës për të vjedhur me armë një banesë në Dajç te bregu i Bunës. Sipas Policisë Sokol Dedaj ishte mabjtur nën vëzhgim prej disa muajsh dhe u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën e 63 vjeçares me iniciale T. V.

Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një krëhër me fishekë.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Finalizohet me sukses operacioni policor “Long Wait”

Bie në kurthin e policisë grabitësi i banesave në Shkodër.

Tenton të vjedh një banesë me armë, arrestohet në flagrancë nga policia

Më datë 05.06.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkoder, pas një pune disa mujore të aplikuar me metoda speciale të hetimit u finalizua me sukses operacioni, ku u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Sokol Dedaj, 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër,

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën në pronësi të shtetases T. V. 63 vjeçe, në Dajç Bregu i Bunës, Shkodër.

Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një krëhër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Vjedhje me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 140 e 278 të Kodit Penal. /abcnews.al

 

 

SHKODER-PERMBYTJE-E-HENE_-1280x720.jpg
ent ela09:17 | 26/03/2018

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se situata në Shkodër është drejt përmirësimit dhe ka rënie të nivelit të ujit rreth 30 cm krahasuar me ditën e dielë.  Në të njëjtin njoftim thuhet se Ministria e Mbrojtjes do të dërgojë sot në zonat e prekura, 40 ton koncentrat dhe 30 ton bar të thatë. Por për Bashkinë e Shkodrës situata është e rëndë dhe nuk ka përmirësim. Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 4155 Ha.

Afro 400 shtëpi janë të rrethuara nga uji dhe nevojiten ushqime dhe veshmbathje për banorët. Gjithashtu ka nevoja për ujë të pijshëm dhe pse bashkia çdo ditë ka dërguar në zonat e permbytura botet me uje. Bashkia e Shkodres insiston për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin. /abcnews.al

XHACKA-DHE-MESI-NE-DAJC-1280x720.jpg
ent ela15:14 | 25/03/2018

Bashkia e Shkodrës është përgjegjësja kryesore për përmbytjen në Ultësirë, tha Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ndërsa sëbashku me zv/kryeministren debatuan edhe me administratorin e zonës. Ndërkohë Forcat e Armatosura por dhe Bashkia vazhdojnë operacionet në terren për shpërndarje ushqimesh dhe transportim të banorëve.

Në Dajçin e përmbytur nuk ka vetëm kërkesa për shpëtim, por edhe debat përgjegjësish mes titullareve të qeverisë dhe atyre vendorë. Ministrja Xhaçka dhe zv/kryemistrja Mesi nuk u larguan pa replikuar me kryetarin e njësisë administrave Gjovalin Darragjati.

Bashkia e Shkodrës njoftoi që situata në Nënshkodër vazhdon të jetë e rëndë. Dhe sipas saj janë janë 4555 hektarë toke të përmbytura dhe rreth 350 shtëpi të rrethuar nga uji. Kjo bashki ka ripërsëritur kërkesën e saj për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit.

Por ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaka e cila shkoi në zonën e përmbytur, bën përgjegjëse të gjitha institucionet, kryesisht Bashkinë e Shkodrës.

Evakuimi i banorëve ka vazhduar dhe vetëm paraditen e kësaj të diele nga banesat me ujë rreth 60 persona. Në zonë janë angazhuar  148 forca, 27 mjete, 6 motobarka  dhe 2 pompa thithëse që po veprojnë në Obot, Livade, Dajç, Velipojë, Belaj, Trush, Bushat. Janë transportuar 87 banorë e  shpërndarë 1500 kg ushqime, 31500 litra ujë i pijshëm, 400 kg koncentrat, ndërkohë që vazhdon largimi i ujit nga banesat dhe objektet e rëndësishme me pompa thithëse.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe zv.kryeministrja Senida Mesi folën për situatë më të përmirësuar dhe se pas kësaj përmbytje, do të bëhet një zgjidhje afat gjatë. /abcnews.al

shkodrae-premte-1280x664.jpg
gra moz09:52 | 23/03/2018

Nuk ka asnjë përmirësim në zonën e Nënshkodrës, e cila po përjeton afro tre javë përmbytje. Bashkia e Shkodrës vazhdon me kërkesën e saj për shpalljen e emergjencës.

Edhe këtë të premte, sipërfaqja nën ujë është 5 mijë hektarë dhe forca të shumta të ushtrisë vazhdojnë t’u vijnë në ndihme banorëve të Dajçit, të Anës së Malit, të Bërdicës dhe Velipojës.

Nëpër argjinatura janë vendosur thasë me rërë për të evituar çarjen e tyre të mëtejshme. Ashtu si dhe një ditë më parë, në shumë fshatra mungon energjia elektrike, pasi disa shtylla janë rrëzuar.

Mëngjesin e sotëm në Shkodër nisën reshje të lehta bore, por që më pas ato pushuan./abcnews.al

bashkia-shkoder-933x445.jpg
gra moz09:30 | 22/03/2018

Në zonën e Nënshkodrës nuk ka asnjë përmirësim. Madje gjatë ditës së sotme po fryn një erë e fuqishme saqë nuk lejon as varkat apo gomonet të lëvizin në ujë.

Në rrugën e Dajçit po shkojnë gomone të tjera. Por era e fortë këtë të enjte nuk ka lejuar lundrimin.

Situata në zonën e përmbytjeve në Shkodër vazhdon të jetë e renduar, ndaj Ministria e Mbrojtjes ka shtuar forcat operacionale dhe mjetet në ndihmë të banorëve.

Siç raporton Bashkia, gjatë natës janë rrëzuar disa shtylla elektrike, për shkak se prej ditësh janë të mbuluara nga uji dhe për rrjedhojë fshatra të tëra janë pa energji elektrike.

Ndërkohë, siperfaqja e përmbytur vazhon të jetë rreth pesë mijë hektarë tokë dhe 400 shtëpitë janë të rrethuara nga uji.

Në Dajç kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit.
Por nga raportimi i Ministrisë së Mbrojtjes vetëm gjatë natës janë vendosur mbi 2 mijë thasë me rërë në argjinaturën e Pentarit.

Rruget Shirq-Darragjat, Belaj-Pentar, Bishti i Qarrit dhe Urrela janë të bllokuara. Në disa shkolla, në ambientet e brendshme ka prezencë uji.

Kurse në qytetin e Shkodrës në zonën e Livadheve ndodhen mbi 70 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.

Në Anën e Malit, ujësjellësat janë jashtë funksionit dhe banorët kanë nevoja urgjente për furnizimin me ujë të pijshëm.

Një lagje në Obot është plotësisht e bllokuar. Në Bërdicë gjithashtu jane shtuar problemet. Në rrugën nacionale ka dalë uji dhe kërkohet ndërhyrje. Situatë ka edhe në Gur të Zi dhe në Velipojë.

Me shumë vështirësi kalohet dhe me makinë ushtrie, ndërsa në disa zona, kalimi bëhet i mundur vetëm me varkë./abcnews.al

shkoder-shtepia-1280x654.jpg
gra moz10:03 | 20/03/2018

Në Shkodër vazhdojnë evakuimet e banorëve nga Forcat e Ushtrisë, pasi situata nga përmbytjet është bërë edhe më e veshtirë. 157 banesa janë të izoluara nga uji, ndërsa rrezikohen edhe disa argjinatura.

Situata në Shkodër vijon të jetë e vështirë, ndërkohë që Forcat e Armatosura, dërguan në Dajç dhe në Obot 50 efektivë të ushtrisë.

Brenda kësaj të marte u evakuuan 20 banorë si dhe u transportuan 31 banorë dhe 65 krerë bagëti. Nga Tirana kanë shkuar për përforcim gjashtë mjete të tjera me kalueshmëri të lartë.

Bashkia dhe Ministria e Mbrojtjes, që po menaxhojnë situatën e krijuar nga përmbytjet prej më shumë se 2 javësh, raportojnë  se 157 banesa janë të rrethuara nga uji, kurse 9 banesa janë të përmbytura. Në zonën e Livadeve në periferi të qytetit të Shkodrës në 40 shtëpi, uji u fut brenda.

Në periferi të qytetit, kampi i romëve pranë Prokurorisë Shkodër është i përmbytur. Bashkia e Shkodrës ka zhvendosur fëmijët në Qendrën Komunitare Nr. 4, kurse të rriturit u dërguan në strehimin e Bërdicës

Nga ana tjetër shihet një rrezik i argjinaturave dhe për këtë rreth 5000 thasë me rërë po përdoren për forcimin e tyre.

Në zonën e Nënshkodrës, sipërqafe të mëdha toke janë të përmbytura. Në Dajç janë mbi 940 ha nën ujë dhe është ndërhyrë në lartësimin e argjinaturës së Pentarit.

Në Anën e Malit, mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura dhe lëvizja bëhet vetëm me varka. Toka të mbuluara me ujë ka edhe në Bërdicë, Velipojë dhe Rrethina./abcnews.al

 

MESI-NE-SHKODER-PERMBYTJET-1280x720.jpg
ent ela21:57 | 19/03/2018

Në zonën e Dajçit, një nga njësitë administrative të përmbytura të Shkodrës ishte edhe zëvendëskryeministrja Senida Mesi.

Në takime me banorë të zonës, përkundër kërkesave të Bashkisë Shkodër, për shpalljen e gjendjes së emergjencës, zëvendëskryeministrja Mesi tha se situata paraqitet e vështirë, por jo kritike dhe se Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Ajo tha se pasi të tejkalohet kjo situatë kërcënuese, do të ngrihet një grup pune me aktorët në nivel vendor e qendror për hartimin e një plan veprimi, për parandalim dhe zgjidhje afatgjatë të përmbytjeve në Shkodër. /abcnews.al

shkoder-info-1280x653.jpg
gra moz10:01 | 19/03/2018

Reshjet po bien me intensitet të lartë në Shkoder mëngjesin e sotëm dhe niveli i ujit në zonat e përmbytura po rritet përsëri. Ministria e Mbrojtjes raporton për 2520 ha nën ujë, por duket se pas kaq ditësh problemi emergjent është ushqimi për vetë njerëzit. Nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër është bërë kërkesë mbi bazën e nevojave që ka kërkuar Bashkia Shkodër dhe sot po të ndahen për komunitetin rreth 500 pako ushqimore dhe rreth 30 çadra të shoqëruara me set prej 200 batinijesh, krevatë nga rezervat e shtetit. Ndërkohë të rrethuar nga uji janë rreth 155 banesa prej të cilave: 70 banesa në fshatin Obot, 15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq, 15 banesa në fshatin Mushan dhe 40 banesa në zonën e Livadheve.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Bashkia Vau-Dejës – Njësia Administrative Bushat: Ka pasur rreth 390 ha tokë të përmbytur.

Bashkia Shkodër – Qyteti Shkodër: Në zonën e Livadheve janë përmbytur 60 ha. Në këtë lagje ndodhen mbi 40 banesa me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Familjet e këtyre banesave furnizohen me ujë të pijshëm nëpërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem. Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynymë tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të kësaj lagje, të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti, kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Njësia Administrative Bërdicë: Ka pasur rreth 290 ha tokë të përmbytur.

Njësia Administrative Dajç: Ka pasur rreth 780 ha tokë të përmbytur pasi niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 12 cm. Në lagjen Zadrimë, Marinaj dhe Maçit, të fshatit Shirq, kanë qenë të izoluara nga prezenca e ujit 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit në rreth 300 ml gjatësi.

Njësia Administrative Ana e Malit: Ka pasur rreth 1200 ha tokë të përmbytur (fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha dhe fshati Obot 200 ha), pasi niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 20 centimetra. Në fshatin Obot, kalimi është bërë vetëm me automjete të kalueshmërisë së lartë dhe me varka e gomone. Ujësjellësi Oblika 1 vazhdon të jetë jashtë funksionit si pasojë e përmbytjeve. Bashkia Shkodër ka vazhduar me 2 mjete autobote furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Njësia Administrative Rrethina: Ka pasur rreth 60 ha tokë të përmbytur.

Njësia Administrative Guri i Zi: Ka pasur rreth 5 ha tokë të përmbytur. Konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Gjithsej, në bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 155 banesa prej të cilave: 70 banesa në fshatin Obot, 15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq, 15 banesa në fshatin Mushan dhe 40 banesa në zonën e Livadheve.

Nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, mbi bazën e nevojave që ka kërkuar bashkia Shkodër dhe planifikimit të bërë nga DBU, është bërë kërkesë dhe do të ndahen sot nevojat për ushqime për komunitetin me rreth 500 pako ushqimore dhe rreth 30 çadra të shoqëruara me set prej 200 batinijesh, krevatë, etj nga rezervat e shtetit./abcnews.al

zona-e-nenshkodresd-1280x660.jpg
gra moz10:29 | 18/03/2018

Në Shkodër nuk ka përmirësim dhe pse po bëhen afro tre javë nga dita, kur nisi përmbytja. Harta është zgjeruar dhe shumë shtëpi vazhdojnë të jenë të rrethuar nga uji.

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Nënshkodër. Sipërfaqja e tokës nën ujë ka arritur mbi 2420 Ha.
Shifrat i bëri të ditura Bashkia, sipas të cilës, janë dëmtuar kultura të dyta, foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera.
Po sipas Bashkisë, janë mbi 780 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit, zone ku qarkullimi bëhet i mundur me mjete të larta.
Edhe në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata paraqitet më e rënduar. Në Obot kalohet vetëm me varka.
Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura dhe niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 40 cm dhe ka tendencë rritjeje. Për shkak të kësaj situate, Ujësjellsi i Oblikës vijon të jete jashtë funksionit.
Furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e bën Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë.
Në zonën e Livadheve, në hyrje të qytetit të Shkodrës, ka prezencë uji në rrugën Et’hem Kazazi, ku në një segment prej 10 metrash ka vështirësi kalimi. 140 banesa rezultojnë të bllokuara nga uji në të gjithë qarkun, por vështirësi është hasur në baza ushqimore edhe për gjënë e gjallë. Nga Forcat e Ushtrise vazhdon shpërndarja e ndihmave për banorët e zonës nga rezervat e shtetit, nëpërmjet mjeteve të ushtrisë. 855 pako ushqimore dhe 38 tonë ushqime për bagëtitë është dërguar tek banorët./abcnews.al

PERMBYTJE-varka-1280x720.jpg
ent ela15:24 | 13/03/2018

Uji në zonën e Nënshkodrës nuk është larguar, por reshjet e së hënës rriten nivelin e tij. Për këtë arsye nisën edhe shkarkimet nga hidrocentralet.

Broz Zadrima është banor i Shirqit. Këtë here po ndihmon gazetarët e ABC News për të hyrë në fshat. Rastet e tjera ai merr bashkëfshatarët e tij. Në Shirq Derragjat të zonës së Dajçit uji nuk do të ikë lehtë. Banorët kanë ditë që lëvizin me varka. Ata dalin dhe hyjnë në shtëpitë e tyre vetëm në këtë mënyrë.

Kam 40 dynymë jonxhe, me qira”.

Të mbjellat janë dëmtuar, kurse ushqimi për bagëtitë është në fund.

“Ja ky është ushqimi, s’ka më, do mbesin këtu do qelben këtu

Shtëpitë të rrethuara nga uji prej shume ditesh dhe banoret qe thone se cdo gje ka marrë fund.

“Jam vetë i katërt, lopën e kam çu te miku në Samrishtë, çdo gjë është e mbarume

Fshati Shirq në Nënshkodër është më i godituri në zonën përmbytjeve. Vetëm një ditë u ndërprenë shkarkimet në Hidrocentrale, por reshjet kanë bërë që niveli i ujit në Hidrocentrale të rritet. Për pasojë kanë rinisur shkarkimet me 400 metra kub në sekondë në Koman, kurse në Vaun e Dejës nga 200 metra kub në sekondë që ishin shkarkimet të hënën, sot kanë shkuar 800 metra në sekondë.

Në lumin Buna, sipas Ministrisë së Mbrojtjes niveli i ujit është rritur me 20 cm dhe fshati Obot vazhdon gjithashtu I bllokuar.  Ndërkohë FA ka vazhduar shpërndarjen e ushqimit për bagëtitë si në Anën e Malit ashtu edhe në Dajç e Bregu i Bunës.  Gjithashtu janë siguruar ndihma ushqimore për familjet e izoluara nga uji, dhe FA vazhdon të jetë në terren

Gazetar i ABC News, Shkodër Simon Shkreli


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono