daily mail

DAILY-MAIL-SHAQIRI_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.11-1280x720.jpg
G. P.12:34 | 07/11/2018

Vendimi i Liverpul për të lënë jashtë ekipit futbollistin me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri në ndeshjen kundër Cverna Zvezdës në Beograd, është komentuar nga shumë media britanike. Daili Mail shkruan se në këtë rast kanë fituar idiotët.

Prestigjozja britanike Daili Mail i ka dhënë shumë hapësirë vendimit të ekipti të Liverpul për të lënë jashtë formacionit futbollistin me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri, në ndeshjen kundër Cverna Zvezdës në Beograd. Në titullin kryesor shkruhet: Fituan idiotët! Shaqiri nuk udhëtoi me skuadrën e Liverpulit për t’u përballur me Crvena Zvezdën në Beograd. Shqiptari i Kosovës që luan për Zvicër festoi me shqiponjën dykrenare golin kundër Serbisë në Botëror. Vendimi për të mos e marrë Shaqirin ka bërë që tashmë ky vendim të konsiderohet politik shkruan Daily Mail.

Liverpool u mundua të ulte tensionet në Beograd dhe la Xherdan Shaqirin në shtëpi kur udhëtoi për në stadiumin “Marakana” në Serbi për tu përballur me Crvena Zvezdën mbrëmjen e së martës, ku ekipi britanik u mund me rezultatin 2 me 0 në ndeshjen e vlefshme për Champions League.
Vendimi u mor për të evituar një lloj hakmarrjeje për lojtarin që bëri shqiponjën me duar, simbolin e Shqipërisë, pasi shënoi për Zvicrën në Botëror duke e mundur Serbinë, vendin që patriotët e tij e luftuan për të fituar pavarësinë, shkruhet më tej. Trajneri i Liverpul Jurgen Klop pak ditë para ndeshjes shprehej se ky nuk ishte një vendim i kërkuar nga Shaqiri pasi ai dëshironte të luante. Por e ka pranuar duke kuptuar situatën.

…dhe Liverpool humbi. Sepse një gjë që duhet vlerësuar në golin kontrovers të Shaqirit për Kombëtaren zvicernae në fitoren 2-1 në Kaliningrad këtë verë. Mënyra e festimit të Shaqirit suhte një reagim ndaj sjelljeve të tifozëve serbë të cilët fishkëllenin sa herë aiprekte topin. Dhe sa herë portreti I tij shfaqej në ekranin e madh atë e fyenin. Por ai u largua nga fusha me kokën dhe duart lart tek tifozët serbë, triumfues edhe pse shtatshkurtër. Vendimi i Liverpool ka vendosur një precendent që nuk i ndihmon futbollit. Dy javë më parë, trajneri i Crvena Zvezdës bëri një deklaratë publike për pritjen që do i bëhej Shaqirit nëse shkonte në Beograd.
“Mendoj që Shaqiri do të përjetonte një presion të madh psikologjik”, tha Terzic. “Ai e di ku po vjen. Nuk e di nëse ai do të luan në Marakana në këto kushte”.
Një deklaratë e papranueshme, sipas Daili Mail, e bërë nga një ekip që përdor politikën si mjet për të përfituar duke lënë Liverpoolin pa një lojtar të rëndësishëm në Beograd.

Nuk ka pasur asnjë agjenci inteligjente që ka paralajmëruar për ndonjë kërcënim me jetë kundër Shaqirit. Madje nuk ka pasur as ndonjë parullë të përgatitur kundër lojtarit para kësaj ndeshje, shkruante gazetari i njohur serb i sportit Milos Markovic. Crvena Zvezda i ka tërhequr vërejtje tifozëve për faktin se klubi është në presion të vazhdueshëm të UEFA-s dhe rrezikon gjoba të rënda dhe ndoshta edhe eliminim nga gara nëse sinjalizohen sjellje kundër rregullave të saj. Por, idiotët fituan. Në vend që të largojnë elementin politik dhe të “fokusohen në një ndeshje futbolli, të lirë nga çdo gjë”, siç tha Klopp, vendimi ishte më shumë politik. Nuk ka asnjë justifikim për supozimet që dominuan konferencën për shtyp në stadium, përfundon shkrimi./abcnews.al

tiranaa-1.jpg
G. P.19:55 | 09/09/2018

Tirana është vënë sërish në fokusin e mediave të huaja si një destinacion turistik, që mund të shfrytëzohet edhe për të kaluar fundjavën. Në një shkrim të britanikes “Daily Mail” kryeqyteti shqiptar rekomandohet mes 10 destinacioneve që duhen vizituar.

“Ndoshta një destinacion i pazakonshëm për një pushim fundjave, por kryeqyteti i Shqipërisë u përshtatet atyre personave me dell aventuresk”.

Kështu lexohet në një shkrim të Daily Mail referuar Tiranës. Krahas vizitës së Muzeut Historik dhe xhiros rekomandohet dhe një tur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me ndërtesat e tij të epokës komuniste.

“Në sheshin “Skënderbej” do të gjeni edhe pallatin e Operas”, shkruan britanikja “Daily Mail”.

Pazari i ri në qendër të Tiranës mbetet një atraksion që mediat e huaja vazhdojnë ta rekomandojnë për t’u vizituar.

Sëbashku me kryeqytetin shqiptar, destinacionet e tjera në listë e prezantuar nga “Daily Mail” për të mos u humbur janë Dole në Francë, Kosice në Sllovaki, Aarhus në Danimarkë, Varshava në Poloni, Rovaniemi në Finlandë, Lviv në Ukrainë, Bari në Itali, Bourgas në Bullgari dhe Izmiri në Turqi./abcnews.al

DAILY-MAIL.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
ent ela15:38 | 04/06/2018

Prestigjiozja britanike Daily Mail (Deili Meil), i ka kushtuar një hapësirë të gjerë koncertit të së dielës së Rita Orës në Tiranë. Titulli kryesor shkruante: “Rita Ora debuton me flokët e saj të kuqe dhe me një fizik të jashtëzakonshëm në koncertin e saj në Shqipëri”.

27 vjeçarja me një veshje që i linte shumë pak imagjinatës elektrizoi një numër të madh fansash të mbledhur për ta parë, vijon më tej shkrimi.

Më tej shkrimi fokusohet në deklaratës e këngëtares për sa i përket prirjeve të saj seksuale ku ajo ka pohuar së fundmi se është 50 për qind e tërhequr nga femrat dhe 50 për qind nga meshkujt. /abcnews.al

 

filma-1280x618.jpg
G. P.15:26 | 24/03/2018

Çdo person duhej të paguante 20 mijë stërlina për të shkuar si emigrant i paligjshëm në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Kanada. Ky është vetëm një nga detajet që e përditshmja britanike Daily Mail ka publikuar pas zbulimit të rrjetit kriminal shqiptar të trafikut të qënieve njerëzore.

Një operacion ndërkombtar policie ka zbuluar një rrjet kriminal që merrej me emigracionin e paligjshëm nga Shqipëria në Britaninë e Madhe. Kështu nis raportimin e saj “Daily Mail”, duke shtuar se falë këtij operacioni është zbuluar se më shumë se 50 persona të përfshirë përfitonin me miliona euro duke dërguar emigrantë nga 17 vende të ndryshme të botës në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani të Madhe.

39 të dyshuar që vepronin në 10 vende, përfshirë dhe Britaninë e Madhe akuzohen se kanë transportuar rreth 150 emigrantë të paligjshëm, ku secili prej tyre paguante 20 mijë stërlina për t’u larguar nga Shqipëria. 12 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Katër agjentë të Policisë Kufitare shqiptare rezultojnë ndër të arrestuarit, pasi akuzohen se kanë ndihmuar bandat kriminale. Policia sekuestroi automatikë, municione dhe më shumë se 25 mijë stërlina cash, një kuti me pasaporta dhe mjete të tjera identifikimi, vula, printer me ngjyra dhe 28 kompjuterë që përdoreshin për falsifikimin e dokumenteve.

Më tej “Daily Mail” bën një rindërtim se si funksiononte rrjeti kriminal, fillimisht itenerari për në Mbretërinë e Bashkuar niste nga Italia dhe Franca, por pas operacioneve policore të të duja vendeve kundër këtij fenomeni, itenerari ndryshoi duke kaluar nëpërmjet Malit të zi, Serbisë, Gjermanisë dhe veriut të Spanjës, ku më pas emigrantët transportoheshin me anije për në brigjet jugore britanike.

Gjysma e emigrantëve të transportuar nga rrjeti kriminal, 750 prej tyre, përfunduan në Britaninë e Madhe. Nëntë nga dhjetë shqiptarët e trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar besohet se kanë kaluar kufirin duke përdorur pasaporta false, ku nënshtetësia e tyre ishte italiane, franceze dhe spanjolle.

Sipas të përditshmes britanike, operacioni ka nisur pikërisht pasi “Daily Mail” publikoi lajmin për numrin e madh të emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe ku pjesa më e madhe e tyre bënin seflie dhe filmonin veten të fshehur nëpër kamionë rrugës për në territorin britanik.

Agjencia kombëtare britanike për krimin ka paralajmëruar se grupet kriminale shiptare kanë vendosur rrënjë të forta në mbretërinë e bashkuar dhe kanë lidhje me krimin e organizuar britanik. Ata merren me furnizimin me kokainë në vend si dhe me prostitucion përveç trafikimit të qënieve njerëzore.

Shqiptarët aktualisht janë grupi i tretë më i madh i personave të burgosur në Angli dhe Uells, pas irlandezëve dhe polakëve duke u kushtuar 53 milionë stërlina taksapaguesve britanikë.

Fakti që Shqipëria është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht në vendet e BE-së vetëm me pasaportë, por u duhen vizat për në Britaninë e Madhe dhe në Amerikën e Veriut. Shqiptarët një vit më parë ishin të dytët në listën e fëmijëve të pashoqëruar, që kërkojnë azil në Britaninë e madhe, pas atyre sirianë./abcnews.al

bota.jpg
G. P.22:53 | 14/03/2018

Nëse planeti rrezikohet nga ndonjë katastrofë, mesa duket është krijuar plani i shpëtimit për njerëzimin.

Bëhet fjalë për një kompleks bunkerësh, që mund të strehojnë rreth 10.000 persona.

Bunkerët kanë pajisje mbijetese dhe sipas krijuesve të tyre, kompleksi, ku ata bëjnë pjesë, mund të konsiderohet si qytezë.

Ata do të shërbejnë nëse goditemi nga një asteroid apo bombë bërthamore.

Sipas Daily Mail, kompleksi është vendosur në South Dakota dhe do të kenë funksionin e njëjtë si një shtëpi. Do të jenë të pajisura me divane, tavolinë kafeje, piktura, madje mund të përfshihen edhe ekrane LED për të shfaqur pamje të ndryshme nga “bota e jashtme”.

Bunkerët janë 8 metra të lartë dhe 24 metra të gjatë. Brenda ka mjaftueshëm hapësirë për të mbajtur furnizime për 12 muaj. Çdo bunker mund të mbajë nga 10 deri në 20 persona.

Kompania që po e ndërton, Vivos, është lider në ndërtimin bunkerëve. Sipas tyre, ata po përgatisin planin e shpëtimit për ata persona që i frikësohen katastrofave në Tokë./abcnews.al

stuhia.jpg
G. P.19:49 | 13/03/2018

Një stuhi diellore pritet të godasë Tokën ditën e mërkurë. Stuhia mund të godasë satelitët apo dhe të prishë rrjetet furnizuese me energji elektrike.

Sipas Daily Mail, ajo u krijua javën e kaluar nga një shpërthim në atmosferën e diellit dhe grimcat, që u krijuan janë drejtuar drejt planetit tonë. Kjo stuhi përkon me formimin e disa “çarjeve” në fushën magnetike të Tokës gjatë ekuinoksit.

Këto “çarje” dobësojnë mbrojtjen natyrale të planetit kundër grimcave të ngarkuara me elektricitet, duke lënë në këtë mënyrë udhëtimet me avionë apo dhe sistemet GPS të ekspozuar ndaj stuhisë që po afron.

Por në polin e veriut, stuhia diellorë pritet të krijojë një shfaqje dritash./abcnews.al

46AB059B00000578-5115441-image-a-25_1511564004921.jpg
us er09:36 | 25/11/2017

Rrethuar nga malet me borë, Kruma është periferia më e vështirë e Londrës. Por pavarësisht se janë 1.600 milje larg kryeqytetit britanik, vendasit në fshatin shqiptar mendojnë për veten e tyre që jetojnë në një nga lagjet e saj. Kështu e nis shkrimin e tij gazetari britanik Tom Kelly për “Daily Mail”.

Por pavarësisht se janë 1.600 milje larg kryeqytetit britanik, vendasit në fshatin shqiptar mendojnë për veten e tyre që jetojnë në një nga lagjet e tyre.

Një reportazh i shkruar nga Daily Mail ka nxjerr në pah një plagë të madhe të Shqipërisë, kryesisht të këtyre dy dekadave të fundit, mbi emigracionin masiv të të rinjve nga veriu i vendit drejt Britanisë së Madhe, në të shumtën e raste nëpërmjet kamionëve, për një pagesë prej 12 mijë paund për person.

Gazetari Tom Kelly ka qenë në fshatin Krumë të Kukësit, të cilin e quan “periferinë më të pashpresë të Londrës”, duke iu referuar numrit të lartë të banorëve të tij që jetojnë në Britani.

“Autoritetet thonë se pothuajse çdo familje ka të paktën një pjesëtar në Britani dhe zakonisht të paktën një tjetër që shpreson të shkojë atje. Shumica e fëmijëve të fshatit kanë shkuar në Britani në mënyrë ilegale, me trakantët e njerëzve, zakonisht me ndihmën e prindërve të tyre. Me shumë pak punë në komunitetin në veri të Shqipërisë, të rinjtë e kalojnë ditën në kafen e fshatit ‘Londër’, duke diskutuar se si të shkojnë atje”,-shkruan gazetari i Daily Mail.

Në artikull jepen dëshmitë e disa banorëve të Krumës, që kanë fëmijët e tyre në Britani, shumica e tyre të mitur, të cilët shprehen se pavarësisht mallit që ndjejnë për ta, nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri pasi nuk mund t’u sigurojnë jetesën.

“Na mungon shumë, por nuk duam që të kthehet në Shqipëri. Nuk na del që ta mbështesim. Këtu nuk ka asgjë për atë. Asgjë”, është shprehur Isa Rexha, ish-oficer policie, i cili ka dy vite që nuk e sheh djalin e tij 15 vjeçar.

Si Rexha ka edhe shumë policë të tjerë dhe zyrtarë të bashkisë që kanë fëmijët e tyre në Britani. 834 adoleshentë kanë braktisur shkollën përgjatë viteve 2013-2016 dhe pjesa më e madhe e tyre kanë tentuar të emigrojnë drejt Britanisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono