cristiano ronaldo

Ronaldo-5.jpg
Igli Nikolli17:58 | 28/01/2020

Humbja e fundit në kampionat kundër Napolit është përjetuar shumë keq në kampion juventin, sidomos nga ana e Cristiano Ronaldos. Ekipi i Maurizio Sarrit nuk përfitoi nga barazimet e Interit dhe Lazios për t’u shkëputur edhe më shumë në krye të Serie A.

Bardhezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të dobët dhe kjo gjë e ka tërbuar keq yllin portugez. Sipas mediave italiane, 34-vjeçari ka qenë tepër i acaruar në fund të ndeshjes më lojën e shokëve të skuadrës.

Ronaldos nuk i ka pëlqyer qëndrimi i tyre në këtë ndeshje të rëndësishme dhe diçka e tillë është pasqyruar në dhomat e zhveshjes. CR7 është një kampion që dëshiron të fitojë gjithmonë, ndërsa tifozët shpresojnë që grinta dhe karikimi i tij të zgjojnë nga gjumi një pjesë të lojtarëve të Juventusit. /abcnews.al

Ronaldo-4.jpg
Igli Nikolli21:13 | 22/01/2020

Ka ardhur goli i parë në ndeshjen Juventus-Roma, duel që luhet për një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë e Sarrit kanë kaluar në avantazh në minutën e 26-të dhe autori i golit është i njëjti lojtar, Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez u nis nga krahu i majtë, avancoi i vetëm drejt portës mike dhe lëshoi një diagonale të saktë që mposhti Pau Lopez. CR7 vijon të konfirmojë formën fantastike të këtij fillim viti. /abcnews.al

Ronaldo-Traore.jpg
Veronik Istrefaj22:02 | 20/01/2020

Mbrojtësi i Newcastle United, Jetro Willems, ka dhënë një deklaratë që ka marrë shumë polemika në medie. Holandezi tha se është më e vështirë të markosh sulmuesin e Wolverhampton, Adama Traore, se sa Cristiano Ronaldon.

“Kam luajtur kundër shumë lojtarëve të shkëlqyer në karrierën time, por askush nuk është më i shpejtë se Adama Traore”, tha fillimisht Willems për “NorthernEcho”.

“Ai është i pabesueshëm, një bishë e vërtetë. Jo vetëm që është shumë i shpejtë, por është dhe shumë, shumë i fuqishëm fizikisht. Adama po konsiderohet si futbollisti më i shpejtë në botë dhe mendoj se ky fakt, është i vërtetë.

Unë mendoj se jam i shpejtë, ose më saktë, kështu mendoja deri sa isha në duel me Traoren. Ai është totalisht diçka tjetër. Kam luajtur edhe kundër Cristiano Ronaldos, i cili është po ashtu i shpejtë, por jo aq sa Adama. Është më e lehtë të luash kundër Ronaldos, se kundër Adama Traores”, përfundoi mbrojtësi i Newcastle./abcnews.al

Jetro Willems në duel me Adama Traore
Ronaldo-Juve.jpg
Igli Nikolli08:04 | 20/01/2020

Ndeshjet në Serie A po fillojnë e vështirësohen dhe Juventusi vuajti për të siguruar fitoren shtëpiake kundër Parmës. Dygolëshi i CR7 i dhuroi bardhezinjve suksesin 2-1 dhe diferenca me Interin ka shkuar në katër pikë.

Ylli portugez e ka nisur në formë vitin 2020, u ngjit në kuotën e 16 golave në kampionat dhe në shtatë ndeshjet e fundit ka shënuar 11 gola. CR7 e pranon forcën e Parmës dhe ndihet i lumtur që ekipi i tij ia doli të merrte tre pikët e radhës.

Kishte rëndësi të fitonim me Parmën. Lazio e fitoi ndeshjen e vet, ndërsa Interi barazoi dhe nuk mund të mos e shfrytëzonim mundësinë për t’u shkëputur pak. Ndeshja ishte e komplikuar, sepse Parma ka një ekip shumë të mirë dhe na vuri në vështirësi.

Golat? Jam i lumtur që ndihmova skuadrën me dy golat e mi, por rëndësi kishte marrja e tre pikëve. Ata na rrezikuan në pjesën e dytë dhe në minutat e fundit u nervozuam. Parma po sulmonte me lojtarë të fortë, por ia dolëm të siguronim një rezultat të rëndësishëm“, deklaroi CR7. /abcnews.al

semedo-2.jpg
Klejdi Kaimi13:35 | 18/01/2020

Tashmë e gjithë bota e njeh vullnetin e hekurt të Cristiano Ronaldos. Dietat ushqimore apo edhe orët e gjata në palestër janë disa nga arsyet dhe pse ylli i Juventusit vazhdon të jetë në këto nivele. Për ti konfirmuar dhe më shumë këto fakte, ka menduar shoku i tij, Jose Semedo, i cili tregon një prapaskenë mes tij dhe Cristianos.

”Ne po u kthenim nga Kina dhe piloti njoftoi se na kishte mbetur dhe 1 orë fluturim. Unë fillova të imagjinoja veten time në SPA që ai ka në shtëpi. Mendoja vetëm për t’u relaksuar pas atij udhëtimi të lodhshëm që po kalonim, por Cristiano është i çmendur. Ai më ftoi për vrap në orën 2:30 të mëngjesit dhe unë nuk mund të refuzoja. Është thjesht i pabesueshëm,” tregon portugezi gjatë një interviste.

35-vjeçari Semedo aktualisht aktivizohet tek Vitoria Setubal në Portugali. Miku i Ronaldos e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Championship, në Angli. Konkretisht ai është aktivizuar për Charlton Athletic dhe Sheffield Wednesday për tu rikthyer sërish në vendin e tij të lindjes. /abcnews.al

Messi-Ronaldo.jpg
Vladimir Prenga14:49 | 16/01/2020

UEFA krijon polemika të mëdha pas publikimit të formacionit më të mirë të vitit 2019 në Europë. Cristiano Ronaldo u përfshi në ekip, ndonëse mori më pak vota.

Një skandal i vërtetë që vë në dyshim integritetin. UEFA ka ndryshuar skemën e formacionit më të mirë të vitit 2019 dhe kjo për të mos lënë jashtë Cristiano Ronaldon. Drejtuesit e organizatës dhe ata që u morën me këtë çmim, mësohet se nuk respektuan vullnetin e publikut.

Ata lanë jashtë lojtarin e Chelsea, N’Golo Kante, i cili mori më shumë vota sesa portugezi i Juventusit. Me skemën e zakonshme 4-3-3, Ronaldo do të kishte mbetur jashtë, sepse ai mori më pak vota se Lionel Mesi, Sadio Mane dhe Robert Lewandowski, që do të formonin treshen e sulmit.

UEFA bëri ndryshimin në skemën 4-2-4, për të vendosur në fushë katër sulmues, pra për të përfshirë edhe Ronaldon. Në 6 vitet e fundit UEFA përdori gjithmonë skemën 4-3-3, me përjashtim të vitit 2017, kur vendosi për 4-4-2. 4-2-4 nuk ka qenë asnjëherë një formacion klasik.

Një zëdhënës i UEFA-s, sqaroi se ndryshimi i skemës u bë për të vlerësuar arritjen e Portugalisë, që fitoi Ligën e Kombeve, duke pasur si kapiten pikërisht Cristiano Ronaldon, lojtarin që shënoi 3 gola në gjysmëfinalen ndaj Zvicrës.

Lojtari që mori më shumë vota ishte Lionel Messi, i cili arriti nivelin e 2 milionë pëlqimeve nga tifozët në Europë, ndërsa në formacionin e vitit ishin portieri Alison, mbrojtësit Aleksandër-Arnold, De Ligt, Van Dijk e Robertson, mesfushorët De Jong e De Bruyne, si dhe sulmuesit Ronaldo, Messi, Lewandowski e Mane. Liverpuli, kampion i Europës, pati 5 lojtarë, më shumë se çdo ekip tjetër. /abcnews.al

Messi-Ronaldo.jpg
Igli Nikolli15:15 | 14/01/2020

Leo Messin e ka marrë malli për duelet dhe rivalitetin ndaj Cristiano Ronaldos kur portugezi i Juventusit ishte pjesë e Real Madrid. “Pleshti” dhe CR7 kanë dominuar futbollin vitet e fundit dhe vazhdojnë të emocionojnë me performancat dhe golat e shënuar.

Në një prononcim për kanalin zyrtar të La Ligës spanjolle, kapiteni i ekipit katalanas tregohet i sinqertë në lidhje me betejat kundër Ronaldos dhe beson se të gjithë tifozët janë zbavitur pafund nga rivaliteti dhe dominimi i tyre.

Sfidat kundër Real Madrid kanë qenë gjithmonë të veçanta, por kur ishte Ronaldo ishin edhe më të veçanta. Rivaliteti sportiv mes nesh do të ekzistojë gjithmonë. Po zgjat prej vitesh dhe nuk është e thjeshtë të qëndrosh kaq gjatë në nivele të larta, sidomos kur je pjesë e skuadrave kompetitive si Barcelona dhe Real Madrid.

Dueli mes nesh ka qenë shumë i bukur në nivelin personal, mendoj se edhe njerëzit janë zbavitur, qofshin tifozë të Barcelonës, Realit apo çdo skuadre tjetër. Tani i përket së shkuarës, duhet të shohim përpara“, thekson Leo Messi. /abcnews.al

Ronaldo-2.jpg
Igli Nikolli14:19 | 11/01/2020

Përveç shënimit të golave, Cristiano Ronaldo ka një pasion të madh edhe për veturat luksoze dhe orët e shtrenjta. Së fundi u shfaq në publik me një model “GMT-Master II Ice”, që është e punuar me ar të bardhë dhe diamante 30-karatësh.

Vlera e saj shkon rreth 500 mijë euro dhe është një ndër më të shtrenjtat që ka prodhuar marka e famshme Rolex. Firma e famshme zvicerane nuk i bën publike çmimet, por në media përflitet se ajo kushton gjysmë milioni euro.

Ky model i bashkohet koleksionit të madh të CR7. Ylli i futbollit botëror ka qenë ambasador i orëve si “Jacob & Co” dhe “TAG Heuer”, teksa në momentin që u prezantuar si lojtari i Juventusit, mbante në dorë një version unik të “Imperial Tourbillon”, që kishte një çmim prej 1.5 milionë eurosh. /abcnews.al

Ronaldo-Felix-Mendes.jpg
Veronik Istrefaj20:57 | 07/01/2020

Agjenti portugez i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes këmbënguli se lojtari është një “njeri unik”, gjatë një intervistë me ‘SkyItalia’. CR7 u shpall Lojtari më i mirë i Vitit në Dubai nga Globe Soccer Awards, me Mendes që mori çmimin e agjentit më të mirë.

“Së bashku, ata mund të fitojnë Kupën e Botës për Portugalinë,” tha Mendes për Cristiano Ronaldon dhe Joao Felix, i cili mori çmimin si talenti më i mirë.

“Cristiano nuk mund të krahasohet më me askënd tjetër, pasi për mua ai mbetet një specie unike, e ndryshme nga të gjithë. Në moshën mbi 30 vjeç, ai ka bërë gjëra që askush tjetër nuk i ka arritur dhe ai është një shembull për lojtarët më të rinj.

Ai tashmë ka nëntë gola në Serie A këtë sezon, në ligën më të vështirë në botë për të shanuar. Ai dëshiron të fitojë shumë më tepër me Juventusin dhe së shpejti do të jetë 35 vjeç, por prapë mund të luajë deri kur të dëshirojë”, u shpreh agjenti i njohur./abcnews.al

Siiiii-e1578327453622.jpg
Veronik Istrefaj09:51 | 07/01/2020

Cristiano Ronaldo është spektakolar! Sulmuesi portugez i Juventusi shënoi tri gola në takimin kundër Cagliarit, sfidë që Juventus e fitoi pa shumë probleme 4-0. Kjo ishte tripleta e parë e Cristiano Ronaldos me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Që nga viti 2008, ylli portugez ka qenë një makineri golash dhe dje i ka lënë pas të gjithë. Ronaldo shkoi në kuotën e 36 tripletave dhe është në krye të kësaj liste. Lionel Messi, i dyti, ka shënuar 34 tripleta që nga viti 2008.

Në podium është edhe argjentinasi tjetër, Sergio Aguero, i cili ka shënuar 12 tripleta. Me 12 tripleta që nga viti 2008 qëndron në vend të katërt bomberi gjerman Mario Gomez. Lewandowski dhe Higuain kanë realizuar nga nëntë, kurse Ibrahimovic dhe Harry Kane numërojnë secili nga 8 tripleta në 12 vitet e fundit./abcnews.al

 

Statistikat e nxjerra nga OPTA Joe


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono