çon

elisa-spiropali-1280x552.jpg
nev ila10:19 | 04/11/2019

Interpelancës së kërkuar nga deputetët e opozitës në Parlament për cështjen e Alvin Berishës nuk do i përgjigjet Edi Rama, por Elisa Spiropali. Andi Përmeti iu drejtua kryetarit të Kuvendit duke e akuzuar se ka shkelur rregulloren me ndryshimin që është bërë.

Ministri i Jashtëm nuk ka ardhur dhe përgjegjësi që do të përgjigjet është ministrja Spiropali. Unë jam njoftuar vetëm sot në mëngjes për këtë ndryshim. Ju keni thirrur një ministër tjetër në shkelje të rregullores për t’u përgjigjur. Më vjen keq, nuk jeni ju nga ata që Rama tërheq për hundësh. Sot në nderin tuaj do të ishte të kishit detyruar ministrin e Jashtëm të kishte ardhur këtu” tha ai.

Por Ruçi u përgjigj duke i thënë se Rama ka të drejtë që ta delegojë cështjen e interpelancës.

“Në radhë të parë si administrata dhe unë e kemi zbatuar rregulloren. Shkelje do të kishte nëse nuk do të vinte në seancën më të parë interpelanca e parë, kryeministri që është edhe ministër i Jashtëm është e drejtë e tij ka delegojë nëse e ka të pamundur ardhjen në parlament” tha Ruçi./abcnews.al

Thaci-berisha.jpg
ad min13:00 | 31/05/2019

Ish-presidenti Sali Berisha dhe ai aktual i Kosovës, Hashim Thaçi nga dy ekrane të ndryshme kanë hedhur akuza të ndërsjellat për njëri-tjetrin, për përfshirje apo njohuri në ekzekutime politike të kohës së pasluftës.

Nga dy studio të ndryshme, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë drejtuar akuza të ndërsjellat në drejtim të njëri- tjetrit.

Për RTV Dukagjini, Thaçi akuzoi ish-kryeministri Berisha se ka lidhje me vrasjen e gazetarit Ali Uka më 30 korrik të 1997-ës.

Thaçi: “Është e vërtetët se Ali Uka ato ditë pretendonte se kishte zbuluar dhe donte të botonte në shtyp të vedetën e vrasjes së atdhetarit Remzi Hoxha. Sipas Aliut kishte bërë takime dhe bisedime të fshehta në Ohër mes Sali Ramë Berishës, Sllobadan Millosheviçit dhe Kiro Gligorovit. Rrëfimi i Aliut të çonte direkt në zyrën e Sali Ramë Berishës. Dhe pretendimi i dytë i gazetarit Ali Uka ishte se kishte zbuluar tërë skenën e qëndrimit të Arkanit në Shqipëri. Aty Aliu fliste me fakte se Sali Ramë Berisha ishte në dijeni të plotë të qëndrimit të Arkanit dhe Legias në Fushë-Krujë dhe Shkodër”.  

Nga një tjetër ekran i Kosovës, edhe ish-presidenti Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj Thaçit, i cili sipas tij është peng i dosjeve të Beogradit.

Berisha: “Di që janë rreth 200 dosje për 200 anëtarë dhe drejtues lokalë dhe qendrorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të ekzekutuar për qëllime politike. Nuk janë llogaritur ata që janë vrarë gjatë luftës pëor pasi ëhstë futur NATO në Kosovë”.

Acarimi i retorikës mes ish-kryeministrit Berisha dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ndodhi rreth një vit më parë, pas artikulimit nga ky i fundit të tezës për korrigjimin e kufijve të Kosovës./ABC News Albania 24/7

policia-ok-1.jpg
ent ela10:51 | 09/04/2019

Altin Isaraj vijon të ketë probleme me drejtësinë. 48-vjeçari është vëllai i Arben Isaraj, ish-drejtorit të Transportit Rrugor, i cili dha dorëheqjen pas arrestimit të Altinit në Tetor të vitit të kaluar.

Policia e kryeqytetit, thekson se Altin Isaraj, në rrugën “Rezevat e Shtetit” ishte pare të qëllonte në ajër nga një automjet në ecje, duke bërë të mundur edhe prangosjen e tij nga efektiv të Komisariatit Nr.1.

Ai u prangos me armë zjarri pistoletë pa leje, me 21 fishekë në shoqërinë e dy personave të tjerë, ndërsa ishte nën masë sigurie “Arrest shtëpi”.Edhe në të kaluarën 48-vjeçari ka pasur probleme me drejtësinë. Altin Isaraj u prangos me urdhër të prokurorisë në 2018 pasi u akuzua për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Ishte gjykata e Apelit ajo që ndryshojë vendimin për Isarajn. Shkalla e pare kishte vendosur arrest në burg, ndërsa gjykata e Apelit vendosi ndryshimin e masës së sigurisë në “Arrest Shtëpia”, pasi 48-vjeçari vuan nga sëmundje të rënda që duan përkujdes shëndetësor./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono