CNN

TRUMP-CNN.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela22:10 | 30/08/2018

Donald Trump ka shpërthyer sërish ndaj mediave që nuk ndjekin linjën e tij. Presidenti amerikan ka kërkuar shkarkimin nga detyra të drejtorit të CNN, të cilin e akuzon për raportime që dëmtojnë figurën e tij.

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur sërish akuza ndaj rrjetit informativ CNN, duke kërkuar shkarkimin nga detyra të drejtorit Xhef Zuker. Në një postim në Twitter, Trump ka akuzuar CNN për raportime të nxitura nga paragjykimi dhe urrejtja ndaj figurës së tij dhe i ka kërkuar entit të telekomunikimit që ta pushojë drejtuesin, duke përdorur edhe tone ironike. “Xhefi i vogël ka bërë një punë të tmerrshme, të dhënat e paraqitura prej tij lënë për të dëshiruar dhe për këtë ai duhet pushuar nga puna”, ka thënë Trump.

Enti mbikëqyrës i telekomunikimit nuk ka reaguar ndaj mesazhit, por CNN ka replikuar me kreun e shtetit. “Mos u ngatërroni zoti president, CNN nuk thotë gënjeshtra. Ne raportojmë lajme dhe rastet kur njerëzit në pushtet mashtrojnë popullin”, thuhet në një deklaratë. Aktualisht drejtori Xhef Zuker po kalon një periudhë rekuperimi pas një ndërhyrjeje kirurgjike në zemër. Trump prej kohësh ankohet për linjën editoriale të CNN, të cilin e akuzon edhe për lajme të rreme me qëllim dëmtimin e imazhit të tij.

Në korrik, gazetares së rrjetit, Keithlin Kollins iu ndalua pjesëmarrja në një event në Shtëpinë e Bardhë pasi kishte bërë pyetje për lidhjet e presidentit rus Vladimir Putin me ish-avokatin e Trump, Majkëll Kohen. Po të enjten, presidenti ka bërë me dije se do të kontrollojë komentet e bëra ndaj tij vitin e kluar lidhur me shkarkimin e drejtorit të FBI-së, Xhejms Komi. Ai ka akuzuar rrjetin tjetër NBC News për manipulim të të dhënave dhe për raportime të pabaza./abcnews.al

TRUMP-ANALIZA-1280x720.jpg
ent ela20:23 | 12/07/2018

Me deklaratën e fundit se, Shtetet e Bashkuara mund ta braktisin NATO-n, Donald Trump ka konfirmuar se po kthehet në asgjësuesin e Perëndimit. Në një analizë të detajuar, CNN vlerëson se qeverisja e presidentit amerikan me mentalitetin e biznesmenit po e kthen atë në një njeriun më të rrezikshëm për Europën, duke lënë pas edhe presidentin rus Putin.

Identiteti i Perëndimit, i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe i bazuar në institucione e vlera, kishte nisur të venitej që kur Donald Trump mori zyrtarisht detyrën një vit e gjysmë më parë. Por tani, me një qeverisje të stilit luftarak, presidenti amerikan rrezikon ta asgjësojë atë njëherë e përgjithmonë. Pa harruar këtu stilin analog të presidentit rus Vladimir Putin, i konsideruar si “shpirti binjak” i shefit të Shtëpisë së Bardhë. Dyshja është e aftë ta bëjë një gjë të tillë realitet dhe vetëm mendjet e kthjellëta në të dyja anët e Atlantikut mund ta ndalin, edhe pse deri tani nuk kanë dhënë asnjë sinjal se kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë. “Ajo që demokratët europianë dhe amerikanët euro-atlantikë duhet të kuptojnë është se Trump nuk është aleati i tyre dhe se për të traktati i NATO-s është vetëm një copë letër e pavlerë”, thuhet në analizën e CNN. Gjithashtu, është e kotë të përpiqesh ta bësh atë të arsyetojë dhe në këto kushte, Trump është më i rrezikshëm se Putin. “Trump duhet luftuar dhe kjo nuk do të thotë të shpëtosh ato që kanë mbetur nga rendi i epokës së Luftës së Ftohtë, por të mendosh për një rend të ri, i cili nëse nuk mund të krijohet i tëri njëherësh, të krijohet pjesë pjesë”, thuhet në analizë. Sipas CNN, Trump po përpiqet të zhvasë atë që ka mbetur nga Perëndimi i dikurshëm, që sot është i pushtuar nga bindjet nacionaliste. Ai nuk është jashtë linjave kur i quan organizatat perëndimore të ndryshkura, sikurse ka bërë me NATO-n. Dhe në fakt, Aleanca e sotme duket më demode se kurrë, me vendet anëtare në armiqësi dhe të paafta të zgjidhin sfidat e kohëve moderne si terrorizmi, emigracioni dhe ndryshimet e klimës. Në këto kushte, shkruan CNN, Trump e sheh organizatën si një klub ku europianët paguajnë Uashingtonin për mbrojtje dhe nëse nuk paguajnë më shumë, ai kërcënon me braktisjen e saj. Pa harruar këtu paaftësinë e Aleancës për t’u përballur e vetme me armikun tradicional numër 1 të saj, Rusinë. Për CNN, NATO zor se mund të bënte më shumë për të frenuar pushtimin rus të Ukrainës dhe aneksimin e Krimesë për një sërë motivesh. Kjo, pasi sot Bashkimi Europian po kalon krizën më të madhe të të gjitha kohërave, i tronditur nga Brexit dhe i sulmuar nga nacionalistët e ekstremit të djathtë. Nga ana tjetër tregtia globale vazhdon të thellojë hendekun mes veriut të pasur dhe jugut të varfër. “Trump me të drejtë i konsideron këto institucione të marra fund”, vijon CNN, “por për arsye të gabuara”. Së pari, thuhet në analizë, Trump gabon kur mendon se Amerika është më e fortë e vetme sesa me aleatët tradicionalë përkrah. Së dyti, gabimi i tij është transferimi i mentalitetit të biznesmenit në politikën e jashtme, duke e konsideruar një Europë të fortë dobësi për amerikën. Të njëjtin mentalitet ka edhe Rusia e Vladimir Putin dhe në këto kushte, Europës nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’i marrin dy liderëve nga duart skenarin e përgatitur dhe të shkruajnë vetë fatin e tyre. por kjo kërkon një mendje gjithëpërfshirëse dhe jo përqeshje apo nacionalizëm të dhunshëm, që nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të shkatërrojë – përfundon analiza e CNN. /abcnews.al

syrian-war-1280x853.jpg
G. P.22:50 | 20/02/2018

Situata e krijuar në Siri është pasojë e dështimit të diplomacisë ndërkombëtare. Kështu shkruan në një analizë rrjeti informativ amerikan CNN, që fajëson fuqitë e mëdha për dështim në dhënien fund të konfliktit 7-vjeçar.

“Dënim”, “përçmim”, “denoncim”. Fjalë që i dëgjojmë thuajse çdo ditë nga Kombet e Bashkuara dhe qeveritë e vendeve perëndimore për masakrat që po kryhen ndaj civilëve sirianë. Por këto fjalë nuk shoqërohen nga kërcënime për një shpagim, apo për vendosjen e një armëpushimi.

Apelet e OKB-së për uljen e armëve bien në vesh të shurdhët. Në një analizë mbi ngjarjet e fundit në Guta, në rrethinat e Damaskut, CNN nënvizon se asgjë nuk është bërë për të ndaluar bombardimet e Assad, që po kthen në hi zonën periferinë lindore të Damaskut, duke lënë rreth 400 mijë njerëz pa ujë e ushqime dhe pa kujdes mjekësor.

Për gjithë ato grupe humanitare që bërtasin nga shtëpitë e shkatërruara të sirianëve, kjo mungesë veprimi është një abdikim nga morali. Fuqitë e mëdha bëjnë sehir teksa regjimi godet e sulmon edhe spitalet dhe vazhdon të përdorë gazin nervin si armë terrori.

Më 23 janar, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha: “Sulmi i fundit në Gutën lindore ngre shqetësime serioze se regjimi mund të përdorë ende armë kimike ndaj popullit të tij”. Ai bëri edhe një paralajmërim, se një ditë përgjegjësit do të përballen me akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa fajësoi Rusinë se nuk bënte sa duhet presion ndaj presidentit Assad.

Më 1 Shkurt u bë një tjetër deklaratë e ngjashme, por duket se gjuha e ashpër e administratës amerikane ka avulluar. Edhe paralajmërimi i bërë që në qershor nga Shtëpia e Bardhë, se Assad do të përballej me pasoja serioze nëse përdorte armë kimike u shpërfill. Regjimi sirian dhe mbështetësit e tij në Moskë e Teheran mendojnë se gëzojnë lejen për të përfunduar punën e tyre, për rimarrjen e atyre pjesëve të Sirisë që ndodhen ende nën kontrollin e rebelëve.

Dhe për popullin e Gutës Lindore, të sulmuar me armë kimike apo me bomba, situata ka mbetur e njëjtë. Perëndimit tashmë i kanë mbetur fare pak opsione, sepse në njëfarë mënyre ia dorëzoi presidentit rus Vladimir Putin detyrën për t’i dhënë fund konfliktit sirian. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë tërhequr mbështetjen për grupet rebele dhe i kanë mëshuar zgjidhjes që Assad të largohet me një marrëveshje të negociuar. Nga ana tjetër, Rusia dhe aleatët e saj, Irani dhe Turqia, e shpallën Gutën një “zonë jashtë konfliktit”.

Një moment ky, që të kujton situatën e vitit 1995 në Bosnje, ku u desh vrasja e 8 mijë burrave dhe djemve që Perëndimi të bindej që të ndërhynte. Sikurse Gouta, Srebrenica ishte shpallur një “zonë e sigurt” nga OKB, por të dyja ato u kthyen në zona konflikti. Me një apel të dëshpëruar një javë më parë, komisioneri i OKB për të drejtat e njeriut, Zeid Raad Al Husein bëri krahasimin mes Bosnjës dhe Sirisë. “Të paktën në Bosnje konflikti u ndal nga komuniteti ndërkombëtar pas 4 vjetësh. Ndërsa pas 7 vjetë gjakderdhje, konflikti sirian vazhdon dhe dështimi për t’i dhënë fund është një dështim për diplomacinë ndërkombëtare”, tha Al Husein./abcnews.al

80285.jpg
ent ela11:27 | 17/01/2018

Presidenti amerikan Donald Tramp dëboi nga konferenca për shtyp në Shtëpinë e Bardhë një gazetar të CNN, pas pyetjeve që ai i konsideroi shumë provokuese.

Gazetari i njohur i CNN Xhim Akosta është dëbuar nga konferenca për shtyp në Snhtëpinë e Bardhë nga vetë presidenti amerikan Donald Trump. Sjhkak për të këtë u bënë pyetjet e rgazetarit të cilat Trump i cilëspi provokuese.

Akosta u detyrua të kërkonte vëmendjen e kreut të shtëpisë së bardhë tre herë para se Tramp ti dejtohej atij.

“A thatë ju se doni më shumë njerëz nga Norvegjia në vend? A keni thënë se doni më shumë norvegjezë? A është e vërtetë kjo zoti president?

“Dëshiroj që ata të vijnë nga cdo vend faleminderit shumë”

“Vetëm njerëz të bardhë duhet të vijnë zotrëri? Apo do të donit që të vijnë dhe njerëz me ngjyrë?

Në këtë pikë Trump i drejtoi gishtin dhe e urdhëroi të dile jashtë

Menjëherë pas adljes nga salla gazetari i CNN akuzoi në Tuiter stafin e presidentit për faktins e nuk lejonin gazetarët të bënin pyetje

Tramp prej kohësh akuzon CNN për lajme false, dhe në muajin dhejtor Akosta ishte ndaluar që të merrte pjesë në një konferencë për shtyp të zëdhënëses së shtëpisë së bardhë./abcnews.al

 

vlcsnap-error315-1280x720.jpg
us er15:26 | 02/12/2017

Presidenti amerikan Donald Tramp të martën e ardhshme pritet të deklarojë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin Jeruzalemin si kryeqytet izraelit. LAjmi qarkullonte prej kohësh por CNN jep konfirmimin duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë dhe diplomat të huaj. TAshmë pritet vetëm deklarata e Tramp, ndërsa ka firmosur vendimin për të mos mbajtur ambasadën amerikane në Tel Aviv dhe për gjashtë muaj të tjerë. Një lëvizje të cilën Izraeli e priste prej kohësh.

Disa burime shtojnë se Tramp do përpiqet të zbusë zemërimin e palestinezëve duke thënë se vetëm Jeruzalemi perëndimor është kryeqyteti izraelit në kontrast me pjesën lindore të qytetit, të cilët palestinezët e konsiderojnë seli të qeverisë së tyre. Por për momentin nuk ka asgjë të sigurtë, edhe pse një nga zëdhënësit e shtëpisë së bardhë u shpreh se presidenti ka pranuar gjithmonë se ky vendim është çështje kohe.

Një tjetër burim i Shtëpisë së Bardhë tha për CNN, se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar, por deklarata do vendoste Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një pozicion të cuditshëm me aleatët. Ndërsa Izraeli cilëson Jeruzalemin si seli të qeverisë së tij, në fakt nuk ka ambasada të huaja, meqënëse komuniteti ndërkombëtar e sheh atë të Izraelit si një çështje për të zgjidhur si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për paqe.

Por Tramp nga ana e tij ka zhvilluar një fushatë të mirëfilltë për zhvendosjen e ambasadës amerikane, një premtim i bërë nga presidentë paraardhës të cilët janë bllokuar përballë situatës së komplikuar dhe reagimet që mund të lindnin më pas./abcnews.al

vlcsnap-error716-1280x720.jpg
us er20:47 | 14/11/2017

CNN me anë të një reportazhi ka zbuluar se në Libi ndodhin akoma tregti me qënie njerzore njësoj si në epokën e skllavërisë. Për këtë çështje është prononcuar edhe Bashkimi Europian, i cili u kritikua ashpër nga OKB. Brukseli kërkon mbylljen e qëndrave të emigrantëve në Libi.

Ankande për qëniet njerzore, njësoj si në epokën e tregtisë së skllevërve, ndodhin në Libi. Këtë e konfirmon media amerikane CNN me anë të një reportazhi, në të cilin tregohen me pamje se si dy burra shiten nga trafikantët. “800 dinarë, 900, 1100, shitet për 1200 dinarë”, që janë të barabartë me 800 dollarë, dëgjohet në videon shokuese të ankandit të një të riu Nigerian. Ai përkufizohet si një “djalosh i fortë që mund të punojë në fusha”.

Pasi ka marrë videon denoncuese, CNN ka verifikuar këtë fakt në vendngjarje, duke regjistruar shitjen e mbi 40 personave në pak minuta. Falë kamerave të fshehta, televizioni amerikan arriti të zbulojë trafikun e paligjshëm të qënieve njerzore. Në pamjet filmike dallohet një “shitës që vë në treg një gërmues, një person të fortë, i aftë të gërmoj”. Pas përfundimit të ankandit, gazetarët i afrohen dy prej djemve të shitur, të cilët duken të traumatizuar, të frikësuar nga çdo person.

CNN i ka dorëzuar pamjet filmike autoriteteve të Libisë, që kanë nisur një hetim. Drejtuesi i agjencisë qeveritare kundër emigracionit ilegal në Tripoli, tha se nuk ka qenë kurrë i pranishëm në një ankand për shitjen e skllevërve, por nënvizoi se ishte në dijeni të bandave kriminale që menaxhojnë trafikun e qënieve njerzore.

Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara e cilësoi si çnjerëzore marrëveshjen mes Bashkimit europian dhe Libisë për çështjen e emigrantëve. Sipas komisionerit për të drejtat e njeriut vuajtja e personave që mbahen në kampet e menaxhimit të fluksit të emigrantëve në Libi është një fyerje për dinjitetin human. Për këtë çështje ka reaguar dhe Bashkimi Europian. Brukseli ka bërë thirrje për mbylljen e kampeve pasi e konsideron situatën të papranueshme. Sipas një zëdhënësi të BE-së, qëllimi i marrëveshjes ishte shpëtimi i jetëve dhe luftimi i trafikantëve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono