çmimin

shkrimtaret-amerike-1280x708.jpg
nev ila13:00 | 11/10/2019

Xhenifer Egen, presidente e shoqatës së shkrimtarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, reagoi ashpër për dhënien e çmimit Nobel për Letërsi austriakut Peter Handke.

Ajo u shpreh se zakonisht shoqata që drejton nuk reagon asnjëherë nga cmimet që japin institucionet e tjera sepse vendimet janë subjektive dhe kriteret nuk janë uniforme.

Por këtë vit, ajo tha se ishte befasuar se si një shkrimtar i cili përdor figurën e tij publike për të minuar të vërtetën historoike, si dhe mbështet autorët e genocidit si Milloshevic dhe Karaxhiç, mund të vlerësohet me një cmim të tillë./ABC News Albania 24/7

FORMULA-1-1280x722.jpg
ad min13:45 | 05/08/2019

Luis Hemilton fiton Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1. Në vendin e dytë u rendit Maks Vershtapen ndërkohë që në podium u ngjit edhe Sebastian Vetel.

Piloti britanik Luis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1. Një fitore aspak e lehtë për Hemilton i cili parakaloi vetëm pak xhiro para fundit Maks Vershtapen. Strategjia e skuterisë së Mercedez rezultoi vendimtare në fitoren e Hemilton.

Një performancë e dobët për Ferrarin pasi Sebastian Vetel u rendit vetëm i treti duke lënë pas shokun e skuadrës Leklerk. Kujtojmë qe e skuteria e Ferrarit nuk u paraqit për asnjë moment pretendente për vendin e parë pasi Hemitlon dhe Vershtapen i Red Bullit ishin dominues absolute në Çmimin e Madh të Hungarisë. Në vendin e pestë u rendit Karlos Sainz, në vendin e gjashtë Pierre Gaslej i ndjekur nga Kimi Raikonen ndërkohë që një zhgënjim total për Valteri Botas i cili e mbylli garën në vendin e 8-të./ABC News Albania 24/7

akademia-1280x709.jpg
ad min16:20 | 05/06/2019

Akademia e Shkencave të Shqipërisë organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve Shkencore Kombëtare për vitin 2018.  Në edicionit e III me çmimin e Karrierës u vlerësua bashkëthemeluesi i fundit i këtij institucioni, akademiku Luan Omari.

Me çmimin “ Eqerem Çabej” u vlerësua “Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX”, nga një grup autorësh.

Me çmimin “Kërkuesi i ri më i suksesshëm” u  vlerësuan Belisa Muka dhe Giuseppe Lepore.

Vepra “Atlas i Florës së Shqipërisë” e akademikut Jani Vangjeli.  U nderua me çmimin “ Petrit Radovicka”./ABC News Albania 24/7

hamilton-1280x736.jpg
ad min18:20 | 14/04/2019

Ljuis Hamilton fitoi garën jubilare numër 1 000 në historinë e Formula 1. Piloti anglez kryeson renditjen e Botërorit, ndërsa Mercedesi po dominon mbi Ferrarin.

Ishin në krye që në fillim.

Pilotët e Mercedesit, Valteri Botas e Ljuis Hamilton u nisën nga rreshti i parë në Çmimin e Madh të Kinës në Shangai, duke mos lejuar të papritura.

Ndryshimi i vetëm i madh ndodhi menjëherë, me Hamiltonin që kaloi shokun e tij të skuadrës për ta dominuar garën kineze deri në mbërritjen e vijës së finishit.

Asnjë lloj strategjie nuk mundi ta ndihmonte Ferrarin që hyri në këtë sezon si favorit, por që po paraqitet më dobët sesa vitin e kaluar.

Dy pilotët e skuadrës italiane bënë më shumë duel mes njëri-tjetrit sesa me rivalët e Mercedesit.

Leklerku e zuri në befasi Fetelin, por nuk mundi ta mbante ritmin deri në fund, dhe gjermani u konfirmua për momentin si numri 1 i “kokëkuqes”.

Në të vërtetë, ishte më shumë lojë skuadre e Ferrarit, që sakrifikoi Leklerkun duke favorizuar Fetelin.

Aq shumë I prishi punë skuadra e tij pilotit nga Montekarlo, saqë ai mbeti edhe prap Red Bullit të drejtuar nga Maks Verstapen.

Kjo ishte fitorja e tretë e dyfishtë e Mercedesit, në tri gara të zhvilluara deri tani këtë sezon, shenjë e qartë e epërsisë së skuadrës gjermane.

Ishte edhe fitorja numër 75 në karrierë e Ljuis Hamiltonit, me kampionin e botës që shpreson të kalojë rekordin e Mikael Shumaherit, që ka 91.

Suksesi ishte jubilar, pasi Formula 1 festoi në pistën e Shangait garën e saj numër 1 000 në histori, ndërsa Hamilton është favorit për të fituar titullin e gjashtë kampion bote, për të mbetur vetëm 1 titull prapa legjendës Shumaher./abcnews.al

ogerta-1280x707.jpg
ent ela16:26 | 28/02/2019

Qeveria ka vendosur të indeksojë çmimin e barnave. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila bëri të ditur vendimin dhe deklaroi se ai do hyjë në fuqi nga data 1 Mars.

“Vendimi i Qeverisë për  indeksimin e çmimeve për barnat e listës së rimbursueshme do të ketë një efekt kursimi të fondeve buxhetore, prej 7.5 mln dollarë, të cilat do të përdoren për zgjerimin e listës së barnave falas”. 

 Aktualisht përfitojnë barna pa pagese sipas ministres së Shëndetësisë rreth 498 mije qytetare. Ndërkohë përfitimet nga skema e rimbursimit premtoi Manastirliu do të rriten nga marrëveshjet që priten të lidhen.

“Siç realizuam për herë të parë mbulimin 100% për trajtimin falas me Herceptinë për gratë me tumor të gjirit nëpërmjet marrëveshjeve të posatshme, do të vijojmë edhe këtë vit në listën e re të barnave për vitin 2019 realizimin e marrëveshjeve të reja të posaçme, për të siguruar një mbulim më të gjerë për sëmundjeve kronike dhe tumorale”. 

Vendimi i qeverise hyn në fuqi më 1 Mars ndërkohë që të gjithë subjektet farmaceutike të cilat kanë kontrate me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë janë njoftuar për të marrë masat me qellim reflektimin e çmimeve të reja për barnat./abcnews.al

7777777-1280x785.jpg
ad min16:33 | 04/02/2019

Ka fituar 1.5 miliardë Dollarë në llotari, por ende nuk i ka tërhequr, e për ta bërë këtë ka kohë deri në 21 Prill. Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Karolinën e Jugut po kërkohet ende një miliarder me fat. Bëhet fjalë për fituesin e çmimit të llotarisë më të lartë në historinë e saj, i cili ende nuk është prezantuar për të tërhequr çmimin e tij prej 1.5 miliard dollarësh. Bileta me fat e shitur në Simpsonvil, është blerë në Tetor, por pronari i saj mbetet ende i panjohur. Rregullat në Karolinën e Jugut janë të qarta: nëse çmimi nuk do të tërhiqet brenda 180 ditësh, ai do të shpërndahet në të gjitha shtetet që kanë marrë pjesë në llotari. Pra fituesi ka kohë deri në 21 Prill.

Miliarderi misterioz, i cili ka fituar vetëm duke shpenzuar dy dollarë, mund të ketë humbur biletën, ose mund të jetë larguar nga Karolina e Jugut. Por pronari i dyqanit që ka shitur biletën fituese shpreson shumë që fituesi të dalë në skenë, pasi ai do të përfitonte 50 mijë dollarë të cilat i ka premtuar se do i ndajë me nënpunësit e tij. Por dhe qyteti i Karolinës së Jugut do të përfitonte 60 milionë dollarë, në rast se paratë do të shpërndaheshin do të merrte vetëm 11 milionë dollar. Pritja ka nervozuar dhe administratën vendore, e cila shpreson se me paratë e fituesit të mbyllë buxhetin e 2019-s./abcnews.al

Morinaj8-696x733.jpg
ent ela21:50 | 29/01/2019

Në Paris u zhvillua edicioni i 42 për ndarjen e çmimeve të më të mirëve tnë fusha të ndryshme. Biznesmeni i njohur shqiptar, Kadri Morinaj, president i  grupit EUROSIG-INSIG në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, në prani të më të mirëve, u vlerësua me çmimin “The Best Awards”, si biznesmen i suksesshëm në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe gjithashtu në fushën e filantropisë.

Një mbrëmjë gala. Jo si gjithë të tjerat. Në kryeqendrën e elitës botërore, sikundër është cilësuar Parisi. Aty ku si çdo vit edhe në fillim të 2019 u mbajt për të 42-in vit edicioni i më të mirëve në ndarjen e çmimeve të përvitshme të fushave të ndryshme.

Personalitete nga fusha të ndryshme, figura të njohura dhe te suksesshme nga e gjithë bota u mblodhën në natën gala të çmimeve për më të mirët. Eshtë rasti të theksojmë se një personalitet shqiptar nderohet me këtë çmim të rëndësishëm, sikundër çdo shqiptar i suksesshëm në botë. Biznesmeni i njohur shqiptar Kadri Morinajj, presidenti  Grupit EUROSIG-INSIG Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, në prani të më të mirëve, u vlerësua me çmimin “The Best Awards”, si biznesmen i suksesshëm në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe gjithashtu në fushën e filantropisë. Çmimi Z.Morinaj iu dorëzua nga kryetarja e Bashkisë së Parisit, Jeanne d’Hauteserre.

Marrjen e këtij çmimi kaq të rëndësishëm për të, biznesmeni Morinaj e konsideron një privilegj, pasi ky çmim më parë u është dhënë edhe mjaft personaliteteve me emër në botë.

 Kadri Morinaj, president i grupit EUROSIG-INSIG: “Ky çmim është një vlerësim i rradhës. Ky, për mua është një privilegj shumë i veçantë, sepse e marr nga një organiatë që ka 43 vjet me këtë aktivitet. Me këtë çmim janë vlerësuar shumë personalitete botërore, siç eshte Lady Daina ,Giani Rega, Giani Anieli dhe shumë perdonalitete të tjera nga kultura, arti dhe sporti. Ky është vetëm një obligim për mua, për bizneset e mia dhe sukseset që kam arritur deri tani, me qëllim që të jem në anvangard me kohën dhe me jetën”. 

Edhe ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola e cilësoi biznesmenin Morinaj si pioner të kapitalizmit shqiptar

 Dritan Tola, ambasador i Shqipërisë në Francë: Këtë vit çmimi iu dha nje shqiptari, Z.Kadri Morinaj, i cili është nga një anë përfaqesuesi i shquar në Shqipëri, por dhe në botë. Një nga pioneret e kapitalizmit shqiptar, një kapitalizëm me fytyrë humane pikërisht për shkak të aktiviteteve që ai ka zhvilluar dhe në fushën sociale. Mendoj se është krenari për ne dhe komunitetin shqiptar, që personazhe të tillë të nderohen me çmime. Nga ana tjetër shërben për rritjen e imazhit dhe të shqiptare në Francë”. 

Pjesëmarrës në të njëjtin event, vlerësime për biznesmenin Morinaj shprehën edhe personalitete të tjera akademike dhe lektore si në fushën e edukimit dhe kërkimit shkencor edhe në fusha të tjera. Jean Sebastien Robine, President i Grupit të Lidereve të rinj Gjenevë tha se, ishte kënaqësi që ky event të zhvillohej edhe në Shqipëri.

 Jean Sebastien Robine, President i Grupit të Lidereve të rinj Gjenevë: “Çmimi ‘The Best’ eshte nje çmim prestigjioz.Une jam nje biznesmen i ri dhe ndjehem i privilegjuar qe e mora kete çmim ne krah te mikut tim nga Shqipëria Kadri Morinaj”. 

Fakti që u vlerësua në këtë mbrëmje gala një biznesmen shqiptar, nuk kishte si ti shpëtonte retorikës së antarit të akademisë së shkencave të Parisit , Jean Marie Ruard, në kuadër të vlerësimeve edhe një emër i njohur në fushën e letrave sikundër është shkrimtari shqiptar me famë botërore Ismail Kadare.

Jean Marie Ruard, anëtar i Akademisë së Shkencave të Parisit nuk e fheshu kënaqësinë e tij, duke thënë se

Jean Marie Ruard, anëtar i Akademisë së Shkencave në Paris: Është një nga mbrëmjet më të veçanta në Paris, ku ka takuar edhe shkrimtarin Ismail Kadare nga Shqiperia. Kadare eshte shkrimtari me i mire ne Shqiperi. Vlerësoj Z.Morinaj për kontributin e tij të dhënë dhe figura të tilla na duhen gjithmonë”. 

Për Presidentin e “Eurosig” dhe “Insig” Kadri Morinaj, kontributi i tij në fushën e biznesit nuk ndalet me fitoren e këtij çmimi, por do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai ka nisur që herët në fillim të viteve 90 aktivitetet e biznesit të tij që tashmë janë te suksesshme jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Morinaj numëron disa çmime të fituara si çmimin ‘Sokratës’ në Samitin Botëror të Biznesit në ‘Oxford’, vlerësimi nga familja mbretërore spanjolle për kontributin e tij në fushën e biznesit dhe angazhimin e tij për promovimin e tolerancës fetare në Shqipëri si dhe shumë çmime të tjera.Presidenti i ‘Eurosig’ dhe ‘Insig’ Kadri Morinaj shprehet se në fokus të veprimtarisë së tij do të jenë edhe ndihmesa për personat me aftësi të kufizuar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono