cmimi

shaban-sinani-leo.jpg
nev ila15:30 | 11/12/2019

Akademiku Shaban Sinani në një intervistë për ABC News  thotë se Shqipëria refuzoi pjesëmarrjen në ceremoninë e çmimit “Nobel”, pasi çmimit më të rëndësishëm të letërsisë i është cenuar morali, duke vlerësuar një ithtar të masakrave të Millosheviçit.

Akademia suedeze dhe juria e çmimit Nobel në këndvështrimin e sekretarit shkencor  të albanologjisë  ne akademinë e shkencave të Shqipërisë.

Shaban Sinani i është cënuar morali duke vlerësuar  shkrimtarin austriak Peter Handke.

Akademiku dhe studiuesi i njohur, ishte i bindur që në krye të herës, se juria  nuk do të tërhiqej nga përzgjedhja e saj edhe pse do ishte zgjidhje ideale, për t’i rikthyer vlerën morale çmimit më të rëndësishëm të letërsisë.

Sinani thotë se Peter Handke, ka hasur në kritika edhe nga  opinioni publik në Serbi dhe në disa vende europiane për gjuhen e urrejtjes.

Ajo çfarë është shqetësuese sipas Sinanit është  rikonfirmimi i qëndrimit të tij edhe me shkrim, për mos njohjen e krimeve të Millosheviçit.

Absurdi i çmimit “Nobel” sipas Shaban Sinanit është që në gjenezë.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë që prej vitit 1991 , ka propozuar sistematikisht shkrimtarin e njohur botërisht Ismail Kadare, por për herë të parë  shkrimtari i shquar shqiptar për këtë çmim është propozuar nga Franca thekson Sinani.

Çmimi “Nobel” është çmimi më i rëndësishëm për letërsinë dhe ëndrra e shumë shkrimtarëve./abcnews.al

sarajeve-protesta-1280x708.jpg
nev ila15:59 | 05/11/2019

Në Sarajevë nën organizim e “Shoqatës së viktimave dhe dëshmitarëve të genocidit në Bosnjë e Hercegovinë”, qytetarët kanë zhvilluar një protestë para Ambasadës së Suedisë kundër vendimit që vlerësoi me çmimin Nobel në letërsi shkrimtarin austriak Peter Handke.

Protestuesit mbanin fotografi në të cilat shihej se si Handke kishte qëndruar në qytetin e Srebrenicës në verën e vitit 1996, gati një vit pasi atje forcat ushtarako-policore dhe paraushtarake serbe kishin kryer një masakër duke lënë të vrarë disa mijra civilë boshnjakë.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se protestuesit kanë ngritur zërin kundër dhënies së çmimit Nobel për Piter Handken duke thënë se kjo është njësoj sikur ai t’I ishte akorduar presidentit serb Slobodan Milosheviq të cilin shkrimtari austriak e pati mbështetur:

‘Çmimin kanë mundur t’ia japin edhe Karxhiqit dhe Mladiqit dhe të gjithë atyre të cilët bënë krime mbi myslimanët,’ – tha Munira Subashiq nga shoqata ‘Nënat e Srebrenicës’ e cila në ambasadën e Suedisë në Sarajevë dorëzoi një letër në për Mbretin dhe Mbretëreshën e këtij vendi kur tërhiqet vërejtja se çmimi i është dhënë dikujt që ka mbështetur krimin./abcnews.al

PETRAQ-KOLEVICA-1280x720.jpg
ent ela16:49 | 31/10/2019

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë ka nderuar Petraq Kolevicën me çmimin “Mjeshtër në Arkitekturë” ky është një  vlerësim për Petraq Kolevicën, si një ndër arkitektët me kontribute e vlera të mëdha në gjenezën e Arkitekturës Moderne Shqiptare të shekullit të XX.

Në hollin e Art Turbinës ku u mbajt edhe ceremonia u ekspozuan edhe disa prej projekteve të mjeshtrit të Arkitekturës.

Petraq Kolevica krahas kontributit në arkitekturë njihet edhe si figurë e vyer e kulturës shqiptare njohës i artit vizual, përkthyes i vyer i Letërsisë Botërore, poet dhe autor i disa librave edhe të karakterit biografik, ai është sot një ikonë shqiptare të shekullit të XX. /abcnews.al

ismail-kadare.jpg
ad min19:13 | 23/10/2019

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare nderohet me çmimin prestigjioz ndërkombëtar Pak Kyong-ni për vitin 2019. Çmimi do t’i dorëzohet shkrimtarit më 26 Tetor në Korenë e Jugut, me një ceremoni të veçantë.

Ismail Kadare tha se ishte i lumtur që nderohej me çmimin prestigjioz. Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve koreano-jugorë në Qendrën e Shtypit në Seul, Kadare u shpreh edhe për fituesin e Nobelit në Letërsi për vitin 2019, shkrimtarin Peter Handke. Ai  tha se është dakord me mendimin e shumë kritikëve të tjerë se  Akademia Suedeze nuk duhet t’ia kishte dhënë këtë çmim.

“E njoh personalisht Handken dhe kam ngrënë drekë me të disa herë. Mendoj se ekziston një vijë që letërsia nuk duhet ta kalojë, por Handke e kaloi atë. Vrasja nuk duhet të pranohet nën asnjë rrethanë”.

Kadare tha se ka qenë vetë viktimë e censurës dhe shtypjes së qeverisë dhe se kjo mund ta ketë bërë të jetë kaq i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje. Ai u shpreh se “Shqipëria ka qenë një ndër vendet më të izoluara në Evropë, një vend komunist nën diktaturë.”

“Shumica e shkrimtarëve në atë kohë ishin të censuruar nga qeveria. Në Kushtetutë thuhej se nuk mund të shprehje mendime nëse ato ishin kundër regjimit. Shumë nga shkrimtarët ishin në situata të rrezikshme dhe disa u burgosën. Jeta ime është e vetëm njëra nga ato mijëra raste” .

Çmimi Pak Kyong-ni do t’i dorëzohet Ismail Kadaresë më 26 tetor në qytetin Wonju të provincës Gangwon. Ky është çmimi i vetëm ndërkombëtar letrar që Koreja e Jugut u jep shkrimtarëve./ABC News Albania

etiopia-cmimi-paqja-1280x720.jpg
nev ila13:17 | 11/10/2019

Kryeministri i Etiopisë Ahmed Ali ka marrë cmimin Nobel për paqe të këtij viti, për përpjekjet e tij në rivendosjen e paqes në very – lindje të Afrikës. Si dhe për vendimin për të zgjidhur mosmarrëveshjet për kufirin me Eritrenë.

Komiteti norvegjez për Nobel 2019 i ka dhënë Nobel-in për paqe kryeministrit të Etiopisë Abi Ahmed Ali, autor i një marrëveshjeje historike për paqen me Eritrenë fqine pas më shumë se 30 vitesh konflikt.

Cmimi është një mirënjohje për të gjithë protagonistët që punojnë për paqen dhe pajtimin në Etiopi dhe në rajonet e Afrikës lindore dhe very-lindore.

Kur Ahmed u bë kryeministër në prill të 2018-ës, ai shprehu qartë dëshirën për rifillimin e bisedimeve për paqe me Eritrenë. Në bashkëpunim me homologun e tij nga Eritrea ai hartoi në mënyrë të shpejtë një marrëveshje paqeje për t’I dhënë fund ngërcit mes dy vendeve.

Në Etiopi, dhe pse ka ende shumë punë për të bërë, Ahmed ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme të cilat u japin shumë qytetarëve shpresën për një jetë më të mirë dhe një të ardhme të sigurtë.

Në 100 ditët e tij të para si kryeministër ai anuloi gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në vend duke i dhënë amnisti mijëra të burgosurve politikë; ndërpreu censurën mediatike dhe ligjëroi grupet e opozitës duke pezulluar nga postet liderë ushtarakë dhe civilë të akuzuar për korrupsion. Ai gjithashtu rriti në mënyrë domethënëse influencën e grave në jetën politike dhe të komunitetit. Por përforcoi dhe demokracinë duke organizuar zgjedhje të lira.

Janë të shumtë ata që mendojnë se këtë vit cmimi Nobel për paqe është dhënë shumë shpejt por komiteti norvegjez thekson se përpjekjet e kryeministrit të Etiopisë meritojnë mirënjihje dhe kanë nevojë për inkurajim.

Etiopia është vendi i dytë më i populluar i Afrikës dhe ekonomia më e madhe e Afrikës Lindore. Një Etiopi paqësore, e qëndrueshme dhe e suksesshme do të ketë shumë pasoja positive dhe do të kontribuojë në përforcimin e vëllazërisë mes kombeve dhe popujve të rajonit.

Ishin 301 kandidatët për cmimin Nobel këtë vit, 223 individë dhe 78 organizata, rregullorja parashikon se këta emra duhet të qëndrojnë secret për 50 vitet e ardhshme./ABC News Albania 24/7

Akademia-e-shekncave-1280x720.jpg
nev ila11:36 | 11/10/2019

Akademia e shkencave të shqipërisë i është drejtuar me një letër akademisë suedeze ku shprehet e indinjuar në lidhje me çmimin Nobel për letërsinë të akorduar  këtë vit. “Prej kohësh janë paraqitur dyshime për moralin e Nobelit në Letërsi.

Ka ndodhur që juria e këtij çmimi të lartë ka konsideruar edhe opinionet; ka ndodhur edhe e kundërta, që, në emër të idealeve, ideologjive, qendrimeve vetjake politike, të bëhet para-përzgjedhje, duke përjashtuar edhe kryemjeshtër të artit të fjalës.

Siç ka ndodhur që talente të jashtëzakonshëm në letërsi të rezultojnë, shumë kohë pas shpalljes fitues, që kanë pasur implikime okulte në jetën shoqërore” shkruan në letrën e saj akademia e shkencave.

Letra e Akademisë së Shkencave:

Akademia e Shkencave e Shqipërisë u njoh me shqetësim e zhgënjim të thellë me vendimin e jurisë së çmimit Nobel në letërsi, i cili për këtë vit iu rezervua shkrimtarit Peter Handke.

Duke qenë prej shumë vitesh propozuese ngulmuese e kandidaturës së shkrimtarit shqiptar me reputacion të gjithëvlerësuar botëror Ismail Kadare, Akademia e Shkencave e Shqipërisë u është shmangur, edhe pse me mundim, interpretimeve të kësaj jurie, duke mos dashur të gjykohet si palë e cenuar

Por laureimi i sivjetmë, që me të drejtë ka krijuar një gjendje shqetësimi gjerësisht në Europë e në Botë, na detyron të largohemi nga mirësjellja formale dhe të shprehemi me këtë kontestim publik, që u bashkohet shumë kontestimeve të tjera.

Kjo sepse Akademia motër Suedeze e Shkencave, në raste të mëparshme të vendimeve të diskutueshme të jurive të saj, me të drejtë ka lënë të kuptohet se është në parimet e saj që Nobeli i letërsisë është çmim talenti dhe qytetarie. Dhënia e një çmimi të tillë mund të arsyetohet me faktin se ai i referohet vetëm kontributit të shkrimtarit në letërsinë botërore, por në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm edhe për peshën politike që mbart çmimi Nobel.

Këtë vit ne jemi të detyruar të shprehim qëndrimin tonë, sepse kandidati i laureuar e implikon rëndë këtë parimësi, duke e paraqitur jurinë e këtij çmimi dinjitoz në standarde të dyfishta dhe shpërfillëse ndaj dukurive më të refuzuara europiane, si hate speech, përkrahja e krimeve kolektive, mbështetja publike e urrejtjes kombëtare, gjuhësore, fetare, racore, gjinore e kulturore, me shkelje të duksme të kodit të etikës. E njëjta Akademi që akordon vit për vit çmimin Nobel të Paqes nuk mund t’i lejojë vetes të inkurajojë me Nobelin e Letërsisë  urrejtjen dhe konfliktin.

Ne nuk gjykojmë vlerën e veprës letrare të fituesit të Nobelit të sivjetëm.

Ne na dëshpëron braktisja e parimësisë në gjykim nga juria e këtij çmimi, duke mbyllur sytë para inkurajimit të hapur që ai i ofroi makinerisë së urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve të frymëzuar prej një njeriu të dënuar për krime të rënda kundër  Njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Pyetja jonë është: A mund të besohet më kjo “parimësi”? 

Prej kohësh janë paraqitur dyshime për moralin e Nobelit në Letërsi.

Ka ndodhur që juria e këtij çmimi të lartë ka konsideruar edhe opinionet; ka ndodhur edhe e kundërta, që, në emër të idealeve, ideologjive, qendrimeve vetjake politike, të bëhet para-përzgjedhje, duke përjashtuar edhe kryemjeshtër të artit të fjalës.

Siç ka ndodhur që talente të jashtëzakonshëm në letërsi të rezultojnë, shumë kohë pas shpalljes fitues, që kanë pasur implikime okulte në jetën shoqërore.

Por nuk ka ndodhur ndonjëherë që frymëzuesit e ideologjisë primitive të urrejtjes dhe armiqësisë etnike të laureohen duke ua amnistuar përgjegjësitë e tyre të mirënjohura si famëkeqe prej kohësh botërisht.

Sa më sipër, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë paraqet mospajtimin  dhe  indinjatën e saj, pasi në vlerësimin tonë ky është një akt i rëndë i dhunimit të vlerave njerëzore.

Tiranë më 11 tetor 2019″

cmimi-nobel-2019.jpg
nev ila12:01 | 07/10/2019

Tre shkencëtarë që studiuan se si qelizat përcaktojnë nivelin e tyre të oksigjenit u është dhënë çmimi “Nobel” në Mjekësi.

William G. Kaelin, Jr., i Universitetit të Harvardit, Sir Peter J. Ratcliffe, i Universitetit të Oksfordit dhe Gregg L. Semenza, nga Universiteti Johns Hopkins morën së bashku çmimin e rëndësishëm.

Sipas fjalëve të komitetit Nobel:

“Ndjesia e oksigjenit është thelbësore për një numër të madh sëmundjesh. Zbulimet e bëra nga laureatët e këtij viti kanë rëndësi thelbësore për mjekësinë dhe i kanë hapur rrugën premtimit të strategjive të reja për të luftuar aneminë, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera”, deklaruan ata.

Qelizat e trupit tonë përdorin oksigjenin për ta kthyer ushqimin në energji të përdorshme dhe 3-shja – William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza – zbuluan se si qelizat përshtaten kur niveli i oksigjenit bie./abcnews.al

jackson.jpg
ent ela23:00 | 30/07/2019

Muzika që ka lënë pas, çmimet e rëndësishme, si dhe lëvizjet ikonike, mesa duket nuk kanë më fuqinë për të mbrojtur mbretin e popit.

Pasi i kthyen shpinën mediat, portalet dhe radiot, tashmë edhe MTV është kundër Michael Jackson dhe po mendon ta riemërtojë çmimin “Michael Jackson” në “Video Vanguard Award”. Kjo për shkak të akuzave të bëra kundër yllit të ndjerë të popit në dokumentarin kontrovers “Leaving Neverland”. Dilema vjen për faktin se ka polemika nëse artistët do ta pranojnë apo jo të marrin çmimin që mban emrin e Jackson.

Eventi më i madh i çmimeve në industrinë e muzikës do të mbahet më 26 Gusht. Drejtuesit e tij janë në diskutime, për të gjetur një mënyrë sesi do të prezantohet çmimi dhe se kush do ta dorëzojë atë.

Ylli i ndjerë i popit u nderua me “Vanguard Award” në vitin 1988, ndërsa MTV e riemërtoi atë për nder të tij në vitin 1991.

Kanë kaluar gjashtë muaj, që nga lançimi i dokumentarit, ku dy meshkuj pretendojnë se Jackson i kishte keqtrajtuar kur ishin fëmijë. Lajmet u hodhën poshtë nga familja e mbretit të popit, madje ngritën një padi prej 100 milionë dollarësh kundër rrjetit televiziv amerikan, që e publikoi atë.

Klan Plus

verstaen-1280x720.jpg
nev ila14:52 | 29/07/2019

Çmimi i Madh i Gjermanisë ishte një nga garat më të bukura të Formula 1, vitet e fundit. Holandezi Verstapen u shpreh i lumtur për fitoren, ndërsa kampion i botës, Hamilton, mbeti pozitiv

Çfarë duhet që ky sport të mos jetë i mërzitshëm?

Përgjigje e sigurt është: Mot me shi, mundësisht i paqëndrueshëm.

Në kushte të tilla, Formula 1 është e paparashikueshme, thellësisht emocionuese, ndonëse për fat jo e rrezikshme për jetën, pas masave të rrepta të sigurisë të vendosura prej vitesh.

I tillë, Çmimi i Madh i Gjermanisë në pistën e lavdishme të Hokenhajmit, ku përmbysjet ishin kaq të mëdha, për përfundimi krejtësisht i papritur.

Si mund të ndodhë që Red Bulli i Verstapenit të dominojë për shumicën e xhirove, apo që Sebastian Feteli në krizë prej muajsh të niset i fundit e të dalë i dyti?

Çfarë ngjau që Mercedesi i plotfuqishëm mezi të marrë një pikë, edhe pse ishte në garën e shtëpisë?

Gara nisi me reshje dhe pistë të mbushur me ujë, vazhdoi me tharje të ndjeshme të asfaltit, më pas shiu u rikthye, ndërsa në pjesën e fundit, u pakësua.

Verstapen, që pati start të keq, arriti të rikuperonte, të mbetej gjithnjë pranë kreut, dhe Red Bulli për fat mori vendimet e duhura, duke arritur suksesin.

Fitorja ishte e mrekullueshme, – u shpreh holandezi, – gjithsesi, ishte shumë e vështirë dhe e rrezikshme. Morëm vendimet e duhura, dhe u desh të ishim të përqendruar plotësisht. Gjithë puna ishte të bënim sa më pak gabime në ato kushte. Mesa duket, po mësoj nga përvoja e kaluar, dhe mund të them se jam shumë i lumtur nga paraqitja ime dhe e skuadrës. Duhen edhe 10 gara deri në fund të sezonit, dhe teorikisht unë kam shanse për titull, por le të mos flasim para kohe. Hamiltoni është në pozicion shumë të favorshëm për të fituar”.

Mercedesi ishte humbësi i madh në Hokenhajm, ndonëse dështimi ishte vetëm për një ditë.

Në renditjen e përgjithshme, asgjë nuk ndryshoi për skuadrën gjermane, aq më pak për kryesuesin Ljuis Hamilton.

Rivalët e Ferrarit dhe Red Bullit janë relativisht larg, ndërsa ndjekësi i tij më i afërt, shoku i skuadrës Valteri Botas, doli nga gara.

Kampioni i botës e rriti me 1 pikë epërsinë në krye të renditjes.

“Ishte një fundjavë që na vuri në një sprovë të madhe, – tha Hamiltoni më pas, – gjithsesi, duke qenë i sëmurë para garës, kuptova edhe një herë se shëndeti është gjëja kryesore. Tani, unë arrij t’i kuptoj ata njerëz që janë të sëmurë nëpër spitale. Ishte një garë e vështirë, sidomos për shkak të motit. Për fat të keq, bëmë disa gabime që na kushtuan. Nuk ka kuptim të gjejmë fajtorë, sepse ne fitojmë dhe humbasim së bashku. Ishte vetëm një garë, dhe ne mbetemi të bashkuar e shikojmë përpara”.

U desh një ore e 45 minuta që të mbyllej kjo garë, me Verstapenin në krye, Fetelin të dytin dhe rusin Kviat të tretin.

Kur duhen edhe 10 konkurrime deri në fund, Hamilton kryeson me 225 pikë, 41 pikë më shumë se Valteri Botas, gjithashtu i Mercedesit./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono