cmimet oskar

oscars-1280x898.jpg
ent ela13:06 | 09/08/2018

Çmimeve Oskar i shtohet edhe një çmim i ri, ai për filmin më popullor. Akademia e Çmimeve Oskar ka prezantuar disa risi, që do të nisin që nga edicioni i 2019.

Edicioni i ardhshëm i Çmimeve Oskar do të ketë një risi. Në edicionin e 91 të çmimeve më të rëndësishme kinematografike do të shpërndahet dhe një statujë e re, Oskari për Filmin me Popullor. Ka qenë vetë Akademia e Çmimeve Oskar që e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një komunikate, pas rizgjedhjes së presidentit të saj John Bailey.

Mes risive të tjera të Çmimeve Oskar është edhe kufizimi i kohës së ceremonisë në tre orë, përfshirë edhe reklamat. Ky vendim erdhi pasi edicioni i këtij viti, që u zhvillua në muajin mars, zgjati pothuaj 4 orë, duke pësuar edhe një rënie në shikueshmëri me mbi 26 milionë telespektatorë më pak.

Pavarësisht kufizimit të kohës së spektaklit, për të nderuar 24 kategoritë, Çmimet e disa prej tyre do të jepen live në “Dolby Theater” gjatë hapësirës publicitare. Më pas momenti i fitores do të jepet gjatë transmetimit direkt.

Dhe risia e fundit është parashikimi i datës së edicionit të 92-të të çmimeve Oskar, që do të afrohet në kohë. Ai do të mbahet jo në 23 shkurt, por në 9 shkurt 2020. /abcnews.al

100275819_actorsreu.jpg
ent ela12:44 | 05/03/2018

“The Shape of Water”, thënë në shqip “Forma e Ujit”, një film rreth një gruaje që bie në dashuri me një krijesë deti, ka triumfuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjoze “Oscar” në edicionin e 90-të. Ky film, falë dramës që përçonte, arriti të rrëmbejë 4 statuja, atë të filmit më të mirë, kolonës zanore, Dizajn Produksionit dhe regjizorit më të mirë, i cili ngjiti në skenë meksikanin Guillermo del Toro. “The Shape of Ëater”, garoi për 13 nominime.

Frances McDormand triumfoi si aktorja më e mire në rol kryesor për filmin “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, dhe bindi çdo kandidate femër që të qëndronte me të në një natë plot me deklarata rreth barazisë gjinore. Në fjalimin e saj të pranimit të çmimit, vendosi Oscar-in në dyshemenë e skenës madhështore dhe iu drejtua të pranishmëve ndërsa femrat e nominuara qëndronin në këmbë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ky ishte një nga momentet më të fuqishme dhe simbolike të mbrëmjes.

Frances Mcdormand, Aktore: “Shikoni përreth zonja dhe zotërinj, sepse ne të gjithë kemi histori për të treguar dhe projekte që kanë nevojë për financime. Mos na flisni rreth kësaj sonte në festë – na ftoni ne në zyrën tuaj pas disa ditëve ose mund të vini ju tek zyra jonë, cila t’iu përshtatet juve më mirë- dhe ne do iu tregojmë ato histori”.

Kërkesa e aktores erdhi në sajë të një fushate për barazinë gjinore në filma – veçanrësisht pas skandalit për ngacmime seksuale që përfshiu Hollivudin. Ajo e përfundoi fjalimin duke thënë: “Unë kam dy fjalë për ju sonte: inclusion rider”, që është një klauzolë, të cilën e vendosin aktorët në kontratat e tyre për të insistuar rreth diversitetit në 50% të kastit të aktorëve dhe komplet stafit.

Ndërkohë, ceremonia e çmimeve Oscar u shënua edhe nga fushtatat “Me Too” dhe “Time’s Up”, një segmet I prezantuar nga aktoret Ashley Judd, Salma Hayek dhe Annabella Sciorra, të cilat e akuzojnë producentin Harvey Ëeinstein për ngacmim seksual. Prezantuesi i eventit, komediani I njohur Jimmy Kimmel foli për këtë çështje në monologun e tij të hapjes dhe tha se rënia e Ëeinstein dhe reformat për këtë çështje kanë ardhur shumë vonë.

Përveç “Shape of Water”, në ceremoni 3 çmime Oscar shkruan për filmin “Dunkirk” dhe nga 2 statuja për “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”; “Darkest Hour”; “Blade Runner 2049” dhe për filmin vizatimor “Coco”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono