çmim

nobel.jpg
ad min11:41 | 04/05/2018

Akademia Nobel nuk do të dorëzojë këtë vit çmimin për Letërsinë. Ky vendim është marrë për shkak të reputacionit të dobët të Akademisë që u përfshi në një skandal me ngacmime seksuale.

Akademia suedeze, që dorëzon Nobel ka vendosur që të mos japë çmimin e 2018-s për Letërsinë, për shkak të skandalit të ngacmimeve seksuale në të cilin është përfshirë.

Jean-Claude Arnault, fotografi franko-suede i martuar me poeten Katarina Frostenson, e cila është pjesë e Akademisë, është akuzuar se ka ngacmuar 18 femra, përveç princeshës trashëgimtare, Viktoria e Suedisë.

Kjo është hera e parë pas Luftës së Dytë Botërore që ky çmim prestigjoz nuk dorëzohet. Fituesi i 2018-s do të njoftohet në 2019, bashkë me fituesin e atij viti.

“Kemi mbërritur në një vendim të tillë në sajë të reputacionit në rënie të Akademisë dhe të besimit të reduktuar të publikut në institucion”, lëxohet në komunikatën e Nobelit.

I gjithë skandali u shfaq në nëntorin e kaluar. Megjithatë Arnault mohon akuzat. Sipas BBC, incidente të ndryshme kanë ndodhur në seli që janë në pronësi të Akademisë.

Polemikat u rritën dhe më shumë pasi organizata votoi kundër heqjes së bashkëshortes së Arnault nga komiteti, i përbërë nga 18 anëtarë. Ky vendim shkaktoi dorëheqje të shumta. Mes të dorëhequrve është dhe numri një i Akademisë, Sara Danius.

Ndërkohë, çmimi Nobel për Letërsinë dorëzohet gjithmonë në muajin Tetor.

thori.jpg
ad min14:28 | 20/04/2018

Natalie Portman ka refuzuar të marrë çmimin “Genesis”, i njohur dhe si “Nobeli” hebre, si pasojë e ngjarjeve të fundit në Izrael që sipas saj janë shumë të dhimbshme. Aktorja dhe producentja ka lindur në Jeruzalem, por ka nënshtetësi amerikane.

Aktorja dhe producentja izraelo-amerikane Natalie Portman bëri të ditur se nuk do të shkojë në Izrael në fund të muajit Qershor për të tërhequr çmimin “Genesis”, i cili njihet dhe si çmimi “Nobel” hebre. Aktorja ka marër këtë vendim si pasojë e ngjarjeve të fundit në vend, ndërkohë ceremonia është anuluar.

Një përfaqësues i Portman u shpreh se ngjarjet e fundit në Izrael janë shumë të dhimbshme për aktoren. Kurse ministri izraelit i Kulturës u shpreh se aktoja i është dorëzuar presioneve të lëvizjes për bojkotimin e Izraelit.

I njëjti çmim i është dorëzuar nj vit më parë arkitektit dhe skulptorit anglez me origjinë indiane Anish Kapoor, në vitin 2016 violinistit dhe dirigjentit izraelit Jitzhak Perlman, ndërsa në 2015 aktorit amerikan Michael Douglas.

Portman, e cila ka lindur në Jeruzale, por që tashmë ka nënshtetësi amerikane është producente dhe interpretuese e filmave si “Të ëndërrosh dhe të jetosh”, sipas romanit të Amos Oz “Një histori dashuri dhe Ferri”./abcnews.al

aneta-rama-cmimi.jpg
ad min13:11 | 15/04/2018

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë ku tërhoqi një çmim akorduar nënës së tij nga Urdhri i Stomatologëve shqiptarë.

Çmimi “Nderi i stomatologjisë shqiptare” për Aneta Ramën e tërhoqi djali i saj, kryeministri Rama. Ajo nuk mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Vlorë për shkak të gjendjes shëndetësore që po kalon.

Kreu i qeverisë tha se ishte i emocionuar për këtë nderim që i behej nënës së tij, nga të parat gra dentiste në vend.

Çmimi u dha me rastin e 100-vjetorit të Shërbimit Stomatologjik në vend./abcnews.al

Veliaj-gjate-marrjes-se-cmimit-ne-Bruksel-1-1280x720.jpg
ad min18:37 | 09/04/2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u nderua në Bruksel me çmimin e Komisionit Europian “Kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom”.

Në Javën e komunitetit Rom, Komisioni Europian i dha kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, çmimin “Kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom”. Ky çmim iu dorëzua çmimi në Bruksel, gjatë një ceremonie të posaçme të organizuar në Parlamentin Europian.

Erion Veliaj: “Jam shumë i lumtur që Tirana sot krenohet si kryeqyteti më miqësor me Komunitetin Rom. Është mënyra më e mirë për të shpërblyer punën e të gjithë atyre që kanë punuar për të zgjidhur disa tema shumë të rëndësishme në qytetin tonë, duke filluar nga çështja e strehimit për komunitetin rom te “Bregu i Lumit”, te Liqeni Artificial apo në zonën e Shkozës”.

Ai shtoi se kjo sjellje ndaj këtij komuniteti e bën jo vetëm Tiranën, por gjithë vendin më perëndimor dhe e sjell atë më afër Bashkimit Europian.

Erion Veliaj: “Dua të falenderoj të gjithë ata kolegë, edhe nga komuniteti ndërkombëtar, duke filluar nga kryeministria, qeveria, amabasada jonë këtu në Bruksel dhe gjithë rrjeti i njerëzve që bënë të mundur këtë histori suksesi”.

Forcimi i rolit të komunitetit rom në vendimmarrjen vendore dhe kombëtare, sipas Veliajt, ndikon në integrimin e tyre në shoqëri./abcnews.al

vlcsnap-error181-1280x720.jpg
ad min15:36 | 12/02/2018

Biznesmeni shqiptar, Kadri Morina, vlerësohet nga familja mbretërore spanjolle. Presidenti i Eurosig Group përfitoi nga ky rast për të promovuar vlerat e Shqipërisë.

Presidenti i Eurosig Group, Kadri Morinaj, u prit dhe u nderua nga familja mbretërore e
Spanjës për kontributin në fushën e biznesit dhe angazhimin për promovimin e tolerancës fetare në Shqipëri.

Në mbrëmjen gala organizuar në Madrid ku mori edhe çmimin, Morina foli për atë çfarë vendi yne ofron për investitorët e huaj.

Kadri Morinaj: “Gjatë vizitës time në Spanjë, m’u dha mundësia të promovoj Shqipërinë në prag të negociatave per anëtarësim në BE. Pata mundësinë gjithashtu, të takoj përfaqësues të familjes mbretërore, biznesmenë, familje aristokrate të Spanjës dhe në bisedat që pata me ta, u përpoqa të shpalos vlerat e Shqipërisë dhe mundësinë që ofron ajo për investimet e huaja. Biznesmenë spanjollë, të të gjitha fushave, porn ë veçanti të industrisë financiare, të sigurimeve, si dhe të agroturizmit e bujqësisë, shprehën interes për vendin tonë dhe një pjesë e tyre, madje edhe nga New York, që ishin në këto takime, Brenda një afati 3-mujor, do të vizitojnë Tiranën. Gjithashtu, pata mundësinë të takoj dhe profesorë të njohur spanjoll, me të cilët bisedova për mundësinë e ofrimit të bursave studentëve shqiptarë, me qëllim që edhe Tirana të bëhet si metropolet tjera, dhe këta
student, pas studimeve në Spanjë, të kthehen në vendin e tyre, si një aset shumë i çmuar”, tha Morinaj, duke falenderuar familjen mbretërore të Spanjës për vlerësimin e bërë.

Anëtari i familjes mbretërore spanjolle, Enrique de Barbon, vlerësoi rolin e Morinës si filantrop.

“Është e rëndësishme prania e Z.Morinaj, pasi ne këtu në Spanjë, kemi nevojë për përfaqësues të
denjë të Shqipqrisë. Ai është një biznemen që gjithçka e ka arritur vetë dhe e vlerësojmë shumë
edhe rolin e tij si filantrop. Ai është një personalitet i rëndësishëm nga Shqipëria dhe është shumë e rëndsësishme për ne, që ai ndodhet këtu në Spanjë”, tha Enrique de Barbon.

Biznesmeni Morinaj është i njohur si filantrop dhe promovues i vlerave të Shqipërisë nëpër botë.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono