çmim

caital-gazette.jpg
G. P.12:34 | 16/04/2019

Gazeta lokale amerikane “Capital Gazette” ka fituar çmimin Pulitzer për mbulimin mediatik të ngjarjes që ndodhi në redaksinë e lajmeve të saj. Një çmim, për të cilin stafi aktual që punon aty nuk e festoi aspak dhe kjo ka një arsye shumë të rëndësishme.

Në Qershor të 2018-s, një person i armatosur mësyu brenda redaksisë dhe vrau pesë prej kolegëve të tyre. “Capital Gazette” fitoi çmimin për kurajën dhe mbulimin që i bëri një prej sulmeve më vdekjeprurëse të gazetarëve në historinë e Amerikës.

John McNamara, Eendi Einters, Rebecca Smith, Gerald Fischman dhe Rob Hiassen vdiqën në atë ngjarje. Por gjithsesi, stafi arriti të publikonte gazetën në orar për ditën tjetër.

Të gjithë të pranishmit nuk festuan aspak çmimin, por thjesht u përqafuan në kujtim të pesë kolegëve të tyre. Gjithashtu çmim Pulitzer fituan dhe “New York Times” dhe “Wall Street Journal” për investigimet ndaj presidentit Trump.

Dy gazetarë të tjerë, të burgosur në Myanmar sepse raportuan masakrën nga myslimanëve Rohingya, fituan çmim. Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo ishin pjesë e “Reuters”, dhe u dënuan vitin e kaluar me nga 7 vite burg. “Reuters” është shprehur se nuk do ta festojë çmimin derisa dy gazetarët të lirohen.

Çmim për sa i përket mbulimit mediatik ndaj sulmeve me armë fituan edhe dy gazeta të tjera lokale në Amerikë. “Pittsburgh Post-Gazette” fitoi çmim për raportimin e sulmit në një sinagogë në Pennsylvania ku mbetën të vrarë 11 persona.

Ndërsa “South Florida Sun Sentinel” fitoi çmim për raportimin në Shkurt 2018 ndaj sulmit me armë që u krye në një gjimnaz dhe ku vdiqën 17 persona./abcnews.al

ambasadori.jpg
G. P.16:45 | 02/04/2019

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Sjaastad, deklaron se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ka një çmim. Sipas tij, kompromisi është vështirë, por njëkohësisht i domosdoshëm.

Pasoja ka paralajmëruar ambasadori norvegjez për Kosovë në rast se nuk arrihet marrëveshja finale Kosovë Serbi. Ai ka thënë se Kosovës i pamundësohet të jetë pjesë e projekteve të mëdha ndërkombëtare. Ndërsa arritjen e kompromisit e ka quajtur të vështirë.

Strand Sjaastad ambasador i Norvegjisë, Prishtinë:  “Një gjë duhet të di se secili opsion ka një çmim edhe arritja është një kompromis i vështirë dhe mos arritja e marrëveshjes është një humbje e mundësisë që të bëhet kyçja e Kosovës në projektet ndërkombëtare. Kosova duhet të bëjë shumë sa i përket përmirësimit në shëndetësi, arsim, etj”. 

Këto komente, diplomati norvegjez i bëri në konferencën “Gratë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, i organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani tha se dialogu ka dalë nga binarët.

Vjosa Osmani deputete e LDK:  “Janë 12 vite që ky është fokus im kryesor duke  e ditur si ka filluar ky dialogë  them se dialogu ka dal komplet nga rruga komplet nga binaret. Askush nga Serbia s’ju thotë ndaleni korrupsionin. Unë nuk jam ithtar i formave të ndara vetëm të grave apo të burrave që shkojnë në Bruksel apo diku tjetër, unë jam ithtar të mblidhemi ne një tavolinë. Jam e bindur se secila parti që ka në dialogë ka gra më të afta se sa burrat që kanë dërguar në dialogë”.

Dialogu Kosovë Serbi së fundmi është stopuar nga pala serbe për shkak të taksës së vënë nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe./abcnews.al

aboneja-1280x697.jpg
ent ela16:50 | 08/02/2019

80 % e studentëve në Tiranë e blejnë abonenë 1600 lek si çdo qytetar. Çmimi i reduktuar sipas Qëndresës Qytetare aplikohet vetëm për 20% të studentëve të cilat shpërndahen nën dorë në treg të zi.

Në Tiranë vetëm 20% e studentëve mund ta përfitojnë abonenë për të përdorur transportin publik me çmimin e reduktuar prej 600 lekesh, 80% e tyre duhet ta blejnë ashtu si çdo qytetar tjetër,1600 lekë, ose të paguajnë biletën 40 lekë për çdo udhëtim.

Konstatimi vjen nga Qëndresa Qytetare e cila thotë se sasia e aboneve të studentit që Bashkia e Tiranës shpërndan në një muaj për të gjitha linjat qytetase është 13904 copë ndërkohë që  sipas Institutit të Statistikave në kryeqytet studiojnë 59765 studentë në universitetet publike dhe rreth 9000 në ato private.

Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak marrë më 30 Dhjetor të 2015 dhe udhëzimit të   Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës të vitit 2017  studentët përfitojnë abone për të gjitha linjat ndërqytetase me çmim 600 leke.

Një tjetër shqetësim që ngre Qëndresa Qytetare është dhe tregtimi i këtyre aboneve në treg të zi nga punonjësit e kompanive të transportit publik.

Qëndresa Qytetare i  bën thirrje Bashkisë se Tiranës të plotësojë nevojat për të gjithë  studentët si dhe të përcaktojë vendet ku studentet mund te marrin  abonenë sipas një procedure të qartë ligjore. /abcnews.al

Edi-Paloka.jpg
G. P.13:16 | 24/06/2018

Pas kësaj ceremonie ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

“I vetmi çmim që mund të marrin dhe ta meritojnë plotësisht Rama dhe Veliaj, është ai i pafytyresisë dhe hajdutërisë bashkë”, shkruan Edi Paloka në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Duke e ilustruar me një foto të zyrave të Bashkisë, ai shkruan se kryeministri dhe kryebashkiaku dalin e festojnë, vetëm dy ditë, pasi sheshi u kthye në llum dhe ambientet e bashkisë u përmbytën./abcnews.al

edi-rama-financial-times.jpg
G. P.21:30 | 20/06/2018

Kryeministri Rama ka përshëndetur triumfin e sheshit “Skënderbej” të kryeqytetit shqiptar në çmimin Europian të Barcelonës. Por, pas urimit kreu i qeverisë zgjodhi të risjellë në kujtesë, sulmet, siç i cilësoi ai, që shoqëruan vënien në zbatim të projektit për sheshin “Skënderbej”.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se “ideja fituese e Konkursit Ndërkombëtar të organizuar nga Bashkia e Tiranës në vitin 2008, u projektua e filloi zbatimin nën rrebeshin e sulmeve të qeverisë së kohës e të analistëve të çdo kohe. E më në fund u bë realitet falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe rizgjimit nga gjumi të Bashkisë së Tiranës”.

Në mesazhin e tij, kryeministri Rama përcolli falenderime si për faktorët që bënë të mundur realizimin e sheshit të sotëm, ashtu dhe ato që e kundërshtuan atë./abcnews.al

sheshiiiii.jpg
G. P.19:42 | 20/06/2018

Sheshi “Skënderbej” vlerësohet me çmim të parë në konkursin e arkitekturës dhe shfrytëzimit të hapësirave publike.

Çmimi u akordua nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë. Vlerësimi u bë nga një juri e njohur ndërkombëtare e kryesuar nga arkitektja Olga Tarraso. Shqipëria konkuroi në këtë garë me tre projekte finaliste sheshin “Skënderbej”, Lungomaren e Vlorës dhe shëtitoren bregdetare të Himarës.

Sheshi “Skënderbej” u përzgjodh mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane, ndërsa më parë ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste. Çmimin e terhoqi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të studios projektuese.

Ky çmim vjen pas vlerësimeve që Sheshi “Skënderbej” mori në bienalen e Çikagos një vit më parë./abcnews.al

likja.jpg
G. P.13:48 | 16/06/2018

Gjatë vizitës në Berlin, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi me titullin e lartë “Naim Frashëri” violinisten shqiptare Ervis Gega.

“Kam privilegjin që si President i Republikës të vlerësoj një personalitet që kontribuon për lartësimin e emrit të vendit tonë në Gjermani, në Evropë dhe në të gjithë skenat ku ajo demonstron talentin e saj”, tha kreu i shtetit.

Presidenti Meta u shpreh gjithashtu se shqiptarët ndjehen krenarë me talente të tilla në botë./abcnews.al

cmimii.jpg
G. P.15:27 | 30/05/2018

Raporti i statistikave europiane Eurostat, mbi çmimin e energjisë elektrike për vendet anëtare në Bashkimin Europian por edhe ato të Ballkanit Perëndimor e nxjerrin Shqipërinë të dytën për çmimin më të lartë të energjisë në rajon.

Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike për familjarët në vendet e ballkanit Perëndimor, pas Malit të Zi. Lajmi vjen nga Eurostat i cili përmes një artikulli ka llogaritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë ose jo, për tre vitet e fundit.

Të dhënat përfshijnë shtetet anëtarë të bashkimit Europian, por edhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Turqinë, Bosnje-Hercegovinnë, Kosovën, Moldavinë dhe Ukrainën.

Mes tyre, Shqipëria llogaritet të ketë pësuar një rritje të çmimit të energjisë elektrike me 037 cent për kilovat nga vitit 2015.

Në 2015-ën 100 kilovat energji elektrike i kushtonte familjeve shqiptare 8.19 euro. Në 2017-ën këto 100 kilovat, i kanë kushtuar 8.56 euro, pra 37 euro më shtrenjtë.

Mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Serbia ka çmimin më të ulët të energjisë elektrike me 6.95 euro për 100 kilovat dhe Mali i Zi me çmimin më të shtrenjtë prej 10 eurosh për 100 kilovat.

Viti 2016 tregon një trend zvogëlues në çmimin e energjisë elektrike në vendet e ballkanit Perëndimor, ku përjashtim bën vetëm Shqipëria dhe Serbia, çmimi i energjisë së të cilave ka vijuar rritjen nga viti 2015 në 2017-n./abcnews.al

nobel.jpg
G. P.11:41 | 04/05/2018

Akademia Nobel nuk do të dorëzojë këtë vit çmimin për Letërsinë. Ky vendim është marrë për shkak të reputacionit të dobët të Akademisë që u përfshi në një skandal me ngacmime seksuale.

Akademia suedeze, që dorëzon Nobel ka vendosur që të mos japë çmimin e 2018-s për Letërsinë, për shkak të skandalit të ngacmimeve seksuale në të cilin është përfshirë.

Jean-Claude Arnault, fotografi franko-suede i martuar me poeten Katarina Frostenson, e cila është pjesë e Akademisë, është akuzuar se ka ngacmuar 18 femra, përveç princeshës trashëgimtare, Viktoria e Suedisë.

Kjo është hera e parë pas Luftës së Dytë Botërore që ky çmim prestigjoz nuk dorëzohet. Fituesi i 2018-s do të njoftohet në 2019, bashkë me fituesin e atij viti.

“Kemi mbërritur në një vendim të tillë në sajë të reputacionit në rënie të Akademisë dhe të besimit të reduktuar të publikut në institucion”, lëxohet në komunikatën e Nobelit.

I gjithë skandali u shfaq në nëntorin e kaluar. Megjithatë Arnault mohon akuzat. Sipas BBC, incidente të ndryshme kanë ndodhur në seli që janë në pronësi të Akademisë.

Polemikat u rritën dhe më shumë pasi organizata votoi kundër heqjes së bashkëshortes së Arnault nga komiteti, i përbërë nga 18 anëtarë. Ky vendim shkaktoi dorëheqje të shumta. Mes të dorëhequrve është dhe numri një i Akademisë, Sara Danius.

Ndërkohë, çmimi Nobel për Letërsinë dorëzohet gjithmonë në muajin Tetor.

thori.jpg
G. P.14:28 | 20/04/2018

Natalie Portman ka refuzuar të marrë çmimin “Genesis”, i njohur dhe si “Nobeli” hebre, si pasojë e ngjarjeve të fundit në Izrael që sipas saj janë shumë të dhimbshme. Aktorja dhe producentja ka lindur në Jeruzalem, por ka nënshtetësi amerikane.

Aktorja dhe producentja izraelo-amerikane Natalie Portman bëri të ditur se nuk do të shkojë në Izrael në fund të muajit Qershor për të tërhequr çmimin “Genesis”, i cili njihet dhe si çmimi “Nobel” hebre. Aktorja ka marër këtë vendim si pasojë e ngjarjeve të fundit në vend, ndërkohë ceremonia është anuluar.

Një përfaqësues i Portman u shpreh se ngjarjet e fundit në Izrael janë shumë të dhimbshme për aktoren. Kurse ministri izraelit i Kulturës u shpreh se aktoja i është dorëzuar presioneve të lëvizjes për bojkotimin e Izraelit.

I njëjti çmim i është dorëzuar nj vit më parë arkitektit dhe skulptorit anglez me origjinë indiane Anish Kapoor, në vitin 2016 violinistit dhe dirigjentit izraelit Jitzhak Perlman, ndërsa në 2015 aktorit amerikan Michael Douglas.

Portman, e cila ka lindur në Jeruzale, por që tashmë ka nënshtetësi amerikane është producente dhe interpretuese e filmave si “Të ëndërrosh dhe të jetosh”, sipas romanit të Amos Oz “Një histori dashuri dhe Ferri”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono