Çlirim Gjata

gjata-1.jpg
Autor E12:05 | 21/01/2020

Partia Demokratike e cilëson përmbyllje të procesit të kapjes së Sistemit të Drejtëisë nga qeveria emërimin e Artur Metanit si Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Në një konferencë për shtyp, Sekretari i për Ccështjet Ligjore në PD, Cclirim Gjata theksoi se emërimi i tij u bë gjithashtu duke shkelur ligjin.

“Pse i duhet Edi Ramës kapja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Inspektori ka të drejtë të kontrollojë punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka të drejtë të kërkojë masa deri në shkarkimin e tyre. Kështu Edi Rama ka në dorë gjyqësorin dhe prokurorin që nëse nuk zbatojnë urdhrat e tij ju lëshon inspektorin e tij Artur Metani. Në këtë mënyrë, Edi Rama i mban prokurorët dhe gjyqtarët në një vetting permanent”, tha Gjata duke theksuar se Reforma në Drejtësi u bë që qeveria të mbante duart largë nga drejtësia, por kjo është e pamundur me Edi Ramën.

byro-1280x707.jpg
in a23:29 | 15/01/2020

I ftuar në studion e “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata ka folur për marrëveshjen e reformës zgjedhore. Sipas tij opozita ka dalë e fituar nga kjo marrëveshje. Duke e vlerësuar si një marrëveshje spektakolare Gjata u shpreh se opozita rrëzoi Paralmentin, ndërsa tha i bindur se aksioni i opozitës do të vazhdojë me të gjitha format.

“Pika e Bundestagut ishte e nxehtë edhe në raport me opozitën. Donim që të vendosnim kriteret tona në ligjin e ri elektoral si opozitë e bashkuar. Kjo që ndodhi është fitore spektakolare e opozitës me këtë lloj mazhorance e cila shprehej se nuk pyeste për protestat e opozitës. Opozita rrëzoi parlamentin, do bëhet një Këshill politik jashtë këtij parlamenti. Marrëveshja do bëhet vetëm për reformën zgjedhore. Kjo është baza më e mirë për të shkuar në zgjedhjet e parakohëshme, nuk kemi hequr dorë nga kërkesat tona, ata që kanë dalë në përgjimet për vjedhjen e votave do hyjnë në burg. Nuk mund ti jepnin Ramës 3 deri në 6 muaj kohë dhe të mërreshim me Gjiknurin. Nuk do të biem më kurthin e Edi Ramës, por askush nuk e ka falur”, deklaroi Gjata.

Më tej ai theksoi se nuk ka ende një datë dhe orë fikse, por do të rifillojnë protestat.

Konomi: Kur u rikthyet në tryeze morët garanci se do të keni zgjedhje të parakohëshme?

Gjata: Ulja në atë takim është si plotësim i kushtit të Bundestagut, zgjedhjet e parakohëshme do të jetë si kërkese parlele. “Ne nuk bëmë marrëveshje që të bëjmë reformën dhe do të arrinim zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Gjata.

Qeveri kujdestare 6 muaj para zgjedhjeve

Çlirim Gjata tha gjithashtu se PD do negociojë në tryezën e reformës zgjedhore krijimin e një qeverie kujdestare 6 muaj para zgjedhjeve.

kauza jonë ka qenë kauza e zjedhje të të lira e të ndershme të votojnë në mënyrë të lirë dhe të ndershme. Nga kjo nuk kemi lëviz. Po përdorim të gjitha format demokratike. Kemi garanci nga Bundestagu gjerman. Ajo luftë 9 mujore me protesta solli vemendje të madhe të kauzës sonë për zgjedhje të lira.

Konomi: Pasi të përfundoni këtë reformë me sukses a do të hyni në zgjedhje të parakohshme?

Gjata: Kërkesa jonë është për qeveri kujdestare. Nuk shkojmë me Ramën kryeministër në zgjedhje. E përsëris ne u ulëm në tryezë për të plotësuar kushtet e Bundestagut gjerman. Nuk e dimë ende nëse gjatë këtyre negociatave, Rama do i pranojë të gjitha kushtet tona.

/abcnews.al

gjatattaaa.png
R D19:50 | 13/01/2020

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, i ftuar pasditen e sotme në studion e Abc News komentoi vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila pushoi hetimet për Lulzim Bashën, Ristanin dhe Dervishin.

“Patjeter këtu do shkonte sepse ishte montuar keq, edhe vetë prokurorët nuk kishin nga t’ia mbanin. Hetimet nisëm për pastrim parash dhe për të larë duar prokurorët lanë vetëm akuzën e falsifikimit të vulave. Prokurorët e kanë frikë Ramën, si djalli temjanin. Pra këta prokurorët e çuan çështjen në gjykatë për falsifikim vule. Dmth, Basha kryetari i PD ka falsifiku vulën e partisë së vet… dhe trupi gjykues normal qe do e rrëzonte këtë akuzë qesharake, se ishte ndërtuar keq dhe nuk qendronte në mënyrë ligjore”, tha Gjata.

I pyetur nga gazetari Endri Xhafo, se çfarë do ndodhte nëse lobisti amerikan do të flsite, Gjata tha se kjo çështje në këtë pikë ku është sot, është e mbyllur se çfarë do të ndodhë më vonë nuk mund të parashikohet. Ai hodhi sërish akuza ndaj Ramës dhe mazhorancës socialiste duke u shprehur se “prokurorët e kanë thirrur 5 herë Lulzim Bashën në organin e akuzës përgjatë dy viteve. Pse e kanë thirrur?! Sa herë ishte keq mazhoranca dhe plasnin skandalet në publik nxiteshin prokurorët të thërrisnin Bashën. Prokuroria nuk heton aferat korruptive të qeverisë, por heton opozitën. Si mendoni ju, nëse nuk do kishte prokurorinë me vete, a mund të bënte kjo mazhorancë gjithë këto zullume që po bën?!”, komentoi Gjata.

Po kështu ai shtoi se prokuroria nuk ka hetuar as dosjet e rëndësishme 339 dhe 184, ku kanë dalë në përgjigje për blerjen e votave, edhe politikanë të njohur të PS-së.

KCK-ja

I ftuar në studion e Abc News, Çlirim Gjata foli edhe për ligjin e trumbetuar nga Rama kundër KÇK-së (kap ça të kapësh).
“I kam hedhur një sy në mënyrë fotografike, vetë drejtues të policisë na e kanë dhënë një kopje, nuk e di nëse do të qendrojë ky draft apo do të ndryshojë. Në bazë të këtij drafti, policia ka të drejtë të kontrollojë prokurorë dhe gjyqtarë, por edhe qytetarët. Këtu shtrohen disa pyetje: drafti ligjor u hodh në treg para 2 muajve, pati kundërshtim dhe u harrua, ndërsa me ligjin antishpifje u avancua…. Çfarë ka këtu? Pse e hodhi sërish në treg ligjin kundër KCK-së? Sepse prokurorët duhet të bëjnë hetimet për Unazën e Re, për kompaninë fantazmë DH Albania, për PPP-të, kryebashkiakët e inkriminuar”, tha Gjata.

Sipas tij, ky ligj është i panevojshëm, sidomos tani që janë ngritur institucionet e reja të drejtësisë, si SPAK. “Si mundet ti jepen kompetenca policisë mbi gjykatën dhe prokurorinë? Pra Rama u thotë prokurorëve që po guxuat të hetoni do ju çoj policinë natën në shtëpi. Është një fantazmë frike e Ramës. Si mendon ai se me policë do zëvendësojë Vettingun?! Ka ligje të reja mjaftueshëm nga organet e reja të drejtësisë, për çfarë duhet anti-KCK? Këtë e kishte edhe Enver Hoxha me sigurimin e shtetit. Ai sheh frikën e hetimeve në horizont. Për mua dhe për PD është një ligj antikushetuese dhe kryetari i KÇK është Edi Rama. Pa ikur Rama nuk luftohet KCK”, u shpreh Çlirim Gjata.

Reforma zgjedhore

I pyetur nga Xhafo nëse PD-ja është dakord për ndryshimin e kodit zgjedhor, Gjata u përgjigj se “sistemi zgjedhor është vullnet politik. Po s’pate vullnet asnjë ndryshim për ligjin zgjedhor nuk bëhet”. Sipas tij, çështja e ndryshimit të sistemit nuk është primare.

“Ndërmjet mazhoritarit dhe proporcionalit unë personalisht s’kam asnjë të preferuar. Aktualisht kemi mazhoritarin dhe nuk kemi luksin të ndërtojmë një sistem të ri, por të realizojmë zgjedhje të ndershme sipas sistemit që kemi. Bazuar në 9 kushtet e Bundestagut gjerman, ne kemi përgatitur një draft për reformën zgjedhore të cilin do ta dërgojmë në zyrën e OSBE dhe do ta bëjmë publik së shpejti”, tha ai.

/abcnews.al

clirim-gjata.jpg
nev ila17:58 | 03/01/2020

Dy partitë më të mëdha opozitare, PD dhe LSI edhe këtë vit e kanë nisur sulmin ndaj qeverisë me akuzat për varfërimin e vendit dhe mbështetjen që Kryeministri Rama po ofron sipas tyre për oligarkët.

Opozita në këtë vit rinisi akuzat dhe denoncimet ndaj qeverisë së Edi Ramës me përftimet që u siguron një grupi të vogël individësh. Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata uroi :

“Largimi e qeverisë dhe  kryeministrit që drejton vendin është i pashmangshëm” dhe tha se ky urim ka një arsye të thjeshtë:

“Edi Rama dhe qeveria e tij vjedhin shqiptarët për të pasuruar oligarkët, klientët dhe financuesit e  tyre. Buxheti 2020 me 150 milionë dollarë pagesa për 10 oligarkë nuk është prova e vetme se motivimi kryesor i qeverisjes së Edi Ramës  është vetëm zhvatja dhe grabitja e qytetarëve  për interesa korruptive. Të dhënat zyrtare tregojnë se Edi Rama i ka dhuruar financueses së e fushatës së tij elektorale, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it”.

Me premtimin se PD do i zhbëjë këto koncesione, Çlirim Gjata tregoi një raport të Ministrisë së Financave që bënte bilancin e punës që ka bërë kompania që ka marr shërbimin e  check-upit.

“Një raport i dhjetorit për koncesionet i Ministrisë së Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës së dështuar dhe korruptive të check up-it, mikesha dhe financuesja e Edi Ramës është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera. Fatura që shqiptarët kanë paguar për të pasuruar oligarken dhe kryeministrin është 8.5 milionë euro”

Nga selia e lëvizjes për Integrimin, nënkryetari i saj Petrit Vasili tha se ky vit do të jetë i ndryshimit të madh dhe listoi një bilanc të errët të punës së qeverisë.

“Ishte vit ku grabitja shtetërore nuk u step as prej dëmeve tragjike të tërmetit”

Sipas tij : “Çdo shtresë e shoqërisë shqiptare ka vuajtur dhe është gjendur në trishtim, të vetmit që kanë buzëqeshur kanë qenë oligarkët dhe qeveria. Shqiptarët në 2020 nuk mund të humbasin më asnjë ditë më shumë për të rifituar të ardhmen e grabitur nga qeveria”

Në deklaratën e tij, nënkryetari i LSI-së, bëri përgjegjëse qeverinë për gjendjen e vendit dhe iu rikthye kërkesës për largimin e Edi Ramës nga qeverisja./abcnews.al

 

gjata.jpg
ger ta12:16 | 03/01/2020

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata në një deklaratë për mediat tha se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij vjedhin shqiptarët për të pasuruar oligarkët.

Gjata iu referua sipas tij të dhënave zyrtare, që tregojnë se Rama i ka dhuruar Vilma Nushit, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it.

“Të dhënat zyrtare tregojnë se Edi Rama i ka dhuruar financueses së e fushatës së tij elektorale, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it”, u shpreh Gjata.

Deklarata e plotë:

Duke ju uruar një vit të ri të mbarë, me sa më pak probleme për ju dhe familjet tuaja, urimi për largimin e qeverisë dhe  kryeminsitrit që drejton vendin është i pashmangshëm.

Arsyeja që na bashkon në këtë urim të fillimvitit është e thjeshtë: Edi Rama dhe qeveria e tij vjedhin shqiptarët për të pasuruar oligarkët, klientët dhe financuesit e  tyre.

Buxheti 2020 me 150 milionë dollarë pagesa për 10 oligarkë nuk është prova e vetme se motivimi kryesor i qeverisjes së Edi Ramës  është vetëm zhvatja dhe grabitja e qytetarëve  për interesa korruptive.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Edi Rama i ka dhuruar financueses së e fushatës së tij elektorale, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it.

Një raport i dhjetorit për koncesionet i Ministrisë së Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës së dështuar dhe korruptive të check up-it, mikesha dhe financuesja e Edi Ramës është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera. Fatura që shqiptarët kanë paguar për të pasuruar oligarken dhe kryeministrin është 8.5 milionë euro.

Partia Demokratike e ka denoncuar që prej fillimit këtë kontratë korruptive të miratuar nga qeveria e Edi Ramës, sipas të cilës financuesja e Partisë Socialiste duhet të paguhet nga paratë e shqiptarëve për 475 mijë kontrolle në vit, pavarësisht numrit shumë  më të ulët që realizohet në të vërtetë.

Janë 8.5 milionë euro , të cilat, në vend t’i bëheshin dhuratë për të pasuruar  një prej oligarkëve të Edi Ramës, mund të ishin përdorur për të zbutur varfërinë në  vend. Me 290 mijë shqiptarë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë, 8.5 milionë euro vjedhje vetëm me 1 koncesion, janë mesazhi më i qartë se qeveria e Edi Ramës nuk ka prioritet mirëqenien e shqiptarëve, nuk ka prioritet rritjen e pagave dhe pensioneve, nuk do t’ia dijë për mbylljen e vendeve të punës. Për Edi Ramën rëndësi ka pasurimi I paligjshëm i një grupi oligarkësh, me të cilët po grabit paratë dhe pasuritë e tjera të vendit.

Partia Demokratike është e vendosur t’i zhbëjë këto skema vjedhjeje. Sapo të kemi besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin me votë të lirë e të ndershme, Partia Demokratike do të anullojë çdo koncesion dhe projekt korruptiv që grabit shqiptarët.

Plani ynë për të orientuar paratë e shqiptarëve për mirëqenien e tyre është e vetmja rrugë për daljen nga kriza ekonomike dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Që të realizohet ky plan dhe Edi Rama të mos vjedhë me çdo firmë 8.5 milionë euro, na duhet që, së bashku, ta largojmë sa më shpejt  qeverinë e tij kampione të korrupsionit./abcnews.al

ll.jpg
in a13:14 | 29/12/2019

Partia Demokratike kërkon nga prokuroria prova konkrete se po hetohet përgjegjësia e qeverisë për dëmet në shkolla gjatë tërmeteve. Zyrtarët demokratë ishin në Bubq dhe Pezë, ku shkollat janë dëmtuar. Ata akuzojnë shtetin për mungesë investimesh, duke thënë se nëse tërmeti do të ndodhte ditën, qindra fëmijë do të ishin lënduar.

“Në këtë shkollë nuk është bërë asnjë investim, asnjë rikonstruksion. Shkolla është shembur, është jo funksionale dhe e kanë shembur pa pritur hetimet. Po të kishte ndodhur ditën çfarë katastrofe humanitare do t’u ndodhte fëmijëve?! Ngutja për të zhdukur gjurmët si në Thumanë, rasti që është zhdukur gjithçka këtu, nuk kemi asnjë interesim, megjithëse është shkollë e mesme e bashkuar me 280 nxënës. Këta fëmijë i ka shpëtuar Zoti në një lloj kuptimi”, deklaroi Gjata.

Ndërkohë Partia Demokratike ka theksuar se kërkon hetim konkret nga Prokuroria.

“I nderuar prokuror i përgjithshëm, prokuror i rrethit të Krujës, Durrësit apo SPAK-ut, kushdo që e ka në dorë, ka mundësi të shohim diçka konkrete nga ju? Duhet filluar se kush i dha këto leje, kush i bëri këto tenderime, kush i mori në dorëzim këto shkolla”, tha ndër të tjera Gjata.

PD është ndalur dhe në një tjetër shkollë, përgjegjësi e Bashkisë Tiranë.

“Këtu jemi në Pezë Helmës, në shkollën 9-vjeçare të Pezës. Sigurisht, ka dalë jashtë përdorimit nga tërmeti I fundit. U bënë 31 ditë që qeveria nuk po hedh sytë nga kjo shkollë ku 400 nxënës bëjnë shkollën në Vaqarr, larg familjeve të tyre”, deklaroi ish-deputeti i PD, Astrit Veliaj.

 

“E shoh të nevojshme si kërkesë që të bëhet një shkollë e mesme, sepse të gjithë banorët janë këtu, nga Ura e Beshirit tek Peza e vogël është popullsia më e dendur.  Dhe nëse shqetësimi ynë shkon në veshin e duhur, e kemi të nevojshme një shkollë tre katëshe. Ju lutem që kërkesa jonë të realizohet dhe të merret parasysh mendimi ynë”, u shpreh një prej banorëve.

gjata.jpg
in a11:37 | 29/12/2019

Përfaqësuesit e PD, Çlirim Gjata, Astrit Veliaj dhe Flamur Hoxha kanë sjellë në vëmendje dy shkolla që janë në listën e objekteve të shembura dhe të caktuara për shembje, përkatësisht shkolla e mesme e bashkuar në Bubq dhe ajo në Pezë.

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata është shprehur se do të vazhdojnë denoncimet.

“Ku qëndron përgjegjësia e pushtetiti qendror. Ne do të vazhdojmë me denoncimet në bashkëpunim me strukturat lokale të PD-së. Nuk mund të themi në dorë të Zotit, kemi viktima. Po të kishte ndodhur ditën çfarë katastrofe humanitare do t’u ndodhte fëmijëve?! Ngutja për të zhdukur gjurmët si në Thumanë, rasti që është zhdukur gjithçka këtu, nuk kemi asnjë interesim, megjithëse është shkollë e mesme e bashkuar me 280 nxënës. Këta fëmijë i ka shpëtuar Zoti në një lloj kuptimi. Këta 280 nxënës janë dërguar në Fushë Krujë për të vazhduar mësimin dhe është vënë një autobus që i merr në qendër dhe i kthen, fëmijët e vegjël që e kanë shkollën pasdite lihen vetëm natën 6-10 vjeç dhe shkojnë në çadrat e tyre, kodra me rrugë e pa rrugë dhe kjo kërkon një kujdes dhe masë. Duke parë gjithë këtë abuzim, korrupsion, shkolla të shkatërruara nga tërmeti menjëherë pas rikonstruksionit, të shembura të zhdukura për të mos lënë asnjë gjurmë, zhduket dokumentacioni i riparimeve i tenderimeve dhe rikonstruksionit, nuk dihet ku është; shkolla pa marrë asnjë masë, të lëna në mëshirë të fatit, terrene të tëra me banim dhe shkolla pa asnjë studim, pa asnjë interesim se çfarë ndodh në rast të një fatkeqësie, të lënë në dorë të Zotit”, deklaroi Gjata.

/abcnews.al

gjata.jpg
R D16:41 | 05/12/2019

Çlirim Gjata nga Partia Demokratike ka përshëndetur zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Ai është Olsian Çela dhe mori 101 vota në parlament mesditën e sotme.

PD nuk e kritikon këtë zgjedhje, përkundrazi… “Megjithë këto ditë të rënda post-tërmeti, u emërua Prokurori i Përgjithshëm me mandat të rregullt. Më në fund. U bë si u bë të paktën u zgjodh. Dhe është institucioni i parë zyrtar dhe i rregullt i reformës në drejtësi pas tre vite e gjysëm. Me nge e kanë nisë. Megjithëse është institucioni më pak i rëndësishëm, të paktën u kry!”, shkruan Gjata në facebook.

Zyrtari i PD-së, nuk harron të permende edhe një herë Arta Markun e cila u zgjodh si e përkohshme, por drejtoi për dy vite organin e akuzës. Sipas Gjatës “ajo që po ikën do të kujtohet si figura më e denjë e shërbimit ndaj interesave të ngushta politike por të mëdha financiare”.

Më poshtë deklarata e plotë e Gjatës:

Përvoja që na la PPP-ja.

Sot, megjithë këto ditë të rënda posttërmeti, u emërua Prokurori i Përgjithshëm me mandat të rregullt. Më në fund. U bë si u bë të paktën u zgjodh. Dhe është institucioni i parë zyrtar dhe i rregullt i reformës në drejtësi pas tre vite e gjysëm. Me nge e kanë nisë. Megjithse është institucioni më pak i rëndësishëm, të paktën u kry. Ajo që vlen të diskutohet nuk është Prokurori në fjalë, se për të duhet të pritet sa të flasë puna e tijë, por ajo që po ikën dhe që hyri në histori me emrin unikal PPP(prok.përgj.përkohshme),Arta Marku.

Unikale do të mbetet për mënyrën si u zgjodh: Politikisht me 69 vota të një partie; në mënyrë antikushtetuese – vetë reforma në drejtësi u bë që të mos kishte zgjedhje të tilla, por interesi politik i Edi Ramës është mbi vetë reformën; për ti shërbyer në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore atyre që e zgjodhën dhe për të mbuluar pikërisht shkeljet e tyre; në mes të tymit e flakës, në një parlament ku nuk u mor vesh se si u betua dhe mbi të gjitha një përkohshmëri që zgjati jo pak por 2 vjet duke sjellë pasoja tepër të rënda politike, si një nga disa elementët determinant në shkaktimin e krizës ku ndodhemi prej gati një viti.

Kjo prokurore, ishte një zgjedhje politke pasi, me C.V.e saj nuk plotësonte asnjë kriter profesional për të merituar këtë post. Nuk kishte hetuar dhe as ndjekur në gjyq asnjë bandë apo krimel të rrezikshëm(veq po të konsiderohen të tillë të dehurit në makinë); nuk kishte asnjë pjesmarrje, diskutim, apo botim në fushën e doktrinës penale, ose të paktën një lexion mësimdhënjeje; nuk e njihte askush as si emër(me përjashtim të kolegëve të Shkodrës) le më pastaj si profesioniste. Por ajo plotësoi një kriter tepër sinjifikativ për politikën qeverisëse: besimin se do ti shërbente me devotshmëri. Dhe nuk i zhgënjeu.

Arta Marku sapo hyri ne Prokurinë e Përgjithshme ndërmorri veprime në kundërshtim me ligjin dhe vetë Kushtetutën e pas reformës, veprime këto që konsiderohen edhe shpërdorim detyre, por që i vlenin menaxhimit politik të Edi Ramës & co.

Filloi me lëvizjen e prokurorëve drejtues e të thjeshtë, sidomos ata që kishin dhënë prova se mund të hetonin qeveritarët, e paparanueshme kjo për Kryeministrin dhe ministrat e tij. Këto transferime, ulje e ngritje në detyrë vijnë në kundërshtim me ligjin pasi nuk ishin në kompetencë të PPP por të KLP(Kësh.Lartë i Prok.).Madje arriti deri aty sa të lëvizte prokurorë të emëruar me dekret të Presidentit.

Komandoi në kundërshtim me ligjin dhe pa asnjë shkak ligjor një shoqen e saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda; largoi nga hetimi grupin e prokurorëve që hetonin dosjen Tahiri(ishministër i brëndshëm)duke e çuar këtë dosje drejt degjenerimit hetimor; manipuloi dhe montoi dosjen e vëllait të ministrit tjetër të brëndshëm; bllokoi hetimet për dosjen 339 dhe 184 ku sipas përgjimeve të publikuara nga mediat ndërkombëtare “bild” dhe “voa” rezulton një grup i strukturuar kriminalo-politik në blerjen masive të votave; pas tre vjetësh e transferoi dosjen 184 nga Tirana në Dibër(praktikisht e mbylli si dosje) në kundërshtim me ligjin; bllokimi i kë tyre dosjeve solli pasoja të rënda politike duke shkaktuar deri edhe bojkotin e opozitës në zgjedhje; bllokoi hetimet per megaaferat e rënda korruptive të qeverisë ku bie në sy ajo e Astirit(20milion euro për një km.),DH-Albania me dokumenta të fallsifikuara edhe të zyrtarëve të lartë amerikanë, projektin dhe tenderin korruptiv të Unazës së Re, projektin qindramilionësh të rrugës Milot-Balldre, korrupsionin për shëmbjen e Teatrit Kombëtar me ligj të posaçëm dhe sa e sa hetime të tjera mbi koncesionet apo PPP e qeverisë. Pa harruar këtu dosjet e drogës, pastrimit të parave, apo “Toyota Yaris”; etj.,etj.,etj.,e pafund etjera.

Kjo prokurore i ka lënë SPAK-ut sfida dhe prova të mëdha për të kaluar. Të rregullojë dhe hetojë të gjitha ato veprime dhe dosje të bllokuara nga kjo e fundit në interes të Kryeministrit, Qeverisë si dhe segmenteve të lidhur me to. Pikërisht këto sfida do të tregojnë nëse SPAK, ja ka vlejtur të krijohet, apo nëse vetë kjo reformë në drejtë si ja ka vlejtur.

Ndaj dhe kjo prokurore do të kujtohet si figura më e denjë e shërbimit ndaj interesave të ngushta politike por të mëdha financiare. Ajo është pikërisht eksperimenti i gjithë faktorit, që ka duart në reformën në drejtë si dhe që na mëson se si, nuk duhet zgjedhur një nëpunës i çfarëdo niveli e aq më pak një prokuror i lartë .

Lexo edhe:

U miratua me 101 vota, betohet si Kryeprokuror i Përgjithshëm Olsian Çela

239.jpg
in a19:47 | 22/11/2019

Thirrjet e Presidentit Meta drejtuar popullit shqiptar për një referendum, juristi, Çlirim Gjata i ka vlerësuar si të drejta. Në një lidhje telefonike për “ABC News”, Gjata tha se vendi është në një moment politik shumë të rëndësishëm.

“Ky është një moment politik shumë i rëndësishëm që presidenti po shfaq për gjendjen e rëndë ku ndodhet shteti dhe me manovrat që po bën qeveria për të kapur drejtësinë, qëndresa e Metës është shumë e drejte. Nga pikëpamja teknike, duhet zgjidhur njëherë se çfarë referendumi do jetë dhe për cilën çështje”, tha Gjata.

Sipas tij referuar Kushtetutës populli e ka të drejtën e referendumit. “Popullit i është dhënë e drejta e referendumit me Kushtetutë, por mënyra se si është ndërtuar kjo  e drejtë është e vështirë që të arrihet”, deklaroi Gjata.

Çështja është e një rëndësie të jashtëzakoshme, ky regjim po shkatërron demokracinë, tha Gjata.

“Vendimi i Metës është i rëndësisë së veçantë, ka disa procedura penguese për shkak të mënyrave sesi janë sjellë procedurat, duhet të dalë njëherë çështja se për çfarë do të jetë rëferendumi për të vlerësuar më pas në Parlamenti ka hapësira ligjore për ta bllokuar”, tha ndër të tjera Gjata.

Theksojmë që Presidenti Ilir Meta tha në një konferencë të jashtëzakonshme se do të bëjë gjithçka për të bërë referendum në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa kërkoi mbështetjen e mbarë popullit shqiptar për këtë lëvizje.

“Unë do të qëndroj si kryegarant i Kushtetutës dhe do iu kundërvihem me gjithë forcat e mia përpjekjeve shkatërrimtare dhe antikombëtare. Shqiptarët të marrin fatin e tyre në dorë, që fëmijët e tyre të mos ikin më. Shqipëria do të drejtohet vetëm me Kushtetutë, jo me rezolutë. Kushtetuta është vija e kuqe flakë, Shqipëria nuk do të jetë shpresëhumbur”, deklaroi Meta.

/abcnews.al

gjata-1.jpg
ger ta19:38 | 12/11/2019

I ftuar në studion e Abcnews me Mirela Milorin, konsulenti ligjor  i PD, Çlimim Gjata nuk u kursye as me ndërkombëtarët.

Sa herë dëgjoj ndërkombëtarët më vjen të iki me vrap. A bërtitën me të madhe kur thonë meritojmë të hyjmë në BE, a nuk ishin këta me Mogherinin, me Vlahutin me Hahn, me Drakula, që thanë do hyjmë në BE ku e sheh BE-në e këtyre”, tha Gjata.

Më tej ai u ndal edhe tek çështja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

“Pse e lejojnë shkeljen se është përgjegjësi e tyre. Me këto nene që bëjnë e lanë vendin dy vjet pa Gjykatë Kushtetuese. Jemi në kushtet ku Gjykata Kushteuese po krijohet me shkelje”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur nga moderatorja nëse presidenti mund të mos lejojë betimin e anëtarëve të emëruar nga Kuvendi, Gjata u shpreh: “Kushtetuta thotë që  fillon puna vetëm pasi bëhet betimi te presidenti. A do i pranojë apo jo presidenti këtë e di ai, ne nuk ndërhyjmë”, tha Gjata, ndërsa e mbylli fjalëj e tij sërish me një mesazh për ndërkombëtarët.

Këta ndërkombëtarët bëjnë deklarata, por nuk mbajnë përgjegjësinë. Kush na jep garanci që kjo drejtësi që del nga kjo reformë do vërë vërtet drejtësi”, përfundoi Gjata./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono