CIA

5d8cfdae2e22af64e2076457-1136-852.jpg
ent ela18:30 | 27/09/2019

Informatori që denoncoi presidentin Trump dhe përpjekjet e tij për të fshehur telefonatën me homologun ukrainas është një oficer i CIA-s. Sipas mediave amerikane, vetë Trump është vënë në kërkim të identitetit të informatorit, të cilin e akuzon për tradhti.

Informatori, denoncimi i të cilit ka çuar në nisjen e procedurave të inkriminimit për presidentin amerikan Donald Trump është një oficer i CIA-s. Kështu shkruajnë mediat amerikane, sipas të cilave oficeri në fjalë dikur ka punuar në Shtëpinë e Bardhë. Informatori pretendon se zyrtarë të selisë presidenciale u përpoqën të fshihnin detajet e një bisede telefonike mes Trump dhe presidentit ukrainas. Vetë Trump është përpjekur të zbulojë informatorin, të cilin e ka cilësuar një “tradhtar”, si dhe burimin e tij. Në telefonatën e 25 korrikut, Trump i kërkoi homologut Zelenski të hetonte rivalin e tij politik Xho Bajden, që ka gjasa ta sfidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Denoncimi i publikuar të enjten thotë se transkriptimi i bisedës nuk u regjistrua në sistemin e zakonshëm kompjuterik, por në një sistem të veçantë të përdorur për informacione të klasifikuara. Inkriminimi është një proces politik me dy faza, rrallë herë i aplikuar, përmes të cilit një president mund të shkarkohet nga detyra për keqqeverisje. Por edhe nëse presidenti Trump inkriminohet nga Dhoma e Përfaqësuesve ka pak gjasa që ai të detyrohet të lërë Shtëpinë e Bardhë, pasi republikanët kontrollojnë Senatin. Sidoqoftë, që nga nisja e procedurave të inkriminimit nga demokratët, fushata e Trump për rizgjedhjen ka përjetuar një rritje të grumbullimit të fondeve, duke shkuar deri në 13 milionë dollarë. Por skandali i Ukrainës ka bërë gjithashtu që të rriten donacionet edhe për rivalin e tij Bajden. Stafi i tij bëri të ditur se ish-zëvendës presidenti kishte patur javën më të mirë të mbledhjes së fondeve që nga nisja e fushatës. /ABC news Albania 24/7

putin.jpg
ad min08:51 | 11/09/2019

Sipas disa mediave amerikane, për një kohë të gjatë në administratën presidenciale ruse ka punuar një spiun i SHBA. Por shumë më interesante është pyetja pse e tërhoqën atë në vitin 2017. A u bë shkak goja e Trumpit?

Një informator rus i SHBA me kontakt të drejtpërdrejtë me liderin e Kremlinit Vladimir Putin sipas raporteve të mediave amerikane thuhet se është tërhequr në vitin 2017. Shërbimi i fshehtë amerikan, CIA e kishte nxjerrë spiunin jashtë Rusisë, për shkak se e kërcënonte zbulimi. Edhe trajtimi i diskutueshëm i informacioneve të shërbimeve të fshehta nga ana e presidentit amerikan Donald Trump dhe e qeverisë së tij kanë çuar në tërheqjen e agjentit, shkroi stacioni CNN, duke iu referuar burimeve që nuk i përmend me emër.

Edhe informacione rreth fushatës zgjedhore të SHBA në 2016

Për më shumë se dhjetë vjet, informatori i kishte dhënë Uashingtonit njohuri të rëndësishme. Ai konsiderohej si një nga burimet më të vlefshme të CIA-s, shkruante New York Times, duke iu referuar personae që e njihnin rastin. Informacionet e tij patën çuar në mënyrë të konsiderueshme në përfundimet e shërbimit të fshehtë të SHBA, se Putini e kishte urdhëruar ndërhyrjen e Moskës në fushatën elektorale në SHBA. Tërheqja e informatorit të nivelit të lartë është humbje, po të kesh parasysh fushatën e ardhshme presidenciale të SHBA. Putin, që ka qenë më parë vetë punonjës i shërbimit të fshehtë, e ka mohuar vazhdimisht shprehimisht ndërhyrjen.

Vendimi i tërheqjes u mor pas një takimi midis Trumpit dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, shkroi CNN. Gazetat atëherë kishin raportuar se Trumpi kishte zbuluar në bisedë informacione delikate të shërbimit të fshehtë. Tek CIA kjo ndodhi, – megjithëse ajo nuk kishte lidhje drejtpërdrejt me agjentin – kishte shkaktuar shqetësime dhe në fund kishte çuar në tërheqjen e spiunit.

CIA dhe Shtëpia e Bardhë e kundërshtuan zyrtarisht paraqitjen e stacionit. “Spekulimi që të çon në gjurmë të gabuar se trajtimi nga Presidenti i informacioneve më sekrete të kombit tonë, tek të cilat ai ka qasje çdo ditë, çoi në një aksion të supozuar tërheqjeje, nuk është i drejtë”, tha një zëdhënëse përballë CNN. Ndërkohë edhe Lavrovi theksoi se në takimin para dy vjetësh ai nuk kishte marrë asnjë informacion të shërbimeve të fshehta.

USA Lobby der CIA Hauptquartier in Langley, Virginia (Reuters/L. Downing)

Sa i qe afruar spiuni sundimtarit të Kremlinit?

Informatori, sipas New York Times, kishte qasje në vendime të nivelit të lartë të Kremlinit si dhe kontakte të rregullta me Putinin. Sidoqoftë, ai nuk i përkiste rrethit të tij më të ngushtë. Burime të gazetës e kundërshtuan se ishte trajtimi i informacionit sekret nga Trumpi që çoi në tërheqje. Qenë spekulimet në median amerikane që e kishin rrezikuar më tepër informatorin. Sipas CNN-it, informatori nga Moska dërgonte herë pas here edhe fotografi të dokumenteve në tryezën e Putinit. As identiteti dhe as vendndodhja e tij nuk dihen, thuhet në informacione.

Kremlini ndërkohë e konfirmoi që atëherë një person që dyshohej si spiun i SHBA kishte punuar në administratën presidenciale ruse. Por burri ishte “pushuar disa vjet më parë,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS. Ai gjithashtu nuk kishte pasur qasje të drejtpërdrejtë te Putini. Peskovi shtoi shprehimisht se nuk kishte të dhëna, nëse personi kishte punuar direkt për CIA-n./DW

 

CIA-MOSKE-ABCM5T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela19:15 | 09/09/2019

E trembur nga ndarja e informacioneve të klasifikuara që Donald Trump bënte me Rusinë, CIA organizoi një mision sekret në zemër të Moskës për të shpëtuar informatorin e saj, pa dijeninë e presidentit. Lajmi është bërë i ditur nga CNN, sipas të cilës operacioni është realizuar 2 vjet më parë.

Në vitin 2017, shërbimet sekrete të Shteteve të Bashkuara nxorrën me sukses nga Rusia një nga spiunët kryesorë të tyre në radhët e qeverisë ruse. Lajmi është është bërë i ditur nga CNN që citon burime të shumta pranë administratës amerikane, të informuara mbi operacionin. Sipas një prej burimeve, tërheqja e burimit rus të informacioneve u vendos pjesërisht për shkak të keqmenaxhimit që presidenti Donald Trump dhe stafi i tij u bënin informacioneve të klasifikuara, që mund të ekspozonin asetin e CIA-s.

Gjithashtu, vendimi për të nxjerrë burimin nga Moska u mor fare pak kohë pas takimit të zhvilluar në maj të 2017-s në dhomën Ovale mes presidentit Trump dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, me të cilin kreu amerikan i shtetit ndau të dhëna të klasifikuara nga fusha e inteligjencës.

Informimi i palës ruse mbi këto të dhëna, edhe pse jo në mënyrë specifike për spiunin rus, nxiti krerët e inteligjencës amerikane të organizonin operacionin. Asokohe, drejtori i CIA-s Majk Pompeo u tha disa anëtarëve të rëndësishëm të administratës Trump se po zbulonin shumë informacione të klasifikuara, një pjesë e të cilave filluan të qarkullonin edhe në media.

Kjo e bëri edhe më emergjent operacionin për shpëtimin e spiunit, i cili u nxorr nga Moska nga një grup agjentësh të CIA-s. I pyetur nga CNN, një zëdhënës i sekretarit amerikan të Shtetit, Majk Pompeo refuzoi të komentonte. Ndërsa një sekretare e Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se, informacioni i CNN jo vetëm që nuk është i vërtetë, por vë në rrezik jetët e njerëzve. /ABC News Albania 24/7

312.0.1406095328-kGWF-U3130858091286haF-1224x916@Corriere-Web-Sezioni-593x443.jpg
ent ela09:30 | 22/07/2019

“Shtatëmbëdhjetë spiunë të trajnuar nga CIA janë identifikuar dhe arrestuar në Iran”. Lajmi është njoftuar nga Farsneës, duke cituar drejtorin e përgjithshëm të departamentit të spiunazhit të Ministrisë së Inteligjencës. Në mesin e të arrestuarve janë lëshuar edhe disa dënime me vdekje. Ata akuzohen se kanë spiunuar në qendrat e ndjshme në vend. Farsneës, e cila është afër Pasdaranit, e quan arrestimin goditjen e dytë të inteligjencës iraniane në CIA.

“Spiunët që identifikuam kanë punuar si kontraktorë ose konsulentë në qendrat e ndjeshme, si dhe në sektorët privatë që lidhen me këto qendra”, tha një zyrtar i sigurimit të brendshëm të cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Njoftimi vjen në mes të një përshkallëzimi të rrezikshëm në Gjirin e Hormuzit, ku një anije britanike e naftës (Stena Impero), u kap nga qeveria e Teheranit. /abcnews.al

kim-jong-un-1280x643.jpg
ent ela11:55 | 11/06/2019

E përditshmja amerikane Wall Street Journal shkruan se gjysëm vëllai i liderit koreano-verior Kim Jong Un, ka qenë informator i CIA-s. Kim Jong Nam u vra me gaz nervin në vitin 2017.

Kim Jong Nam, gjysëm vëllai i diktatorit koreanoverior Kim Jong Un I vrarë në shkurt të 2017-ës në aeroportin e Kuala Lumpur në Malajzi, ishte një burim i CIA-s i cili ishte takuar disa herë me agjentë sekretë amerikanë. Lajmi është publikuar nga Wall Street Journal, që citon një burim të informuar. Por e përditshmja thekson se shumë detaje të marrëdhënies së tij me CIA-n mbeten të errëta.

Kim Jong Nam u vra nga dy gra të cilat i hodhën në fytyrë gaz nervin Vx. Drejtues amerikanë dhe koreanojugorë akuzuan për sulmin Penianin, i cili ka mohuar çdo përfshirje.

Disa ish drejtues amerikanë, sipas të përditshmes, theksojnë gjithësesi se gjysëm vëllai i Kim, i cili kishte jetuar jashtë Koresë së Veriut për shumë vjet dhe nuk kishte asnjë lloj pushteti në Penian, vështirë se mund të kishte informacione për rrethin e ngushtë te Kim Jong Un.

Të njëjtat burime nga ana tjetër vënë në dukje se Kim Jong Nam, i cili jetonte në enklavëm kineze të Makao, ishte sigurisht në kontakt me shërbime të huaja të inteligjencës,në mënyrë të veçantë me atë të Kinës. /ABc news Albania 24/7

download-1-1.jpg
ent ela19:17 | 20/01/2019

Ka ndërruar jetë ish-agjenti veteran i CIA-s që në vitin 1980 ndihmoi në kthimin në atdhe të një grupi diplomatësh amerikanë të bllokuar në Teheran. Lajmi për humbjen e ish-oficerit Toni Mendez, i interpretuar nga aktori i mirënjohur Ben Aflek në filmin “ARGO”, është bërë i ditur nga familja e tij. Në një komunikatë të shpërndarë për shtypin amerikan thuhet se 78-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së Parkinsonit. Toni Mendez ka punuar për një kohë të gjatë në radhët e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës dhe në vitet ‘80 u nderua me medalje pasi udhëhoqi personalisht operacionin e fshehtë që ktheu në Shtetet e Bashkuara 6 diplomatë amerikanë, të bllokuar në Republikën Islamike gjatë krizës së pengjeve të viteve 1979-1981. Filmi “ARGO”, që rrëfen misionin në fjalë, në vitin vitin 2013 fitoi tre çmime OSKAR, mes të cilëve atë për regjinë më të mirë./abcnews.al

 

ciaaaaaaaa-1280x862.jpg
ad min17:02 | 26/09/2018

Duke renditur prioritetet e agjencisë amerikane kryesore të spiunazhit, drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel, u shpreh se po përgatitet një numër i konsiderueshëm agjentësh të rinj për misione në vendet rivale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Agjencia kryesore e spiunazhit të Shteteve të Bashkuara po kërkon të zgjerojë praninë e saj në mbarë globin për të eliminuar të ashtuquajturat “boshllëqe të inteligjencës” dhe për t’u përballur me kërcënimin në rritje nga fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina.

Drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel, të hënën e quajti zhvendosjen nga kundërterrorizmi tek spiunazhi më tradicional ndaj shteteve, “një prioritet strategjik”, duke thënë se nevoja për të patur një zbulim më të mirë ndaj rivalëve aktualë dhe potencialë të Shteteve të Bashkuara është ndër “çështjet më të vështira”.

Haspel tha gjithashtu se ajo synon “rritjen e numrit të oficerëve të vendosur jashtë vendit”. CIA shpreson të rekrutojë më shumë folës të gjuhëve të huaja, përfshirë ata që flasin rrjedhshëm gjuhën kineze, arabe, farsi, turqisht, frëngjisht dhe spanjisht.

Deklarata e Haspel pasqyron përparësitë e paraqitura në strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të parashtruar në fund të vitit të kaluar. Strategjia thekson nevojën për t’iu kundërvënë përpjekjeve të rivalëve të Shteteve të Bashkuara për të zhvendosur ekuilibrin e fuqisë në rangun global në forma që kanë ndikuar negativisht Shtetet e Bashkuara.

Drejtoresha e CIA-s shprehu shqetësime të veçanta lidhur me Kinën, e cila tha ajo, është “duke punuar për të zvogëluar ndikimin e Shteteve të Bashkuara në mënyrë që të avancojë qëllimet e saj”.

Haspel nga ana tjetër e cilësoi si “befasuese” sasinë e fondeve që Teherani vazhdon të shpenzojë për të mbështetur qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad, për të zgjeruar ndikimin në Bagdad dhe për të mbështetur Houth-it në Jemen, duke pasur parasysh të vështirësitë ekonomike të Iranit.

Para konfirmimit të saj si drejtoreshë e CIA-s, Haspel ishte kritikuar ashpër për rolin e saj në mbikëqyrjen e një qendre sekrete për marrjen në pyetje të personave të dyshuar në Tajlandë dhe shkatërrimin e kasetave të seancave të marrjes në pyetje./abcnews.al

OK-MBULIM-BASHA-PER-RAPORTIN-E-CIA-ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.03.jpg
ad min18:10 | 20/08/2018

Rifreskimi më i fundit i të dhënave për Shqipërinë, nga Agjensia Qendrore e Inteligjencës amerikane CIA, e evidenton vendin tonë si vendburim i rëndësishëm për prodhimin e kanabisit. Konstatimi ka sjellë reagimin e kryetarit të PD Lulzim Basha.

Në videon e publikuar nga Basha, thuhet se nga Janari deri në Korrik 2018 në Itali, Greqi dhe Shqipëri janë sekuestruar 30 tonë kg kanabis shqiptar, ndërsa nuk është arrestuar asnjë bos i drogës, pasi qeveria Rama është garant për paprekshmërinë e tyre, ndërsa Ministria e Brendshme ndihmon për të fshehur të vërtetën, se kanabisi është mbjellë gjatë muajve të fundit.

“Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të korruptuar, që ka lidhur fatin e tij politik me krimin e organizuar.”, shkruan Basha.
Agjencia që monitoron situatën në vende të ndryshme të botës edhe për drogën, shkruan se Shqipëria është një nyje aktive e transportit të drogës nga Azia jugperëndimore, e hashashit e kanabisit në Ballkan, e në një masë më të vogël e kokainës nga Amerika e Jugut, që ka destinacion Europën Perëndimore.

Sipas CIA-s, Shqipëria është një vendburim i rëndësishëm për prodhimin e kanabisit, ndërsa organizatat shqiptare të narkotrafikut kanë aktivitet edhe në Europë. Vendi ynë evidentohet edhe për pastrimin e parave që vijnë nga trafiku i drogës, armëve e kontrabandës./abcnews.al

CIA-TRUMP-AUTORIZIMI.mpg_snapshot_00.07-1280x657.jpg
ad min13:19 | 16/08/2018

Ish Shefi i CIA-s ka reaguar pasi presidenti Trump i revokoi autorizimin për qasje në informacionet e sigurisë. Sipas Xhon Bernan, vendimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë është abuzim i pushtetit.

Ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, gjykon vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për revokimin e autorizimit për qasje në informacione sekrete të sigurisë si një “abuzim të pushtetit”. Këtë e ka thënë vetë Brennan gjatë një telefonate me një gazetar të MSNBC, duke deklaruar se beson se gjesti ishte një kërcënim dhe një përpjekje për të shtypur kritikat ndaj tij dhe administratës së tij. Megjithatë ish shefi i CIA-s nënvizoi se këto zhvillime nuk do ta dekurajojnë atë në synimin e tij.

Brennan njoftoi se nuk ishte informuar personalisht për vendimin e presidentit, por e kishte mësuar atë nga televizioni. Pikëpamja e Brennan është gjithashtu ajo e demokratëve që flasin për “abuzim të pabesueshëm të pushtetit” dhe e konsiderojnë një precedent të rrezikshëm. Vendimi i Trump është njoftuar pasi Brennan vlerësoi sjelljen e presidentit në samitin me Vladimir Putin si tradhëtare. Presidenti nga ana e tij, tha për mediat se vendimi lindi nga pakënaqësi në hetimet për çështjen “Russiagate”, në bazë të hipotezave të kushtëzimit rus në fushatën elektrolare në mbështetje të Trump.

“Unë e quaj këtë gjueti shtrigash… një turp… dhe këta persona e drejtojnë… për këtë mendoj se duhet bërë diçka”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë, Trump ka urdhëruar revokimin e autorizimit edhe për 9 persona të tjerë dhe i cilëson ata si jo besnikë dhe persona jo të mirë./abcnews.al

CIA-RRJEDHJA-1280x720.jpg
ent ela23:23 | 16/05/2018

Mediat amerikane kanë publikuar emrin e personit që vitin e kaluar i shkaktoi CIA-s rrjedhjen më të madhe të informacioneve në historinë e saj. Ai është një 29-vjeçar që megjithatë, në fund të hetimeve është dënuar për akuza të tjera.

Mediat amerikane kanë publikuar të mërkurën identitetin e personit që konsiderohet përgjegjës për rrjedhjen e informacioneve sekrete të CIA-s vitin e kaluar. Ai është ish-inxhinieri i agjencisë, Xhoshua Shulte. 29-vjeçari i mohon akuzat, por ish-shefat e tij janë të bindur se ai i ka kaluar të dhëna të konsiderueshme portalit Wikileaks. Në mars të vitit 2017, faqja në fjalë publikoi mijëra dokumente sekrete që përmbanin detaje mbi programin kibernetik të CIA-s. Shulte kishte projektuar virusin që përdorej për të hyrë në kompjuterët e të dyshuarve për terrorizëm dhe kishte punuar në këtë program për 6 vjet. Ai e braktisi CIA-n në 2016-n për të punuar në sektorin privat. Rrjedhja e informacioneve të vitit të kaluar, që tregoi me detaje se si CIA zbërthen iPhone-t dhe kthen televizorët smart në pajisje përgjimi është më e madhja në historinë e saj. Agjencitë ligjzbatuese amerikane nisën një hetim penal dhe brenda një jave kontrolluan banesën e inxhinierit. Ata thanë se kishin gjetur informacion të rezervuar në letra të printuara, si dhe pajisje elektornike. Por, 6 muaj më vonë, në vend që ta akuzonin për rrjedhjen e informacioneve, prokurorët amerikanë e proceduan 29-vjeçarin vetëm për posedim materialesh pedo-pornografike. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono