chelsea

Tomori-1.jpg
Igli Nikolli21:19 | 12/12/2019

Pasi siguroi kualifikimin në 16 skuadrat më të mirë në Champions League, Chelsea ka nisur fushatën e rinovimeve. Klubi londinez ka zgjatur kontratën me Fikayo Tomori, mbrojtësin e ekipit. 21-vjeçari firmosi një kontratë deri në vitin 2024 me “Blutë e Londrës”.

Lojtari i lindur në Kanada është rritur te Chelsea, ndërsa sezonin e kaluar u huazua te Derby County, aty ku punoi me Frank Lampard. Të dy u rikthyen në verë te klubi i tyre i zemrës, ndërsa Tomori është aktivizuar në 15 ndeshje gjatë këtij sezoni. Paraqitjet pozitive kanë bindur drejtuesit t’i ofrojnë kontratën e re, teksa lojtari, i cili debutoi me kombëtaren angleze në ndeshjen kundër Kosovës në Prishtinë, shfaqet i lumtur për rinovimin.

Ky është një moment i lumtur për mua dhe familjen time. Jam te Chelsea prej moshës 7-vjeçare, klubi është treguar shumë i mirë me mua dhe më ka ndihmuar të përmirësohem si futbollist dhe si njeri. Realizove ëndrrën time dhe shpresoj të justifikoj besimin që më është dhënë“, theksoi Tomori. /abcnews.al

Chelsea-e1576171299779.png
Igli Nikolli18:12 | 12/12/2019

Teksa Pedro shpreson të largohet nga Chelsea dhe të rikthehet te Barcelona, një tjetër lojtar i skuadrës së Lampard mendon ndryshe. Të dyve u përfundon kontrata në fund të sezonit, por Willian dëshiron të qëndrojë në Londër.

Braziliani rrëfen për Yahoo Sport se preferon të vazhdojë karrierën te Chelsea, ekip me të cilin aktivizohet prej vitit 2013. Agjenti i tij po punon për këtë çështje dhe anësori ofensiv është i përqendruar për të bërë sa më mirë në fushën e blertë.

Willian duke festuar një gol me Chelsea

Dëshira ime është qëndrimi te Chelsea. Klubi më pëlqen dhe këtu ndihem si në shtëpinë time. Gjithsesi, për momentin, përpiqem të mos e mbaj mendjen te rinovimi, nuk dua të humbas përqendrimin. Agjenti im dhe klubi po bisedojnë, shpresoj të marr lajme pozitive sa më shpejt“, thekson 31-vjeçari Willian. /abcnews.al

Jorginho.png
Igli Nikolli16:10 | 12/12/2019

Chelsea mposhti 2-1 Lille të martën në mbrëmje dhe u kualifikua mes 16 skuadrave më të mirë në Champions League. Pedro la Barcelonën 5 vite më parë për të vijuar karrierën në “Stamford Bridge”. Kontrata me ekipin londinez përfundon në fund të këtij sezoni.

32-vjeçari ofensiv është shumë i lidhur me klubin katalanas dhe ëndërron të rikthehet sërish te Barcelona. Pavarësisht vështirësive, Pedro flet hapur për Cadena Ser dhe shpreson të rikthehet tek ekipi ku u rrit dhe ku ka kaluar vitet më të bukura të karrierës.

Për Barcelona kam një dashuri të veçantë, të gjithë e dinë se çfarë ndiej për atë klub. Do të dëshiroja shumë të kthehesha, edhe pse mendoj se është e vështirë“, thekson spanjolli Pedro. /abcnews.al

Pedro me Messin, gjatë kohës kur aktivizohej me Barcelonën
kovavic-feste.jpg
Klejdi Kaimi16:03 | 11/12/2019

Mesfushori i Chelsea, Mateo Kovacic, është duke shkëlqyer këtë sezon nën urdhrat e trajnerit Lampard. Kroati e mbylli sezonin e kaluar pa shënuar asnjë gol, ndërkohë në katër ndeshjet e fundit ai ka shënuar dy herë. Përveç golave të tij, ka tërhequr vëmendjen dhe festimi i veçantë i tij. Kovacic ka shpjeguar se përse ai kur shënon, vendosur dorën e hapur në hundë dhe i drejtohet kamerave.

“Kam kohë që e kam planifikuar festimin, pasi sezonin e kaluar nuk shënova fare. Realisht e bëj për mbesat e mia. Njëra prej tyre është me Sidromën Down dhe kur unë takohem me to e bëjmë shpesh gjestin e hundës. Është bukur të shënosh dhe ta festosh me familjen dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm” tregon 25-vjeçari për ‘Chelsea Tv’.

“Lampard? Ai shpesh më ka ‘ngacmuar’ për faktin që nuk shënoja që nga 2017. Edhe unë e di që duhet të shënoj më shumë dhe kam punuar individualisht për këtë. Frank më këshillon që të arrij gjithmonë topat që dalin nga zona e portierit si dhe për të goditur më shumë portën. Mendoj se jam më i fortë këtë sezon”, përfundon intervistën Kovacic. /abcnews.al

 

 

Chelsea.jpg
Igli Nikolli22:56 | 10/12/2019

U duk se dy golat e shënuar në pjesën e parë i dhuruar një kualifikim të lehtë ekipit të Chelsea, por anglezët vuajtën deri në fund. Remy shënoi për Lille 12 minuta përpara fundit, teksa “ish”-i i kësaj sfide ishte pranë barazimit në minutat shtesë.

Kepa bllokoi gjuajtjen e Remy dhe kualifikoi “Blutë e Londrës” më tej. Ajax dhe Valencia luftuan fort në duelin e Amsterdamit, por në fund festuan spanjollët. Ndeshja u vendos nga një gol i Rodrigo në pjesën e parë, që i dhuroi kualifikimin Valencias.

Renditja përfundimtare e grupit H

Ajax kishte nevojë për vetëm një pikë, por nuk arriti të konkretizojë rastet e shumta dhe e sheh veten jashtë Champions League. Ekipi i Ten Hag do të vazhdojë aventurën europiane në Europa League. Minutat e fundit të përballjes së zhvilluar në Amsterdam u shoqëruan me tension, teksa Gabriel i Valencias u ndëshkua me karton të kuq. /abcnews.al

Ajax – Valencia 0-1
(Rodrigo 24′)
Chelsea – Lille 2-1
(Abraham 19′, Azpilicueta 35′ / Remy 78′)

Abraham-1.jpg
Igli Nikolli21:36 | 10/12/2019

Në grupin H nuk është kualifikuar ende asnjë skuadër. Ekipit të Chelsea i mjafton fitorja në shtëpi përballë Lille dhe Tammy Abraham ka zhbllokuar ndeshjen. Goli i dytë në Champions për sulmuesin 22-vjeçar, teksa Azpilicueta ka shënuar golin e dytë në minutën e 35-të dhe në “Stamford Bridge” ka nisur festa.

Përballje e bukur po zhvillohet në Amsterdam. Ajax është një pikë larg kualifikimit, ndërsa Valencias i bën punë vetëm fitorja. Goli i parë ka ardhur dhe në stadium ka pllakosur heshtja. Miqtë kanë zhbllokuar ndeshjen me anë të Rodrigos, i cili konkretizoi një aksion të gjatë të ekipit spanjoll. /abcnews.al

Lampard-1.jpg
Veronik Istrefaj16:42 | 09/12/2019

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme përballë francezëve të Lille, e vlefshme për UEFA Champions League. Strategu anglez pranoi se kjo sfidë është shumë e vështirë, si dhe komentoi zhbllokimin e merkatos për Blutë e Londrës.

MERKATO – “Duhet të jemi të kujdesshëm, të mos fluturojmë. Humbja kundër Everton ishte vetëm për shkak se ne ishim shumë përpara vetes tonë. Duhet të dimë forcën tonë dhe të jemi me këmbë në tokë. Shumë mendonin se nuk na duhej merkato, por e vërteta është që neve na duhen lojtarë për t’u përmirësuar. Ende nuk kam ndonjë objektiv kryesor, por skuadra duhet të jetë sa më e plotë”.

MUNGESAT – “Kemi vuajtur mungesat e dy lojtarë të rëndësishëm, si Rudiger dhe Ruben Loftus-Cheek. Të dy kanë qenë pjesë kryesore e skuadrës sezonin e shkuar dhe mungesa e tyre është ndier. Rudiger do të rikthehet në grumbullim nesër, ndërsa Loftus-Cheek është shumë pranë”.

KUALIFIKIMI – “Do të ishte një arritje e madhe nëse nesër kualifikohemi për në fazën me eliminim direkt. Do të rreshtohemi vetëm për fituar. Kjo ndeshje, do të jetë idealja për lojtarët e rinj që të tregojnë se janë gati për t’u bërë futbollistë të mëdhenj”, përfundoi Lampard.

 

Everton.jpg
Igli Nikolli15:22 | 07/12/2019

Humbja e tretë në katër javët e fundit për Chelsea. Ekipi i Lampard doli pa pikë nga transferta kundër Everton, ndeshje që e humbi 3-1. Debutim fantastik për skocezin Ferguson në pankinën e ekipit nga Liverpool.

Goli i parë erdhi shumë shpejt. Richarlison kërceu bukur me kokë dhe kaloi Evertonin në avantazh në minutën e pestë. Edhe pjesa e dytë nisi me golin e vendasve. Calvert-Leëin dyfishoi shifrat, por Kovacic riktheu “Blutë e Londrës” në lojë tre minuta më pas.

Miqtë u hodhën në kërkim të golit të barazimit, por shënoi sërish Calvert-Lewin. Sulmuesi anglez vulosi fitoren e ekipit të tij me golin e shënuar 6 minuta përpara fundit të ndeshjes. Everton reagoi pas tre humbjeve rresht dhe u rikthye te fitorja e shumëpritur, ndërsa Chelsea mbetet në vend të katërt me 29 pikë. /abcnews.al

Everton – Chelsea 3-1
(Richarlison 5′, Calvert-Lewin 49′, 84′ / Kovacic  52′)

Lampard.jpg
Vladimir Prenga18:43 | 06/12/2019

Pritej prej shumë kohësh një lajm i tillë dhe më në fund ka ardhur. Chelsea mund të rikthehet të bëjë përforcime në merkato, duke nisur nga janari. Frank Lampard po zhvillon një punë të madhe, teksa “Blutë e Londrës” renditën në vend të katërt në Premier League.

Trajneri është ndalur te zhbllokimi i merkatos në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Everton, teksa thekson se grupi aktual i lojtarëve do të vazhdojë të jetë prioriteti i tij i madh, pavarësisht ndonjë përforcimi që mund të vijë.

Shumë njerëz janë befasuar me ecurinë tonë dhe faktin që kemi lënë pas klube që kanë shpenzuar miliona. Ne humbëm Hazard dhe dy sulmues. Nuk kam folur kurrë për merkaton, sepse nuk kemi pasur mundësi të blinim lojtarë. Njerëzit kanë pritur pak nga ekipi jonë, kështu që duhet t’i japim besim grupit të lojtarëve.

Pikërisht tani, edhe më shumë se kurrë. Jam i bindur që mund të kishim mbledhur më shumë pikë dhe do të ishim më lart në renditje. Nuk e përjashtoj ndërhyrjen në merkato, do të diskutojmë me drejtuesit se në çfarë repartesh kemi nevojë për përforcime. Ai që do të vijë, do e përforcojë ekipin“, përfundon Lampard. /abcnews.al

Chelsea-e1576171299779.png
Veronik Istrefaj12:17 | 06/12/2019

Skuadra e Chelsea do të ketë mundësinë të transferojë lojtarë në janar. CAS ka vendosur që të tërheqë dënimin fillestar për Chelsea, që u dënua me bllokim të merkatos së verës dhe asaj të janarit.

Por pas apelimit nga Blutë e Londrës, CAS ka vendosur që t’i falë dënimin e bllokimit të merkatos së janarit. Tashmë, trajneri Frank Lampard do të ketë mundësinë të afrojë lojtarë gjatë merkatos së dimrit dhe Chelsea ka nevojë për “gjak të ri”, pasi Premier League sa vjen e bëhet më e vështirë.

Gjithashtu, edhe kalendari i ngjeshur kërkon një grup të mirë e të madh lojtarësh, prandaj presidenti Roman Abramovich me shumë gjasa, do të shpenzojë shumë para për përforcimin e skuadrës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono