Championsin

napoli-champ.jpg
nev ila20:55 | 28/04/2019

Napoli është thuajse i kualifikuar për në Champions sezonin e ardhshëm, pas fitores arritur në fushën e Frozinones në Serinë A. Skuadra e trajnerit Karlo Ançeloti triumfoi 2-0, dhe u ngjit në kuotën e 70 pikëve, shumë larg vendit të katërt.

Autorët e golave për napolitanët ishin Mertens në pjesën e parë, dhe Junes pas pushimit. Me rrjetën e shënuar në minutën e 19-të, Mertens arriti në kuotën e 81 golave në Serinë A për Napolin, duke u barazuar me një legjendë si Diego Armando Maradona.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, këtë herë nuk luajti asnjë minutë, duke u mbajtur në stol nga trajneri Ançeloti, ndërsa e ardhmja e tij tek Napoli mbetet e paqartë. Shkodrani ka oferta nga klube të tjera në Itali dhe në Angli, dhe pritet të bëjë zgjedhjen e tij në verë./abcnews.al

Neymar.jpg
ent ela14:39 | 29/01/2019

Nejmar është edhe i dëmtuar, por edhe i pakënaqur tek Paris Sen Zhermeni. Ylli I madh brazilian rrezikon të humbasë duelet në Champions, ndërsa pritet të largohet nga Franca

Paska qenë një transferim i mallkuar. Nejmar dhe Paris SG nuk duken një dyshe e bërë për njëri-tjetrin, ndërsa braziliani rrezikon shumë pas dëmtimit të fundit.

Lëndimi në ndeshjen e Kupës ndaj Strasburgut duket aq i rëndë saqë superylli brazilian të rrezikojë pjesën më të rëndësishme të sezonit. Ai nuk besohet se do të aftësohet në kohën e duhur për të qenë gati për sfidën e madhe në Ligën e Kampionëve.

Në raundin e dytë, PSG ndeshet me Mançester Junajtidin e transformuar me trajnerin e ri Solskjer, dhe mund të përballet sërish me eleminimin. Skenari duket i njëjtë me atë të edicionit të kaluar, kur Nejmar u dëmtua rëndë në ndeshjen e ligës franceze ndaj Olimpikut të Marsejës.

Kjo bëri që të humbiste të gjithë gjysmën e dytë të vitit të sportiv, dhe në mungesë të tij, Paris SG u eleminua në Champions nga Reali i Madridit.

Gjithsesi, problemet e Nejmarit duket se janë më të mëdha sesa dëmtimet. Mediat europiane shkruajnë se sulmuesi është i palumtur në Paris, dhe kjo për shkak të nivelit jo aq të lartë të kampionatit, si dhe për arsye të motit të lagësht dhe të ftohtë.

Për t’i përkeqësuar gjërat vjen edhe lajmi se Nejmar ishte shkaktari që ylli i ri holandez, De Jong, të zgjidhte Barcelonën dhe jo PSG-në. Mediat shkruan se klubi katalanas i tregoi De Jongut, mesazhet që vetë Nejmar I kishte dërguar drejtuesve, ku shprehej i pakënaqur me jetën në Francë.

Gjithnjë e më shumë po krijohet bindja se braziliani do të largohet nga PSG-ja, por çështja kryesore është se ku do të shkojë. Kartoni i tij u blë 222 milionë euro, dhe nuk do të jetë e lehtë të paguhet kaq shumë.

Nejmar thuhet se dëshiron Barcelonën, por katalanasit kanë shpenzuar mbi 600 milionë euro që pas largimit të tij, pra nuk kanë mundësi për blerje të tjera të çmendura. Sa për Realin, madrilenët e kanë zbehur interesin për brazilianin, dhe ndoshta po mendojnë më shumë për shokun e tij të skuadrës, Kilian Mbapenë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono