Champions League

Carvajal-1.jpg
Igli Nikolli19:13 | 23/01/2020

Dani Carvajal vijon të jetë një pjesë fikse e formacionit të Real Madrid. Mbrojtësi i djathtë është pjesë e “Los Blancos” prej vitit 2013, teksa ka zbuluar për revistën GQ Spain momentin më të vështirë të përjetuar në ekipin spanjoll. Ishte 24 maji i vitit 2014 dhe Reali përballej me Atletico Madrid në Lisbonë për trofeun e Champions League.

Ekipi i Simeones ishte pak sekonda larg fitores falë realizimit të Diego Godin, por goli i Sergio Ramos me kokë në minutën e 93-të barazoi ndeshjen, ndërsa në shtesë nuk pati më histori. Reali i Ancelottit shënoi edhe tre gola të tjerë, fitoi 4-1 dhe dërgoi kupën me veshë për herë të dhjetë në Madrid.

PANIKU – “Vetëm një herë kam pasur frikë ndërsa luaja, në finalen e Champions League që luhej në Lisbonë kundër Atletico Madrid. E dalloja që po e humbnim ndeshjen dhe rivalët tanë të qytetit po bëheshin kampionë”.

FORMA – “Po përjetoj një nga momentet më të mira në karrierë. Falë besimit të trajnerit dhe shokëve të skuadrës, po luaj me inteligjencë dhe po shfrytëzoj eksperiencën që kam krijuar. Ndodhem në klubin më të madh në botë dhe nuk është e lehtë të jesh pjesë e Realit për kaq shumë vite.

Jo të gjithë e përballojnë presionin e të luajturit te Reali. Tifozët janë shumë kërkues, mjafton një pasim i gabuar për të dëgjuar pakënaqësitë e tifozëve”, përfundon Dani Carvajal. /abcnews.al

Fenomeni.jpg
Veronik Istrefaj10:42 | 21/01/2020

Ish-mbrojtësi i Manchester  United, Mikael Silvestre, ka kujtuar sfidën e Champions League mes “Djajve të Kuq” dhe Real Madridit, në sezonin 2002/03. Kjo sfidë ishte e vlefshme për çerekfinalet e kompeticionit më elitar për klubet.

Në fjalën e tij, Silvestre tha: “Kur Ronaldo Fenomeni shkeli në tapetin e “Old Trafford”, ndeshja kishte mbaruar. Çfarë lojtari, i jashtëzakonshëm. Unë si mbrojtës po qëndroja në vend dhe pyesja veten: Çfarë po bëj këtu? Nuk mund ta ndalja, në asnjë mënyrë.

Po të ruaja djathtas, ai kishte ikur me kohë nga krahu i majtë. Po të ndërhyja duke rrëshqitur, topi më kalonte sipër. Nëse e markoja nga afër, rrotullohej dhe nuk kapej me shpejtësi. Ajo ishte ndeshja më e vështirë e jetës time”, përfundoi ish-mbrojtësi francez./abcnews.al

Champions-League.jpg
Igli Nikolli17:54 | 17/01/2020

Ashtu si u paralajmërua pranverën e kaluar nga shoqata europiane e klubeve (ECA), duke filluar që nga sezoni 2024/2025, formati i Champions League mund të ndryshojë. UEFA dhe ECA po studiojnë në fakt detajet e reformës, me synimin për të pasur më shumë ndeshje ndërkombëtare që rrjedhimisht do të sillte më shumë të ardhura.

Sipas raportimeve të AS dhe Times, do të jenë ndoshta katër dhe jo dhjetë ndeshje më shumë si u kërkua më parë, ndërkohë që dhe numri i skuadrave pjesëmarrëse do të jetë 36 nga 32 që janë aktualisht. Propozimet në tryezat e ECA dhe UEFA janë dy: krijimi i grupeve me nga gjashtë skuadra në vend të katër ose një fazë me dy raunde me nga katër skuadra dhe me dy të parat e çdo raundi që do të kualifikohen në gjysëmfinale.

Sipas propozimit të parë në cerekfinale do të shkojnë dy skuadrat më të mira të cdo grupi, plus katër më të mirat e vendit të tretë, duke i dhënë mundësi eliminimit klasik të drejtpërdrejtë me ndeshje pritëse dhe kthimi deri në një garë të vetme. Aktualisht dy skuadrat që mbërrijnë në finalen e Champions luajnë 13 ndeshje në total, duke përjashtuar para eliminatoret, ndërsa me formulën e re ndeshjet e luajtura do të jenë 17.

Një seri ndryshimesh që i pëlqen dhe UEFA-s dhe tifozëve, por që rrezikon të krijojë probleme te kalendaret e kampionateve të ndryshme europiane. Propozimi i ri nuk u pëlqen shumë federatave: në rradhë të parë asaj angleze, që është e shqetësuar nga mundësia se mos Carabao Cup mund të bëhet një garë eksluzivisht për ekipet që nuk do të marrin pjesë në Champions League. /abcnews.al

Neymar-1.jpg
Veronik Istrefaj18:57 | 08/01/2020

Neymar është optimist sa i takon një triumfi të mundshëm të PSG-së në UEFA Champions League. Ylli brazilian u transferua te PSG në verën e vitit 2017 për plot 222 milionë euro dhe është ende lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Në një intervistë për Globo Esporte, Neymar pranoi se kampionët e Francës, kanë shanse ideale për t’i shkuar deri në fund kompeticionit më elitar për klube.

“Champions League? Po, besoj se mund ta fitojmë këtë sezon. Sa i përket skuadrës dhe grupit të lojtarëve që kemi, jemi më të fortë se vitet e shkuara. Sipas mendimit tim, mendoj se jemi shumë më të përgatitur këtë sezon. Kështu që, mendoj se kemi shanse reale për ta fituar këtë trofe”, përfundoi Neymar./abcnews.al

VAR.jpg
Igli Nikolli13:58 | 03/01/2020

Teknologjia VAR po krijon polemika të mëdha, sidomos në rastet e dyshimta të pozicionit jashtë loje. Bordi i Shoqatës së Futbollit Ndërkombëtar (IFAB) është gati të modifikojë diçka në teknologji.

La Repubblica raporton se ndryshimi në rastet e pozicioneve të dyshimta do të ndodhë duke filluar nga ndeshjet çerekfinale në Champions League, ndërsa në kampionat kryesore do të aplikohet në sezonin e ri. Në rastet kur diferenca mes mbrojtësit dhe sulmuesit është milimetrike dhe për arbitrin anësor është pozicion i rregullt, VAR-i nuk do të ndërhyjë.

Mjafton edhe një mm avancim që të cilësohet si offside, por nëse arbitri anësor ka vendosur të mos ngrejë flamurin dhe teknologjisë i duhen 12 kamera për ta dalluar saktësisht, do të thotë që gabimi nuk ka qenë kaq i dukshëm“, thekson sekretari i përgjithshëm i IFAB, Lukas Brud. /abcnews.al

Halilovic-1280x852.jpg
Veronik Istrefaj23:34 | 31/12/2019

Për çdo futbollist, të luash në Champions League është një nga arritjet më të mëdha. Shumë prej tyre presin vite që të luajnë në kompeticionin më të madh për klube, ndërsa disa të tjerë, janë me shumë fat, duke qenë pjesë e elitës që në një moshë shumë të re.

Futbollisti më i ri që është aktivizuar në historinë e Champions League është mbrojtësi nigerian, Celestine Babayaro, i cili në moshën 16 vjeç dhe 87 ditë, debutoi në Champions, në barazimin 1-1 mes Anderlecht dhe Steaua. 16 vjec dhe 128 ditë ishte Alen Halilovic kur debutoi në Champions, duke u aktivizuar për Dinamo Zagreb përballë PSG.

Një tjetër talent që ka debutuar shumë herët në Champions League është mesfushori belg Yuri Tielemans. Futbollisti i Leicester City në Premier League mbrojti ngjyrat e Anderlecht në vitin 2017, ku u aktivizua 90 minuta përballë Olympiacos.

 

 

Ndërsa futbollisti më i ri që ka shënuar në një ndeshje të Champions League, është Peter Quyae. 17 vjec dhe 195 ditë ishte sulmuesi kur shënoi golin e parë në Champions, në fitoren 5-1 të Rosenborg përballë Olympiacos./abcnews.al

Xavi-Guardiola.jpg
Igli Nikolli15:33 | 31/12/2019

Liverpool po “fluturon” në Premier League, ndërsa Manchester City ka mbetur prapa. 14 pikë është diferenca mes dy ekipeve, teksa “The Reds” kanë për të zhvilluar një ndeshje më shumë. Çështja titull është praktikisht e mbyllur dhe “Cityzens” do të fokusohet te Champions League, trofe që nuk e kanë fituar kurrë.

Kështu mendon Xavi, i cili e njeh në perfeksion Pep Guardiolën. Ish-mesfushori i madh spanjoll flet për The Mirror rreth këtij objektivi dhe përballjeve me Real Madrid në raundin e 1/8 të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Pep është një fitues i lindur dhe ndihet shumë keq që ekipi i tij është kaq mbrapa Liverpoolit në kampionat. Ai nuk do të dorëzohet, por është i qartë që do e ketë shumë të vështirë të fitojë titullin kampion.

Mendoj se do të ketë prioritet fitimin e Champions League, aty do të përqendrohet. Përballë Real Madrid do të jenë dy ndeshje të mëdha. Do të përdorë edhe rotacionin përpara këtyre ndeshjeve. Pep dëshiron të fitojë çdo trofe, por mendoj se do të përqendrohet te Championsi“, përfundon Xavi. /abcnews.al

Haaland.jpg
Veronik Istrefaj14:50 | 30/12/2019

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë me 11 zbulimet e sezonit në Champions League. Shumë futbollistë e shohin kompeticionin më elitar për klube si një trampolinë për të siguruar një transferim të madh, siç ishte rasti i sulmuesit Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez u transferua dje nga skuadra e Salzburg, te Borussia Dortmund. Përveç bomberit Haaland, shumë lojtarë të tjerë arritën të bënin paraqitje të mira, përfshirë këtu dhe Dani Olmon, mesfushorin spanjoll të Dinamo Zagreb.

Formacioni me zbulimet e sezonit në Champions League është si më poshtë nga UEFA: Meret, Hakimi, Pavard, Upamecano, Lodi, Berge, Havertz, Dani Olmo, Rodrygo, Haaland, Lautaro Martinez./abcnews.al

 

Champions-League.jpg
Igli Nikolli08:56 | 29/12/2019

Shorti i 16 dhjetorit dhuroi përballje të forta dhe tepër emocionuese në raundin e 1/8 në Champions League. Real Madrid-Manchester City është një nga duelet më të zjarrta, por pas nuk mbeten as çiftet Atletico Madrid-Liverpool, Chelsea-Bayern Munchen dhe Napoli-Barcelona.

Datat janë përcaktuar dhe gjithçka nis me 18 shkurt. Kampionët në fuqi të Liverpool do të jenë të parët që zbresin në fushë. Ekipi i Klopp do të zhvillojë ndeshjen e parë përballë “Colchoneros” në “Wanda Metropolitana”, aty ku festoi sezonin e kaluar fitimin e trofeut në finalen ndaj Tottenham, teksa përballja tjetër e ditës është Borussia Dortmund-PSG, një sfidë që premton gola të shumtë.

Të nesërmen zbresin në fushë Atalanta ndaj Valencias, ndërsa Tottenham do të presë Leipzig. Një javë më pas është radha e ekipeve të tjera. Të martën e 25 shkurtit luhen dy duelet Chelsea-Bayern Munchen dhe Napoli-Barcelona, kurse të nesërmen është radha e Real Madrid dhe Juventusit.

Ekipi i Zidane pret në “Santiago Bernabeu” Manchester Cityn e Pep Guardiolës, ndërsa kampionët e Italisë luajnë në Francë kundër Lyonit vendas. Shorti i çerekfinaleve do të hidhet me datë 20 mars. Ndeshjet e para do të luhen me 7/8 prill dhe ato të kthimit me 14/15 prill.

Ky short përcakton edhe duelet e fazës gjysmëfinale, që do të luhen me 28-29 prill, ndërsa sfidat e kthimit pas një jave. Finalja e madhe zhvillohet me datë 30 dhjetor në stadiumin ” Atatürk Olimpiyat Stadı” të Stambollit. /abcnews.al

Datat e përballjeve të raundit të 1.8 në Champions League
juventus-e1577548192458.jpeg
Igli Nikolli16:11 | 28/12/2019

Didier Deschamps është ndër të paktët persona që e ka fituar Kupën e Botës i lojtar dhe trajner. Francezi ia ka dalë të fitojë edhe Champions League me Juventusin si lojtar, ekip të cilin e drejtoi edhe si trajner në sezonin 2006-2007.

Trajneri i kombëtares franceze ka folur gjatë ceremonisë së Globe Soccer Awards në Dubai rreth Cristiano Ronaldos dhe Juventusit. Elozhet për portugezin nuk mungojnë, teksa shpreson që ekipi i Sarrit t’ia dalë të fitojë Champions League këtë sezon.

Ronaldo është një kampion i madh dhe qëndron në nivele të larta prej vitesh. Uria për të shënuar gola dhe fituar trofe nuk i mungon kurrë. Ai është një profesionist i shkëlqyer, i cili ka një grintë të madhe pavarësisht moshës së madhe. Është gjithmonë deçiziv, ndoshta vrapon më pak se 5 apo 10 vite më parë, por vrapon më mirë. Kur ke një lojtar të tillë në skuadër, e di se mund të bëjë diferencën në çdo moment.

Juventusi e nis sezonin me qëllim fitimin e Champions League, njësoj si 7-8 skuadra të tjera, por në fund fiton vetëm njëra. Bardhezinjtë e synojnë trofeun prej disa vitesh, shpresoj t’ia dalin. Kualiteti në ekip është, por ka edhe skuadra të tjera të forta që mund të triumfojnë në këtë kompeticion. Të shohim se çfarë do të ndodhë“, përfundon Didier Deschamps. /abcnews.al

 

Deschamps duke ngritur trofeu e Champions League me Juventusin në vitin 1996


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono