ceshtjet

vlcsnap-2018-09-14-21h11m35s661-1280x720.png
G. P.17:27 | 14/09/2018

Nga 61 vendime të dhëna nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për llogari të Vettingut të gjyqtarëve, deri më tani vetëm 16 prej tyre kanë mbërritur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Në shtatë raste, ankimi është bërë nga ana e Komisionerit Publik, përfaqësuesit të publikut në procesin e Vettingut.

Nga nisja e procesit të Vettingut para trupave të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kanë dalë 48 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa 13 të tjerë iu shmangën filtrave duke u dorëhequr nga sistemi. Por ndonëse totali i tyre shkon në 61 subjekte, deri më tani vetëm 16 prej tyre kanë shkuar në shkallën e dytë të Vetingut, Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Në shtatë raste ankimi është bërë nga Komisioneri Publik, ndërsa në rastet tjera nga vetë subjektet e rivlerësimit. Sipas të dhënave zyrtare nga ky institucion, për gjashtë prej tyre KPA ka përfunduar gjykimin duke i dhënë formë të prerë vendimit për fatin e tyre në sistemin gjyqësor.

Në vendimet e marra Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në Dhomë Këshillimi apo seanca publike, ka lënë të pandryshuar vendimin për ndërprerje të procesit të rivlerësimit për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, për ish-gjyqtaren e Lartë, Mirela Fana dhe për ish-prokurorin e Krujës, Sulejman Tola. Në tre vendime të tjera, trupa gjykuese të KPA-së, lanë në fuqi vendimet e KPK për shkarkim nga detyra të ish-gjyqtarit të Lartë, Fatos Lulo, ish-prokurorit të Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva dhe ish-prokurores së Shkodrës, Besa Nikëhasani.

Ndërkohë dhjetë ankime të tjera të depozituara pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit janë në fazë përgatitore. Mes tyre është ankimi i bërë nga ana e Komisionerit Publik për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i konfirmuar në Shkallën e Parë dhe ish-anëtarët e Kushtetueses të “djegur” nga KPK, Fatmir Hoxha e Altina Xhoxhaj. Në pritje është gjykimi edhe për ankimi i bërë nga Komisioneri Publik kundër konfirmimit të gjyqtarit të lartë Edmond Islamaj, apo apelimi i ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca kundër shkarkimit nga detyra. Deri më tani KPA ka përcaktuar datën e seancës vetëm për një prej tyre, ndërsa për shtatë prej janë përcaktuar vetëm trupat gjykuese.

Në pritje të gjykimit:

Fatmir Hoxha
Altina Xhoxhaj
Edmond Islamaj
Bashkim Dedja
Luan Kaloçi
Gentian Trenova
Alma Brati
Astrit Faqolli
Artan Lazaj
Tom Ndreca

Çështjet e gjykuara:

Adriatik Llalla
Mirela Fana
Sulejman Tola
Fatos Lulo
Besim Trezhnjeva
Besa Nikëhasani/abcnews.al

vlcsnap-error579-1280x720.jpg
ent ela15:11 | 03/03/2018

Zëvendësministri i jashtëm i Greqisë, Jorgos Katrougalos, duke folurnë Forumin Ekonomik të Delphit që zhvillohet në Athinë, ka zbuloi detaje për bisedimet me Tiranën zyrtare. “Sa i përket Shqipërisë, Greqia është shumë pranë zgjidhjes së të gjitha çështjeve me vendin fqinj”, nënvizoi ai. Gjithashtu zëvendësministri i Jashtëm tha se “Greqia ka marrëveshje bilaterale bashkëpunimi me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi dëshiron të luajë një rol të rëndësishëm në rajon”. Katrougalos kritikoi dhe Bashkimin Europian, ndërsa nënvizoi se janë rritur pabarazitë brenda Unionit dhe standardi i jetesës së qytetarëve evropianë është përkeqësuar. /abcnews.al

vlcsnap-error295.jpg
us er22:13 | 19/12/2017

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, përshëndeti vendimin e palës shqiptare për varrezat greke dhe nënvizoi rëndësinë e abrogimit të ligjit të luftës. Ndërsa theksoi se përcaktimi i hapësirës detare me Shqipërinë është një çështje që duhet të zgjidhet.

Në një emision televiziv, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias i është rikthyer diskutimit për çështjet e hapura me Shqipërinë por edhe me vende të tjera fqinje si Turqia apo Maqedonia. “Politika aktuale e jashtme ka një qëllim, për të zgjidhur problemet në një mënyrë që i shërben vendit, por pa cënuar palën tjetër”, u shpreh zyrtari i qeverisë së kryeministrit Aleksis Tsipra. Më tej ai konfirmon se koha është në favor të Greqisë për të zgjidhur gjithë problemet me Shqipërinë.

Në emisionin e televizionit “ERT”, Kotzias sqaroi se është “e drejta e Greqisë për të zgjeruar hapësirën e saj detare”. “Greqia e shikon me rëndësi të madhe përcaktimin e EEZ(zonës ekonomike ekskluzive) me të gjitha vendet, veçanërisht me Shqipërinë. Ujërat territoriale, të drejtat dhe interesat tona sovrane janë me rëndësi të madhe për të gjitha palët”, theksoi shefi i diplomacisë së jashtme i Athinës zyrtare.

Në emsionin e televizionit grek, Kotzias nënvizon edhe rëndësinë e abrogimit të ligjit të luftës me Shqipërinë, i cili është ende në fuqi pavarësisht se të dy vendevet janë anëtare të NATO-s. “Çështja kryesore që duhet të zgjidhim pozitivisht është ligji për luftën. Pasojat ligjore do të rregullohen me një procedurë të veçantë”, u shpreh ministri i Jashtëm.
Gjithashtu, kryediplomati i Athinës përshëndeti vendimin e palës shqiptare për varrezat e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës së dytë botërore./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono