certifikim

valdete-daka.jpg
ad min11:09 | 31/10/2019

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, tha në një intervistë për RTK-në, se certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, mund të mos përmbyllet deri në fillim të dhjetorit për shkak të ankesave të subjekteve politike. Ndërkohë që vazhdojnë bisedimet midis Vetëvendosjes dhe LDK-së për qeverinë e re, një ngërç tjetër duket në sfond që ka të bëjë me postin e Presidentit, për të cilin, LDK, kërkon që të jetë pjesë e paketës për bashkëqeverisje.

Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka, tha në një intervistë për mediat në Kosovë se nuk ka ndonjë datë se kur mund të çertifikohet rezultati i zgjedhjeve të 6 Tetorit në Kosovë, për shkak të ankesave që vazhdojnë të bëhen nga partitë politike, për numërim apo rinumërim votash.

Zonja Daka nënvizoi se ky është një problem që duhet të rregullohet në mënyrë që ankimimet të mos vazhdojnë pa limit. Kryetarja e KQZ-së pohoi se certifikimi i rezultatit zgjedhor mund të zgjasë madje deri në fillim të Dhjetorit.

Ndërkohë, Vetëvendosje dhe LDK vazhdojnë bisedimet për bashkëqeverisje përmes grupeve punuese. Por duket se edhe në këtë pikë, mund të ketë një ngërç që ka të bëjë me kërkesën e LDK-së për një marrëveshje paraprake për postin e Presidentit, si pjesë të bashkëqeverisjes me Vetëvendosjen. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, është personi i duhur për të qenë President i Kosovës.

Synimi i Vetëvendosjes dhe LDK-së është që të krijojnë një qeveri me 12 apo maksimumi 15 ministri. Mbetet të shihet nëse partia që merr postin e kryeministrit, Lëvizja Vetëvendosje, do të marrë edhe postin e kryetarit të Kuvendit apo do t’ia lirojë LDK-së. Për këto tema, bisedimet do të kalojnë te liderët politikë.

Në funksion të arritjes së marrëveshjes dhe bashkëqeverisjes ishte edhe takimi i zhvilluar ndërmjet kandidatit aktual të vetëm për kryeministër, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit të LDK-së. Kurti shkroi në Facebook pas takimit se Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë.

/abcnews.al

veliaj.jpg
ad min14:54 | 16/04/2018

Punonjësit e Policisë Bashkiake po trajnohen nga Akademia e Sigurisë për t’u aftësuar në fushën e sigurisë publike. Grupi i parë i punonjësve të kualifikuar u certifikuan në një aktivitet ku mori pjesë zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku tha se në tre vjet Policia Bashkiake nuk ka ndryshuar vetëm imazhin, por mbi të gjitha cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës pritet të ndërmarrë një tjetër nismë për të rritur më tej sigurinë në kryeqytet, atë të policimit në komunitet.
/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono