Cërrik

aksidenti.jpg
ad min19:43 | 19/08/2019

Një aksident me pesë persona të plagosur ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” në Cërrik. Në njoftimin e policisë thuhet se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lokal.

Për pasojë janë lënduar pesë persona që ishin duke drekuar në lokal. Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar në kohë nga policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ABC News Albania 24/7

cerrik.jpg
ent ela19:12 | 16/04/2019

Një 50 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Mollas të Cërrikut. Mësohet se 50 vjeçari me iniciale B.L. po udhëtonte me motoçikletë në aksin Gostimë-Mollas, kur ka humbur drejtimin dhe është përplasur në anë të rrugës.

Ai është nisur për në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë rrugës.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor për të kryer veprimet përkatëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. /abcnews.al

hyrja-10.00_00_19_17.Still001-1280x720.jpg
ad min17:42 | 08/04/2019

Përfshihet nga flakët një automjet që lëvizte në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Papër.

Automjeti tip “Benz” me pronar Mikel Maliqin, me banim në Cërrik, është përfshirë befas nga flakët. Ai udhëtonte bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën, të cilët e kanë braktisur menjëherë makinën.

Në pak sekonda mjeti është shkrumbuar totalisht. Mendohet se shkak për zjarrin të jetë bërë një shkëndije elektrike./abcnews.al

INSVESIMI-I-OSSHE-NE-ELBASAN.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela14:35 | 07/03/2019

Rreth 130 milionë po investon Operatori i Shpërndarjes së Enegjisë Elektrike për të rikonstruktuar rrjetin e tensionit të ulët përgjatë segmentit rrugor Elbasan –Cërrik.

Ndërhyrja e parashikuar në 26 kabina pritet të reduktojë humbjet në rrjet dhe të sigurojë një furnizim më të mirë me energji elektrike afro 9 mijë banorëve të zonës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kërkon që punimet të përfundojnë në prill, tre muaj para afatit të parashikuar.

“Përveç faktit se ka një impakt shumë të ndjeshëm tek banorët e zonës, 9 mijë banorë të zonës ose 2500 abonentë, nga ana tjetër do ketë impakt edhe në zhvillimin e sektorit bujqësor si dhe impakt në zhvillimin e turizmit, kështu që ju duhet ta mbaroni sa më shpejtë, nëse mbarohet në prill do jetë akoma më mirë për t’i dhënë kohë edhe sezonit turistik, atëherë kur emigrantët kthehen apo dhe kur vizitorë nga vende të ndryshme vijnë edhe në zonën tuaj për të qenë gati dhe për të përballuar fluksin”.

Rreth 50% e investimit ka përfunduar ndërkohë që për ta mbyllur janë angazhuar 80 punonjës. /abcnews.al

 

aksident-4.jpg
ent ela19:20 | 12/11/2018

Një i moshuar ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Klos të Cërrikut. Sipas policisë nje mjeti tip Iveko ka aksidentuar 83 vjeçarin Ramazan Xhelili, i cili ishte duke drejtuar një karrocë. Si pasojë e përplasjes i moshuari ka humbur jetën në vend. Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./abcnews.al

poliii.png
ad min08:54 | 09/10/2018

Ka përfunduar me sukses operacioni për kapjen e autorit të plagosjes së dyfishtë në Cërrik pasditen e së hënës. Në pranga ka rënë 32-vjeçari B.H i dyshuar si autor i krimit dhe bashkëpunëtori i tij, 28-vjeçari me iniciale I.F.

Pasditen e së hënës pas një konflikti fizik për motive të dobëta, 32-vjeçari ka plagosur me pistoletë G.K dhe J.K. I pari mbeti i plagosur në këmbë, ndërsa i dyti u lëndua në dorë. Aksioni për kapjen e autorit dhe bashkëpunëtorit të tij vazhdoi gjatë gjithë natës dhe mësohet se për kapjen e tyre u angazhuan 30 forca policie.

Ndërkohë vijon puna për gjetjen e armës së krimit./abcnews.al

auto_policia-naten-655x3561497861834.jpg
ad min20:03 | 08/10/2018

Në një grindje ku janë përfshirë disa të rinj mbetën të plagosur dy prej tyre. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” në Cërrik. Sipas njoftimit të policisë tre persona kanë zbritur nga një mjet tip Golf sapo kanë parë një person tjetër me të cilin kishin një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta. Në debat  e sipër dyshohet se shtetasi me inicialet B.H  ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit  me iniciale G.K, i cili është plagosur në këmbë. Nga te shtenat ka mbetur i plagosur edhe nje person tjeter. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit Angjelo Zhelegu i cili ka larguar nga vendngjarja autorin e dyshuar dhe shokun e tij. Forca të shumta të Policisë, janë vënë në ndjekje të autorit.

Njoftimi i Policisë

Më datë 08.10.2018 , rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” në Cerrik, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik, si dhe është plagosur lehtë në dorë shtetasi J.R., 22 vjeç, banues në Cerrik, të cilët ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta të Policisë dhe grupit hetimor dyshohet se shtetasi B.H sëbashku me shtetasin I.F, po udhëtonin me një automjet tip Golf që drejtohej nga shtetasi A. Zh.

Shtetasi B.H, ka parë shtetasin G.K me të cilin kishte një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta ka zbritur nga automjeti dhe është konfliktuar fizikisht me të.

Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi J.R, shoku i shtetasit G.K, si dhe dy shokët e shtetasit B.H, shtetasit A.Zh dhe I.F.

Në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi B.H , ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit G.K, i cili është plagosur në këmbë, si dhe është plagosur në dorë shoku i tij shtetasi J.R.

Policia ka kapur dhe shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit shtetasin Angjelo Zhelegu i cili ka larguar nga vendngjarja autorin e dyshuar dhe shokun e tij

Forca të shumta të Policisë të DVP Elbasan, janë vënë në ndjekje të autorit dhe bashkëpuntorit tjetër ku vijon ndjekja për kapjen e tyre.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

ROBINSONET-E-ELBASANIT-1280x720.jpg
ent ela14:49 | 07/10/2018

Dy të moshuar banojnë në një zonë të izoluar në fshatin Qyrkan të bashkisë Cërrik. Si të mos mjaftonte kjo çifti Qafa jetojnë në varfëri, në një shtëpi të rrënuar dhe pa drita.

Janë “Robinsonë” të kohëve moderne. Por ndryshe nga ai të plakur, të varfër, të pafuqishëm.

Jetojnë vetëm, të izoluar dhe në errësirë në pyll. Bëhet fjalë për çiftin Qafa me banim në fshatin Qyrkan në bashkinë e Cërrikut.

Burri qan. Thotë se do të hidhet nga shkëmbi, kurse  gruaja i jep kurajo: Do vij edhe unë me ty në burg.

Xhevit Qafa; Pasi dola në pension 70 mijë lekë (qan) të ha një bukë me kripë, nuk më lë rehat.

Xhevit Qafa është rreth 67 vjeç. Para disa kohësh u dënua me burg pasi nuk pagoi dot dritat. Tregon  se e mbifaturuan me 300 kilovatë çdo muaj kur ai kishte vetëm një dritë ndezur.

Nuk kishte para t’i shlyente dhe pranoi të jetojë ca kohë në qeli. Banesa e vjetër gati po e zë poshtë. Por historia po përsëritet . Ai ka ende detyrime ndaj OSSHEE.  Ka frikë se mos e arrestojnë. Tregon se jetojnë të izoluar në pyll. Se ka vetëm një radio me bateri.

Xhevit Qafa banor në Qyrkan, Cërrik: I kam thënë që unë jam nga e keqja në pikë të hallit, nuk kam ça të bëj më vetëm kam vënë një dritë sa të ha një kafshatë bukë.

Burrë e grua duan ndihmë. Nuk janë hajdutë, por tëpafuqishëm të shlyejnë detyrimin që kanë.

Xhevit Qafa: Unë quhem hajdut me një dritë, se nuk kam asnjë dritë tjetër, nuk piqet as buka, as televizori nuk punon, se nuk ka valë as frigoreferi kam mbetur vetëm më një radio me bateri. Kanë ardh policat e Cërrikut.

Pranvera Qafa: Më mirë të na marrin të dyve të rrimë të dy më mirë.

Edhe banorët këtu në Qyrkan kërkojnë që dikush t’i mbështesë këta të moshuar.

Banor: Këtu është shumë keq edhe për dritë s’ka dritë ky kjo është rreze. Këtu është shumë keq.

Dimri po afron dhe pleqtë janë strukur në banesën e rrënuar dhe pa drita. Por frika më e madhe është që të mos i arrestojnë. /abcnews.al

Gazetari i ABC News në Elbasan: Fatos Salliu

 

 

94e7f1a7-dfed-42a4-b91c-62437be6fba7-933x445.jpg
ent ela11:15 | 22/08/2018

Cërrik- Një krim në familje është parandaluar nga policia. Bashkëshorti ka dhunuar gruan dhe kjo e fundit e ka kërcënuar me armë zjarri duke qëlluar në ajër me automatik.

Sipas policisë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Seferan Belsh, në familjen Mylazim Abazi, ka një konflikt familjar mes bashkëshortëve, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.

Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku ka rezultuar se Abazi, 58 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij  Adelina Abazi 54 vjeçe, e cila më pas kishte marrë një armë zjarri automatik që e mbanin në banesë pa leje dhe ka kërcënuar bashkëshortin duke qëlluar në ajër në banesë.

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke bërë arrestimin në flagrancë të dy bashkëshortëve për “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Grupi hetimor ka sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik me një krehër me 18 fishekë, si dhe 2 gëzhoja të qitura nga arma automatike.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan./tvklan.al

UZINA-GERMADHE-ELBASAN.mpg_snapshot_00.58-1280x720.jpg
ad min15:15 | 05/08/2018

Ish-uzina e përpunimit të naftës në Ballsh ështe kthyer në një gërmadhë që të fut frikën dhe që çdo ditë rrezikon jetë njerëzish. Dikur ky investim punësoi 1 mijë vetë për shumë vite me rradhë. Sot banorët as nuk shpresojnë që ajo godinë do tu ofrojë ndonjë mundësi.

Nuk ka çati dhe muret gati po rrëzohen . S’ka as dyer e as dritare. TEC-i dhe ish-Uzina e Përpunimit të Naftës në Cërrik ndodhen në agoni të plotë. Është një vend i shkretë që të fut frikën. Një kufomë e diktaturës.

Në dy ish-kantieret më të mëdha në Cërrik rreth tre dekada më parë ishin punësuar rreth 1000 vetë. Punimet për ndërtimin e Uzinës filluan në vitin 1951. Ndihmë në atë kohë dhanë specialistët sovjetikë. Në vitin 1961 arriti të përpunonte deri në 500.000 tonë nafte në vit. Më 1962 u prodhua për herë të parë në vend vajguri i markës TSI, për avionet reaktivë. U prodhua dhe vajgur për ndriçim dhe djegie. Disa vajra lubrifikante si: vaj Aftol 18, vaj DP 14, vajra për makinat.

Ishte në funksion deri në vitin 1992. Që nga ajo kohë nuk prodhon më asgjë. Ka kaluar në konservim dhe vetëm harxhon para. Më 22 korrik të vitit 2013 qeveria e jep me konçension me kontratën e tipit “Rehabilitim, Operim dhe Transferim”, e firmosur mes Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së kohës dhekompanisë Kurum International sh.a.

Sipas kontratës, konçensionari do të investonte në këtë rafineri gati 6.8 miliardë lekë (48 milionë euro) dhe të fillonte punën e përpunimit të naftës brenda 18 muajve. Por pesë vjet nga kontrata asgjë nuk është bërë.

Për banorët uzina kufomë shtë kthyer në burim aksidentesh. Jo të pakët janë ata që janë plagosur apo kanë humbur jetën gjatë 25 viteve të fundit aty. Rivënien në punë siç ishte apo në forma të tjera ata e shohin si një mundësi punësimi. Kjo pra është panorama e dy prej ish objekteve të diktaturës në Cërrik shuarja e të cilave bëri që qindra familje të mbeten pa punë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono