celular

200220-GadgetMatch-Tone-Smartphone-1.png
So Nila11:05 | 20/02/2020

Në kohën kur secili zotëron një celular me kamera, nuk është edhe aq befasi kur dikush shfrytëzon mundësinë të shkrepë ndonjë foto intime.

Mirëpo në Japoni, një kompani teknologjike ka nxjerrë në treg celularin e ri që ua ndalon përdoruesve realizimin e fotografive intime,sipas Mashable Se Asia. Celulari Tone e20, ka një softuer të programuar të kuptojë se çfarë është një fotografi intime.

 

Nëse dallon pamje të tilla, pajisja do ta bëjë të pamundur ruajtjen e këtyre fotografive, edhe nëse ato shkrepen nga përdoruesit. Edhe pse duket e çuditshme se si një kompani ka ndaluar një veçori të tillë, softueri është i dizajnuar si veçori sigurie. Kompania “Tone”, është për personat që dëshirojnë telefona të thjeshtë e të lirë.

Përveç këtyre arsyeve, celulari ofrohet për përdoruesit që janë të rinj në moshë dhe që janë ende në shkollë. Vjedhja e fotografive intime dhe publikimi i tyre në internet, ka qenë njëra prej arsyeve të kompanisë për nxjerrjen në treg të këtij celulari.

Në vitin 2016, ka pasur mbi 3,000 raste shantazhesh, dhe këto janë vetëm rastet që janë raportuar.

Kompania e sigurisë së postës elektronike Symantec ka raportuar se nga janari 2019 deri në mars 2019, ata kanë arritur të zbulojnë 300 milion shantazhe .

Shumë prej të rinjve bien pre e mashtruesve të internetit që shfrytëzojnë fotografitë e tyre intime për shantazh dhe kërcënime të ndryshme. Ndalimi i shkrepjes së fotove intime në celularin “Tone e20” është automatik, por përdoruesit e rritur mund ta zhbllokojnë./abcnews.al

04WgQQQLdCItSjS25dDkEr4-10.fit_scale.size_2698x1517-1280x721.jpg
So Nila15:10 | 06/02/2020

Lënia e telefonit në karikim, sidomos gjatë natës është një zakon i keq që duhet të eliminohet sa më shpejt të jetë e mundur sepse mund të jetë shumë e rrezikshme.

Përveç shkatërrimit të baterisë përgjithmonë, mund të shkaktojë dëme serioze në shëndet. Shumë zjarrfikës nga e gjithë bota kanë ndërhyrë për të shpëtuar jetën e njerëzve për shkak të këtij zakoni dhe tani ata duan të paralajmërojnë të gjithë që të mos i lënë celularët e tyre afër shtratit gjatë natës.

Shumë prej nesh përfundojnë në fund të ditës me celularin e tyre pa bateri dhe si pasojë ne ndiejmë nevojën për ta rikarikuar atë tërë natën. Por duhet të dini që pasi të keni arritur 100%, bateria ndalon së rimbushuri dhe duke e lënë atë të ngarkuar për shumë orë pavarësisht se ka arritur ngarkesën maksimale, çka mund të shkaktojë dëme serioze në bateri. Dëmi më i madh është nxehtësia e cila rrit tensionin e ngarkesës.

Kjo shkakton një rritje të temperaturës që kompromenton kapacitetin e baterisë së telefonit tuaj celular. Nëse bateria nxehet, celulari mund të shpërthejë dhe për fat të keq ka shumë raste që e konfirmojnë atë.

Lënia e celularit nën jastëk është një praktikë që shumë shpesh e përdorim. Shumë njerëz bien në gjumë me celularin e tyre në dorë, por do të ishte më mirë të mos e bëni atë nëse dëshironi të mbroni shëndetin tuaj.

Studiuesit izraelitë nga Instituti i Shkencave Weizmann kryen teste për të kuptuar rreziqet hipotetike që telefoni celular krijon për shëndetin. Këto eksperimente konsistonin në teste që tregonin sasinë e rrezatimit që trupi ynë i ekspozohej çdo herë që përdorim celularin ose thjesht që e mbani afër. Rezultatet nuk janë shumë tërheqëse: duhen vetëm 15 minuta në telefon dhe mund të ndodhin dëme serioze të trurit, por edhe fillimin e kancerit, veçanërisht atij të trurit.

Nëse nuk mund të qëndroni pa celularin tuaj, të paktën shmangni mbajtjen e tij në karikim gjatë gjithë natës dhe veçanërisht afër shtratit tuaj./abcnews.al

5B03BC2D-A7FD-4C0C-AF4C-889BFE601DEA.jpeg
So Nila08:39 | 16/12/2019

E dimë të gjithë që ashensori nuk është vendi më i mirë për të folur në telefon. Kjo pasi sinjali nuk është i fortë dhe mund të mos dëgjohemi mirë. Pavarësisht kësaj nuk janë të pakta rastet kur e bëjmë këtë gjë, por duhet të dini që lidhja e dobët telefonike nuk është arsyeja e vetme pse nuk duhet të përdorni telefonin ndërkohë që ndodheni në ashensor apo në vende të tjera ku valët janë të dobëta.

Kur telefoni celular nuk është në gjendje të marrë një sinjal të mirë nga stacioni bazë ose është jashtë rrezes, ai lëshon sinjalin e tij, që domethënë lëshon më shumë rrezatim, në mënyrë që të mund të flisni. Kjo është më e zakonshme në strukturat e betonit ose çelikut, por edhe në ashensorët, bodrumet dhe garazhet nëntokësore.

Telefonat celularë rrezatojnë dy deri në tre herë më shumë në vendet ku ka një sinjal të dobët, prandaj rekomandohet të shmangni përdorimin e tij në ashensorë, bodrume dhe në vendet e tjera./abcnews.al

dont-look-at-phone-before-sleep.jpg
So Nila11:29 | 09/12/2019

Kur bëhet fjalë për shëndetin, zakonet tona të teknologjisë vendosen në “mikroskop” sidomos kur bëhet fjalë për ruajtjen e kujtesës sonë të sëmurë, modele jo të shëndetshme të gjumit dhe përkeqësimin e shikimit. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, gjithnjë e më shumë hulumtime po bëhen rreth “dritës blu”, armiku i fshehtë i bukurisë në pajisjet digjitale që paraqet rrezikshmëri për lëkurën tonë.

Çfarë është “drita blu”?

“Drita blu” i referohet gjatësisë së valëve me energji të lartë që janë në skajin blu të spektrit të dritës së dukshme. Ne jemi të ekspozuar ndaj dritës blu nga dielli, megjithatë ajo emetohet edhe nga dritat LED, siç janë ato që gjenden në telefonat tanë, ekranet e TV-ve, laptopët dhe sipas hulumtimeve të fundit, Australianët po kalojnë më shumë se nëntë orë në ditë para aparaturave digjitale që i ekspozojnë kësisoj edhe më shumë ndaj dritës blu.

Drita blu nuk është domosdoshmërisht e keqe kur ajo emetohet në gjatësinë e valës së duhur, madje mund të shfrytëzohet për të vrarë puçrrat dhe për të zbutur linjat e rrudhave. Sipas ekspertit të lëkurës, Jocelyn Petroni, drita blu infiltron lëkurën edhe më larg sesa rrezet UVA/ UVB, që ne thuajse i kemi shmanguar gjithë kohës.

Ajo që bën kjo dritë është të depërtojë drejt e në dermën e lëkurës, duke shkaktuar stres oksidativ në lëkurë, duke çuar në plakje të parakohshme. Për më tepër, ajo mund të gjenerojë radikale të lira, gjë që dëmton kolagjenin natyral në lëkurën tonë. Ajo që na mbetet janë rrudhat, pigmentimi i tepërt dhe ulja e elasticitetit të lëkurës. Dhe nëse rregullisht nuk bëni gjumin e bukurisë, atëherë ju jeni edhe më të ndjeshëm dhe më të ekspozuar ndaj këtyre fenomeneve negative.

Si mund të mbrohemi?

Fatmirësisht industria e bukurisë i është përgjigjur thirrjes sonë, me një rritje të produkteve që synojnë mbrojtjen ndaj dritës blu. Zgjidhni produkte me formula të pasura hidratuese, antioksiduese, të cilat mbrojnë dhe minimizojnë dëmet nga radikalët e lirë. Një SPF me spektër të gjerë që mbron nga rrezet UVA dhe UVB është gjithashtu thelbësor, si dhe acidi hialuronik për të ruajtur nivelet optimale të hidratimit. Ndërsa është vështirë të pranohet që ne të largohemi tërësisht nga teknologjia, ne mund të minimizojmë dëmet deri diku. Disa telefona smart këto ditë kanë një sistem që quhet ‘ndërrimi të natës’ dhe që e kalon dritën blu në dritë të verdhë, e cila është shumë më e mirë për sytë dhe lëkurën. Mbrojtësit e ekranit të filtrimit të dritës blu janë gjithashtu një mundësi e mirë, ose ju mund të angazhoheni për të zvogëluar përdorimin e pajisjeve elektronike, kështu që ndoshta një detox dixhital nuk do të ishte humbje kohe./abcnews.al

download-1-2.jpg
So Nila12:50 | 05/12/2019

Robert de Hesus Eskobar Gaviria, vëllai i boss-it kolumbian të drogës, Pablo Eskobar, do të konkurrojë kompanitë e mëdha të celularëve, si Samsung, Apple e Motorola, duke hedhur në treg një celular që paloset.

Samsung e bëri prezantimin e një celulari të tillë, pak kohë më parë dhe çmimi shkonte në 2000 dollarë. Më pas, Huawei prezantoi një të ngjashëm, për 2400 dollarë.

Motorla riktheu të famshmin Razr për 1500 dollarë. Ndërsa vëllai i Eskobarit do ta ofrojë për 349 dollarë dhe do të funksionojë në çdo rrjet të botës.

Ai ka zgjedhur modele  për ta reklamuar celularin në faqen e tij dhe thotë se ka ekran 7.8 polësh, me AMOLED full HD, procesor Qualcomm Snapdragon të serisë 8, si dhe dy kamera me nga 20 e 16 MP. Celulari do të funksionojë me sistemin Android 9, Pie.

Vëllai i bosit të drogës, Roberto Eskobar, thotë se telefoni i tij nuk do të jetë i dobët si i Samsung-ut, që u thye sapo u hodh në treg dhe se Apple është duke i zhvatur klientët.

Ai ka thënë se në janar do ta hedhë “Apple” në gjyq për 30 milionë dollarë, pasi, sipas tij, janë mashtrues dhe i gënjejnë njerëzit për të blerë telefona pa vlerë./abcnews.al

 

cel.jpg
in a13:00 | 23/11/2019

Nëse është e vërtetë që njëfarë xhelozie e shëndetshme brenda marrëdhënies së çiftit është e mirë, është po aq e vërtetë që mania e kontrollit dhe fiksimi i zhdukin marrëdhëniet dhe njerëzit që janë pjesë e saj.

Linja midis xhelozisë dhe fiksimit është me të vërtetë shumë e hollë, në të vërtetë ky kufi kryqëzohet kur filloni të keni një ndjenjë të varësisë nga marrëdhënia, njësoj sikur të ishte një ilaç. Kur në fakt partneri bëhet qendra e botës, sikur të mos ekzistonte gjithçka tjetër, problemet mund të fillojnë.

Shumë shpesh, njerëzit që kanë tendencë të jenë obsesivë dhe zotërues ndaj gjysmës së tyre, janë ata që vuajnë nga varësia emocionale dhe për këtë arsye i gjejnë tek partneri të gjitha mangësitë që kanë në zemrën dhe shpirtin e tyre.

Sigurisht, secili rast duhet të vlerësohet individualisht për të zbuluar origjinën e xhelozisë obsesive, por gjithçka lind në rastet kur njeriu përjeton varësi totale nga partneri i tij.

Xhelozia e tepërt, në shumicën e rasteve, rezulton si mani e kontrollit. Një sjellje shumë e dëmshme për marrëdhënien dhe për njerëzit që janë pjesë e saj. Kontrolli obsesiv i gjithçkaje që partneri bën, e konsumon energjinë e të dy subjekteve të marrëdhënies.

Ajo që vuan partneri i kontrolluar është një shantazh i vërtetë emocional: duke mos e theksuar sjelljen e kontrollit ai ndoshta do të akuzohet se fsheh diçka ose nuk provon sa duhet, por nëse e pranon atë, ai  do të përfundojë duke qenë bashkëpunëtor i asaj sëmundjeje personale.

Lidhja e sëmurë krijohet vetëm kur viktima dhe ekzekutuesi formohen në çift. Dhe një gjë është e sigurt, kjo nuk është mirë për çiftin. Prandaj, ne duhet të ndalemi në kohë dhe të punojmë vetë për të ruajtur dashurinë dhe për ta bërë marrëdhënien të qëndrueshme./abcnews.al

celulari.jpg
ad min22:33 | 20/02/2018

Ka disa mënyra sesi të mbroni baterinë e celularin tuaj, qoftë ai iPhone, Samsung, Nokia apo ndonjë lloj tjetër.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të mos e lini celularin gjatë gjithë natës në karikim .

Kështu veçse e dëmtoni më shumë sesa duhet pajisjen tuaj.

Sipas kompanisë së baterive Cadex, është më mirë të mos e karikoni plotësisht sepse e mbingarkon baterinë.

Gjithashtu është e rëndësishme të përdorni një prizë elektrike sesa fishat nëpërmjet laptopëve, që të keni një jetëgjatësi më të lartë të baterive.

Ndërsa për të karikuar celularin më shpejt duhet ta ktheni pajisjen në “Airplane mode”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono