cekia

Kosova.jpg
Igli Nikolli16:46 | 21/12/2019

Përveç humbjes 2-1 në ndeshjen e 14 nëntorit kundër Çekisë, Kosova u përball edhe me urrejtjen dhe provokimet e tifozerisë vendase. Ndeshja që vulosi kualifikimin e vendasve në Euro 2020, u shoqërua me ofendime raciste.

Problemet nisën që para ndeshjes. Një grupim i tifozëve çekë sulmuan Dardanët. Më pas ishte radha e ndeshjes, aty ku nuk munguan flamujt e Serbisë dhe thirrjet Kosova është Serbi.

UEFA ka marrë vendim në lidhje me mesazhet politike dhe hedhjen e sendeve në fushë, duke gjobitur Federatën e Çekisë me 17.750 euro. “CEDB ka vendosur të dënojë Federatën e Futbollit të Çekisë me 17.750 euro për mesazhe provokuese politike dhe për hedhje të sendeve”, lexohet në njoftimin e UEFA-s. /abcnews.al

cekia-feston.png
Vladimir Prenga22:37 | 14/11/2019

Çekia në Euro 2020. Triumfi ndaj Kosovës me rezultatin 2-1 bën që populli çek të festojë. Golit të Nuhiut ju përgjigjën Kral dhe Celustuka. Dardanët tani do të duhet të tentojnë Europianin nga Nations League. Sot Çekia e meritoi fitoren, pasi dominoi nga fillimi në fund.

PJESA E PARË – Çekia, si pritëse nga fillimi u hodh në sulm për të shënuar. Kosova nga ana tjetër tregohet e kujdesshme. Aventurat nuk pranohen dhe djemtë e Bernard Challandes presin momentin për të goditur me kundërsulm. Nuk është aspak e lehtë në fakt.

Vendasit dominojnë në 45 minuta, por rastet nuk i kanë të shumta. Mund të përmendet një i minutës së shtatë, kur Krmencic me kokë vuri në provë Muric. Shtatlarti i Kosovës ishte në lartësinë e duhur dhe së bashku me shokët e skuadrës e ruajtën portën të paprekur në pjesën e parë.

PJESA E DYTË – Challandes e nisi me zëvendësim, duke aktivizuar Halimin në vend të Rashkajt. Kosova pesë minuta nga fillimi i pjesës së dytë arriti të befasojë vendasit,teksa Nuhiu pas një krosimi të Hadërgjonajt ia doli të shënonte në portën e Çekisë. Festë e madhe, por vendasit nuk u dorëzuan.

Sulmet ishin të shumta dhe zgjidhaj do të vinte prej një goditjeje nga distanca, me Kral që befasoi Muric. 1-1 dhe më pas shtylla e traversa shpëtuan Kosovën në dy raste. Më pas i njëjti Celustuka do të realizonte edhe golin e avantazhit, pas një rrëmuje në zonë. Feston Çekia, që deri në fund ruan epërsinë dhe siguron pjesëmarrjen në Euro 2020.

E enjte, më 14 nëntor 2019, 20:45
Stadiumi “Štruncovy Sady”, Plzen

ÇEKI-KOSOVË 2-1
Shënues:
Kral 71′, Celustuka 79′ / Nuhiu 50′

Çeki: Vaclik, Celustuka, Brabec, Coufal, Darida, Krmencik, Masopust (Sevcik 76′), Jankto, Soucek, Boril, Kral. Trajner: Jaroslav Silhavy
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Rashkaj, Berisha, Celina (Rashani 85′), Hadërgjonaj (Zhegrova 77′), Rashica, Nuhiu. Trajner: Bernard Challandes

Gjyqtarë: Gianluca Roçhi, Filippo Meli, Ciro Carbone, Massimiliano Irrati (ITA)
Kartonë të verdhë: Boril 30’/ Rashkaj 16′, Aliti 23′, Nuhiu 32′, Zhegrova 92′

EPISODET

79′ Gooooooooooooooooooooooool dhe sërish Çekia. Kral sërish e dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje këndi.

74′ – Soucek i afrohet golit të dytë. Për dy minuta çekët godasin traversën dhe shtyllën, duke iu afruar shumë golit.

71′ Goooooooooooooooooooool Çekia. Kral me një goditje nga jashtë zone mposhti portierin Muric dhe në Çeki rezultati është 1-1

67′ – Çekia shënon, por arbitri Rocchi sinjalizon goditje dënimi në favor të portierit Muric. Pas porte tifozët ofendojnë portierin dhe duhet ndërhyrja e kapitenit të Çekisë

61′ – Krmencik, brenda zonën, nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë. Topi i devijuar prej tij u ndal nga portieri Muric i Kosovës

50′ Goooooooooooooooooooool Atdhe Nuhiu. Hadërgjonaj kroson në zonë dhe sul,musi me kokë theu porterin çek.

46′ – Anel Rashkaj u la në dhomat e zhveshjes në pushim. Në vend të tij u aktivizua mesfushori Besar Halimi.

29′ – Krmencik rrëzohet në zonë dhe pretendon për penallti. Arbitri i ndeshjes, italiani Rocchi, as që e mori në konsideratë.

7′ – Krmencik, me një goditje me kokë rrezikoi portën e Kosovës. Portieri Muric ia doli ta devijonte topin dhe të shmangte golin e Çekisë. Minuta të mira për vendasit.

/abcnews.al

Kosova.png
Igli Nikolli10:16 | 13/11/2019

Kosova do të luajë nesër në mbrëmje (20:45) ndeshjen më të rëndësishme në histori. Dardanët do të përballen në Plzen me Çekinë vendase, rivalin kryesor për vendin e dytë në grupin A. Anglia kryeson me 15 pikë, Çekia renditet e dyta me 12 pikë, ndërsa Kosova ndjek me një pikë më pak.

Ky duel do të përcaktojë shumë për skuadrën e dytë që do të kualifikohet në Euro 2020. Jaroslav Silhavy, trajneri i Çekisë, ka shprehur për mediat vendase problemin kryesor në lidhje me përgatitjen e kësaj ndeshje shumë të rëndësishme. Patrick Schick është mungesa e madhe e vendasve dhe trajneri ka dy opsione për zëvendësimin e sulmuesit të Leipzig.

Jaroslav Silhavy, trajneri i Çekisë

Përgatitjet janë më të shkurta se zakonisht. Kemi më pak kohë për gjëra taktike. Kemi vetëm edhe pak kohë, nesër do të stërvitemi në terrenin ku do të zhvillohet ndeshja. Zëvendësuesi i Schick? Libor Kozak dhe Martin Dolezalin mund të shënojnë, por Dolezal na përshtatet më shumë. Ai është më i lëvizshëm dhe mund të krijojë hapësira të mëdha në lojë pa top,” ka bërë të ditur Silhavy. Kosova do të udhëtojë sot drejt Çekisë, teksa Vedat Muriqi nuk ka arritur të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme. /abcnews.al

negociataa.jpg
ad min14:17 | 17/10/2019

Grupi i Vishegradit ka kërkuar që të iniciohet debat në Këshillin Evropian, gjatë samitit të BE-së, lidhur me fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kërkesa është bërë përmes një letre dërguar kryetarit të këshillit, Donald Tusk. 

Kryeministrat e vendeve anëtare të Grupit të Vishengradit i kanë kërkuar kryetarit të Këshillit Evropian, Donal Tusk, që të mundësohet debat për fillimin e negociatave të Unionit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjatë zhvillimit të Samitit të BE-së, që do të mbahet sot dhe nesër në Bruksel.

Kryeministrat e Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Çekisë thonë në letrën dërguar zotit Tusk se janë të pakënaqur nga mungesa e konsensusit në takimin e së martës midis shefave të diplomacive të vendeve anëtare, lidhur me fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e të dy vendeve.

Ata propozojnë që në Samitin e BE-së këtë javë të inicohet debat në një përpjekje për të zhbllokuar këtë ngërç. Katër kryeministrat thonë se vendimi që do të merret për dy vendet do të përfaqësojë edhe besueshmërinë e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe do të ketë pasoja për sigurinë edhe stabilitetin e BE-së.

Ata dënojnë faktin se BE ende nuk është në gjendje që t’u garantojë këtyre vendeve perspektivë të qartë evropiane”.

Ka reaguar ndërkohë edhe anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, e cila i është drejtuar presidentit francez Macron, duke i e quajtur JO-në franceze një turp të madh dhe duke i bërë thirrje zotit Macron që të zgjohet.

“Eshtë koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike. Këta drejtues kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund pranojnë të fillojnë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Fajon në rrjetet sociale, duke postuar edhe foto me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov./abcnews.al

Cekia.jpg
Igli Nikolli22:31 | 11/10/2019

Çekia ka arritur të përmbysë dizavantazhin kundër Anglisë dhe është afër sigurimit të një trepikëshi të artë. Zdenek Ondrasek, i cili erdhi nga stoli, ka shënuar golin e dytë për vendasit.

Lojtari i Dallas në kampionatin amerikan ka gjetur rrugën e rrjetës 5 minuta përpara fundit të ndeshjes. Fitorja është shumë pranë, teksa një rezultat i tillë nuk është aspak në favorin e Kosovës.

Dardanët do rivalizojnë deri në fund me kombëtaren çeke për vendin e dytë. Diferenca mes ekipeve ka shkuar në katër pikë për momentin  (Çekia barazon Anglinë në krye me 12 pikë), me Kosovën që pret Malin e Zi në Prishtinë ditën e hënë në mbrëmje. /abcnews.al

eNG.jpg
Igli Nikolli20:57 | 11/10/2019

Goli i parë i mbrëmjes ka ardhur pas 5 minutash. Anglia ia ka dalë të fitojë një penallti në transfertën kundër Çekisë shumë shpejt. Harry Kane është vendosur përpara pikës së bardhë dhe nuk ka gabuar.

Sulmuesi i Tottenhamit është treguar i saktë përballë Vaclik dhe ka arritur të mposhtë portierin e Sevillës. Avantazhi i Anglisë është një lajm i mirë edhe për Kosovën. Çekia është kundërshtari direkt i dardanëve për vendin e dytë dhe një humbje e sotme e tyre do të mirëpritej në Kosovë.

Gjithsesi, vendasit kanë reaguar shpejt dhe kanë barazuar rezultatin. Një goditje këndi është shfrytëzuar në maksimum nga çekët, të cilët kanë shënuar me anë të qendërmbrojtësit, Jakub Brabec. /abcnews.al

Çeki – Angli 1-1
(Brabec 9′ / Kane (pen) 5′)

presidenti.jpeg
ad min10:24 | 11/09/2019

Presidenti çek Milos Zeman u dëgjua duke thënë se “nuk i pëlqen” Kosova, ndërsa takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç pas mbërritjes në Beograd të martën.

Zeman ndodhet në Serbi për një vizitë dy-ditore që pritet të përqendrohet në përmirësimin e lidhjeve tregtare midis dy vendeve.

Ai i tha zotit Vuçiç në aeroportin e Beogradit se “më pëlqen Serbia dhe populli serb”, duke shtuar më pas me zë të ulët: “dhe nuk më pëlqen Kosova”.

Serbia nuk e njeh deklaratën e pavarësisë së Kosovës, por Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën.

Vuçiç nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komentit të Presidentit Zeman, por u përgjigj “faleminderit shumë”.

Më vonë ata morën pjesë në një ceremoni për vendosjen e kurorës në Monumentin e Mbrojtësve të Beogradit 1914-1918./VOA

kosova.jpg
ad min17:48 | 07/09/2019

Kosova arriti një fitore të madhe në Prishtinë ndaj Republikës Çeke, duke hedhur një hap drejt kualifikimit për në Euro 2020. Skuadra e trajnerit Shaland ia doli me përmbysje në stadiumin “Fadil Vokrri”.

E kishte treguar edhe më parë, por po bind gjithnjë e më shumë. Kosova është një fuqi e re e futbollit kontinental,  duke iu afruar mjaft kualifikimit për në finalet e Europianit.

Skuadra tjetër shqiptare, më e reja në botë, nuk tregoi asnjë lloj kompleksi as ndaj Republikës Çeke me shumë traditë, duke e përmbysur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, e duke u ngjitur në krye të grupit A.

Të besuarit e trajnerit Shaland nuk u tronditën as nga goli i shpejtë shënuar nga çekët, madje u përgjigjën menjëherë. Vedat Muriqi, sulmues i Fenerbahçes, ishte autori i rrjetës së barazimit, që i hapi rrugën më pas fitores.

Duhet thënë se gjithçka ishte e merituar, dhe jo vetëm nga fakti që Vojvoda realizoi në mënyrë vendimtare në minutën e 66-të. Kosova ishte superiore dhe tregoi më shumë klas në fushën e lojës.

Jo më kot, në ekipin e saj përfaqësues ka lojtarë të kalibrit si portieri Muriqi, mbrojtësit Rrahmani e Vojvoda, mesfushorët Zhegrova, Muslija, Berisha e Celina, apo sulmuesi Muriqi.

Kosova diti edhe që të vuajë për të përballuar përvojën më të madhe të kundërshtarit, duke sulmuar e duke u mbrojtur në bllok. Tashmë, ajo ka 8 pikë pas 4 ndeshjeve, me 7 gola të shënuar e vetëm 1 të pësuar, e duke mos provuar shijen e humbjes në një grup me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë apo Malin e Zi./ABC News Albania 24/7

kosoca.jpg
ad min22:35 | 05/09/2019

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 ndaj Anglisë të martën në mbrëmje. Një duel që ka ngjallur frikë në kombëtaren e “Tre Luanëve”.

Edhe pse është Anglia, sërish duhet bërë kujdes. Dhe jo pak. Gazeta prestigjioze britanike, The Guardian, tërheq vëmendjen se Kosova është skuadra që nuk duhet anashkaluar dhe kërkon vëmendje në sfidat kualifikuese për Euro 2020.

Në një shkrim të fundit për “10 Gjërat Të Cilave Duhet T’ju Kushtoni Vëmendje”, The Guardian e përmend edhe Kombëtaren verdhekaltër dhe duelin e së martës ndaj Anglisë në Southampton.

E përditshmja britanike beson se kushdo që mendon se Anglia e ka shumë të lehtë ndaj Kosovës, duhet të mendojë dy herë dhe se Kombëtarja dardane mund të shkaktojë tronditje ndaj “Tre luanëve”, me gjithë mungesat e shumta.

Sipas analizës së “The Guardian”, ajo është skuadra më e re kombëtare në Evropë dhe vërtet ekip vdekjeprurës tani, prandaj kushdo që mendon se Anglia do ta ketë të lehtë duhet të mendojë dy herë, por sa keq që ajo vjen pa dy kërcënimet më të mëdha.

Milot Rashica dhe Arbër Zeneli janë dy prej anësorëve më tërheqës për momentin, por të dy të lënduar. Mungesa e tyre ia zbeh shanset për t’u kualifikuar në Euro 2020, me Benjamin Kolollin, Hekuran Kryeziun dhe Herolind Shalën që do të mungojnë, po ashtu.

Por, Kosova ka tjerë lojtarë që përbëjnë kërcënim, siç është sulmuesi në formë i Fenerbahçe, Vedat Muriqi, dhe Bersant Celina i Swansea City. Prandaj, nëse Kosova del nga ndeshja e së shtunës kundër Republikës së Çekisë e pa dëmtuar, mbase do të tronditë në Southampton të martën.

Kosova e pret Çekinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të shtunën, para se të udhëtojë drejt Southamptonit për t’u përballur me Anglinë të martën më 10 Shtator./ABC News Albania 24/7

sander-lleshaj-me-MIn-Cek.jpg
ent ela13:20 | 08/04/2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij Çek, Jan Hamáček.

Në fjalën e tij Lleshaj tha se:

Konfirmojmë angazhimin tonë në luftën ndaj krimit dhe plotësimin e të gjithë kërkesave e reformave që çojnë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Integrimi në Bashkimin Evropian është jetike për shqiptarët por edhe për vetë BE-në. Falënderoj Ministrin çek për mbështetjen e tij dhe theksoj se do të intensifikojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, përmes shkëmbimit të informacionit, e në shumë fusha të tjera”

Ndërkohë Ministri i Brendshëm Çek, Jan Hamáček, ka theksuar mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Ju falënderoj për mikpritjen, kam dëshirë të them se marrëdhëniet tona janë të mira. Jam i gatshëm të vendos firmën time kudo, dhe t’ju siguroj për mbështetjen time në rrugëtimin tuaj drejt BE. Bashkëpunimi ynë është një lajm i mirë për të gjithë”- theksoi Hamáček./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono