Carlos Tevez

Tevez-1.jpg
Igli Nikolli17:56 | 16/12/2019

Carlos Tevez u largua nga Juventusi qershorin e vitit 2015 dhe u rikthye te Boca Juniors, ekipi i tij i zemrës. Aventura e dytë në “Bombonera” nuk zgjati shumë dhe sulmuesi i famshëm u largua sërish. Kësaj radhe drejt Kinës, aty ku Shanghai Shenhua e mbuloi me miliona euro.

Ishte fundi i dhjetorit të vitit 2016 dhe oferta tunduese dhe milionat e shumtë nuk u refuzuan dot nga argjentinasi. Një vendim për të cilin është penduar dhe e cilëson si më të gabuarin e jetës së tij në një prononcim për Ole.

Jam penduar, u mërzita që në ditën e parë që mbërrita në Kinë. Ndoshta ky ka qenë vendimi më i keq që kam marrë në karrierën time“, thekson 35-vjeçari, i cili qëndroi dy vite “pushime” në vendin e madh aziatik dhe u rikthye sërish te Boca e tij e dashur. /abcnews.al

tevez.jpg
Klejdi Kaimi10:36 | 08/12/2019

Wayne Rooney dhe Carlos Tevez formuan një dyshe të fortë tek Manchester United. Nën drejtimin e Alex Ferguson ata fituan gjithçka në 2008. ‘Apashi’ formoi një miqësi të ngushtë me anglezin kur e kuptoi që historitë e jetëve të tyre ishin shumë të ngjashme. Në një intervistë për ‘ESPN’, sulmuesi i Boca Juniors kujton momente nga koha e tij tek United.

”E vura re që në fillim se do shkonim mirë me Rooney. Ai luftonte për çdo top si të ishte i fundit, tamam si unë. Më pas mora vesh që kishte kaluar të njëjtën fëmijëri me probleme, pak a shumë ajo që ma ka ndodhur dhe mua. Më ngjante si një person i njohur,” kujton argjentinasi.

”Mbaj mend në seancat stërvitore ai vinte me Ferrari ose Lamborghini. Madje mund të them se edhe lojtari më i dobët u shfaqte me Ferrari. Unë shkoja me Audin që ma kishte dhuruar klubi dhe të gjithë talleshin me mua si kur Audi të ishte Fiat 600. Unë pyeta Wayne dhe ai mu përgjigj: ”Merre Lamborghinin tim”. Ma dhuroi me të vërtetë, nuk dija si të reagoja,” deklaron me nostalgji Tevez. /abcnews.al

Messi-Ronaldo.jpg
Igli Nikolli17:23 | 06/12/2019

Koha nuk pret askënd dhe Carlos Tevez mbush 36 vjec në fillimin e shkurtit. Sulmuesi i famshëm po aktivizohet me Boca Juniors, ekipin e tij të zemrës. Në një prononcim për ESPN, argjentinasi zbulon një detaj rreth së ardhmes dhe konfirmon dashurinë për Bocën e tij.

Tevez komenton edhe dyshen Ronaldo-Messi. Me të dy ka luajtur te Manchester United dhe Argjentina, teksa shpjegon ndryshimet mes dy gjigantëve të kësaj epoke.

BOCA – “Të gjitha forcat e mia janë të përqendruara te Boca Juniors, nuk ka asgjë më të rëndësishme në jetën time sesa ky klub. Ky mund të jetë sezoni im i fundit si futbollist. Edhe nëse do të më kërkonte Real Madrid, do u përgjigjesha se dua të qëndroj te Boca“.

Carlos Tevez duke përshëndetur tifozët e Bocas

CR7-MESSI – “Cristiano ishte i fiksuar në tru për t’u përmirësuar gjithmonë. Një ditë shkova në stërvitje në orën 6:30 të mëngjesit. Ai ndodhej aty, kishte ardhur përpara meje. Në ndryshim nga Messi, Cristiano ka luftuar shumë për t’u bërë ai që është.

Messi nuk ka nevojë për të shkuar në palestër një orë përpara të tjerëve, ai është një fenomen i natyrës. Driblimin e 2-3 kundërshtarëve e ka diçka natyrale“, përfundon Carlo Tevez. /abcnews.al

Tevez.gif
Igli Nikolli13:43 | 01/11/2019

Carlos Tevez ka luajtur me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Më portugezin është aktivizuar te Manchester United, ndërsa me “pleshtin” te kombëtarja e Argjentinës.

Sulmuesi i Boca Juniors i vlerëson të dy, teksa zbulon një detaj interesant me CR7 në një prononcim të dhënë nga një event i mbajtur në Buenos Aires.

CR7 – “Cristiano e kalon gjithë ditën në palestër, është i fiksuar. Më kujtohet kur nisnim stërvitjen në orën 9 të mëngjesit të Manchester United. Edhe nëse dikush shkonte një orë para, që në tetë, e gjente Ronaldon aty. Nëse arrije në shtatë e gjysmë, prapë Ronaldo ishte aty.

Një ditë u fiksova dhe bëra maksimumin për të mbërritur përpara tij. Arrita në qendrën stërvitore në orën 6 e gjysmë dhe e pashë Ronaldon aty… Ishte përgjumësh, por ia kishte dalë të vinte përpara meje”.

MESSI – “Leo ndryshon nga Cristiano, e merr gjithçka më natyralisht, por stërvitet fort për t’u përmirësuar. Më parë nuk i gjuante goditjet e dënimit, sot i gjuan të gjitha dhe i dërgon në trekëndësh. Është stërvitur fort në këtë aspekt”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono