Carl Bildt

suedezi.jpg
Autor E13:30 | 18/10/2019

Tashmë është e konfirmuar edhe nga Komisioneri për Zgjerimin: BE nuk do të hapë negociatat për Shqipërinë.

kjo ka shkaktuar reagime të ndryshme në vendet e BE-së.

Së fundmi, zërave qortues i është bashkuar edhe ish kryeministri suedez, Carl Bildt.

“Kjo nuk është një gjë e vogël! Duke bllokuar fillimin e bisedimeve për Ballkanin, Franca, Holanda dhe Danimarka jo vetëm që kanë shkelur angazhimet e mëparshme, por edhe e kanë privuar BE-në nga çdo qasje e besueshme strategjike për këtë rajon të rëndësishëm. Kush do ta zgjidhë këtë lëmsh?”, – ka shkruar ai në Twitter.

Hahn konfirmon lajmin e keq: Nuk ka negociata për Shqipërinë

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka shprehur sakaq mbështetjen e tij për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Siç raporton “EuObserver”, pasditen e te enjtes, teksa foli ne hapjen e samitit te Këshillit Europian në Bruksel, ai tha: “Ne mbështesim hapjen e menjëhershme të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Komisioni Europian është në favor të kësaj dhe ne do ta kemi të vështirë t’i shpjegojmë njerëzve të atyre vendeve pse po i vonojmë ata. Kur ne u bëjmë thirrje vendeve fqinje të bëjnë një përpjekje shtesë për të ndryshuar dhe ata e bëjnë këtë, është detyra jonë që t’i bashkohemi kësaj përpjekje”.

bildt.png
ent ela22:39 | 03/10/2018

Nato duhet të dërgojë më shumë trupa ushtarakë në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë. Është ky mendimi i ish-kryeministrit të Suedisë Karl Bildt, i cili e konsideron të rrezikshme idenë për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.

Ish-kryeministri i Suedisë Karl Bildt, i cili gjatë viteve ‘90, ka qenë i angazhuar ekskluzivisht në ngjarjet politike dhe në konfliktet në Ballkan, u shpreh se NATO duhet ta rrisë praninë e saj ushtarake në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë për shkak të diskutimeve që po bëhen për korrigjim kufijsh.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Tuiter, Bildt shprehet se i rekomandon NATO-s dhe BE-së të rrisin praninë e forcave ushtarake në Kosovë dhe Bosnje, për shkak të paqëndrueshmërisë që ky diskutim për korrigjim kufijsh mund të shkaktojë.

Të njëjtin shqetësim kanë pasur dhe ish-diplomatë të tjerë të Bashkimit Europian të cilët kanë thënë se ideja për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të shndërrohet në precedent edhe për shtetet tjera të rajonit duke përfshirë këtu Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila sfidohet vazhdimisht nga “Republika Srpska”.

Bildt ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian në ish-Jugosllavi nga qershori 1995, ka marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Dejton, në nëntor 1995 dhe ka qenë Përfaqësues i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën nga dhjetori 1995 deri në qershor 1997, menjëherë pas Luftës së Bosnjës.

Nga viti 1999 deri në vitin 2001, ai shërbeu si i dërguar i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin. /abcnews.al

vlcsnap-error415-2-1280x720.jpg
ent ela15:01 | 21/02/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim një delegacion të Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, kryesuar nga Carl Bildt, ish-Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë.

Presidenti Meta i konsideroi të papranueshme dhe të pamundura idetë destruktive për ndarje apo shkëmbime territoresh, duke i konsideruar, ato tentativa të dëshpëruara për mbivendosjen e agjendave populiste mbi agjendat jetike të integrimit dhe stabilitetit.

Programi i vetëm i punës në tryezat e drejtuesve politikë duhet të jenë zgjidhja e problemeve e shqetësimeve reale të qytetarëve, për të vendosur sundimin e ligjit dhe demokracisë në secilin vend”-u shpreh kreu i shtetit. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono