caretta caretta

BRESHKA-KARETA-KARETA-ABC-1280x720.jpg
ent ela22:44 | 11/07/2018

Breshka e rrallë e llojit kareta-kareta që u gjet dy javë më parë bë Kune Vain të Lezhës, është marrë nën kujdes shëndetësor nga Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Kjo agjensi bën të ditur se pas ndihmës mjekësore, ajo u lëshua në det. Por breshka u rikthye në pikën ku u lëshua. Ekspertët dyshojnë se breshka e rrallë ka humbur orientimin pasi është e sëmurë, e për pasojë janë thirrur në ndihmë mjekë veterinerë të huaj, të specializuar për breshkat detare, për të përcaktuar diagnozën e saj dhe protokollin e shërimit. Breshka e llojit kareta-kareta është femër dhe ka një gjatësi prej 69 cm, e peshon 45 kg. /abcnews.al

caretta-caretta.jpg
G. P.14:55 | 25/06/2018

Për herë të parë në Shqipëri zbulohet vendi, ku breshka e tipit “caretta caretta” ose e njohur ndryshe si breshka kokëmadhe lëshon vezët. Për studiuesit, kjo është diçka e rrallë, e cila do të pasohet me procedura sigurie e studimi, ndaj vendi i folesë mbahet sekret.

Për herë të parë, biologët zbulojnë një fole breshke. Kjo ka ndodhur në Divjakë. Bëhet fjalë për kokëmadhen e nohur me emrin shkencor “caretta caretta”. Kërkuesit shkencorë në Shqipëri thonë se ky është rast i rrallë, por fatlum për ta. Dhe vendi i folenizimit të vezëve mbahet sekret.

Ishte një mësues, ai që njoftoi për gjurmët e çuditshme në rerë. Studiuesit zbuluan që ato i përkisnin breshkave detare, e cila kishte dalë për të lëshuar vezë. Kjo nuk është evidenca e parë për folenizimin në Shqipëri, pasi në 2017-n janë gjetur të vegjël në gjirin e Drinit dhe në 2010-n vezë në fund të një vaske në Patok, ku mbahej një breshkë e marrë në studim.

Breshkat e detit kanë 110 milionë vite që notojnë në oqeane dhe dete. Gjatë kësaj kohe, ato nuk kanë pësuar ndryshime. Janë aq të vjetra sa edhe dinosaurët, por ndryshe nga ata, breshkat jetojnë edhe sot. Kjo specie klasifikohet në rrezik zhdukjeje në rang global. Prof. Doc. Idriz Hazhiu ka 47 vjet që merret me studimin e breshkave të detit, por kurrë nuk kishte parë folenizimin në Divjakë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono