capital t

auto_4941550311152.jpg
So Nila11:40 | 17/12/2019

Pak javë më parë Capital T publikoi këngën “Akull”, në mënyrë zytare duhet thënë pasi projekti qarkullonte prej kohësh si audio në telefonat dhe playlist-at e fansave të tij.

Menjëherë pas publikimit, dëgjuesit vunë re një ngjashmëri të pjesës së refrenit të këngës, me kolonën zanore të një filmi të Bollywood, “Ek Villain”, e sigurisht që kundër reperit u përdorën dhe fjalët “vjedhje të materialit muzikor”.

Ajo që i shtoi më shumë dyshimet se një gjë e tillë kishte ndodhur, është fakti që kënga u bllokua pak ditë pas hedhjes në Youtube, nga kompania që zotëron të drejtën e muzikës së “Ek Villain”, T-Series.

Pra ne u gjetëm përballë mundësisë që Capital T vërtetë mund të kishte shfytëzuar në mënyrë të padrejtë muzikën e dikujt tjetër.

Megjithatë, ditë më vonë, kënga u rikthye sërish dhe tani Capital T ka treguar dhe të vërtetën e të gjithë situatës në lidhje me “Akull”.

“Kemi pasur një problem, realisht, me zërin indian në këngë. Ajo është kolona zanore e një filmi indian, që unë nuk e kam ditur. Unë e kam blerë këngën prej producentit, e nuk e kam ditur që ai e ka përdorur në atë mënyrë, nuk ka marrë leje. Kështu që kompania në fjalë, që kishte të drejtat për atë këngë, një prej më të fortave në Youtube, e bllokoi momentalisht projektin dhe kanë dërguar e-mail, kanë treguar kush janë dhe arsyen pse e kanë bllokuar.”

Kjo ka ndodhur në 25 nëntor, pra vetëm një ditë para se të ndodhte tërmeti i tmerrshëm në Shqipëri, e duke qenë se Capital T, që në orët e para të tragjedisë u gjend pranë të prekurve, nuk ka mundur ta zgjidhë situatën e këngës menjëherë.

Megjithatë në momentin e parë që u kthye në Kosovë, arriti një marrëveshje me ta dhe projekti u ri-publikua./abcnews.al

 

capital.jpeg
in a14:02 | 28/11/2019

Edhe Reperi Capital T në këto momente që po kalon Shqipëria po e shfaq anën humane të tij duke qenë prezent në zonat e prekura nga tërmeti, që mbetën të vdekur 40 persona dhe mbi  600 të lënduar.

Madje Reperi po merret edhe me strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti, duke i dërguar në Kosovë.

Në postimin e fundit ne rrjetin social Instagram ai shihet më një foshnje ne dorë ku ka shkruar “Na u nisëm për Kosovë”.

capital-T.jpg
ger ta16:53 | 27/11/2019

Tërmeti që goditi vendin i madhësisë 6.4 ka tronditur mbarë kombin shqiptar, por jo vetëm. Pallate dhe ndërtesa u rrafshuan, ndërsa numri i viktimave vijon të rritet.

Sakaq, të shumtë kanë qenë ata që janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti, në zonën e Durrësit dhe Thumanës ku edhe dëmet janë më të rëndat.

Një ndër ta është edhe reperi i njohur Capital T. “Jemi shumë të prekur nga fatkeqësia që ka ndodhur në Shqipëri. U bëj apel të gjithë miqve të mi që kanë nevojë me një numër të caktum të limitum, jeni të mirëseardbur në Prishtinë me të gjitha shpenzimet të hequra, strehim dhe çdo gjë tjetër që ju duhet. Jemi me ju deri në momentin e fundit. Zoti ju ndihmoftë!”- u shpreh reperi dje në rrjetet sociale.

Ndërkohë, nuk e ka lënë me kaq, pasi ditën e sotme këngëtari është nisur nga Prishtina me një kamiion të mbushur plot me ndihma.

“RRUGES PER SHQIPERI”- shkruan reperi krahas fotove./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

RRUGES PER SHQIPERI 💪🏻😔💔

A post shared by Capital T (@truekapo) on

auto_4941550311152.jpg
in a15:53 | 25/11/2019

Kënga e fundit e Capital T u kthye në hit, arriti brenda pak ditësh më shumë se 1 milion klikime dhe pak orë më parë u bllokua nga kompania që gëzon të drejtën e origjinalit.

Për çfarë bëhet fjalë?
Mesa duket, refreni i këngës “Akull” është marrë nga kënga “Galliyan”, që është kolona zanore e filmit të njohur të Bollywood-it, “Ek Villain”.

Sot, kënga “Akull” është bllokuar nga YouTube për shkak se T-Series e ka raportuar për kopje. “Kjo këngë ka përmbajtje nga Tseries Music që e ka bllokuar për shkak të të drejtës së autorit,” shkruhet në video.

Kjo vërteton se në fakt kemi të bëjmë me kopje dhe jo përshtatje ose rimarrje si në rastin e këngëtarit shqiptar Lannex./abcnews.al

auto_auto_cccc15737300721573768021.jpg
in a07:16 | 15/11/2019

Reperi i njohur Capital T ka njoftuar fansat në rrjetin social “Instagram” se do të mungojë disa ditë për shkak të agazhimeve muzikore.

Artisti ka lajmëruar se këto ditë do të jetë në xhirime të klipit të ri.

“Kërkoj falje që s’kom qasje në asnjë mjet komunikimi këto ditë, sepse do jem në xhirime për projektin e radhës. Kangën pe dini cilën. Shihemi së shpejti”, shkruan artisti teksa ka publikuar një fotografi në aeroplan./abcnews.al

capital-t.jpg
ent ela17:30 | 06/09/2019

Më datën 19 shtator Capital T do të mbajë koncertin e  parë recital, i cili do të titullohet “Time Capsule”.  Në një konferencë për shtyp ai i ka premtuar publikut një event të jashtëzakonshme që do të mbetet gjatë në memorien e të gjithëve.

Këngët e  Capital T prej vitesh janë shndërruar në hite. Publiku kryeqytetas do të ketë mundësi të shijojë koncertin e pare recital në Tiranë mbrëmjen e 19 shtatorit. Ai shpjegon edhe arsyet pse zgjodhi Tiranën dhe jo Prishtinën.

Detaji i veçantë në “Time Capsule” do të jenë byzylykët në dorë me drita shumëngjyrëshe, zbulon këngëtari.

Për këtë recital ai ka punuar gjatë plot 6 muaj madje ka qëndruar larg koncerteve në klube të ndyshme, pasi i është dedikuar realizimit me çdo detaj të recitalit të tij të parë, ku ai do të interpretojë këngët më të njohura ndër vite.

Në koncertin e Capital T do të marrin pjesë edhe emra të njohur të muzikës, por emrat e tyre do të mbeten surprizë deri në mbrëmjen e madhe të 19 shtatorit. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono