cakaj

mirela-e-ermonela.mpg_snapshot_04.47-1280x720.jpg
ent ela18:49 | 14/01/2019

“DSIK ka afat maksimal deri në 120 ditë për pajisjen me çertifikatën e sigurisë, por nuk ka afat minimal. Nëse verifikimet vijnë në kohë është i mundur çertifikimi”. Është kjo përgjigjia që dha deputetja socialiste Ermonela Felaj në studion e  Mirel Milorit, sa i takon përplasjes më të fundit Presidencë-Kryministri për mosdekretimin e ministrit të jashtëm Gent Cakaj dhe kërkesës së kreut për ngritjen e komisionit parlamentar për Drejtorinë e Sigurisë dhe Informacionti të Klasifikuar, në lidhje me pajisjen brenda 24 orëve të çertifikatës së sigurisë për Cakajn.

“Pajisa me çertifikatë lidhet me rregulloren që ndjek komisioni, varet nga Kryeministri.Ky institucion ka afate kur shtrihet verifikimi, ka afat që shkon deri në 120 ditë. Ka afat maksimal, por jo minimal.  Nëse verifikimet vijnë në kohë është i mudnur çertifikimi. E njëjta gjë ndodhiedhe kur u krijua komisioni hetimor, ku disa deputetë që nuk ishin të pajisur me çertifikatë sigurie, ato u bënë në një kohë shumë të shpejtë. DSIK nuk lëshon çertifikata, por pasi merr verifikime”.

Në këndvështrimin e Felajt Presidenti si institucion kushtetues po tejkalon kompetencat, ndërsa i sugjeron kreut të shtetit se duhet të abstragohet ndaj çdo lloj konsiderate tjetër partiake.

“Mos bini në kurthin e diskutimit të një kriteri që nuk e përmban Kushtetuta. Presidenti është instucion kushtetues. Presidenti duhet të abstragohet ndaj çdo lloj konsiderate tjetër partiake. Pajisja në vetvete nuk është kriter për të qenë deputet e ministër, është kusht që të imponon njohjen e dokumenteve sekrete. Pajisja lind si kusht paraprak në momentin që do vihesh”.

Në të njëjtën linjë edhe me deputetët e tjerë të mazhorancës Felaj shprehet se Presidenti ka për detyrë dekretimin nga ana formale dhe ceremoniale, pasi propozimin e bën kryeministri, në kushtet kur Shqipëria është Republikë Parlamentare.

“Radha është e tillë që propozimi vjen nga Kryrministri dhe i çohet Presidnetit. Presidenti ka kompetenca të natyrës honorifike, ceremoniale ose simboklike. Ne kemi Republikë Parlamentare që do të thotë që sovrantieti i është deleguar parlamentit. Kurse në një Republikë Presidenciale, Presidenti nuk zgjidhet nga parlamenti, por nga populli. Sipas kësaj forme presindenti duhet të bëjë verifikim formal. Ministri emërohet e shkarkohet nga Presidenti me propozim të Kryeministrit. Presidenti duhet të verifikonte nga ana formale, Presidenti nxjerr vetëm dekret për emërim dhe jo për mosemërim. Kushtetuta dhe precedentët e ndodhur në të shkuarën s’mund ta lejonin Presidentin që të rrëshkiste në një veprim të tillë”. /abcnews.al

 

be-1-1280x708.jpg
ent ela15:20 | 14/01/2019

Mosdekretimi i Genti Cakaj për postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka influencuar edhe axhendën e takimeve të institucioneve europiane për Shqipërinë. Në 10 janar ishte parashikuar një takim midis Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Federica Mogherini dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, Por ky takim, që figuronte edhe në shërbimin audiovizual të Komisionit Europian është shtyrë.

E kontaktuar nga ABCnews javën e shkuar, zëdhënësja Maja Koçijançiç ka bërë të ditur, se ky takim ishte zhvendosur këtë javë, por pa qartësuar nëse do tê ishte Bushati apo Cakaj, që do të takohej me shefen e diplomacisë europiane. Ngërçi i krijuar lidhur me postin e ministrit të punëve tê jashtme të Shqipêrisë, lë sërish pezull takimin e parashikuar me Mogherinin. Shërbimi i aksionit të jashtëm të Bashkimit Europian nuk ka ende datë për këtë takim./abcnews.al

ilir-meta.png
ent ela12:32 | 11/01/2019

Kreu i Shtetit kërkon hetim parlamentar për procesin e çertifikimit të sigurisë për Gent Cakajn. Në kërkesën drejtuar Kuvendit, Presidenti Meta vijon të këmbëngulë se pajisja e tij me Çertifikatën e Sigurisë është bërë në kundërshtim me ligjin.

Hetim parlamentar për veprimtarinë e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar gjatë procesit të çertifikimit të sigurisë për Gent Cakajn.

Është kjo kërkesa e Kreut të Shtetit Ilir Meta drejtuar Kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, kreut të grupit parlamentar socialist Taualnt Balla, si dhe krerëve të grupeve parlamentare opozitare Edmond Spaho për demokratët dhe Petrit Vasili për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Arsye për kërkesën e këtij hetimi parlamentar është konstatimi i qartë, sipas presidentit, i faktit se DSIK nuk ka kryer një process të mirëfilltë verifikimi sipas kushteve detyrimeve kritereve dhe procedurës së parashikuar në rregulloren e sigurimit të personelit, pasi ky proces është realizuar në më pak se 24 orë duke krijuar dyshime të rënda për veprimtarinë aspak objektive dhe në kundërshtim me ligjin, thekson Presidenti.

“Nga (këto) të dhënat e administruara, provohet se procesi i certifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj i kryer nga DSIK-ja, vetëm brenda një ditë, duket hapur që është një process i kryer në kushtet e urgjencës, dhe në kundërshtim me procedurën dhe kërkesat e Ligjit “për informacionin e klasifikuar secret shtetëror” dhe “për miratimin e rregullores për sigurimin e personelit”.

Gent Cakaj, i cili për 7 muaj në detyrën e zv.ministrit të jashtëm dështoi në pajisjen me certifikatë sigurie edhe pse ligji ia kërkonte, mban dy shtetësi si dhe ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë.

“Referuar këtyre të dhënave, si dhe atyre që kërkohen dhe pasqyrohen të detyrueshme për deklarim në pyetsorin e sigurisë në aplikim, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifgikuar kishte për detyrë në bazë të Ligjit, të kryejë një verifikim të thelluar të të gjithë Informacionit të grumbulluar, jo vetëm në institucionet respektive të Republikës së Shqipërisë”.

Meta argumenton se nisur nga fakti se DSIK është institucion në varësi të drejtpërdrejtë nga Kryeministri, është e qartë për kreun e shtetit se procesi i hetimit administrative nuk mund të kryhet nga një tjetër organ në varësi të kreut të qeverisë.

“Kjo pasi do të krijohej një situatë e pastër e konfliktit të interesit, gjë e cila mund të cënojë objektivitetin dhe cilësinë e hetimit të këtij rasti(…) të cilin Kuvendi i Shqipërisë mund të realizojë objektivisht këtë process hetimor”.

Komisionet hetimore krijohën me kërkesë të 35 deputetëve, kjo bazuar në ligjin për komisionet hetimore. Tashmë është në vullnetin e letër-marrësve  dhe forcave politike parlamentare që përfaqësojnë nëse do t’i drejtohen Kuvendit me kërkesën zyrtare për krijimin e komisionit të hetimit, apo jo. /abcnews.al

meta-rama.jpg
ent ela12:18 | 11/01/2019

Mosdekretimi i Gent Cakajt si propozim i kryeministrit për ministër të jashtëm rikthen tensionet mes kreut të Shtetit dhe atij të qeverisë. Pas deklaratave të një dite më parë në rrjetet sociale nga ana e Ramës, Meta ashpërson gjuhën dhe i kujton Kryeministrit se askush nuk mund t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Shqipërisë. Nuk mungoi sërish reagimi i Ramës me nota ironie.

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, pas deklaratave të kryeministrit Rama në rrjetet sociale lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt nga presidenti Meta.

Kreu i shtetit akuzon Ramën për kërcënim duke e lidhur me ngjarje të ndryshme.

“Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë”.

Kreu i shtetit i kujton Kryeministrit se askush nuk mund të shantazhojë Presidentin.

“Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë”– vijon më tej Kreu i Shtetit.

Meta thekson se për të si Presidenti i Republikës, interesi kombëtar është mbi çdo gjë.

“Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para”.

Por permes Twiterit, kryeministri Rama ka lëshuar një reagim për Presidentin:

“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave paswordin e faqes zyrtare ose pastaj është në atë fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët, ngaqë s’di si të dalë nga gropa që i hap vetes. I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani”– shkruan Rama.

Përplasja verbale në distancë mes dy krerëve të Shtetit dhe Qeverisë nisi menjëherë pasi Presidenti refuzoi të emërojë Gent Cakajn si ministër të jashtëm, i vetmi ndër propozimet e paraqitura nga Rama për ministrat e rinj që nuk u miratua nga Meta. /abcnews.al

BALLA-PADI-BASHES-TOYOTA-YARIS_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela11:06 | 11/01/2019

Nënkryetari i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në lidhje me reagimin e Presidentit Meta sa i takon mosdekretimit të Genti Cakajt në postin e ministrit të ri të brendshëm. Sipas kreut të grupit parlamentar socialist, Presidenti nuk mendon më as për Kushtetutën dhe as për dinjitetin e institucionit, po për lidershipin e opozitës.

“Presidenti nuk mendon më as për Kushtetutën, as për dinjitetin e institucionit, po për lidershipin e opozitës! Ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar të opozitës në Presidencë dhe sulmoi kryeministrin me të gjithë librin e Shqupit dhe LSI-së bashkë. Fatkeqësisht ky është sot Ilir Meta, një President i votuar nga ne për të përfaqësuar edhe opoziten (me votat në dispozicion dhe pa PD në sallë, ishte e vetmja zgjedhje për të mos e çuar vendin në kaos institucional), tanimë i kthyer në kryetar alternativ opozite”– shkruan Balla. /abcnews.al

rama-konference.jpg
ent ela09:58 | 11/01/2019

Pas kundërpërgjigjes së ashpër të Presidentit Ilir Meta në facebook, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama në Tuiter. Me tone ironie Rama apelon që Presidenti të mos merret seriozisht, pasi sipas tij, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare, ose është në atë fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët, ngaqë s’di si të dalë nga gropa që i hap vetes

“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passëordin e faqes zyrtare ose pastaj është në atë fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët, ngaqë s’di si të dalë nga gropa që i hap vetes! I çova provat e mëkatit ndaj Gentit dhe vuan tani”- shkruan Rama. /abcnews.al

ilir-meta-skrapar.jpg
ent ela09:38 | 11/01/2019

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar ashpër sot në mëngjes përmes përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, pas deklaratave të bëra dje nga kryeministri Rama pas mosdekretimit të Gent Cakajt nga Presidenti Meta, në postin e Ministrit të jashtëm.

“Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë”– shprehet Meta.

“Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë”- vijon më tej kreu i shtetit.  Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare”– thekson Meta.

“Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para”– përfundon Presidenti i Republikës mesazhin e tij. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono