cadra

cadra-2.jpg
G. P.22:32 | 11/06/2019

Disa prej familjeve që ishin strehuar në çadra janë kthyer në shtëpi dhe kampi në fshatin Floq të Korçës është çmontuar nga emergjencat civile. Ndërsa komisionet e vlerësimit vijojnë punën në terren për evidentimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Kampi i çadrave në qendër të fshatit Floq, ku për 10 ditë u strehuan familjet, që u preken nga tërmeti është çmontuar nga forcat e ushtrisë. Temperaturat e larta, e bënë të pamundur qëndrimin brenda tyre.

Disa prej familjeve kanë vendosur të kthehen në shtëpitë e tyre,edhe pse ato janë të pabanueshme.  E tillë është edhe shtëpia e Sotiraq Pelivanit. Profesioni si ndërtues, i jep dorë të ngrejë vetë një barakë, brenda oborrit të shtëpisë, ku do të qëndrojë derisa të rindërtohet banesa.

Të tjerë, kalojnë natën në garazhe ose oborre, në mungesë të çadrave, të përshtatshme për hapësira të vogla. Fatkeqësinë natyrore, mundohen ta lenë pas, duke ju kthyer tokës dhe punëve të përditshme.

104 persona vijojnë ende të qëndrojnë në ambientet e shkollës së fshatit. Kreu i emergjencave civile Haki Çako vazhdon puna për të evidentuar të gjitha shtëpitë që u dëmtuan nga tërmetet.

Ndërsa prefekti i Korçës e konsideroi të tejkaluar fazën e emergjencës. Bashkia e Korçës ka vënë në dispozicion edhe ambientet e konviktit të universitetit Fan Noli, por banorët refuzojnë të lenë fshatin./ABC News Albania 24/7

korca.jpg
G. P.23:50 | 02/06/2019

Në fshatin Qafëzez të bashkisë Ersekë janë dëmtuar  mbi 70 banesa nga tërmetet e së shtunës. Banorët janë strehuar në çadra ndërsa një pjesë e tyre e kalojnë natën në oborre pasi nuk duan të braktisin bagëtitë. ABC News ishte në këtë fshat dhe solli materialin në vijim.

Fshati Qafëzez është ndër më të prekurit nga tërmeti i së shtunës. Mbi 70 banesa rezultojnë të dëmtuara dhe gjysma prej tyre janë të pabanueshme. Muret kanë pësuar çarje. Çatitë kanë rënë përtokë dhe po ashtu strukturat mbajtëse janë shkëputur nga lëkundjet e forta sizmike, që vijuan gjatë ditës me magnitudë më të ulët.

Banorët braktisën shtëpitë dhe e kaluan natën në makina. Të tjerë nuk kanë pranuar të largohen nga banesat e dëmtuara nga frika mos ju vjedhin bagëtitë, duke u gdhirë nëpër oborre në të ftohtë dhe në shi.

“Mua më ka ikur muri, tavanet kanë rënë. Jashtë të gjitha. Jashtë në oborr. Kishim lopët. Djali vajti fjeti në çadër, ne fjetëm përjashta”.

“Çatia është prishur, muret janë dëmtuar, orenditë po e po. Edhe garazhet e akinave janë dëmtuar”.

E vështirë ka qenë nata edhe për familjet që u vendosën në 5 çadrat që sollën Emergjencat Civile. Banorët ankohen se nuk ka ndriçim,numri i krevatëve është i pamjaftueshëm.

“Dy krevatë, ç’të bëjmë ne jemi tetë vetë në familje. Jam me tension. Nuk rrijmë dot plevicave o bir. Kanë njerëz që janë nëpër plevica jo në çadra”.

“Erdhën na panë, si do ju ndihmojmë dhe asnjë gjë. Vetëm çadrat, dy krevatët dhe katër kuvertat”.

Një ekip mjekësh dhe infermierësh po asiston me shërbim 24 orë banorët e fshatit, të cilët kanë shfaqur gjendje të rënduar psikologjike për shkak të humbjes së shtëpive. Po ashtu janë trajtuar me këshilla psikologjike edhe mjaft fëmijë për shkak të përjetimeve nga lëkundjet e forta sizmike.

“Kemi menaxhuar dy pleq  nga Qafëzezi që ishin traumatizuar. Kemi organizuar punën dhe i kemi dhënë porosi personelit që gjatë gjithë kësaj kohe të jenë në gatishmëri”, tha Mimoza Pulina, drejtoreshë e qendrës shëndetësore Mollaj.

Dëme nga tërmeti janë raportuar edhe në mbi 50 banesa në fshatra të zonës së Kolonjës. Në të gjithë rajonin e Korçës janë mbi 185 banesa të dëmtuar, 60 % e të cilave të pabanuara. Nga tërmetet, 230 banorë mbetën pa shtëpi dhe janë strehuar në çadra./ABC News Albania 24/7

korce-1280x674.jpg
Sej rie20:45 | 01/06/2019

Në zonën e Floqit e cila ishte epiqendra e tërmetit që u regjistrua mëngjesin e sotëm janë ngritur çadrat ku do të strehohen disa nga familjet e dëmtuara. Deri tani sipas Shtabit të përgjithshëm të Emergjencave raportohet për mbi 100 shtëpi të prekura nga tërmeti.

Mbi 100 banesa raportohen të dëmtuara nga tërmeti në qytetin e Korçës dhe në disa fshatra të saj.

Prefekti Dhori Spirollari mblodhi Shtabin e Emergjencave për situatën.

Banoreve të zone së Floqit , Mollasit dhe Nikolices të çileve u janë shkatërruar totalisht shtëpitë do të strehohen në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura dhe në ambiente të tjera.

Tek epiqendra e lëkundjeve mbërriti edhe kreu i Emergjencave Civile Haki Çako.  Ai tha se të gjithë banorët do të furnizohen me ushqime. Goditjet e fuqishme të tërmetit u regjistruam mëngjesin e së shtunës.

Lëkundjet vazhduan gjatë ditës me një intensitet më të ulët si në qytet ashtu edhe në fshatra. Juglindja nuk kishte parë të tilla tërmete që prej vitit 1960.

Dëmtime ka në shtëpitë e amortizuara, kryesisht ndërtime të viteve 1960 -1980.

Policia ka kaluar në gjendje gatishmërie.

Disa fshatra të Korçës rrezikojnë të mbeten pa energji pasi janë drejt shembjes kabinat elektrike./ABC News Albania 24/7

basha-12-1280x762.jpg
Sej rie19:15 | 13/05/2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar protestuesve të opozitës të mbledhur përpara ndërtesës së Kryeministrisë. Ai menjëherë ka marrë fjalën para protestuese të cilët qëndroni poshtë çadrave, ndërsa vetë kryedemokrati ka folur në mes të shiut.

 “Kërkojmë një të drejtë të pakontestueshme të kushtetutës tonë, themelin e vlerave evropiane, votën e lirë dhe të ndershme. Shqipëria dhe kryeministri ilegjitim i dalë nga votat e blera me ndihmën e krimit të organizuar ju përgjigj thirrjes tonë me dhunë, provokime, rrahje, gaz lotsjellës e helmues. Qindra mijëra bashkëqytetarë të Tiranës e ndjenë përgjigjen, zgjidhjen e vetme që ka ofruar Rama për plagën që i ka hapur këtij vendi. Përgjigjja e vetme e Edi Ramës ndaj votës së lirë ishte dhuna.

Ky është një parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim. Tash 2 vjet prokuroria ka vetëm një mision, të ndalë hetimin e dosjeve kriminale ku janë kapur Rama në bashkëpunim me kupolën e mafies, për të blerë më të shtrenjtën vlerë që ka çdo shqiptar, votën e lirë.

Edi Rama vjedh shqiptarët, u vjedh taksat, u vjedh pronat gjithçka, sepse nuk jep llogari askund përveç se tek krimi i organizuar. Dhunë ndaj sipërmarrjes, ndaj administratës, dhunë ndaj të papunëve, ndaj të rinjve dhe vogëlushëve, dhunë ndaj vogëlushëve të Unazës. Dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Edi Rama. Jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë dhe prerë: E refuzojmë dhunën e qeverisë dhe i përgjigjemi me besimin tonë tek vlerat evropiane, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë. Nuk ka shqiptar që nuk e di se këtu kemi ardhur si rezultat i dhunës shtetërore, se dhuna shtetërore është produkt i dhunës zgjedhore. Sepse ajo është e vetmja mënyrë e Ramës për të marrë e për të mbajtur pushtetin.Ne nuk jemi këtu për karrige e për pushtet, por jemi kundër dhunës, kundër krimit e kundër qeverisë së paligjshme të krimit. Ejani me ne që ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni. Ne jemi në këtë betejë për kushtetutë, për ligj, për dinjitetin dhe lirinë e çdo shqiptari”, tha Basha./abcnews.al

trump-2-1280x854.jpg
G. P.12:24 | 29/10/2018

Presidenti amerikan,  Donald Trump, nuk di të mbyllë një çadër. Kështu shkruajnë përdorues të shumtë të rrjeteve sociale duke komentuar një episode në të cilin Trump ka braktisur një çadër në hyrje të avionit presidencial.  

Që presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk ka një raport të mirë me çadrat nuk është një secret. Por këtë herë, videoja që e shfaq atë ndërsa braktis objektin në hyrje të avionit presidencial bën të lindin dyshime që Donald Trump nuk është në gjendje ta mbyllë. Kreu i Shtëpisë  së Bardhë, pasi u ngjit në shkallët e Air Force One, nuk shqetësohet ta marrë çadrën me vete , por e lë atë në erë dhe shi.


Duhet të ndërhyjë një anëtar i stafit për të shmangur që çadra të prishet nga stuhia. Të menjëhershme ishin dhe kritikat në rrjetet sociale: “E pabesueshme, nuk di se si funksionojnë çadrat”, shkruajnë qytetarë të shumtë amerikanë. Ndërkohë, sa i përket çadrave, Trump ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes. Presidenti amerikan ka rënë në sy pasi në disa raste ka lënë  bashkëshorten e tij në shi dhe ka mbajtur për vete çadrën. Një  gjest ky shumë i kritikuar në SHBA./abcnews.al

TERMETI-CADRAT-E-USHTRISE-MNULIM.mpg_snapshot_00.08-1280x746.jpg
G. P.11:34 | 14/08/2018

Në Burrel Forcat e Armatosura kanë montuar çadra për 8 familje, shtëpitë e të cilave u kthyen në të pabanueshme, nga tërmeti i 11 Gushtit. Këto familje kishin qëndruar jashtë prej ditësh.
Derjani dhe Macukulli i Bashkisë së Matit, janë zonat më të prekura nga tërmeti. Banorët kanë raportuar për mbi 200 shtëpi të dëmtuara.
Grupet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren, për verifikimin e vlerësimin e dëmeve./abcnews.al

 

TERMETI-CAKO.mpg_snapshot_01.12-1280x720.jpg
G. P.16:04 | 12/08/2018

Në materialin e përgatitur paraqitet një nga shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i të shtunës në Macukull të Matit. Por jo e vetmja. Aktualisht në bashkitë: Mat, Bulqizë dhe Klos jane raportuar 176 banesa të dëmtuara. Ndërkohë, shtabet e Emergjencave Civile nuk kanë përfunduar ende verifikimin.

Veç dëmeve materiale, lëkndjet e tokës kanë lënë pas frikën. Banorët tregojnë se e kanë kaluar natën jashtë.

Banori: “Jashtë kam fjetur. Ku të flesh, mund të shembet prapë. Shtëpiat janë shembur, çatia, suvatimi, tavani, krejt kanë rënë për tokë.”

Për të parë situatën në zonën më të prekur nga tërmeti, fshatin Macukull të Matit, ishte Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako. Familjeve të cilave shtëpitë iu janë kthyer në të pabanueshme, iu tha se do t’ju shpërndahen çadra.

Haki Çako, drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile: “Ka banesa të cilat nuk rekomandohet që të banojnë dhe me ta kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi në komunikim. Janë siguruar nëpërmjet rezervave të shtetit çadra për të sistemuar dhe rregulluar banorët të cilët nuk do të duhet të hyjnë më nëpër banesat, të cilat janë dëmtuar masivisht.”

Tërmeti me magnitudë 5.4 i shkallës rihter me epiqendrën në Bulqizë, eshte tërmeti i dytë i forte brenda disa javësh, pas atij me epiqendër në Gjirin e Lalzit. Ndërsa dhe gjatë natës deri mëngjesin e sotëm, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar 10 lëkundje të tjera me intenstiet më të ulët./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono