Byro Politike

byro-politike-dt-15-maj.mpg_snapshot_15.38-1280x720.jpg
ent ela21:11 | 15/05/2019

Apeli i ndërkombëtarëve dhe rruga e opozitës ka qenë pjesë e debtit në studion e Byro Politike të Juli Xhokaxhi në ABC News me të ftuarit Enkelejd Alibeaj ish deputet i PD, Agron Duka, kreu i PAA-së, Anila Basha, gazetare dhe Mentor Kikia kryeredaktor i Klan Plus.

Për ish deputetin demokrat Alibeaj më i rëndësishëm se reagimi ndërkombëtar është situata ku ndodhet vendi dhe arsyet që e çuan opozitën në një vendim të tillë, në një kohë kur kriza është e shumëfishtë, shteti ka rënë dhe shoqëria shqiptare është nën depresion.

Alibeaj: “Lajmi kryesor është ajo që po kalon sot Shqipëria, kriza e shumëfishtë politike, institucionale, ekonomike, psikike. Ky është dhe nëna e të gjitha problemave dhe ky na agreson të gjithëve si shoqëri e shtet për të sotmen dhe të ardhmen.

Më e rëndësishme është arsyeja pse jemi në këtë situatë, rrënjët e problemit dhe mbi të gjitha si dilet nga kjo situatë, çështje kardinale për tu zgjidhur.

Bardhi ka nxjerrë dhe saktësimin e qëndrimit tonë. Dënojmë dhunën, çdo lloj dhune por duhet të saktësoj një gjë, si u prishën shtepite te Bregu i Lumit, unaza e re, si vidhen 20 mln euro, dhunë e strukturuar që është gjeneratori i cdo lloj reagimi. I shkon shteti me skafandër helmon pleq e fëmijë.

Shoqëria shqiptarë është në depresion se i janë mohuar të drejtat elementare si shqoëri civile, shteti ka rënë. Ka vetëm një zgjidhje, dyndje e madhe te ambasada gjermane të rinj e të reja”.

Në kundërpërgjigje të tij gazetarja Basha ka theksuar se historikisht krizat në këto 29 vite nuk janë zgjidhur me vullnet politik, por ajo akuzon opozitën se ka humbur kontaktin e merealitetin dhe po bllokon punën e qytetarëve dhe bizneseve me dhunën në protesta.

Basha: “Krizat asnjëherë nuk janë zgjidhur me vullnetin politik të palëve. Në 29 vjet ky vend i ka parë të gjitha, me vrasje protestuesish, me molotov, me shkatërrim institucionesh. Përse degradojmë në këtë pikë se duke ju parë ju në TV për 30 nuk kemi zgjidhur gjë. Ju nuk bëni forumi demokratike, keni shkëputur kontaktin me realitetin, keni djegur 50 kosha në tiranë. Ç’kusur kam unë që jetoj në Tiranë të paguaj taksa. Ti vësh zjarrin kryeqytetit, të bllokosh punën e bizneseve duhet të mbani përgjegjësi. Si nuk jeni mërzit duke i vënë flakën Shqipërisë, po alarmohen gjithë bizneset”.

Alibeaj: “Ne po vuajmë nga uzurpimi i pushtetit. Dhunë ishte dhe rrëizmi i bustit të Enver Hoxhës dhe jemi në të njëtën situatë si para 30 viteve. Se ata që janë atje e ndjejnë në lëkurën e tyre, se ata shprehin revoltën e  tyre, se këtu nuk bëhen zgjedhje. Kur na është eliminuar vota  e lirë dhe ky kyeministër njeh vetëm këtë gjuhë”.

Në këndvështrimin e tij Kikia thekson se të vetmen rrugë që e ka në dorë opozita, është dhuna, pasi ka dorëzuar mandatet dhe nuk pranon të ulet në dialog.

Kikia: “Ka një përpjekje nga ana e PD për të mos e konsideruar dhunë mënyrën e veprimit të protestuesve. Ndërkohë Pd është e bindur që e vetmja rrugë që ka në dorë është dhuna se ka dorëzuar mandate,i  ka lëshuar ultimatum qeverisë të ikë kryeministri, nuk ulet në bisedime dhe rrugën e ka një sens prapa nuk ka kthim. Artikulimet janë nga njëra protestë në tjetrën që protesta do intensifikohet më shumë.

Çfarë do të thotë më shumë përshakllëzim se tym e flakë, por më duket përpjekje për të hedhur gurin e fshehur dorën. Ti duhet ta pranosh publikisht që arma ime është flaka dhe nuk pres që Rama të dorëzohet por ta detyroj. Me afrimin e datës së zgjedhjeve dhe premtimin se zgjedhjet nuk do bëhen meraku im është se kemi dy kokëfortësi. A ka rrezik të na çojë përplasje që për ta shuar do jetë e vështirë?”

Alibeaj: “Rruga jonë e vetmje është zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi humbur ligjin, kushtetutën demokracinë e të drejtën për të zgjedhur. Kur sheh një mur përballë si ky që ka ngritur Rama, demokracinë  e kanë humbur shqiptarët. Kemi protestë se revolta është kaq e madhe, se një revoltë që nuk është e orintuar politikisht shkon ne anarki, ndërkohë sot duhet dikush t’i ofrojë zgjidhje politike dhe këtë e kemi bërë ne”.

Për kreun e Partisë Agrare Ambjentaliste, sot po ndodh ajo që ai kishte paralajmëruar dy vjet më parë në zgjedhjet e 2017, ku njerëz të botës së krimti rrëmbyen kutitë  e votimit. Dhe në këtë situatë të vetmen zgjidhje ai sheh tërheqjen e Ramës, në të kundërt ka përplasje.

 Duka: “Ka riciklim krizash, ka gabime që bëhen nga të dy palët Anila, ta dish se kjo dhunë nuk është rrufe në qiell të pastër. U kam thënë dhe miqve të mis socialstë që këtë që po bëni në zgjedhjet e 2017 nuk do kalojë kaq lehtë dhe kjo dhunë një ditë do shpërthente. Këto po paguajnë këtë dhunë. Kam qenë në të gjitha qendrat e Durrësit dhe kam bërë sherr, jemi kacafytur me njerëzit e botës së krimit të cilët i zaptuan kutitë e votimit si ujqërit. Problemi është si do shikohet? Një pozicion i opozitës, e cila nuk ka as mandate, me qeveri tranzitore dhe nga ana tjeter një Kryeminstër, i cili hiqet sikur klima politike është e qetë. Do të marrë 61 bashki, mundohet të bëjë një opozitë farsë. Të dy palët kanë një pozicion stoik, por ndërkohë opozita nuk ka asgjë në dorë. Rama e ka në dorë, po nuk u tërhoq ai kjo punë do shkojë në përplasje”. /abcnews.al

 

Selami-Xhepa-borxhi-publik.jpg
nev ila21:24 | 08/05/2019

Një nga pyetjet e bëra nga Juli Xhokaxhi, natën e sotme, në “Byro Politike” drejtuar ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa, ishte se sa është reflektuar në krahasim me rekomandimet e FMN në vitet e kaluara.

Xhepa tha se situata ishte agravuar në ekonominë shqiptare. Sipas Xhepës shifrat e qeverisë nuk janë raportuar të sakta dhe se nuk korrespodojnë me shifrat që ka raportuar Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“Raporti i fundit është më i drejtpërdrejtë në gjuhë, vërejtje dhe në kritika. FMN ngre në mënyrë shqetësuese disa çështje që lidhen në mënyrë fondamentale me konsolidimin fiskal. FMN e përcakton si një nevojë për të ulur borxhin publik, i cili vazhdon në nivele shumë të larta. Ka ndodhur një mashtrim statistikor, sepse qeveria ka deklaruar tjetër shifër për borxhin publik, dhe FMN del me një tjetër shifër që është 3 deri në 4 pikë më i lartë nga sa ka raportuar qeveria. Vetë kontrolli i lartë i shtetit për herë të parë, si institucion përgjegjës për të audituar financat publike, del me një raport ndryshe ndërkohë që qeveria ka dalë me një raport tjetër. Pra hera e parë që vëmë në diskutim seriozitetin e shifrave me të cilat qeveria po i paraqitet publikut. Borxhi publik është në nivelet 70 % të PBB, si do realizohet konsolidimi fiskal?“, deklaroi Xhepa./abcnews.al

agim-nesho.jpg
G. P.20:52 | 06/05/2019

Diplomati Agim Nesho e konsideroi si historike për shqiptarët zgjedhjen e Stevo Pendarovskit në krye të shteit të MAqedonisë së Veriut. Gjatë emisionit “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi, ai theksoi se vendet perëndimore e kanë konsideruar njeriun e tyre presidentin e ri të Maqedonisë.

“Ai që është problem në Ballkan ëhtë që elitat ndryshojnë me vonesë. Ky (Pendarovski) e ka provuar veten sepse është një akademik. Ka punuar me ambientet dhe institucionet ndërkombëtare. Një njeri jep shpresën që do jetë njeriu që me të drejtë Perëndimi e ka quajur njeriu i tij. Ishim në një moment shumë kritik për sigurinë në Maqedoninë e Veriut. Një njeri që do i shërbejë interesave të gjithë popullit që rrallë herë ka ndodhur në këto vende. I urojmë suksese dhe duhet të themi që ishte zgjedhja më e mirë. Një zgjedhje historike jo vetëm për maqedonasit, por edhe për shqiptarët”, tha Agim Nesho.

Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut. Ai fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale te zhvilluar të dielën në këtë vend. Pendarovski mori rreth 16 mijë vota me shumë se rivalja e tij Gordana Siliankovska.

Pendarovski u kandidua në këto zgjedhje nga koalicioni në pushtet, LSDM dhe BDI. Duket se në raundin e dytë është mbështetur edhe nga elektorati i kandidatit shqiptar Blerim Reka, që mori 10 % të votave në raundin e parë në 21 Prill. Kështu duket se mbështetja e shqiptarëve me votë për kandidatin pro-evropian ishte vendimtare në fitoren e tij përballë kandidates opozitare Silianovska./abcnews.al

BYRO-POLITIKE-DT-29-PRILL-mediu-1280x720.jpg
ent ela20:58 | 29/04/2019

Iniciativa e 5 partive të djathta, të cilat nesër do të priten nga Presidenti Meta për platformën e tyre për zgjidhjen e krizës që ka mbërthyer vendin, është disktuar në studion e Byro Politike në ABC News të Juli Xhokaxhiut me kreun e PR-së Fatmir Mediu dhe gazetarët Mimoza Koçiu dhe Mentor Kikia.

Iniciatori i kësaj platforme, Fatmir Mediu tha se ky grupim kërkon ndryshim të sjelljes politike për të pasur një republikë parlamentare të shtetit të së drejtës dhe balancim të pushtetit mbi parimet kushtetuese.

“Ne krijuam këtë grupim se mendojmë që secili duhet të ketë një rol në politikë dhe kemi bashkuar 5 parti, e cila nuk ka të bëjë me zgjedhjet lokale, por sesi duhet të ndryshojmë sjelljen politike për të pasur një republikë parlamentare të shtetit të së drejtës dhe balancim të pushtetit mbi parimet kushtetuese. I kemi kërkuar takim Presidentit dhe duke pasur në konsideratë ruajtjen e sistemit pluralist përmes zgjedhjeve pluraliste”.

I pyetur se çfarë do i kërkojnë konkretisht Presidentit, Mediu përgjigjet se Presidenti duhet të shmangë një konflikt që është në dëm të interesave të vendit, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe minimizimin e blerjes së votës.

“Debati ynë është për sistemin zgjedhor. Ne kërkojmë ndryshimin e sistemit zgjedhor e para, dhe e dyta parlament kushtetues për të minimizuar blerjen e votës.

Ne kemi President Republike dhe un abstragoj nga emri, se duhet të respektojë autoritetin kushtetues të Presidentit të Republikës dhe kur kërkoj të angazhohem me institucionin e Presidentit që ai në funksionin kushtetues të shmangë një konflikt që është në dëm të interesave të vendit

Ne kërkojmë nga Presidenti që nisur nga situata cënon integritetin tonë si popull dhe kushtetueshmërinë e vendit e cila është thuajse e rrëzuar dhe po shkojmë që s’do kemi as zgjedhje pluraliste, por farsë dhe shmangie nga qëllimi ynë kombëtar që është integrimi dhe Presidenti ka detyrën që palët duhet të gjejnë përgjegjshmërinë e tyre”. /abcnews.al

BYRO-POLITIKE-DT-17-PRILL.mpg_snapshot_17.35-1280x720.jpg
ent ela22:11 | 17/04/2019

Zëvendësministri për Europën dhe Punet e jashtme Sokol Dedja sqaroi në studion e Byro Politike bazat dhe kriteret ku mund të vendoset regjimi i vizave. Sipas tij ka një rregullore dhe janë 4 kritere ku mund të vendoset regjimi i përkohshëm dhe përcaktohet se mbi ç’baza miratohet kjo.

“Duhet të ketë rritje masive të emigracionit të paligjshme, ose rritje e kërkesave për azil, ose një rritje e adresimti të emigrantëve të parregullt, ose rritje e akteve kriminale me origjinë nga vendi në fjalë që të bëjë kërcënim serioz për vendet anëtare”.

Sipas tij nuk ekziston asnjë bazë ligjore që qeveria holandeze t’ia kërkojë aktivizimin e pezullimit të vizave Komisionit Evropian.

“Situata e krimit shqiptar është në rënie. Jo vetëm nuk kemi rritje masive, por kemi rënie të krimit me origjinë nga Shqipëria në Hollandë.

Për të evituar edhe panikun e panevojshëm nuk ekziston asnjë bazë që qeveria holandeze t’ia kërkojë aktivizimin e pezullimit të vizave.

Nuk ka asnjë bazë ligjore për t’ia kërkuar Komisionit Evropian. Qeveria holandeze është në situatë komplekse. Nga njëra anë ka kërkesën e parlamentit dhe nga ana tjetër nuk ka bazë ligjore për t’ia kërkuar Komisionit Evropian”. /abcnews.al

hysi1-1280x720.jpg
ent ela21:17 | 17/04/2019

Vendimi i paralajmëruar i parlamentit të Hollandës për vendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë është trajtuar në studion e Byro Politike të Juli Xhokaxhi me nënkryetaren e Kuvendit Vasilika Hysi, zëvendësministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Sokol Dedja, kryeredaktorin e Gazetës Liberale Arion Sulo dhe drejtuesen e Politika në ABC News Mimoza Koçiu.

Deputetja socialiste Hysi e ka konsideruar populiste dhe raciste, kërkesën e deputetes së djathtë në parlamentin holandez. Sipas saj deputetja i përket një aprtie që është kundër emigrantëve

“Deputetja përfaqëson një parti të djathtë, e cila ka në programin e vet kundër emigrantëve. Është e drejtë e çdo deputeti holandez, shqiptar të kërkojë mocion, debat, peticion. Por nëse do të vlerësojmë nëse Shqipëria e meriton pezullimin e vizave nuk është parlamenti holandez që vendos nëse shqiëpria  e meriton apo jo pezullimin e vizave ka një procedurë të caktuar në KE. Ne duhet të sqarojmë qytetarët për mjegullnajën. Ne flasim me fakte me gjuhën e fakteve jo vetëm të qeverisë shqiptare, por edhe holandeze.

Të etiketosh gjithë shqiptarët, është një kërkesë e dëmshme, sepse është populizëm, racizëm.

Ka krim të organizuar. Ka pasur dhe ka kërkesa për azil,  por kur vendoset për vizat ka disa kritere.

Mua më shqetëson populizmi, ksenofobia dhe racizmi dhe në një vend si Shqipëria ku kemi shumë djem e vajza që jetojnë e punojnë me ndershmëri, kanë paguar, investuar dhe janë integruar dhe për shkak të disa personave me precendetë që përbëjnë 0.2 % të statistikës”. /abcnews.al

BYRO-POLITIKE-DT-15.mpg_snapshot_05.29-1280x720.jpg
ent ela22:55 | 15/04/2019

Protesta e 13 prillit e opozitës u diskutua në studione byro Politke në ABC News me analistët Mimoza Koçiu, gazetare e Politika në ABC News, Roland Lami Pedagog i UET, Ermal Hasimja opinionit dhe Mentor Kikia kryeredaktor i Klan Plus.

Për Koçiun opozita në këtë protestë të tretë të saj kombëtare donte të tregonte forcën e numrave.

“Protesta e tretë në radhë. E madhe kam përshtypjen se opozita donte të tregonte forcë numerike. Kësaj i kanë mëshuar kryetari Basha dhe mbështetësit. Forca e numrave në shesh. Kishte pjesëmarrje masive. Problemi që ka shqetësuar mazhorancën ishte pjesëmarrja në shesh”.

Për pedagogun Lami opozita po ndërton strategji për të futur në kurdh ministrinë e Brendshme  dhe nuk kanë munguar ngjarjet për ta nxjerrë në pah.

“Ka një luftë për të dominuar në hapësirë mediatike mbi protestën, ka tendencë për ta nxjerrë të dhunshme që kërkon të provokojë apo të sjellë ngjarje të së shkuarës, ndërsa opozita ka tendencë të nxjerrë në pah epërsinë e ministrisë së rendit ndaj protestuesve. Mbështetja nuk ka rënë, numrat përbëjnë një vlerë

Opozita po ndërton strategji për të fut në kurdh ministrinë e Rendit dhe nuk kanë munguar ngjarjet për ta nxjerrë në pah.

Raste sporadike të ushtrimit të dhunës.

Pjesa agresive që ka qeveria ndaj gazetarisë ku nëpërmjet Ministrisë së Rendit janë bërë arrestime e goditje të gazetarëve në terren. Këto elementë ka përdorur opozita dhe ia ka arritur”.

Ndërkaq për Hasimjan protesta nuk duhet të funksiononte kështu.

“Mënyra si zvhillohet protesta tregon se është konceptuar si përballje forcash, numrash, ndërkohë që protesta nuk duhet të funksiononte kështu”.

Por tema e bisedës së Byro Politike u ndërpre për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me Euronews për ngjarjen në Katedralen e Parisit. Gazetarja Mimoza Koçiu dhe drejtuesja e emisionit Juli Xhokaxhi kanë përcjellë drejtpërsëdrejti situatën në Paris, me përkthime dhe komente në studio. /abcnews.al

klajda-gjosha.jpg
G. P.23:17 | 10/04/2019

Në këtë puntatë të emisionit “Byro Politike” u diskutua mbi vizitën e zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer. Të ftuar në studio ishin ish-deputetet Jorida Tabaku, Klajda Gjosha dhe analistët Enton Abilekaj dhe Mentor Kikia.

Diplomati amerikan theksoi se SHBA e njeh qeverinë shqiptare dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me ta. Ndërkohë që dënoi djegien e mandateve të opozitës.

Dy ish-deputetet e pranishme në studio u shprehën se e prisnin një qëndrim të tillë të ndërkombëtarëve mbi këtë vendim. Ndërkohë gjithashtu nënvizuan faktin se Palmer ishte plotësisht dakord me të gjitha çështjet që ka ngritur opozita./abcnews.al

abilekaj.jpg
G. P.20:57 | 10/04/2019

Drejtori i Dosja.al, Enton Abilekaj, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Byro Politike”, ku u diskutua mbi vizitën e Palmer në Shqipëri dhe qëndrimet që mbajti pas përfundimit të takimeve me liderët e shtetit dhe të opozitës.

Sipas gazetarit, ai erdhi në një kohë pas publikimit të raportit të DASH për drogat. Edhe pse raporti ndan të njëjtat shqetësime që ka opozita, sipas Abilekajt, SHBA mban anën e qeverisë për hir të stabilitetit për një vend të vogël si i yni.

“Ka një problem. Palmer vjen pak ditë pasi doli raporti i DASH për drogat. Pra DASH, ku zoti Palmer është një ndër funksionarët dhe jo shumë i rëndësishëm për atë që është atje. I rëndësishëm është për Shqipërinë, por për departamentin vetë jo shumë, është i sigurt për atë që ndodh në Shqipëri. Raporti ndan të njëjta shqetësimet që ndan jo vetëm opozita dhe media në Shqipëri. Problemi është që këta në komunikimet që mbajnë me palën shqiptare zgjedhin të mbajnë anën e qeverisë për hir të stabilitetit. Ata ndoshta mendojnë që një vend i varfër nuk e meriton demokracinë, por duhet të rrijë urtë dhe të ketë stabilitet”, tha Abilekaj.

Ndërkohë, më herët dy ish-deputetet e opozitës, Klajda Gjosha dhe Jorida Tabaku, deklaruan se nuk prisnin qënrdim ndryshe nga ana e Palmer në lidhje me djegien e mandateve.

Ky i fundit dënoi dorëzimin e mandateve të deputetëve pasi mund të krijojë precedent në vende të tjera të rajonit, por edhe në vendet me demokraci të brishtë. Ndërsa nga ana tjetër, ashtu siç pohoi dhe Gjosha, Palmer ishte plotësisht dakord me çështjet që ka ngritur opozita./abcnews.al

astrit-patozi1.jpg
G. P.23:27 | 08/04/2019

Ish-nënkryetari demokrat, Astrit Patozi, ishte i ftuar në “Byro Politike” këtë të hënë. Ai deklaroi përballë gazetares Juli Xhokaxhi në ABC News se aksioni opozitar që ka nisur prej gati 2 muajsh në vend nuk është një kauzë popullore.

Djegia e mandateve nga opozita, sipas Patozit, është një vendim i rrezikshëm për të ardhmen e PD-së. Patozi tha gjithashtu se Basha është i pabesueshëm në deklaratat për ndryshim të sistemit zgjedhor.

Për sa i përket zgjedhjeve të ardhshme lokale, Patozi theksoi se opozita duhet të futet në to ose në të kundërt do të dalë jashtë sistemit politik. Sipas tij, nëse Basha vendos bojkotimin e zgjedhjeve do t’i dhurojë Ramës një minierë ari./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono