bylykbahsi

LAJME-20-_-OERDI.mpg_snapshot_16.58-1280x720.jpg
ent ela22:06 | 08/11/2018

“Presidenti nuk mund të dekretojë dy herë të njëjtin emër për ministër të Brendshëm, pais bie ndesh me kuhstteutën”. Është ky qëndrimi i demokratëve i shprehur përmes deputetit Oerd Bylykbashi në studion e Mbrëmje në  ABC News.

Bylykbashi thekson se kryeministri duhet të propozojë sa më parë një emër tjetër për postin e Ministrit të brendshëm pasi Sandër Lleshi ra, ndërkohë që jemi në një boshllëk të rëndë kushtetues .

“Sandër Lleshi ra, një zv/ministër nuk mund të nxjerrë aktet që parashikon Kushtetuta.  Jemi në një boshllëk të rëndë kushtetues. Ta zgjidhë kryeministri. Sot ai ka detyrimin , duhet të çojë propozimin tjetër për Ministër. Sandër Lleshi e mbaroi çështjen e tij. Një emër tjetër për ministër, çështja e të njëjtit emër është mbyllur. Në këto momente nuk ka ministër të brendshëm”.

Deputeti demokrat shprehet se kompetenca e Presidentit për mosdekretimin e Lleshit si ministër të Brendshëm është e pastër, edhe pse është përdorur për herë të parë, ndërsa akzuon Kryeministrin Rama se po shkel rëndë Kushtetutën.

“Kushtetuta është e qartë, Presidenti cakton dhe shkarkon ministrat. Kjo është kompetencë e tij. Kryeminsitri ka rolin propozues. Kompetenca  e Presidentit është e pastër, e ka përdorur për herë të parë, do të thotë qëkemi një precendet. Çdo rpesident dhe organ kushtetues bën interpretimin e Kushtetutës. I ngjan një rasti në Itali, ku një nga Presidentët ka tefuazuar emerimin e një ministri se ishte magjistrat”.

Ai akuzon Kryeministrin Rama se po shkel rëndë Kushtetutën.

“Sot kemi kryeministrin që po shkel Kushtetutën haptazi, refuzon të çojë një propozim për të zëvendëusar zotin Lleshi, nuk ka asnjë specifikë që pa të bie qeveria, por ka dy elementë antikushteues, e para Kryeministri refuzon të prpozojë se do të plotësojë boshllëkun që i ka qeveria dhe së dyti po operon me zv/ministër që nuk ka target kushtetetues për të nxjerrë aktet. Një zvministër kryen vetëm funksionet e administrimit, duhet të dekretohet  në Presidencë ministri”.

Bylykbashi mbrojti qëndrimin e partisë së tij të bërë publik sot nga Alibeaj lidhur me arrestimin e Vangjush Dakos për krim elektoral. /abcnews.al

oerd-bylykbashi.jpg
ent ela15:59 | 23/06/2018

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e cileson te qellimshme ngrirjen e institucioneve te reja ne sistemin e drejtesise. Sipas tij, kandidaturat për anëtarë të këtyre institucioneve po nxirren jashtë sistemit të drejtësisë, pasi në vlerësimin e Bylykbashit, nuk bëjnë pjesë në listen e të zgjedhurve të kryeministrit Rama.

Është një ndër kushtet që mban fatin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Reforma në drejtësi dhe institucionet e reja të këtij sistemi ende të paformuara duket se do vazhdojnë të jenë në ngërç. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, ish-anëtar i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, bën një analizë të ecurisë së deritanishme në zbatimin e kësaj reforme.

Bylykbashi e konsideron të bllokuar me qëllim, vënien në punë të institucioneve të reja të drejtësisë dhe për ta argumentuar këtë merr shembull rezultatin e procesit të vetingut për prokurorin e Apelit Tiranë Gentian Trenova, i cili u përjashtua nga sistemi. Por nga ana tjetër Trenova ishte kandidat për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Rrëzimi nga Komisioni I Pavarur i Kualifikimit për Trenoven shihet nga Bylykbashi si një mesazh i qartë për fatin e të gjithë atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk janë në listën e të përzgjedhurve të kryeministrit Rama.

Deri më sot kemi parë magjistratë që kanë humbur vendin e punës për gjysëm apartamenti, apo të tjerë ta kalojnë lumin për shumë më tepër se aq. Do vazhdojmë të shohim të tjera raste standardi të dyfishtë. Madje nga frika se po të konkurosh për ndonjë nga organet e Drejtësisë e ndërkohë të mos jesh favorit i Ramës, mund të të këpusë këmbët me prioritet vetingu, do të rrezikojmë të mos kemi më as ‎kandidatë për Keshillin e Lartë të Gjyqësorit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë, Prokuror të Përgjithshëm, Inspektor të Lartë Drejtësie apo SPAK. E kush është ai që do të prenotojë me prioritet pushimin nga puna?

Sipas demokratit Bylykbashi, pas largimit nga sistemi të Trenoves, të tjerë e kanë radhën dhe Këshilli i emërimeve në Drejtësi do të mbetet e “ngrirë” nga frika e vetingut.

Ramës nuk i pëlqeu përbërja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që doli nga shorti në janar 2018. Ky nuk ishte short i kontrolluar nga filtrat e Xhafës siç ndodhi me shortet e Keshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Larte të Prokurorisë ku mjaftonte veç të fusje dorën në kosh, sepse ishte e sigurt se sa herë ta hapje Kinder Surprizën, gjithmonë Ramën në miniaturë do të gjeje brenda. Fatmir Xhafaj i kërcënoi anëtarët e KED me hyqëm të Ramës, që të mos bënin asnjë veprim për të mbushur vakancat në Gjykatë Kushtetuese dhe ILD derisa të bëhej vetingu.

Në analizen e tij, deputeti i PD parashikon se Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të zëvendësohet në  janar 2019 me një short të ri, të cilin, sipas tij,  Rama shpreson ta ketë të favorshëm atëherë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono