buton

BE-GJOBA-GOOGLE-1280x720.jpg
G. P.17:54 | 07/12/2018

Një gabim i kryer nga një praktikant i kushtoi 10 milionë dollarë kompanisë Google. Ai ka shtypur një buton duke rritur shpërblimin për reklamimin e ofruar nga kompania prestigjoze.

Ishte i bindur se po punonte në zonën e “testit” por në fakt ishte futur në modalitetin real dhe ka dërguar një njoftim të rremë publicitar në sajtet në internet që përdorin Google për të shitur hapësirat e tyre. Stazhieri protagonist i ngjarjes, për të cilin nuk dihet asgjë, i ka kushtuar kolosit të teknologjisë të paktën 10 milionë dollarë. Kjo llogaritje është bërë nga Financial Times, që shpërndau i pari lajmin, i cili më pas u konfirmua dhe nga vetë Google.

Të martën e kaluar, për 3 çerek ore, mijëra sajte që përdorin sistemin e reklamimit të Google kanë parë në faqet e tyre një trekëndësh të ngjyrosur. Faji ishte i një stazhieri i cili po hidhte hapat e parë në sistemin Google, i cili ka shumëfishuar shpërblimin për reklamat. Por ky faj duhet të ndahet edhe me mentorin e tij që dukshëm nuk po e ndiqte mirë.

Google ka provuar në fushë atë që në sallat operative të Bursave quhet “sindroma e gishtit të madh”, që nënkuton një gabim njerzor të bërë nga shtypja e një butoni të gabuar por që krijon dëme milionere. Dhe këtu hyn në lojë inteligjenca artificiale, me të cilin kjo sigurisht që  nuk do të ndodhte pasi gabime të tilla korrigjohen në sekonda./abcnews.al

thumbnail_26551930_10213210361527135_78196483_n.jpg
us er15:08 | 06/01/2018

Qytetarët e Tiranës do të marrin më lehtë dhe më shpejt dokumentet zyrtare që u nevojiten.

Bashkia e Tiranës do të lëshojë dokumentet në një kioskë, ku qytetarët, ashtu sikurse veprojnë në një bankomat, do të mund të printojnë dokumentet e tyre zyrtare pa pritur në radhë dhe duke rritur në këtë mënyrë edhe transparencën

Këto pika shërbimesh do të jenë 24 orë të hapura, e fillimisht do të shërbejnë për të marrë certifikatat kryesore: familjare e personale. Bashkia e Tiranës ka rreth 60 shërbime, e nga këto janë identifikuar 29 që mund të bëhen me një ndërveprim, pra ku qytetari mund të paraqitet me një kartë identiteti, të kryejë identifikimin dhe të marrë shërbimin.

Këto certifikata do të firmosen, do të vulosen, e më pas do të futen në ‘e-Kioskë’ dhe qytetarit do t’i duhet vetëm t’i printojë.

Pas Open Data apo aplikacionit të aksesueshëm direkt nga celulari “Tirana Ime”,  projekti i ri i shërbimeve online pritet që ta rendisë Tiranën mes kryeqyteteve më të zhvilluara në Europë që e ofrojnë atë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono