bursa

cats-college-study-1280x705.jpg
nev ila17:20 | 27/09/2019

Sot dhe nesër kanë mundësinë të aplikojnë të gjithë ata që duan të ndjekin studimet në fakultetet më të njohura të Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zëvendësdrejtori i kolegjit Kats në Kembrixh tregon për ABC News se ofrojnë edhe bursa studimi për studentët e moshës 14 deri në 19 vjeç.

Është rikthyer përsëri mundësia për të gjithë ata që duan të studiojnë në fakultetet më të mira në Angli dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Tiranë ka ardhur vetë zëvendësdrejtori i Cats College Cambrig Dominik Tomalin që ketë të premte e të shtunë mirëpret në Hotel Plaza në Tiranë të gjithë të rinjtë e interesuar.

“CATS College (Kats kolexh) janë shkolla ndërkombëtare të specializuara në pritjen e studentëve nga të gjitha kombësitë. Kemi rreth 85 kombësi të ndryshme, dhe i ndihmojmë studentët për të aplikuar në fakultetet më të mira në Angli dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Dominic Tomalin, zv/drejtor i Cats College Cambridge.

Eksperienca që kanë me Shqipërinë kolegjet CATS ka treguar se studentët shqiptarë kanë hedhur hapa të suksesshëm në vendet ku studiojnë.

“Kemi sukses të jashtëzakonshëm për hyrjet në fakultetet më të mira në botë. Sivjet kishim studentë në universitetin e Kembrixhit dhe në fakultetet më të mira në Evropë.

Kemi dhe shumë studentë që aplikojnë në degët e mjekësisë dhe veterinarisë”, tha ai.

Zëvendësdrejtori i CATS College Kembrixh ka zgjedhur të bisedojë drejtpërdrejtë me studentët për ti informuar gjithashtu se pavarësisht së është shkollë private, nuk mungojnë as bursat e studimit.

Jemi shkolla private por ofrojmë bursa për studimet e shkollës së mesme për të gjithë studentët nga mosha 14 deri në 19 vjeç”, bëri me dije Dominic Tomalin.

Kushdo që dëshiron të aplikojë dhe të përfitojë një bursë për të studiuar në Oxford, Cambridge, Londër dhe në Shtetet e Bashkuara te Amerikës nuk duhet të humbasë takimet që zgjasin vetëm dy ditë në Hotel Plaza: të premten nga ora 14 deri në orën 18 dhe të shtunën nga ora 11.00 deri në orën 16.00./ABC News Albania 24/7

aurela-kullolli.jpg
ad min21:46 | 17/09/2019

Aurela Kullolli është studentja nga Elbasani, e cila mbaroi Fakultetin e Mjekësisë me të gjitha notat maksimale. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Provokacija” këtë të martë, ku tregoi se ka marrë Medaljen e Artë për shkak se përfundoi gjimnazin në vitin 2013 me të gjitha provimet 10-a. Gjithashtu ajo është në pritje të Medaljes së Artë përsëri pasi e mbaroi edhe Fakultetin e Mjekësisë me 10-a.

“Mua më pëlqente të merrja atë bursën që jepet për studentët ekselentë që ka qenë 8900 lekë të reja në muaj, e cila deri para një viti, kur mora 10 e fundit ka qenë që duhet t’i kishe të gjitha 10-a dhe të merrje bursën e ekselencës që faktikisht as konviktin nuk ka mbulonte, po gjithsesi ishte një stimul që mund ta mbuloja veten ekonomikisht. Me një 9 ti rrezikoje ta humbje këtë bursë. Në vit të parë dhe në vit të dytë e kam marrë nga një nëntë, por kam shkuar në vjeshtë me dëshirën time dhe e kam dhënë për përmirësim”, tha Aurela.

Studentja ekselente për momentin është duke menduar se çfarë do të bëjë në të ardhme. Ajo po zhvillon praktikën në Elbasan./abcnews.al

germani.jpg
ad min08:40 | 29/08/2019

Gjermania është një vend i preferuar për studentët nga Shqipëria e Kosova. Por çfarë vështirësish kanë ata e ku mund të interesohen për t’u orientuar aty? Ekspertja e DAAD-së, Antje Schlamm shpjegon për Deutsche Wellen.

Gjermania është një vend i preferuar për studentët nga Shqipëria e Kosova. Por çfarë vështirësish kanë ata e ku mund të interesohen për t’u orientuar aty? Ekspertja e DAAD-së, Antje Schlamm shpjegon për Deutsche Wellen.

Antje Schlamm vom DAAD (DAAD/Kolja Matzke)

Deutsche Welle: Një raport i DAAD për vitin 2019 konfirmon, se Gjermania është kthyer në një vend shumë të preferuar për studentët nga e gjithë bota, por për studentët nga Shqipëria dhe Kosova ka shifra?

Antje Schlamm: Edhe për studentët nga Shqipëria e Kosova, Gjermania është një destinacion i preferuar, por natyrisht po ta shikosh në tërësi ata përbëjnë një pjesë të vogël të studentëve nga e gjithë bota. Nga Shqipëria kemi afër 2000 studentë, kurse nga Kosova kemi 2313 studentë. Këto janë shifrat aktuale të studentëve për vitin akademik 2017-2018. Është interesante të vihet re, – në statistika ne dallojmë mes studentëve të huaj që kanë jetuar më parë në Gjermani e atyre nga jashtë. Po të shohim studentët nga Shqipëria e Kosova shohim se aty reflektohet historia politike e fundit dhe historia e migracionit.

Çfarë është specifike në këto statistika?

Shohim se studentët kosovarë në universitetet gjermane vijnë me shumicë nga Gjermania, pra mbi 80% e tyre kanë jetuar në Gjermani para studimeve. Vetëm rreth 20% e tyre kanë ardhur drejt nga Kosova. Kurse tek studentët nga Shqipëria është e kundërta. Shumica e studentëve shqiptarë në universitetet gjermane kanë ardhur drejt nga Shqipëria, afër 90%. Kjo do të thotë, se biografia e tyre arsimore është formësuar në Shqipëri, ata janë rritur në Shqipëri, kanë ndjekur shkollën në Tiranë, Shkodër apo Elbasan dhe e kanë marrë që aty të drejtën e studimit në universitetin gjerman.

Çfarë i dallon këta studentë që vijnë drejt nga vendi origjinë, çfarë vështirësish kanë ata?

Nëse mund të flasim për vështirësi, – sepse ata sjellin vërtet sfond të mirë startimi – atëherë kjo lidhet me organizimin e studimit, në Gjermani kërkohet shumë vetëorganizim e vetëiniciativë, që ndoshta nuk gjenden aq shumë të ankoruara në traditën arsimore në Shqipëri e Kosovë.

E keni fjalën për vështirësi të orientimit si student fillimisht?

Po, për shembull si të bësh gati vetë planin e orëve të studimit, që nuk të jepet gati, nuk është fiks nga fillimi, por që përpilohet sipas interesave të studentit, një plan sigurisht brenda një kuadri studimor, por me pikërëndesa do të thoja. Edhe çështje praktike të jetës së përditshme luajnë një rol, kur vjen nga jashtë dhe je shumë i ri. Për shembull si të gjesh banesën, kjo është diçka, për të cilën duhet të përgatitesh mirë. Në qytetet e preferuara për studime nuk është aq e lehtë të gjesh një apartament, prandaj duhet të përgatitesh me kohë.

Çfarë mundësish ka për këta studentë?

Ka oferta mbështetëse, pra po të informohesh ka mundësi që të ndihmosh veten. Me organizimin e studimeve hasin në vështirësi edhe studentë gjermanë. Për shembull si t’ia dal t’i shkruaj të gjitha referatet që kam si detyrë, si ta organizoj kohën që të shkoj edhe në kurse, por të ndjek edhe praktikat që duhen apo të kryej punime të tjera të studimeve, pra si t’i organizoj të gjitha këto. Ose për studentët nga Shqipëria apo Kosova që nuk e kanë gjermanishten gjuhën e nënës të mësojnë, si të shkruajnë një tekst akademik. Për këtë ka gati në të gjitha universitetetet gjermane struktura mbështetëse, si të mësosh stilin akademik të të shkruarit.

Antje Schlamm vom DAAD (DAAD/Kolja Matzke)
Antje Schlamm, DAAD

Në cilat degë i gjen më shpesh studentët nga Shqipëria e Kosova?

Si studentët nga Shqipëria ashtu edhe ata nga Kosova kanë një preferencë shumë të qartë në përzgjedhjen e degës studimore – rreth dy të tretat e tyre i gjen nga njëra anë tek shkencat inxhinierike dhe nga ana tjetër tek shkencat juridike e ato ekonomike e sociale, këto janë degët e zgjedhura për vitin akademik 2017-2018. Pastaj ka edhe disa dallime mes studentëve nga Shqipëria e Kosova, pra bëhet fjalë për ata që nuk studiojnë inxhinieri, shkenca juridike, ekonomik apo shkencat sociale. Tek ky çereku i fundit vihet re, se studentët shqiptarë gjenden më shumë në shkencat natyrore dhe mjekësi, kurse kolegët e tyre kosovarë studiojnë më shumë krahasimisht shkencat humane.

Dikush nga Shqipëria e Kosova që dëshiron të studiojë në Gjermani – çfarë hapash duhet të ndërmarrë?

Gjëja e parë fare që duhet të bëjë është të informohet shumë mirë si në portalin www.study-in-germany.de, por edhe në faqen online të DAAD-së. Këtu gjenden të detajuara të gjitha hapat, që nga përgatitja, nga përzgjedhja e degës, kushtet e pranimit në univeristetet gjermane, të dhëna praktike për jetën në Gjermani, si për gjetjen e apartamentit, të treguara në formë të përshtatshme për të rinjtë. Nëse je interesuar për studime master, ka mundësi të kesh një bursë studimi master të DAAD-së. Kusht janë rezultatet e shkëlqyera në studime. Informacione për këtë gjen në portalin www.funding-guide.de.

Ata duhet po ashtu të vërtetojnë, se e kanë të siguruar jetesën…

Sigurisht ata duhet të informohen për rregulloret e marrjes së lejes së qëndrimit, por tek shtrimi i kërkesës për vizë ne si DAAD nuk përfshihemi. Kërkesa për vizë bëhet në ambasadat gjermane në vend, aty ata informohen saktësisht, se cilat dokumente janë të nevojshme. Nëse je pranuar në një universitet kërkon një vizë studenti, nëse ende nuk je pranuar nga ndonjë universitet gjerman, atëherë kërkohet një tip tjetër vize. Por për këtë ata që janë të interesuar është mirë të informohen  tek ambasadat apo përfaqësitë gjermane në vend, edhe tek faqja online e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Si qëndron puna me tarifat studentore? Duhet të paguajnë studentët jo nga BE tarifa universitare në Gjermani?

Tarifa studentore ka për studentët në landin Baden-Vyrtemberg, që nga viti 2017, aty studentët e huaj jo nga BE që vijnë për studime në Gjermani duhet të paguajnë një kuotë 1.500 Euro në semestër. Në landet e tjera gjermane nuk e kemi këtë tarifë. Sigurisht ka një tarifë regjistrimi në universitete, afërsisht 100-300 Euro në semestër, që nuk është ndonjë tarifë e lartë, e brenda saj mund të jetë për shembull edhe qarkullimi urban për studentët.

Çfarë këshille do t’i jepnit me vete një të riu nga rajoni që dëshiron të studiojë jashtë?

Do doja t’i inkurajoja këta të rinj, që të jenë të hapur, e këtë hap të studimit të mos e shohin vetëm si një nevojë profesionale, sepse sigurisht nuk është e lehtë të braktisësh vendlindjen, por të shohësh edhe shanset e tjera të mëdha që krijohen, ky hap ka për ta ndryshuar jetën e tyre, do t’i pasurojë, do të zgjerojë horizontin e tyre, njohuritë e gjuhës. Ata do të përjetojnë një diversitet të tillë, të cilin ndoshta në këtë formë nuk e njohin në vendin e tyre.

 

OK-SHKODRA-STUDENTET-1280x695.jpg
ent ela09:54 | 07/12/2018

Studentët e Shkodrës  e mbyllën protestën e tyre me një marshim në qendër të qytetit. Tubimi zgjati dy orë dhe bashkë me studentët në protestë shkuan edhe pedagogë. Nuk jemi bankomat duam përgjysmim të të gjitha tarifave, thonë ata. Duam kushte më të mira, bursa dhe punë. Nuk duam të marrim kredi për kreditet. Ndryshe nga dita e djeshme në Shkodër, sot protesta ishte masive dhe më e fuqishme.  Ata marshuan në mes të qytetit dhe kërkuan të bashkoheshin edhe qytetarët. Pedagogu Arben Prendi mbajti një fjalim para tyre dhe u tha studentëve ta vazhdojnë protestën deri në fund, deri atëhere kur atyre t’u plotësohen të drejtat./abcnews.al

vlcsnap-error311-2-1280x720.jpg
ad min22:02 | 24/01/2018

Për dy ditë me rradhë, përfaqësuesit e Cats College do jenë në Tiranë për të mirëpritur të gjithë studentët shqiptarë të interesuar për të kryer studimet në shkollat më të mira në Mbretërinë e Bashkuar.

Si rrjedhojë e kërkesave të shumta të të rinjve shqiptarë është rikthyer panairi që ofron mundësitë e studimit në shkollat më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar.
Këtë vit vjen për herë të parë Cardiff Six Form College, kolegji më i mirë në Britaninë e Madhe, që ofron bursa deri në 50 përqind.

“Unë vij nga programi Cambridge Centre for Sixth-form Studies dhe kemi një program i cili përfshin nivelet A. Për prindërit që po kërkojnë një shkollë dhe komunitet që të kujdesen për fëmijët e tyre, kjo është shkolla e duhur. Ka një program ndryshe pasi është një shkollë e vogël që i jep më shumë mundësi studentit dhe procesin e nis në Shtator. Nga Shtatori do të kemi një numër më të madh bursash për studentët shqiptarë”.

Cambridge, Londër, Cardiff, Birmingham, Rochester, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hollandë dhe Suedi i japin mundësinë studentëve të ndjekin shkollat më të njohura.

“Ndodhemi këtu për të informuar studentët dhe familjarët e tyre lidhur me M.P.W Colleges, të cilat ofrojnë programe të ndryshme parauniversitare, A- level dhe të tjera”.

“M.P.W ndodhet në tre qytete të ndryshme të Britanisë së Madhe në Londër, Kembrixh dhe në Birmingam. Në secilin prej këtyre qyteteve ka diçka unike. Kjo varet nga preferencat e studentit. Klasat që do ndjekin përbëhen nga 9 deri në 10 studentë, pra janë klasa të vogla dhe secili merr vëmendjen maksimale nga stafi akademik”.

“Cambridge Education Group është rikthyer sërish në Shqipëri për të përzgjedhur studentët më të mirë që të përfitojnë bursa stuimi nga 10 deri në 50 për qind për studime para universitare dhe universitare”.

Ky panair i veçantë, që zhvillohet në hotel Rogner, këtë të enjte dhe të premte nga ora 11:00 deri në orën 18:00, mirëpret studentët me rezultate të shkëlqyera që të flasin nga afër me menaxherët dhe pedagogët e ardhur nga Anglia./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono