burri

vlcsnap-error135-3-1280x720.jpg
us er14:57 | 23/11/2017

Një burrë vrau gruan e tij, e cila ishte nënë e pesë fëmijëve. Ngjarja ndodhi në Karpen të Kavajës dhe nuk dihet shkaku real i kësaj ngjarje, ndërsa sipas policisë thuhet se gjithçka kishte të bënte me një sherr banal.

Ishte afër mesditës kur kur salla operative e Policisë Kavajë u njoftua për krim në familje.  Sami Metushi 57 vjeç, vrau me thikë bashkëshorten e tij Sose Metushi 55 vjeçe, nënë e pesë fëmijëve. Ngjarja ndodhi në fshatin Karpen të Kavajës në banesën e bashkëshortëve pas një sherri banal.  Në debat e sipër 57 vjeçari e sulmoi atë me thikë. Në banesë, kur ndodhi krimi ndodhej njëri nga djemtë e çiftit, por nuk mundi të shmangte tragjedinë. Të parët që njoftuan policinë ishin fqinjtë. Autori nuk tentoi të largohej, por priti uniformat blu aty pranë gruas që kishte vrarë. Çifti Metushi prej disa vitesh ishte ishte vendosur në fshatin Karpen pas shpërnguljes nga vendlindja e tyre, Elbasani. Fqinja tregon se burrëe grua merreshin me punë fshati në rritjen e gjelave të detit dhe serave dhe kurrë me parë nuk kishin dëgjuar konflikte mes tyre.

Trupi i pajetë i 55 vjeçares u dërgua në morg për t’ju nështruar ekspertizës mjeko-ligjore. Pas kësaj pritet të tërhiqet nga familjarë për tu përcjellë për në banesën e fundit. Askush nuk di të tregojë çfare ndodhi mes Metushëve./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono