burri

burr.jpg
Autor E18:48 | 20/11/2019

Mediat e huaja kanë raportuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Oklahoma, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe të dashurin e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parkim makinash, ku autori i krimit ka qëlluar në drejtim të bashkëshortes dhe të dashurit të saj, ndërsa të dy ndodheshin brenda në makinë.

Mësohet se autori ka qëlluar 9 herë në drejtim të makinës dhe më pas ka qëlluar veten duke gjendur vdekjen e menjëhershme.

Organet policore deklaruan se çështja është në hetim, për të zbuluar rreth shkaqeve që çuan autorin të ndërmarr këtë akt barbar, ndërsa shprehen gjithashtu se po punojnë për të marrë masa parandaluese për krime të këtij lloji.

VG11928-2.jpg
nev ila22:18 | 11/11/2019

Një vajzë shqiptare 33 vjeçe, ishte paraqitur duke qarë, me foshnjën e saj në krahë, përpara Komandës Vendore të Policisë së Romagna Faentina, në provincën e Faenzas, Itali. Mes lotëve ajo denoncoi burrin e saj për dhunë fizike dhe psikologjike.

33 vjeçarja deklaroi se kishte frikë të kthehej në shtëpi sepse bashkëshorti, edhe ai shqiptar, e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe fëmijët, pas vendimit të saj për ta divorcuar.

Vajza, e cila ishte e martuar për 16 vjet, ka jetuar në Faenza për vite me radhë. E dëshpëruar  ajo u tha oficerëve të policisë për gjithë dhunën dhe traumën që i kishte shkaktuar burri i saj i cili vazhdimisht ishte nën efektin e alkoolit.

Ju lutem më ndihmoni, jeta ime është shndërruar në një ferr të abuzimit fizik dhe psikologjik, kam vajzën e vogël ende në shtëpi”, deklaroi ajo përpara oficerëve të policisë .

Policia lokale në Manfreda menjëherë reagoi duke marrë masa mbrojtjeje për 33 vjeçaren. Agjentët menjëherë shoqëruar 33 vjeçaren në shtëpi duke bërë të mundur që ajo të marrë edhe fëmijën tjetër që ndodhej në shtëpi.

Pas kësaj gruaja së bashku me 2 fëmijët e saj, iu besuan shoqatës për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “Sos Donna”, e cila garantoi jetën e tyre, duke bërë të mundur shmangien e një tragjedie të vërtetë.

Nga hetimet policia e Faenzës konfirmoi se, vajza kishte denoncuar edhe më parë, se ishte kërcënuar me vdekje burri i saj, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëshortin e 33 vjeçares./abcnews.al

arrestimi.jpg
Autor E10:04 | 09/10/2019

Policia ka arrestuar një burrë gjatë mbrëmjes së djeshme, i cili akuzohet për dhunë në familje. Policia ka shkuar në shtëpinë e çiftit duke e gjetur burrin duke ushtruar dhunë, ndërkohë që është përballur me një surprizë.

Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur edhe një armë që i përkiste bashkëshortes së dhunuar.

Kjo ka bërë që policia të arrestojë bashkëshortin për dhunë në familje si edhje bashkëshorten për armëmbjatje pa leje.

Arma e kapur

Njoftimi i policisë
Dhunon fizikisht bashkëjetuesen, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Në pranga dhe shtetasja e lënduar, për armëmbajtje pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin R. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases A. K., 37 vjeçe.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe shtetasja e lënduar A. K. Gjatë kontrollit të ushtruar, kësaj shtetaseje iu gjet në sahatin e ujit të pallatit ku banonte një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /abcnews.al/

EKSPERTIZA-BURRI-VRASES_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.33-1280x720.jpg
ent ela12:50 | 27/07/2019

Disa ditë pas ngjarjes së rëndë në Durrës ku burri vrau me thikë gruan dhe më pas u mbyt në det kanë dalë edhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas mjekëve Ardian Kuka vuante nga skizofrenia dhe me vullnetin e tij ka pirë uji në det deri sa është mbytur.

Ardian Kuka i cili vrau bashkëshorten e tij pak ditë më parë dhe që u gjet i mbytur pak orë pas ngjarjes, vuante nga skizofrenia.

Ky është rezulati i ekspertizës mjeko ligjore.

Sipas mjekëve autori i ngjarjes në gjendje të rënduar psikologjike dhe mendore pas krimit të kryer është mbytur me vullnetin e tij në det.

Fillimisht ai ka pirë ujë derisa ka humbur ndjenjat dhe për pasojë është mbytur. Dallgët e kanë nxjerrë në breg të detit në plazhin e sektorit Rinia. Vrasja ndodhi më 19 korrik, ndërsa një ditë më pas Ardian Kuka u gjet i mbytur. Ngjarja e rëndë erdhi pas një konflikti mes bashkëshortëve, prindër të një fëmije.

Shkak për krimin dyshohet të jetë bërë xhelozia e burrit, pasi gruaja së fundmi kishte filluar punë në një çerdhe publike. /ABC News Albania 24/7

vrasja-1280x709.jpg
ad min16:30 | 19/07/2019

Një 36 -vjeçare është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj pas një konflikti në prani të fëmijës 10-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në periferi të Durrësit dhe mendohet se sherri ka nisur për motive xhelozie.

Një 36- vjeçare nënë e një fëmije të mitur u vra nga bashkëshorti i saj, i cili edhe më herët e kishte dhunuar.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në periferi të Durrësit, në zonën e Spitallës dhe në banesën njëkatëshe të bashkëshortëve.

Hasbije Kuka nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra në trup, duke ndërruar jetë pak minuta pasi mbërriti në spital.

Ndërsa bashkëshorti i saj Ardian Kuka 37-vjeç u largua nga banesa menjëherë pas krimit. Mësohet se bashkëshorti i të ndjerës, kishte shkuar në banesë për drekë, ku ka nisur të debatojë me bashkëshorten për motive xhelozie.

Në momentin e debatit ka qenë edhe djali i tyre i mitur, i cili ka vrapuar të njoftojë të afërmit mbi sherrin e prindërve.

8-vjecari mendohet të ketë kërkuar ndihmën e dajave, por kur kanë mbërritur ka qenë tepër vonë.

Familjarët e tyre e kanë gjetur gruan të shtrirë përtokë e të gjakosur, ndërsa autori i dyshuar ishte larguar.

Të afërm flasin për konflikte të vazhdueshme mes bashkëshortëve, ku së fundmi 36 -vjeçarja kishte kërkuar urdhër mbrojtje.

Sipas mjekëve në spitalin e Durrësit viktima kishte marrë gjashtë goditje me thikë në pjesën e përparme të kraharorit, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen./ABC News Albania 24/7

man-with-a-knife-in-his-hand_e2uuwjm8x__F0009-1280x720.png
nev ila11:03 | 21/06/2019

Një krim në familje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Fushë Krujë, ku burri ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit pas një sherri për motive banale mes tyre.

E plagosur ka mbetur shtetasja A.Gj., 43 vjeçe, e cila  transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të krimit, shtetasin G.Gj., 43 vjeç.  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Krujë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

pergjimi-1280x706.jpg
ad min21:00 | 17/06/2019

Përgjimet zyrtare nuk kanë kursyer as kryeministrin Edi Rama.

Gazeta gjermane Bild zgjedh këtë video të publikojë të parën për të treguar më pas se pse ky person me emrin Arben Keshi ka folur në telefon me kryeministrin për ecurinë e zgjedhjeve në Dibër.

Në audio përgjimin e radhës atij i shprehet vlerësimi që kreu i qeverisë ka për të. Është ish-deputeti i Partisë Socialiste Artan Gaçi, njëherësh edhe bashkëshorti i Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhacka që ia transmeton.

Referuar audio përgjimeve të publikuara nga Bild Arben Keshi është personi që është marrë elektoratin dibran. Ai i ka kërkuar drejtorit të drejtorisë arsimore rajonale në Dibër që të  telefonojë drejtorët e shkollave për t’i kujtuar të votojnë për Partinë Socialiste në të kundërt, një ditë pas zgjedhjeve në Dibër të gjithë do të jenë të pushuar.

Drejtori i arsimit ka marrë të njëjtën telefonatë edhe nga ish deputeti Pjerin Ndreu që sot kandidon për kryebashkiak të Lezhës i cili i ka kërkuar që Reshat Elezaj një drejtor shkolle ta deklarojë hapur votën për socialistët në të kundërt do të pushohet nga puna.

Në një tjetër audio përgjim tregohet se si i bën presion drejtori i arsimit vartësve të tij për të votuar Partinë Socialiste.

Është Arben Keshi që jep informacion për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor tek ish-ministri Damian Gjiknuri i cili i thotë se  se do t’i çojë tek qendra votimit disa djem problematik që t’i ketë për çdo rast.

Ish-ministrit Gjiknuri i është publikuar edhe një bisedë tjetër, këtë herë me një biznesmen që sipas informacionit të bërë public nga gazeta Bild i kërkon informacion se kush është angazhuar për të mbuluar transportin e parave në një komunë të Dibrës.

Në dy audio përgjime shfaqen bisedat e Arben Keshit me shefin e komisariatit të Kamzës ku ky i fundit i tregon se kreu i Bashkisë së Kamzës ka nisur 450  njerëz me furgon drejt Lurës dhe Reçit, gjë që shqetëson organizatorët socialistë

Publikimi i audio përgjimeve ka vazhduar me bisedat mbi shumën e paguar apo që pretendohen të marrin votuesit në këmbim të votës.

Audio përgjimi i fundit tregon se si konfirmohet blerja e votës shkruan gazetari në videon e transkriptuar.

Gjithsej janë 16 audio përgjime zyrtare  të publikuara nga gazeta gjermane Bild që risjellin në vëmendje procesin zgjedhor në Dibër./ABC News Albania 24/7

ss-27.jpg
ad min09:46 | 30/05/2019

Pamjet tronditëse të një personi në flakë para Shtëpisë së Bardhë në Uashington po bëjnë xhiron e botës.  Ngjarja ndodhi dje ne parkun para selisë presidenciale amerikane.

Pamjet e burrit që ecte i mbuluar nga flakët kanë krijuar panik tek njerëzit në zonë, duke pasur parasysh afërsinë me Shtëpinë e Bardhë dhe faktin që ky park frekuentohet nga qindra turistë.

Ndërhyrja  e menjëhershme e forcave të policisë mundësoi shuarjen e flakëve. Me pas ai u dërgua në spital me plagë në trup nga djegia. Ende nuk dihen arsyet që e detyruan këtë person të ndërmerrte këtë akt para Shtëpisë së Bardhë./ABC News Albania 24/7

vrasja-prishtine-1280x709.jpg
ad min21:36 | 22/04/2019

Një vrasje e trefishtë ka tronditur mesditën e sotme Prishtinën, ku një burrë ka ekzekutuar dy anëtare të familjes dhe më pas veten. Nga hetimet paraprake rezulton se autori i krimit ka qenë person me probleme mendore.

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në mesditë në Prishtinë. Dyshohet se H. Krasniqi 61 vjeç fillimisht ka vrarë gruan pastaj gruan e djalit të tij dhe së fundmi ka vrarë veten. E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në sy të mbesës së tij dy vjeç e cila tashmë ka mbetur pa nënë.

Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës: “Bëhet fjalë për një rast i cilësuar si ‘vdekje e dyshimtë, vrasje e rëndë dhe vetëvrasje’. Kanë humbur jetën 3 persona, një burrë, një grua dhe një vajzë e lindur në vitin ‘91”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka se personi në fjalë ka qenë me problem psikike.

Imer Beka, Prokuroria Themelore e Prishtinës: “Motivet nuk i kemi zbardhur ende, por kemi marrë informacion se personi që ka bërë këtë ka qenë me probleme mendore”.

Sipas prokurorit në bazë të dëshmitarëve çifti në fjalë ishte duke ndjekur procedurat e shkurorëzimit, derisa djali me nusen nuk kanë jetuar me ta në të njëjtën banesë./abcnews.al

tribunale-busto-arsizio-175956.610x431.jpg
ent ela22:52 | 04/04/2019

Tetë vjet në mëshirën e bashkëshortit të saj të imponuar nga familja: rrahjet, fyerjet dhe dhuna seksuale. Një shqiptare në Itali ka gjetur guximin për të denoncuar burrin, i cili ushtronte dhunë ndaj saj.

Ajo kishte plot 8 vitë që jetonte me një burrë i cili e dhunonte, fyente dhe madje kishte ushtruar edhe dhunë seksuale ndaj saj.

Por në në fund shqiptarja e ka denoncur burrin e saj tek autoritetet italiane, pasi prej vitesh bashkë me burrin jetonin në shtetin fqinj në kërkim të një jete më të mirë.

Historia daton në Mars të vitit 2017 ku gruaja (të cilën ne do ta quajmë Maria) vendosi të rebelohen, e ndihmuar nga një vëlla për t’i dhënë fund vuajtjeve.

Tregimi i gruas në sallën e gjyqit ishte zemërthyer. Kur u pyet nga prokuroja e cila kishte kryer hetimin, Nadia Alessandra Calcaterra, përpara gjykatës së kryesuar nga gjyqtarja Rossella Ferrazzi, foli për përvojën e hidhur të nënës së dy femijëve.

“Dhuna ndaj meje u rrit gjatë viteve dhe shpesh ishte i dehur, ai kontrollonte jetën time sepse ishte shumë xheloz. Ai nuk donte që unë të punoja, nuk mund të vishja ashtu siç dëshiroja, unë bëja dush kur ai nuk ishte aty, sepse ai pretendonte se lahesha pasi unë kisha dashnor”.

Së pari kontrolli, pastaj fyerjet dhe rrahjet: “Ai gjithmonë me godiste, më shkulte flokët, më qëllonte në kokë”, vijon më tej nëna shqiptare.

Kjo situatë kishte vijuar për 5 vite nga viti 2013 deri në vitin 2017: “Për vite me radhë unë nuk thashë asgjë për familjen time sepse kisha frikë se prindërit e mi do të zhgënjeheshin nga unë”.

Por sërish gjërat sa vinin dhe rëndoheshin dhe për 3 vite të tjera Maria vijoi të jetonte  në terr, në dhembje dhe në varfëri sepse burri i saj, ndërkohë, kishte mbetur pa punë: “ Ai vinte dhe dhunonte mua. Ai grindej me ndonjë mik dhe vinte e rrihte mia, nuk gjente punë dhe vinte më godiste. Kam qëndruar në shtrat për muaj të tërë nga dhuna pasi nuk më lejonte të shkoja në spital se kishte frikë se mjekët do e zbulonin dhe do e raportonin në polici. Nëse unë e kundërshtoja ai me kërcënonte me vdekje”.

Por pas një kohe Maria e detyruar nga gjendja e rëndë ekonomike kishte filluar punë në një restorant. Por pasi kthehej nga puna e ai e detyronte të zhvishej dhe e përdhunonte dhe rrihte për orë të tëra.

E gjendur në këtë situata një ditë ajo e kishte denonconte. Tahmë autoritetet italiane do të vendosin për fatin e tij. Por ajo nga ana tjetër vijon jetën e buzëqeshur bashkë me fëmijët e saj. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono