burgu

kukes-1280x851.jpg
G. P.18:07 | 20/07/2019

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka paralajmëruar furtunë shkarkimesh në administrate gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Kukësit. Ministrja theksoi një sërë problematikash në zyrat e Shërbimit të Provës në Kukës dhe Tropojë, duke kërkuar përgjegjshmëri më të lartë ndaj shërbimeve që duhet t’i ofrohen qytetarëve.

“Brenda datës 30 Korrik ju do të keni treguesit e punës për planin që duhet të realizoni për shërbimet ndaj qytetarëve. Nëse deri më 30 Tetor kur të bëjmë analizën e radhës, ky plan nuk është përmbushur plotësisht dhe treguesit nuk janë arritur, përgjegjësia bie mbi drejtuesit e të gjitha institucioneve të varësisë, të cilët do të largohen nga detyra”, paralajmëroi Gjonaj.

Ndërkohë, Ministrja e Drejtësisë inpektoi edhe burgun e Kukësit, për të parë nga afër zbatimin e masave për regjimin e posaçëm “41-bis”. Mësohet se Gjonaj ka kërkuar një analizë për çdo sektor duke paralajmëruar largime të drejtorëve të burgjeve në rast se nuk janë përmbushur standardet e duhura./ABC News Albania

8f878011-9f55-4280-977b-9dd9100bc315.jpg
nev ila12:21 | 07/07/2019

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Burgjeve parandaluan dhe goditën një tentativë të futjes në ambientet e burgut të lëndëve narkotike dhe telefonave celularë me anë të dronit.

Sekuestrohet droni ku në trup të së cilit ishin lidhur 7 pako me canabis sativa dhe tre telefona celularë.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas , ku në mjetin e tyre u gjet telekomanda e dronit.

Në orët e vona të mbrëmjes , në rrethimin e jashtëm të burgut të Shënkollit , punonjësit e Policisë së burgut që kryenin shërbim kanë konstatuar se po fluturonte një dron duke hyrë në zonën e ndaluar dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës.

Në drejtim të burgut janë nisur forcat e FNSH të Shkodrës të cilat ishin me shërbim në Lezhë si dhe shërbimet e policisë së Lezhës së bashku me grupin hetimor.

Falë reagimit dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur bllokimi i dronit në rrethin e dytë të jashtëm të burgut, ku gjatë këqyrjes në trup të dronit u gjetën të lidhura në një qese plasmasi 7 pako me lëndë narkotike si dhe tre telefona celularë.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve tek pjesa e pasme e burgut ne nje distance 1km, Policia e Lezhës dhe FNSH ka konstatuar dhe bllokuar një automjet ku brenda të cilit ndodheshin tre persona.

Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi telekomandën e dronit që u sekuestrua brenda rrethimit të dytë të jashtëm të burgut, çanta ku futet droni, si dhe tre aparate të tjerë celularë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M.V., 28 vjeç banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje

Xh. K., 25 vjeç, banues në Shkodër,

Xh.L., 28 vjeç, banues në Bajze ,Malësi e Madhe,Shkodër

Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkalles së Parë Lezhe për veprat penale “Prodhimi dhe shitje te narkotikeve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim e mbetur ne tentative”./abcnews.al

7564ecd8-0bd8-4ac7-9704-daabb98b930c-1280x960.jpg
ent ela12:56 | 07/06/2019

Gjashtë gardianë të burgut të Peqinit janë vënë në pranga nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. 6 policët janë arrestuar për shkak se gjatë shoqërimit të të paraburgosurve nga ambjete e vuajtes së dënimit për në Gjykatën e rrethit Gjyqësorë Elbasan  kanë mbajtur me vete telefona celularë dhe vlera monetare, veprim ky që bie në kundërshtim me skemën e sigurisë.  Në përfundim të veprimeve procedurale nga ana e Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, rezultoi se këta shtetas  kanë konsumuar veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. 6 policët e Institucionit të  i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin janë të gjithë me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit .

Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë

Më datë 06.06.2019, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– F.K (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– J.C (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– L.C (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– A.T (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– B.K (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– Y.P (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

Arrestimi i tyre u bë për shkak se gjatë shoqërimit të të paraburgosurve në gjykatë kanë mbajtur telefona celularë dhe vlera monetare me vete, veprim ky që bie në kundërshtim me skemën e sigurisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale nga ana e Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, rezultoi se këta shtetas kanë konsumuar veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

/abcnews.al

gruevski-2.jpg
G. P.17:16 | 30/05/2019

Vetëm pas datës 10 Qershor, parlamenti i Maqedonisë së Veriut do të vendosë për mandatin e ish-kryeministrit të vendit Nikolla Gruevski. Ndërkohë komisioni për çështjet e mandateve vendosi që ai të mos figurojë më si deputet dhe as të mos paguhet më si i tillë.

Në seancën e parë të ardhshme të Kuvendit, pas 7 Qershorit, do të mund të diskutohet për marrjen e mandatit të ish-kryeministrit në arrati Nikolla Gruevski, pasi dje Komisioni për çështjet e mandateve dhe imuniteteve votoi që ai të mos figurojë më si i zgjedhur i popullit për çka edhe merr rrogë. Kryetari i Kuvendit deklaron se kjo pikë e rendit të ditës nuk përjashtohet të jetë edhe në seancë parlamentare kur do të diskutohet edhe për rikonstruktimin e paralajmëruar të Qeverisë.

Është e qartë se për dhjetë ditë do të thirret seancë parlamentare në të cilën në rend dite do të jetë diskutimi për marrjen e mandatit të deputetit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili me statusin e azilantit jeton në Hungari. Por është e paqartë nëse do të arrihen dy të tretat e votave nga 120 deputetë, për miratimin e vendimit të djeshëm të Komisionit për çështje të mandateve dhe imuniteteve, ku anëtarët e partisë së tij , VMRO-DPMNE-së opozitare nuk votuan.

 “Do të thotë seanca e parë e ardhshme, pa marrë parasysh nëse do të jetë në rend dite edhe propozimi i qeverisë, nuk përjashtohet në të njëjtën seancë të shihet si pikë e veçantë edhe diskutimi rreth mandatit të Gruevskit”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Xhaferi, i cili theksoi se edhe vetë ai do të votojë për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit, megjithatë nuk do të interesohet për gjendjen e tij ose ekstradimin eventual, siç kërkon Maqedonia, gjatë kohës së qëndrimit të tij të afërt në Hungari, me delegacion qeveritar. Ai refuzoi ta komentojë qëndrimin e bashkëpartiakëve të Gruevskit të cilët deklarojnë se azili i marrë në Budapest nuk mund të llogaritet si mungesë e paarsyeshme, duke aluduar në pohimin e ish-kryeministrit se nga vendi është larguar për shkak të ndjekjes politike.

“Në pajtueshmëri me këtë vlerë themelore nuk mund të ketë kushdo qoftë mungesë të paarsyeshme, nëse për shkak të asaj mungese e ka shfrytëzuar të drejtën e vet themelore të kërkojë azil, në përputhje me Ligjin 14 nga Deklarata Universale e të drejtave të njeriut”, tha Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE.

Gruevski u arratis vetëm disa ditë para se të vuajë dënimin prej dy vitesh burg, për vetëm një nga veprat me të cilat ngarkohet në proceset gjyqësore. Sot Prokuroria Speciale Publike kërkoi paraburgim të ri për Gruevskin në lidhje me lëndën “TNT”, për prishjen e objektit Kosmos, pronë e Fiat Canoskit. Në qoftë se do të dënohet edhe për vepër tjetër penale, me mbi pesë vite burg, ish-kryeministri automatikisht do ta humbë mandatin e deputetit, me këtë edhe rrogën që në llogarinë e tij ende e paguajnë obliguesit tatimorë nga Maqedonia./ABC News Albania 24/7

evasi-foto-1-768x600.jpeg
Sej rie12:30 | 28/05/2019

Media italiane kanë publikuar foton e një litari në formë gërsheti, një sharre dhe foton e hekurave të dritares së shkatërruar, hapësirë në të cilën u arratisën të burgosurit shqiptarë Ervis Markja dhe Adriatik Gega.

Dy shqiptarët njëri 26 vjeç dhe tjetri 29 vjeç, janë arratisur natën mes të shtunës dhe të dielës. Ata janë shpallur në kërkim dhe autoritet italiane janë ngritur në këmbë. Dy të burgosurit shqiptarë thyen sigurinë e burgut  në Karinola, në Kazerta të Italisë, pasi kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë dhe kanë zbritur përmes një litari të improvizuar.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Ervis Markja ishte i dënuar për posedim të mallrave të vjedhura dhe Adriatik Gega  për grabitje në banesa. Sipas burimeve mediatike, forca të shumta policore janë vënë në kërkim të dy të rinjve.

Ndërkohë, autoritetet përgjegjëse kanë urdhëruar nisjen e një hetimi për zbardhjen e plotë të rrethanave të arratisjes, ndërsa sindikata e policisë së burgjeve ka ngritur zërin për kushtet e rënda të sigurisë në të cilën ndodhen institucionet e burgimit

 

/abcnews.al

KRONIKE-PADREJTESIA-E-TE-MITURVE-NE-KORCE_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_02.18-1280x720.jpg
ent ela14:09 | 20/05/2019

Dy minorenë në Korçë të arrestuar për trafik droge një vit më parë, qëndruan në paraburgim më shumë se afati i caktuar për të miturit. Kjo shkelje është ngritur si problem nga avokati i çështjes Nevzat Tarelli. Për ABC News avokati ka folur për shkaqet që çuan në këtë shkelje.

Nganjëherë drejtësia mund të jetë e padrejtë! E kanë provuar këtë dy minorenë. 17 vjeçarët Jonadri Karaja dhe Luiz Hoxhalli, u harruan, jo në kuptimin metaforik për një vit të mbyllur në burgun e Korçës. Të miturit u arrestuan në mars të 2018 për trafik droge të mbetur në tentativë. Avokati i çështjes ku janë përfshirë të miturit rrëfen për ABC News shkeljen flagrante të afateve ligjore.

Avokati Nevzat Tarelli: “Parashikohet që rregullat për të miturit janë po aq të zbatueshme se të rriturit, por me kufizimin që paraburgimi nuk mund të jetë më i gjatë se gjysma e maksimumit të parashikuar për të rritur, një i paraburgosur i mitur nuk mund të mbahet në paraburgim pa u dërguar çështja për 6 muaj, në rastin konkret këto afate janë shkelur”.

Kjo neglizhencë sipas avokatit Nevzat Tarelli ka ardhur për shkak të ndryshimeve që janë bërë së fundmi, të kompetencave të  Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të Gjykatave të Rretheve.

Avokati Nevzat Tarelli: “Është rivlerësuar masa në Gjykatën e Korçës dhe ajo gjykatë ka qenë kompetente dhe nuk ka pasur kërkesë për transferim çështje. Me kodin e ri të procedurës penale për një peiudhë kohe u bë një konflikt kompetencash, se trafiku nuk është më kompetencë e Krimeve të Rënda, por gjykatës së rretheve dhe për shkak të një vendimi njehsues të Gjykatës së Lartë kjo  po gjykohet te Krimet e Rënda”.

Shkelja ka vijuar zinxhir edhe në institucionet e tjera, e të miturit kanë vazhduar të qëndrojnë në paraburgim.

Avokati Nevzat Tarelli: “Për një periudhë pati një handikap kur herë u zbatua në krimet e rënda herë në prokurorinë e rretheve. Në atë periudhë ishte komeptente  Gjykata e Korçës, nuk pati kërkesë për transferim të çështjes, ndërkohë prokuroria pas vendimit transferon çështjen te krimet e rënda ndërkohë që nuk e transferon gjykata. Kjo solli pasojë mosvlerësim të masës së sigurimit për një periudhë të gjatë kohe. Kjo shërbeu për paraburgim të padrejtë. Këtu ishte një handikap se duhej njoftuar gjykata e shkallës së parë dhe e shkallës së parë për Krimet e Rënda”.

Pas një viti dy të miturit janë lënë me masën detyrim paraqitje, ndërsa tashmë është duke u zhvilluar procesi./ABC News Albania 24/7

basha-3-1280x722.jpg
Sej rie17:10 | 14/04/2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për arrestimet ndaj protestuesve të kryera nga Policia e Shtetit. Më anë të një statusi në rrjetet sociale, Basha, shprehet se opozita do të jetë në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë.

Reagimi:

“Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë! Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj! Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!”/abcnews.al

D-Copy-01.00_00_57_21.Still014-768x432-933x445.png
ent ela11:20 | 31/03/2019

Gazeta greke “To Vima” ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar momentin e vrasjes së një të burgosuri shqiptar në burgun e Koridhalos.

Sipas gazetës greke, ngjarja ka ndodhur më 14 Janar të këtij viti, dhe sikurse duket në pamje, dy persona kanë sulmuar me thika duke e goditur disa herë të burgosurin shqiptar.

Ky i fundit duket i gjakosur dhe dërgohet me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Gazeta greke nuk ka saktësuar cili është i burgosuri shqiptar që u vra, por në të njëjtën datë brenda burgut famëkeq të Koridhalos është vrarë shqiptari Arbër Bako, si pjesë e një lufte mes bandave që veprojnë brenda këtij burgu. /tvklan.al

PD-PER-REAGIMET-PER-DAJTIN-1280x720.jpg
ent ela16:06 | 10/02/2019

Të vonuar dhe të shtrënguar e quan Partia Demokratike  reagimin e Minsitrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë lidhur me rastin e Dritan Dajtit.

Vrasësi i 4 dëshmorëve të atdheut Dritan Dajti – thuhet në reagimin e Partisë Demokratike –është praktikisht i liruar nga drejtësia e re e Edi Ramës.  PD deklaron se Ministrja e drejtësisë duhet ti kërkojë prokurorisë zbardhjen e përgjimeve nga burgu të Dritan Dajtit dhe ti thotë shqiptarëve se me kë komunikon ai, kë shantazhon vrasësi i katër policëve dhe kush i ka dalë garant për lirimin e tij të shpejtë?

Për selinë blu faktët tregojnë se Rama e kishte nën kontroll Gjykatën e Lartë kur ajo zhvlerësoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dajtin. Madje ai heshti ndaj vendimit skandaloz qq i siguron Dajtit liri të shpejtë. Kjo është gjë jo e re, sipas Partisë Demokratike, pasi në qeverisjen e Edi Ramës të gjitha bandat dhe kriminelët më të rrezikshëm janë lënë të lirë. /abcnews.al

CELULARET-NE-BURG-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela15:39 | 19/01/2019

Policia e Burgjeve ka konstatuar një rast ku po tentohej të futeshin tre celularë në burgun e Shën Kollit në Lezhë.

Gjatë kontrolleve të imtësishme që janë kryer nga policët janë gjetur në fund të një tenxhereje tre celularë. Tenxherja ishte e mbushur me gjellë.

Materialet e çështjes i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për të vijuar hetimin e kësaj çështjeje dhe zbulimin e autorëve të saj.

Telefonat ishin për një të dënuar në këtë burg. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono