burg

Capture-4.jpg
nev ila16:07 | 16/06/2019

Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë për tetë personat të cilët u arrestuan tre ditë më pare pasi akuzohen për kalimin e paligjshëm të klandestineve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku drejt vendeve të BE.  Për 5 prej tyre u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, kurse tre të tjerët u lanë në detyrim paraqitje. Në burg u la një shtetas turk dhe katër të tjerë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin  e klandestinëve të huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Mal të Zi.

Ata paguanin shuma të mëdha Eurosh te organizatori i trafikut./ABC News Albania 24/7

vrasja-lac.jpg
nev ila11:38 | 16/06/2019

Gjykata e Laçit ka lënë në burg 30 vjeçarin që vrau për një vend parkimi në qytetin e Laçit.

Emanuel Koca tha se nuk kishte dashur ta vriste por ishte sulmuar më parë me thikë nga viktima.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Laç, pranë gjykatës së rrethit. Viktima Viktor Shkorreti 24 vjeç u konfliktua me Kocen kohën kur po parkonin makinat. Ishte një sherr i çastit por që çoi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Pasi dy burrat janë zënë fizikisht, Koca nxori një automatik nga makina dhe qëlloi disa herë mbi të riun. Ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por një ditë më pas policia e vendosi në pranga./ABC News Albania 24/7

MASA-PER-VRASJEN-VLORE-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ent ela10:55 | 15/06/2019

Gjykata e Vlorës vendosi arrest me burg për tre autorët e ndaluar për vrasjen e kreut të njësisë administrative Kotë Argjil Gjoka. Ata kanë mohuar para trupit gjykues që të jenë përfshirë në krim. Ndërsa është shpallur në kërkim Mersin Bejtaj, personi që dyshohet se qëlloi me armë ndaj administratorit Gjoka.

Arif, Jace dhe Namik Bejtaj u paraqitën në gjykatën e Vlorës për masë sigurie. Të tre akuzohen si të përfshirë në vrasjen e kreut të Njësisë Administrative Kotë Argjil Gjoka.

Seanca gjyqësore u drejtua nga Hektor Sinanaj, ndërsa prokuror i çështjes ishte Klodian Llaho.

“Ne shkuam me vonesë në vendin e ngjarjes” – thanë para trupit gjykues Namik dhe Jaçe Bejtaj.

Ndërsa 19 vjeçari Arif Bejtaj deklaroi se ka ndërhyrë në momentin e përleshjes duke marrë edhe një plumb në krah.

Në kërkim për ngjarjen është shpallur edhe Mersin Bejtaj i cili dyshohet se është personi që ka qëlluar në drejtim të administratorit të Kotës.

Trupi gjykues pasi dëgjoi prokurorinë, palën mbrojtëse, si edhe deklaratat e te arrestuarve vendosi t’i lërë në qeli të tre deri në përfundim të hetimeve për ngjarjen e rëndë.

Konflikti ndodhi katër ditë më parë për hapjen e një rruge në fshatin Mavrovë.

Pjestarët e familjes Bejtaj debatuan ashpër me punëtorët e rrugës, ngjarja e cila përfundoi me një të vrarë.

Argjil Gjoka ndërhyri për të qetësuar situatën, por mori një plumb në kraharor i cili i shkaktoi edhe vdekjen.

ABC News Albania 24/7

oerd.jpg
G. P.20:41 | 13/06/2019

Për burg janë anëtarët e KQZ sipas Oerd Bylykbashit pasi nuk mund ta shfuqizojnë dot dekretin e Presidentit. Gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin, ish-deputeti tha se dekreti i Presidentit Ilir Meta është në fuqi, ndërsa Rama sipas tij do të përpiqet që të gjejë një gjykatë ku të shfuqizojë dekretin.

“Sa kohë ka një dekret që është në fuqi sot, i cili shqyrtohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese Edi Rama do tentojë të kapë një gjykatë se ku do ta ankojë. Tipiken ka bërë 2001-shin Partia Socialiste. Kërkonte gjykatën për të rrëzuar një vendim apo një tjetër. Bën pazarin me gjykatën që i jep çmimin më të lirë për vendimin që i thotë “ne shfuqizojmë dekretin e Presidentin”,  shqip është pazar. Dekreti i Presidentit sot është në fuqi.

Edhe këshilltari i Presidenti tha këtë gjë. KQZ-ja nuk mund të shfuqizojë dot dekretin e presidentit. Ata janë për burg. Unë e di që aty ka anëtarë që o me telefonatë largohen dhe ikin braktisin detyrën dhe janë për burg siç është rasti i zotit Biba ose ka anëtarë të cilët kanë patur edhe kurajën profesionale t’i thonë Kushtetutës që edhe Kushtetuta ndryshon me akt normativ. E kuptoni çfarë ka në KQZ.

Që të shfuqizojë, pra të injorojë KQZ-ja dekretin e presidentit është njësoj sikur KQV X të thotë ne nuk e njohim vendimin e KQZ-së. Është njësoj. Pikë dhe mbyllet historia për të treguar qesharaken dhe sa e rëndë është situata ku për shkak të interesit që ka Edi Rama ku është i gatshëm për të përdorur policinë, prokurorinë, bandat, KQZ-në, e të gjitha që të fitojë 61 bashkitë”, tha Bylykbashi./abcnews.al

protestat-1.jpg
nev ila12:57 | 06/06/2019

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë sot nën masën e sigurisë “burg pa afat” Zamir Sijanin, 43 vjeçarin e arrestuar pak dite më parë për akte dhune gjatë protestës së fundit të opozitës.

Sijani akuzohet se qëlloi me shufër hekuri në kokë babë e bir gjatë protestës së organizuar në mbrëmjen e 2 qershorit.

Sipas hetimeve të deritanishme, Zamir Sijani akuzohet se ka goditur me mjete të forta shtetasit, Ymer Çelën dhe Erjon Çelën, babë e bir banues në Tiranë. 43-vjeçari, nga fshati Xhafzotaj i Durrësit, rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”./ABC News Albania 24/7

1559569672_bardhlulla.jpg
G. P.16:10 | 03/06/2019

Arrestohet në Itali një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, të ndodhur në vitin 1993. Bardh Lula ishte  dënuar me burgim të përjetshëm.  49-vjeçari kishte ndryshuar edhe mbiemrin në Luli, për t’i shpëtuar prangosjes. Në vitin 1993 Bardh Lula ka vrarë tre persona me armë zjarri. Në vitin 1996 Gjykata e Lezhës e dënoi në mungesë, me burgim të përjetshëm. Operacioni policor i koduar “Ëanted 3” u bë nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët italianë. Ndërkohë gjatë gjithë kohës në arrati, ai kishte jetuar në Itali me identitet të ndryshuar, me emër të një shtetasi boshnjak. Bardh Lula rezulton në listën e 33 personave më të kërkuar nga Policia në qarkun e Lezhës. Në vijim 49-vjecari Lula do të ekstradohet në Shqipëri, për të vuajtur dënimin në vendlindje./ABC News Albania 24/7

 

 

MBULIM-GJERGJ-CUKALI.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
ent ela12:20 | 01/06/2019

Gjergj Cukali do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve për vrasjen e ish-policit Arben Bilali. Cukali, i njohur si i “forti i rruges Myslym Shyrit”, nuk i ka pranuar akuzat para gjyqtarit Besnik Hoxha. Ndërsa organi i akuzen  provë më të fortë ka ADN-në e gjetur, në automjetin që u përdor për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Ashtu siç edhe mund të pritej pas arrestimit të bujshëm, Gjergj Cukali do të qëndrojë sërish pas hekurave. Për të dyshuarin si autor i ekzekutimit të ish-policit Arben Bilali,  Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg. I etiketuar jo rrallë si njëri prej “të fortëve” të rrugës Myslym Shyrit, Gjergj Cukali, duket se kësaj here e ka pisk, pasi prokuroria pretendon se ka prova shkencore që vërtetojnë fajësinë e tij.

Për më shumë se dy orë gjyqtari Besnik Hoxha ka dëgjuar pretendimet e palëve dhe në fund vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Cukalit dhe vendosi që ta lërë atë në burg deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria e Tiranës. Gjatë seancës, mësohet se Cukali nuk ka dhënë asnjë detaj që mund të ndihmojë grupin hetimor për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes. 40 vjeçari nuk e ka pranuar fajësinë, duke thënë se nuk është ai që ka kryer ekzekutimin e ish-policit Arben Bilali 4 muaj më parë.

Ndërsa organi i akuzës provën më të fortë ka ADN-në e marrë nga automjeti tip Mercedes-Benc CLS, që u përdor për tu larguar nga vendi i ngjarjes.  Në këtë automjet janë gjetur gjurmë dhe prova, të cilat pas ekspertizës kriminalistike kanë çuar hetuesit tek autori i dyshuar i vrasjes, Gjergj Cukali. Mbi 40-vjeçarin Cukali, rëndon akuza; “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”.

Gjergj Cukali është një personazh mjaft i njohur në botën e krimit. Akuzat që rëndojnë mbi të “Fortin e Myslym Shyrit” janë të shumta, duke filluar nga pengmarrjet, armëmbajtjet pa leje dhe shpërndarje droge. Në vitin 2004, ai ka qenë i akuzuar për pengmarrje. në korrik të 2016, ai u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Tangent”, ku Cukali ishte drejtuesi i një rrjeti shpërndarje kokainë e heroinë, arrestim pas të cilit 40 vjeçari nuk qëndroi shumë në pranga.

/ABC news Albania 24/7

1541077003-fadilkasemidhefildez_1545903832-3150606.jpg
Sej rie12:30 | 15/05/2019

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la të pandryshuar dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, të caktuar më herët për të nga gjykata e shkalles së parë. Në Janar të këtij viti, Kasemi ishte shpallur fajtor dhe u dënua për vrasjen e ish-bashkëshortes se tij Fildez Hafizi, në Gusht 2017 në Tiranë. 39-vjeçarja u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinës së saj.

Gjatë procesit autori kishte pranuar se e kishte qëlluar ish-bashkëshorten për arsye xhelozie, sepse ajo ishte divorcuar prej tij, pas shumë shpenzimeve të tij për të.

Gjyqtarja Fildez Hafizi ishte kërcënuar me armë edhe me herët nga ish-bashkëshorti i saj, pas divorcit. Por Fadil Kasemi sërish ishte lënë i lirë nga drejtësia.

Çifti ka dy fëmijë, njëri nga të cilët në moshë të mitur./ABC News Albania 24/7

Manastirliu-1.jpg
Sej rie15:45 | 09/05/2019

Tolerancë zero ndaj korrupsionin të bluzave të bardha. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën këtë deklaratë para mjekëve ndërsa sjell në vëmendje denoncimin e emisionit “Stop” ne televizionin Klan ku një mjek i shërbimit onkologjik ne QSUT merrte para nga e afërmja e një pacienti për të hyrë pa radhë për radioterapi. Gjithashtu ministrja prezantoi dhe ndryshimet në Kodin Penal për dhunën ndaj bluzave të bardha.

Dënim i rende pret këdo që dhunon një mjek.

“Në Kod, do të parashikohet për herë të parë që dhuna ndaj profesionistëve të shëndetit është e dënueshme nga 1 deri në 5 vite lirie.”

Ndryshimet ne Kodin Penal ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu i prezantoi në një takim me mjeke dhe profesionistë të shëndetësisë. Kodi do të parashikojë gjithashtu ndarje të gabimit mjekësor nga neglizhenca në mjekim kërkesë e kahershme e bluzave të bardha.

“Me këto ndryshime është hequr si vepër penale gabimi mjekësor, por neglizhenca në mjekim dënohet në mënyrë të përshkallëzuar, në varësi të shkallës së dëmtimit të pacientit”.

Dispozita aktuale “mjekim i pakujdesshëm” penalizon mjekun ose personelin mjekësor edhe për gabimin mjekësor. Dënimi shkon deri në pesë vite heqje lirie.

Në bashkëbisedimin me mjeket ministrja e Shëndetësisë foli dhe për korrupsionin tek bluzat e bardha  dhe iu rikthye rastit te denoncuar ne emisionin “Stop” ne Televizionin Klan ku mjeku i shërbimit onkologjik në QSUT merr para nga e afërmja e një pacienti për të hyrë pa radhë për radioterapi në këtë pavion.

“Ngjarja që ka ndodhur dy ditë më parë në një nga shërbimet ku është investuar më shumë në fakt, në Radioterapinë e shërbimit Onkologjik, është e turpshme dhe e dënueshme. Sikundër reaguam menjëherë me shkarkimin nga puna, nuk do të hezitojmë në asgjë moment për të ndëshkuar këdo që kushtëzon shërbimin falas në institucionet publike me pagesa të paligjshme. Nuk do të ketë tolerancë”.

Ministrja e Shëndetësisë nxiti qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie nëpër spitale./ABC News Albania 24/7

vlore-2-840x440.jpg
Sej rie12:10 | 09/05/2019

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 16 vjeçarin, i cili u arrestua pas vetëvrasjes së një vajze adoleshente në Berat. Ai akuzohet se kërcënoi me mesazhe dhe telefonata të vazhdueshme Adela Çaçin, e cila i dha fund jetës pak ditë më parë, duke u vetëhelmuar me pesticide.

16-vjeçari me të cilin kishte pasur lidhje prej 2 vitesh, e kishte kërcënuar vajzën se do t’i publikonte video private të sajat. Ai kërkonte 1 mijë lekë të reja, në të kundërt do te publikonte mesazhet.

Seanca për masën e sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura në Vlorë, qytet ku ndodhet një nga pesë qendrat e paraburgimit për të miturit.

Adoleshentja ishte banuese në fshatin Duhanas, kurse shkollën e bënte ne gjimnazin e Beratit, ku ishte edhe 16 vjeçari i arrestuar./ABC News Albania 24/7

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono