bulqize

mina-1280x720.jpg
in a13:03 | 25/11/2019

Minatorët e Buqizës kanë lënë punën dhe kanë dalë në protestë pasi sipas tyre një koleg u pezullua nga puna pasi u zgjodh kreu i sindikatës së minatorëve të Bulqizës. Minatorët kërkojnë që Elton Debreshi të kthehet në detyrë në të kundërt kërcënojnë për përshkallëzim të protestës.

Minatorët e Bulqizës ngrihen në protestë dhe ndërmarin një akt të dhunshëm duke dëmtuar portën hyrëse. Ata  kanë bërë thirrje për t’iu bashkuar protestës së tyre edhe minatorët e zonës D, dhe galerive private. Shkak i revoltës është bërë largimi nga puna i një kolegut të tyre, Elton Debreshi i cili pak ditë më parë u shpall kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Bulqizës. Minatorët dyshojnë se shkarkimi i tij nga puna ka lidhje me detyrën e re që ai mori për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Nëse sipërmarrësit e tyre nuk kthejnë në detyrë minatorin Debreshi kolegët e tyre kërcënojnë me grevë të përgjithshme./abcnews.al

zjarri-1280x695.jpg
ent ela15:08 | 29/10/2019

Edhe pas tri ditësh zjarri në Bulqizë vazhdon. Flakët kanë avancuar shumë në pjesën perëndimore  drejt Balgjajt dhe ka hyrë në një masiv pishash shumë vjeçare.

Vendorët kërkojnë ndihmën e Ushtrisë, ose nga ajri  pasi terreni është shumë i vështirë për zjarrfikëset.

Punonjësit e bashkisë të Bulqizës dhe ata të Pyjores janë duke punuar për shuarjen e tij që prej tri ditësh. Por duket e pamundur që situata të vihet nën kontroll për shkak të erës e cila ndihmon flakët. /ABC news Albania 24/7

bulqize.jpg
ad min17:22 | 24/10/2019

Një prej nxënëseve të helmuar në gjimnazin e Shupenzës këtë të enjte në Bulqizë ndodhet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Bëhet fjalë për një nxënëse me iniciale G.Xh., 18 vjeç, e cila u soll në Tiranë me helikopter pasi ishte në gjendje më të rëndë se të gjithë bashkëmoshatarët e saj.

Abcnews.al mëson se 18-vjeçarja është nën përkujdesjen mjekësore të mjekeve të urgjencës në QSUT. Gjendja duket e stabilizuar, por mjekët e kanë kaluar në reaminacion. Në momentin që u soll në kryeqytet ajo kishte simptoma helmimi dhe paniku.

Policia ka mbyllur klasën ku ndodhi helmimi i nxënësve në Shupenzë të Bulqizës. Mësohet se Policia dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kanë mbledhur provat për të zbuluar se çfarë solucioni është përdorur.

Prindërit kanë treguar se ngjarja ka ndodhur pas pushimit të gjatë dhe nxënësit kanë qëndruar në klasë për një orë, pavarësisht erës së rëndë.

Pesë nxënës ndodhen në spitalin e Bulqizës, ndërsa tre të tjerë në spitalin e Peshkopisë./abcnews.al

bulqiza.jpg
ad min16:32 | 24/10/2019

Policia ka mbyllur klasën ku ndodhi helmimi i nxënësve në Shupenzë të Bulqizës. Mësohet se Policia dhe Inspektoriati Shetëtror Shëndetësor kanë mbledhur provat për të zbuluar se çfarë solucioni është përdorur.

Prindërit kanë treguar se ngjarja ka ndodhur pas pushimit të gjatë dhe nxënësit kanë qëndruar në klasë për një orë, pavarësisht erës së rëndë.

Drejtori i Spitalit të Peshkopisë, Artan Bitri është shprehur se një prej nxënësve të helmuara është dërguar në Tiranë, ndërsa gjendja e nxënësve të tjerë është përmirësuar.

Nxënësja me iniciale G.Xh., 18 vjeç, ka mbërritur në QSUT me shenja helmimi dhe nën panik./abcnews.al

helmimi-bulqize-1280x704.jpg
nev ila14:05 | 24/10/2019

10 gjimnaziste të shkollës së Shupenzës përfunduan në spital për shkak se një bashkëmoshatar i tyre hodhi spraj me erë të rëndë në klasë. Policia shoqëroi djalin për ta marrë në pyetje ndërsa po kryhen ekzaminimet për të zbuluar llojin e sprajit që rrezikoi shëndetin e nxënësve.

Pas pushimit të gjatë kur u kthyen në klasë ndjenë aromën e rëndë të sprajit që ishte hedhur nga një gjimnazist i shkollës së mesme të Shupenzës. Njëra prej mësueseve hyri brenda dhe vijoi për rreth një orë mësimin.

Nxënësit e vitit të tretë filluan të kishin probleme me frymëmarrjen dhe marrje mendsh. Ata u gjetën në një gjendje të rënduar nga mësuesja tjetër. 10 prej tyre u transportuan në spitale. 6 morën ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës dhe më pas u larguan në shtëpi, ndërsa 4 në Peshkopi.

Një nga vajzat, e cila nuk po shihte përmirësim u dërgua nga Peshkopia në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Drejtori i spitalit të Peshkopisë Artan Bitri tha se rreziku për gjimazistët ka kaluar.

Prindërit dhe të afërmit e nxënësve nuk kuptojnë arsyen pse ka vazhduar mësimi. Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje djalin i cili duke luajtur hodhi sprajin me aromë në klasë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur klasën dhe ka mbledhur të gjitha provat e mundshme për të zbuluar llojin e sprajit që shkaktoi problemet shëndetësore tek gjimnazistët./ABC News Albania

posta.jpg
Autor E13:55 | 22/10/2019

Autorët e grabitjes së postës në Fushë-Bulqizë kanë patur një plan të qartë të veprimeve të tyre me qëllim realizimin e planit sa më shpejt duke mos u kapur nga policia.

Gazetari Neki Feta bën me dije për abcnews.al se fillimisht autorët kanë vëzhguar itinerarin e furgonit të postës që bënte transportin e parave nga Bulqiza në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë.

Pasi kanë mësuar oraret dhe sa persona e shoqëronin, autorët kanë filluar zbatimin e planit të tyre duke ndërhyrë në momentin që furgoni ka filluar lëniën e parave në postë.

Fillimisht autorët kanë qëlluar me armë në ajër dhe më pas kanë shqyer derën duke marrë të gjithë paratë që gjendeshin aty.

Mësohet se shume e grabitur është 460 mijë lekë dhe ishin para pensionesh që do t’u shpërndaheshin të moshuarëve të zonës.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë, por nuk ka ende gjurmë të autorëve. /abcnews.al

posta-shqiptare.jpg
nev ila12:43 | 22/10/2019

Grabitet posta në Fushë Bulqizë. Sipas të dhënave të para, gjatë grabitjes në filialin e postës janë dëgjuar të shtëna armësh ku dyshohet se janë vjedhur 4 milion e 600 mijë lekë të vjetra.

Dyshohet se ka qenjë një person i vetëm i maskuar , i cili pasi ka qëlluar vetëm një herë me një armë automatike ka thyer derën dhe është futur në zyrën e postës ku shpërndaheshin pensionet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa policia pas sinjalizimit është vendosur në ndjekje të autorëve. Sipas policisë, nga grabitja me armë nuk ka persona të lënduar./abcnews.al

 

posta-fushe-bulqize.jpg
nev ila12:06 | 22/10/2019

Policia ka dhënë detajet e para në lidhje me grabitjen e ndodhur ditën e sotme rreth orës 12 në Fushë bulqizë.

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 12.10, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se një person i maskuar, dyshohet që nën kërcënimin e armës ka vjedhur zyrën e postës që shërben për shpërndarjen e pensioneve në njësinë administrative Fushë Bulqizë, një sasi lekësh.

Është ngritur grupi hetimor dhe po vijon puna për zbardhjen e dokumentimin e ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit./abcnews.al

ISLAMAJ-KPA-1280x720.jpg
ad min20:26 | 21/10/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin Ramadan Troci, i cili është shkarkuar nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e kishte shkarkuar prokurorin Ramadan Troci më 15 Nëntor 2018.

Prokurori Ramadan Troci e kishte ankimuar vendimin më 8 Janar 2019. Troci ka punuar në Bulqizë, Dibër dhe Tiranë. Troci në 2014-n u komandua në krye të Prokurorisë së Vlorës dhe prej 2016 ishte prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme./abcnews.al

ARRESTIME-BULQIZE-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.16-1280x720.jpg
ent ela13:11 | 19/09/2019

Policia ka arrestuar pronarin e lokalit ku një ditë më parë u plagos me armë zjarri Vangjel Alla, vëllai i kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla. 37 vjeçari u arrestua për fshehjen e provave materiale që u lanë në lokalin e tij pas sherrit mes Vangel Alles dhe Ilir Danit, një person me precedentë kriminalë. Ndërkohë në Burrel u arrestua edhe një 24 vjeçar, i  shpallur në kërkim pas ngjarjes, pasi ka ndihmuar autorin të largohet nga zona. Por ende mbetet në kërkim autori i plagosjes së Vangjel Allës, Ilir Dani. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono