bullgari

shqiperi.jpg
Veronik Istrefaj21:26 | 01/02/2020

Shqipëria e Futsallës ka marrë një tjetër fitore pas triumfit 4-1 ndaj San Marinos. Kuqezinjtë tanë u mposhtën nga Andorra në ndeshjen e dytë, por fitorja e sotme kundër Bullgarisë me të njëjtin rezultat si ai kundër San Marinos, bëri që kuqezinjtë të kualifikohen.

Kombëtarja kuqezi Futsallës është kualifikuar në Elite Round. Mbrëmjen e sotme në Varna të Bullgarisë, kuqezinjtë kanë fituar me rezultatin 4-1.

Fitorja ndaj vendasve me këtë rezultat të thellë, bëri që Shqipëria të renditet e para në grupin D, me 6 pikë të grumbulluara./abcnews.al

bullgari-1280x622.jpg
in a13:58 | 22/01/2020

Kriza e ujit që ka përfshirë prej javësh qytetin e Pernik në Bullgari, ka bërë që qeveria e vendit të përballet me mocionin votëbesimit në parlamentin e vendit.

Mocioni u propozua nga Partia Socialiste kundër qeverisë së kryeministrit Boiko Borisov. Ministri për Zhvillim, Nemo Dimov u arrestua dhe më pas u la i lirë në fillim të këtij muaji. Ai akuzohet për keqmenaxhim të qëllimshëm dhe dyshohet se ka lejuar që uji për qytetin Pernik të përdoret për industrinë. Kriza e ujit nisi në muajin nëntor dhe nuk do të përfundojë deri në muajin prill.

Banorët në Pernik e kanë shumë të vështirë të sigurojnë ujin që iu duhet për përditshmërinë. Shumë prej tyre protestojnë prej javësh. Kryebashkiaku i qytetit e quajti të pafalshëm faktin që rezervat e qytetit të përdoren për qëllime industriale. Kjo sepse sipas tij prioritet duhet të jenë qytetarët. Ndërkohë fabrika e hekurit e përfshirë në këtë akuzë nuk ka pranuar të japë deklaratë për mediat./abcnews.al

termet-greqi-2-770x433.jpeg
R D20:47 | 30/12/2019

Një termet me maginitudë 4.5 goditi pasditen e sotme Bullgarinë. Lëkundje të fuqishme u ndjenë në Maqedoninë fqinje, por edhe në Greqi, raportojne mediat lokale.

Epiqendra e tërmetit ishte 16 km nga qyteti Samokov, ndërsa është ndjerë gjithashtu edhe në disa zona të Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra ishte 31 kilometra në lindje të Blagoevgrad dhe 86 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga ky termet. /abcnews.al

Bullgaria-UEFA.png
Veronik Istrefaj16:57 | 29/10/2019

UEFA ka dënuar Bullgarinë me 75 mijë euro gjobë, si dhe me dy ndeshje pa tifozë, për shkak të sjelljeve të tifozëve në sfidën kundër Anglisë. “Tre Luanët” anglezë shkatërruar Bullgarinë me rezultatin 0-6, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Përgjatë gjithë takimit, pati kore raciste nga tifozët e Bullgarisë për futbollistët anglezë, që ishin shumë pranë ndalimit të ndeshjes.

Sot, ka ardhur dënimi dhe nga UEFA, e cila ka treguar një dorë të butë ndaj Federatës Bullgare. Për referencë, sulmuesi danez, Nicklas Bendtner, është dënuar me 90 mijë euro gjobë vetëm për një festim goli të pahijshëm.

Racizmi vazhdon të mbetet problem në futboll, sidomos kur luajnë dy kombëtare përballë njëra-tjetrës, pasi numri i tifozerisë është më i madh. Ndërsa UEFA, vazhdon të bëjë një “vesh të shurdhër” dhe të japë gjoba modeste./abcnews.al

akuza-rusi-1280x712.jpg
nev ila21:43 | 28/10/2019

Një diplomat rus është larguar nga Bullgaria pas hmetimve të nisura nga prokuroria rreth operacioneve të spiunimit. Diplomati rus është takuar disa herë me zyrtarë të lartë bullgarë, duke përfshirë edhe një zyrtar që ka pasur qasje në informacion të klasifikuar rreth Bullgarisë dhe çështjeve të lidhura me Bashkimin Evropian.

Një diplomat rus është larguar nga Bullgaria pasi prokurori i këtij shteti ka nisur një hetim rreth operacioneve të mundshme të spiunimit.

Një diplomat i paidentifikuar rus, i cili është një nga nëntë të ashtuquajturit Sekretarët e Parë në Ambasadën e Rusisë në Sofje, dyshohet se ka mbledhur informacion të klasifikuar, bazuar në një deklaratë të Zyrës së Prokurorit në Bullgari.

Diplomati rus, I cili është larguar nga Bullgaria pasi prokurorët bullgarë kanë nisur një hetim lidhur me operacione të mundshme spiunimi, është takuar disa herë me zyrtarë të lartë bullgarë, duke përfshirë edhe një zyrtar që ka pasur qasje në informacion të klasifikuar rreth Bullgarisë dhe çështjeve të lidhura me Bashkimin Evropian.

Po ky diplomat është thënë të ketë pasur informacione për një shtet të huaj, bazuar në deklaratën e prokurorit. Bullgaria është bërë vend anëtar i NATO-s në mars të vitit 2004, derisa i është bashkuar bllokut evropian më 2007. Rëndësia e këtij shteti për NATO-n është rritur që nga koha kur Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraiana më 2014, si dhe për shkak të mbështetjes së separatistëve pro-rusë në Donbas./abcnews.al

 

qafe-thaneee.jpg
ent ela17:18 | 26/10/2019

Policia Kufitare në Qafë-Thanë, ka ndaluar në hyrje të Shqipërisë shtetasin bullgar të shpallur në kërkim. Ai është 52 vjeçari me iniciale G.K. banues në Bllagoevgrad  të Bullgarisë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e datës 12.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur 3 vite e 8 ditë burg) për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Veprimet e mëtejshme lidhur me këtë rast do të ndiqen nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. /abcnews.al

Stoichkov.jpg
Veronik Istrefaj16:16 | 16/10/2019

Ndeshja mes Bullgarisë dhe Anglisë vazhdon të bëjë jehonë në media, vetëm për shkaqet e gabuara. Koret raciste që tifozët bullgarë përdorën kundrejt lojtarëve të Anglisë ishte diçka shumë e shëmtuar dhe që është kritikuar gjerësisht nga mediet ndërkombëtare.

Në Bullgari, legjenda e futbollit vendas, Hristo Stoichkov, ka shpërthyer në lot në një emision live, ku u ftua për të folur për këtë ndeshje problematike. “Bullgaria të dënohet me 5 vite nga të gjitha kompeticionet. Vetëm kështu luftohet racizmi”, tha fillimisht Stoichkov. “Kujtoni se unë jam rehat me këtë gjendje? Me këtë situatë?” Këtu ishte momenti kur Stoichkov shpërtheu në lot, duke e treguar në këtë mënyrë dëshpërimin e tij prej asaj çfarë ndodhi.

Sot, policia bullgare ka arrestuar dhe pesë tifozë që ishin të pranishëm në stadium. Pas identifikimit të këtyre 5 individëve, policia i ka vendosur në pranga dhe i ka shoqëruar në rajonin e policisë. Të pestë të arrestuarit janë në pritje të vendimit të Gjykatës për akuzat e ngritura ndaj tyre./abcnews.al

 

Bullgari-Angli.jpg
Veronik Istrefaj09:22 | 16/10/2019

Mesfushori i Anglisë, Jordan Henderson, është një nga liderët e “Tre Luanëve”. Kapiteni i Liverpool është një lojtar shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes, si tek Anglia, ashtu dhe tek të kuqtë e Jurgen Klopp. 29-vjeçari ishte ai që ndaloi ndeshjen kundër Bullgarisë për herë të parë, pasi tifozët bullgarë vazhdonin të ofendonin me kore raciste.

Sot, Henderson ka folur për mediet britanike, ku ka shpjeguar gjithçka çfarë ka ndodhur: “Vendosa të shkoj tek arbitri i takimit, pasi situata sa vinte dhe përkeqësohej. Ndikoi në rezultat? Fatmirësisht jo, por ky fenomen negativ nuk duhet të ndodhë kurrsesi. Shokët e skuadrës po mendonin seriozisht bojkotin, por së bashku me Kane, vendosëm që të mos largoheshim nga fusha.

Arsyeja? Nëse do ta bënim këtë gjë, do të fitonte racizmi. Ne nuk e duam kurrsesi këtë gjë. Qëndruam me kokën lart në fushë dhe i mposhtëm me futboll. Shpresoj që të gjithë tifozët tanë të jenë kthyer shëndoshë e mirë në shtëpitë e tyre”, përfundoi zv. kapiteni i Anglisë./abcnews.al

Southgate.jpg
Veronik Istrefaj00:03 | 16/10/2019

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka dalë sot kundër UEFA-s, pasi këta të fundit nuk po reagojnë për koret dhe ofendimet raciste që u përdorën ndaj futbollistëve të tij nga tifozët e Bullgarisë. Deri më tani, UEFA ka ngritur katër akuza ndaj Bullgarisë dhe dy kundër Anglisë, por asnjë masë nuk është marrë.

Për këtë gjë, Southgate tha: “Me gjithë respektin, njerëzit që kanë pushtet për të ndryshuar gjithçka, duhet të veprojnë sa më parë. Lojtarët e mi dhe unë personalisht kemi vuajtur disa herë nga ky fenomen. Është diçka e shëmtuar dhe që duhet ndaluar sa më parë.

Ndeshja ishte e shkëlqyer, djemtë bënë një punë fantastike. Por ne nuk po flasim për këtë gjë, por për diçka që nuk ka lidhje aspak me futbollin. Gjëra absurde dhe të papranueshme!”, tha mes të tjerash Southgate. Anglia e mposhti Bullgarinë me rezultatin e thellë 0-6./abcnews.al

Ilyev.png
Veronik Istrefaj20:32 | 15/10/2019

Racizmi në takimin mes Bullgarisë dhe Anglisë është në qendër të vëmendjes së medieve. Kjo ndeshje kualifikuese pati shumë probleme brenda stadiumit, pasi tifozët vendas ofendonin me kore raciste lojtarët anglezë.

Portieri i Bullgarisë, Plamen Iliev, ka folur për këtë çështje delikate, ku është shprehur se futbollistët anglezë po e teprojnë dhe se nuk kishte asnjë abuzim apo ofendim me kore raciste. Në fjalën e tij, gardiani bullgar tha:

“Të jem i sinqertë, tifozët tanë u sollën shumë mirë. Nuk kishte asnjë ofendim apo kor racist me aq sa dëgjova unë. Mendoj se lojtarët e Anglisë po e teprojnë”, tha mes të tjerash Iliev për “The Guardian”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono