bularat

spartak-ngjela-tile-1280x425.jpg
nev ila21:36 | 27/10/2019

Avokati Spartak Ngjela e ka quajtur një turp të shtetit grek në atë që kërkoi të ndodhte dje në Bularat.

Sipas Ngjelës as Don Kishoti nuk do e kishte projektuar dot, siç e quan ai, këtë marrëzi, dhe se policia shqiptare dje duhet të kishte qenë edhe më e ashpër.

Turp për shtetin grek në atë që kërkoi të ndodhte dje në Bularat.

Një mijë njerëz pa vlerë shoqërore, erdhën dje të dehur me marrëzi në varrin e një banditi që sigurisht se, edhe ky, në marrëzi ka qenë kur ka shtirë me armë për të vrarë njerëz, një vit më parë. Policia shqiptare dje iu tregoi vendin, por më e ashpër duhej të kishte qenë.

l.
Njëzet të çmendur, me kafka të shtrembëra prej orienti që nuk kanë lidhje fare me Gadishullin Ilirik, u panë dje në Shqipëri, të ardhur nga Greqia.
Edhe Vangjel Dulia me ta. Edhe Vangjeli i shkretë, si fis, i ardhur nga Anadolli është, nuk është autokton këtu. Ku ka grekë këtu, mor Dule ziu! Grekë nuk ka në Athinë, e ju vini “të çlironi grekët” në Shqipëri. As Donkishoti nuk do ta kishte projektuar dot këtë lloj marrëzie.

ll.
Këta të fantaksur kanë marrë fund. Nuk dinë ende se ku janë. Asgjë nuk i bëjnë dot tanimë Shqipërisë dhe shqiptarëve këta të ardhur nga Anadolli e nga Lindja e Mesme që kujtojnë se, me falsitetin historik të shtetit grek, janë ende të fortë si pushtues territoriesh shqiptare.

Janë të trembur.
Shqipëria dhe shqiptarët kanë hyrë në një proces rivlerësimi historik nga shkenca e madhe e historisë botërore. Gjuhën shqipe nuk e zhdukën dot, as grekët dhe as serbët, me të gjithë zjarrin që hodhën kundër saj. Dhe sigurisht që, të dy këta shtete, të ngritur mbi varret e shqiptarëve të vrarë prej tyre, edhe Greqia edhe Serbia, janë nën shqetësimin e së vërtetës.

Kush na qenka ky heroi grek që u përkujtua dje?! Një bandit me armë në dorë, dhe, për më tepër, dhe, siç dëgjuam nga të ardhurit e djeshëm, i vrari na paska qenë edhe çlirurs. Pika çlirursit! Dhe të gjithë atyre që shkojnë në përkujtimin mortor të tij. Komedi të tilla, vetëm njerëz të marrë e në dëshpërim mund t’i krijojnë.

Janë të trembur. Të ardhurit po kërkojnë të çlirohen nga vendasit autoktonë: komedi e madhe! Në thelb, këta janë fakirë që po i përbuz historia. Kjo është e vërteta”, tha Ngjela duke iu referuar ngjarjeve ditën e djeshme në përvjetorin e Kostantinos Katsifas në Bularat./abcnews.al

 

ceremonia.jpg
ad min15:15 | 26/10/2019

Në Bularat të Gjirokastrës u mbajt ceremonia përkujtimore e Kostandinos Kacifas. Në këtë ceremoni morën pjesë të afërmit e familjes si dhe përfaqësuesit e partive minoritareve.   

Zgjati tre ore ceremonia përkujtimore për Kostandinos Kacifasin në Bularat të Gjirokastrës. Jo më shumëse 150 vetë, vendas dhe të ardhur nga Greqia, ishin të pranishëm në përkujtimoren mortore për personin që u vra pas një përplasje me policinë një vit më parë, dhe që konsiderohet hero nga disa ekstremistë grekë.

Fillimisht të afërmit pinë kafe në shtëpinë e nënës së Kacifasit dhe më pas u drejtuan për të marrë pjesë në meshën për këtë rast. Në Bularat shkuan konsulli grek në Gjirokastër, ish-ministri Spiro Ksera si dhe kryetari i PBDNJ Vangjel Dule. Ndryshe nga çfarë u fol ditët para përvjetorit, në fshat nuk pati tension dhe as ekspozim të forcave të policisë.

Pak tension pati nga nëna e Kacifasit momentin kur ajo ndodhej tek varri i të birit. Më 28 Tetor të vitit të kaluar Kostandinos Kacifas qëlloi me breshëri kallashnikovi drejt policisë, por fatmirësisht efektivët në makinë shpëtuan.

Në përplasje e sipër ai mbeti i vrarë në Bularat, ku po festohej “JO”-ja, një festë kombëtare e Greqisë. Ngjarja nxiti reagime të shumta të segmenteve të ekstremistëve greke./ABC News Albania

kastifa.jpg
Autor E11:14 | 26/10/2019

Ka filluar ceremonia përkujtimore e ekstremistit grek Kostas Katsifas që u neutralizua nga RENEA teksa qëllonte ndaj policisë më breshëri automatiku.

Pjesë e kësaj ceremonie janë bërë edhe konsulli grek në Gjirokastër, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ish-ministri Spiro Ksera si edhe kreu i Omonias, Fredi Beleri.

Ky i fundit është i dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994 ku mbetën të vrarë njuë oficer dhe ushtar shqiptar.

Ndërkohë, policia i ka ndaluar futjen në Shqipëri ekstremistit tjetër grek Babis Karathano.

Familjarët e Katsifas ndodhen në kishën e fshatit, ndërsa zona është mbushur me të afërm tjerë që gjenden në hyrje të saj. Të afërmit nuk kanë lejuar afrimin e gazetarëve brenda territorit të kishës.

Kostas Katsifas u neutralizua vitin e shkuar nga RENEA pas shumë thirrjeve për t’u dorëzuar, të cilave ai iu përgjigj me breshëri automatiku.  /abcnews.al

burr.jpg
Autor E10:04 | 26/10/2019

Ceremonia e përvjetorit të neutralizimit të Kostas Katsifas nga RENEA teksa qëllonte me armë ndaj policisë është duke u zhviluar e qetë në Bularat, megjithatë ka prej tyre që nuk e fshehin dot mllefin ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Një prej pjesëmarrësve i është sulur gazetarëve duke u thënë të largohen, ndërsa ata e pyesin se çfarë të keqe ka parë ai nga Shqipëria dhe nga gazetarët.

“Kam parë nga shteti, nga policia, nga ju, nga të gjithë kam parë”, thotë ai i irrituar teksa futet në kishë për ceremoninë.

Ndaj tij kanë reaguar në greqisht të njohur të tij duke i thënë që të mos ngacmojë gazetarët, por personi i irrituar ka vijuar me retorikën e tij nacionaliste.

Për më tepër, ndiqni videon e siguruar nga gazetari Gazetari Orges Sako për abcnews.al.

dule-dhe-ksera.jpg
ad min09:49 | 26/10/2019

Këtë të shtunë zhvillohet ceremonia përkujtimore për 1-vjetorin e vdekjes së minoritarit grek, Kostandinos Kacifas, i cili pasi hapi zjarr ndaj uniformave blu u vra nga forcat RENEA. Të pranishëm në meshën mortore ka edhe personalitete të opozitës dhe ish-përfaqësues të qeverive.

Gazetari Orges Sako ka siguruar për abcnews.al momentin e mbërritjes në kishën e Bularatit të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe ish-ministrit Spiro Ksera. Ndërkohë më herët, në Bularat shkoi edhe konsulli grek në qytetin e Gjirokastrës.

Me rastin e ceremonisë përkujtimore për minoritarin grek gjatë 24 orëve te fundit kanë hyrë 1800 shtetas grekë nga Pika Kufitare e Kakavijës. Mësohet se ndër ta 3 prej tyre janë persona nongrata dhe 7 personave iu është refuzuar hyrja, pasi nuk përmbushnin qëllimin e udhëtimit.

Më 28 Tetor 2018 Kostandinos Kacifas qëlloi me armë ndaj efektivëve dhe nuk iu bind thirrjes për t’u dorëzuar, por ka bërë disa orë rezistencë me plumba. Ai u vra nga forcat RENEA. Incidenti nisi paraditen e asaj dite pak minuta para se në këtë zone të zhvillohej ceremonia e festës kombëtare e Greqisë./abcnews.al

bularat-1.jpg
ad min09:19 | 26/10/2019

Ditën e sotme do të zhvillohet ceremonia përkujtimore e Kostandin Kaciasit, i cili mbeti i vrarë pasi qëlloi mbi policinë dhe forcat RENEA.

Gazetari Orges Sako raportoi për abcnews.al se deri më tani situata në fshatin Bularat është e qetë.  Ai theksoi se në shtëpinë e Kostandin Kacifasit janë me qindra persona të cilët më pas do t’i drejtohen kishës për meshën.

“Bëhet fjalë për një numër 250 persona të cilët ndodhën në shtëpinë e të ndjerit për të kryer shërbimet mortore. Më pas do të nisen në kishën Bularat për të kryer meshën mortore. Është situatë e qetë. I vetmi incident që mund të thuash është që mediat shqiptare të futen brenda ambienteve të Kishës për të transmetuar”, tha Sako.

Familjarët e Kostandin Kacifasit janë ende në shtëpi. Sipas gazetarit pritet që ata të kenë një prononcim ku do t’i kërkojnë shtetit zbardhjen e të vërtetës për vrasjen e të afërmit të tyre.

Me rastin e ceremonisë përkujtimore për minoritarin grek gjatë 24 orëve te fundit kanë hyrë 1800 shtetas grekë nga Pika Kufitare e Kakavijës. Mësohet se ndër ta 3 prej tyre janë persona nongrata dhe 7 personave iu është refuzuar hyrja, pasi nuk përmbushnin qëllimin e udhëtimit.

Më 28 Tetor 2018 Kostandinos Kacifas qëlloi me armë ndaj efektivëve dhe nuk iu bind thirrjes për t’u dorëzuar, por ka bërë disa orë rezistencë me plumba. Ai u vra nga forcat RENEA. Incidenti nisi paraditen e asaj dite pak minuta para se në këtë zone të zhvillohej ceremonia e festës kombëtare e Greqisë./abcnews.al

renea-forcat.jpg
nev ila12:58 | 24/10/2019

Kur na ndajnë dy ditë nga përvjetori i vdekjes së Kostandin Kacifas ABC Neës ka mësuar se në Kakavijë po zbatohet një plan i fortë masash sigurie.

Që prej të enjtes në kufi kalohet me shërbim të përforcuar për të mos lejuar  që të kalojnë në doganë ekstremistët e shpallur “non grata” si dhe personat me precedentë.

Si autoritetet  shqiptare ashtu edhe ato greke po bashkëpunojnë në shkëmbimin e informacioneve për shtetas grekë që do të hyjnë në territorin shqiptar në ceremoninë përkujtimore të Kacifas.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se forcat e Anti-terrorit dhe ato speciale RENEA e FNSH kanë zbarkuar në Gjirokastër për të shmangur incidente apo sjellje provokuese të ekstremistëve./abcnews.al

 

 

 

MBULIM-KACIFAS_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela17:14 | 12/10/2019

Në fshatin Bularat, ku një vit më parë u vra ekstremisti Kostandin Kacifas gjatë një shkëmbim zjarri me policinë, ka nisur të ngrihet një memorial. Bazamenti i betonit është ngritur pikërisht në vendin ku është vrarë Kacifas. Por për këtë rast është proceduar penalisht Vangjel Barka. Ai akuzohet për ndërtim të paligjshëm. Memoriali ishte parashikuar të ngrihej me rastin e 1 vjetorit të vdekjes të të riut nga Bularati. /ABC News Albania 24/7

jorgo.jpg
Autor E09:22 | 12/10/2019

Një person është proceduar nga policia për shkak se tentoi që të ngrinte memorial për ultranacionalistin greke Katsifa, që u neutralizua nga forcat speciale RENEA teksa po qëllonte me breshëri ndaj tyre.

Vangjel Barka banues në fshatin Bularat bashkia Dropull, në vendin e quajtur kodër mbi fshatin Bularat ka ndërtuar një bazament betoni në pronë shtetërore.

Vendi ku po ngrihej memoriali përkon me vendin ku u neutralizua Katsifa teksa qëllonte me breshëri ndaj policisë shqiptare.

Policia dyshon se Barka po ndërtonte një memorial për Katsifan pasi më datë 27 tetor bëhet një vit nga neutralizimi i tij në tentativë për të vrarë policët shqiptarë. /abcnews.al

MASA-PER-POLICIN-GREK-MBULIM.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
ad min18:22 | 09/12/2018

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar seancën për policin grek Marios Gogolos, i cili u ndalua nga policia ditën e djeshme me armë zjarri në makinën që po shoqëronte deputetin grek, Nikos Nikolopulos në Bularat. Për 33-vjeçarin grek, Gogolos Prokuroria e Sarandës ka kërkuar masën “Detyrim paraqitje”.

Sipas policisë efektivi grek Gogolos po shoqëronte deputetin Nikos Nikolopulos me rastin e ceremonisë përkujtimore të Kostandino Kacifas në Bularat teksa gjatë kontrollit policit i është gjetur një armë zjarri tip Pistoletë me 6 fishekë e padeklaruar në pikën kufitare./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono