bujqësia

sherbimet-dhe-bujqesia.jpg
G. P.16:05 | 06/07/2019

Shifrat e punësimit janë një ndër temat kryesore të diskutimeve publike. Po cilët janë sektorët që mbajnë peshën kryesore të punësimit në vend dhe japin kontribut kryesor në ekonomi. Instituti i Statistikave ka analizuar të dhënat e vitit të shkuar.

Shërbimet dhe bujqësia vijojnë të mbajnë peshën kryesore të punësimit në vend. Rreth 80% e shqiptarëve punojnë në këto dy sektorë. 42,9 % në të parin dhe  37,4 % në të dytin, sipas Institutit të Statistikave që ka analizuar të dhënat e vitit të shkuar.

Ndërkohë që jo të gjithë ata që kanë një punë marrin dhe një pagë. 21.6% e të punësuarve janë punëtorë pa pagesë. Më shumë gra, gati 28.7% se burra 15.9% thotë Instituti i Statistikave që ndërkaq sqaron se punojnë në biznesin e familjes.

44,5 % e punonjësve paguhen për punën që bëjnë ndërsa  34 % janë të vetëpunësuar. Ndërkohë që po sipas INSTAT, burrat e kanë pasur më të lehtë se gratë të gjejnë një punë.

Hendeku gjinor në punësim për grupmoshën nga 15 deri në 64 vjeç ishte 14.3%. Vitin që lamë pas 52,4 % e grave dhe 66,7 % e burrave të kësaj moshe arritën të siguronin një punë./ABC News Albania 24/7

 

rama-8-1280x718.jpg
G. P.16:10 | 18/03/2019

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një nga pikat e mbështetjes së fermerëve dhe një fidanishte që ka përfituar nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Në të dy takimet, Rama nënvizoi se fermerët duhet të orientohen sipas kërkesave të tregut, pasi paratë për t’i ndihmuar nga buxheti i shtetit dhe nga Bashkimi Evropian nuk mungojnë.

Dritare e dedikuar për fermerët është agropika më e re që u çel në Tiranë, njëra prej 20 pikave të tillave, të hapura në disa qytete të vendit. Këtu marrin informacion të gjithë ata që duan të investojnë në bujqësi dhe zhvillimin rural apo të informohen për zhvillimet më të reja në sektorin e bujqësisë.

“Bëhet fjalë për 36 mijë familje bujqësore të cilat mund të vijnë dhe të marrin shërbimin në këtë pikë. Jemi në hapësirën e infoaplikimit. Pra, këtu vijë dhe përballen me zonjën, e cila i dëgjon dhe i kupton nevojat e tyre dhe i drejton në zyrat e tjera në qoftë se ka nevojë të marrin informacion për skemën mbështetëse që ofrohet apo për programin e IPARD apo për programin  e donatorëve të ndryshëm që ne ofrojmë si AZHBR”.

Në këtë agropikë bëhet aplikimi online me zero dokumente,mjafton një kartë identiteti dhe një numër NIPT-i. Në kuadër të Paktit për Universitetin, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka punësuar pranë kësaj pike 4 studentë të ekselencës.

 “Dola është studente ekselente. Është në ditën e saj të parë të punës pranë AZHBR-së. Është specialiste në departamentin tonë juridik”.

“Jam rekrutuar nga portali “Punë të mbarë”, ku jam përzgjedhur si një nga studentët e ekselencës, të cilëve ju dha një mundësi për të bërë një eksperiencë të tyre në administratën shtetërore”.

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër edhe frytet e punës 10-vjeçare të dy fermerëve në biznesin e tregtimit luleve. Në përgjigje të kërkesës së vazhdueshme nga fermerët e vegjël të zonës së Bërxullës, ata vendosën të investojnë në sera për mbjelljen e fidanëve. Ata kanë aplikuar dhe janë përfitues të skemës së investimeve, nga Fondi i Programit për Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, i vitit 2018 për “Ndërtimin e serës diellore” në shumën 10 milionë lekë.

“Ajo që mund të thuhet me gjithë gojën është që me fondet që kemi në dispozicion dhe me fondet që kemi marrë nga BE, kushdo që do realisht të punojë dhe investojë në bujqësi dhe i ve mendjen projektit dhe mëson si të aplikojë, merr para”, tha Kryeministri.

Kjo është një rrugë e shkelur nga vendet e bashkimit evropian u tha kryeministri Edi Rama i cili i këshilloi që të vazhdojnë të besojnë se bashkimi bën fuqinë.

“Aq më tepër që me fondet e Komisionit Europian nuk të jep asnjëri një kokërr leku nëse nuk je regjistruar nëse s’ke NIPT-in , nëse s’ke më shumë se 5 dynym, nëse nuk ke një biznes plan. Kjo është rruga, ne nuk mund të shpikim një rrugë tjetër që të mbajmë me lëmoshë situata që nuk kanë asnjë shans të ndryshojnë”, tha ai./abcnews.al

PELESHI-NE-PERMET_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.47-1280x720.jpg
G. P.15:51 | 21/11/2018

Hapet në Përmet inkubatori i parë i produkteve tipike shqiptare, një hapësirë e përbashkët që do t’u shërbejë të gjithë fermerëve të zonës të cilët prodhojnë produktet tipike duke i garantuar aksesin në treg edhe fermerëve të vegjël. Sipas ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi së shpejti këto inkubatorë do shtrihen edhe në zona të tjera të Shqipërisë.

Fermerët e zonës së Përmetit tashmë me hapjen e inkubatorit të pare të produkteve tipike shqiptare do të kenë një hapësirë të përbashkët për të prodhuar produktet me metoda tradicionale, të certifikuara dhe mbi të gjitha garanci për aksesin në treg. Ky inkubator me dy linja prodhimi është një investim i mbështetur në 70% të vlerës nga skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, ndërsa pjesa tjetër nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim. I pranishëm në hapjen e inkubatorit në Përmet ministri Niko Peleshi tha se ky investim do t’i shërbejë më tej njohjes së produkteve karakteristike të zonës duke ofruar cilësi dhe garanci për konsumatorin.

Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë: “Kthimi i të ardhurave për banorët e zonave rurale, për fermerët tanë, për amvisat në zonat e mrekullueshme të Shqipërisë, është e vetmja mënyrë për të ruajtur këto hapësira natyrore. Për ti ruajtur dhe shfrytëzuar si potenciale ë jashtëzakonshme edhe ekonomike jo vetëm natyrore. Ky inkubator i jep mundësinë jo vetëm prodhuesve të konsoliduar, që sot kanë një etiketë, janë të regjistruar, por edhe atyre artizanalë.”

Ministri Niko Peleshi u shpreh se ky model investimi do të përhapet në të gjithë Shqipërinë në mënyrë që prodhimet tipike shqiptare të kenë cilësi dhe treg të sigurtë./abcnews.al

edi-raamw.jpg
G. P.18:24 | 13/11/2018

Sektori i bujqësisë do të marrë gjatë vitit 2019, mbështetjen financiare më të madhe në historinë e 8 qeverive të fundit. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerë dhe përfaqësues të këtij sektori në Ibë të Tiranës, ku u prezantua buxheti i vitit 2019.

Në Buxhetin për Bujqësinë u fol për shumë herë të para.

“Vitin që vjen ne do të kemi një buxhet në mbështetje të bujqësisë, që është më shumë sesa të gjitha vitet e qeverisë së mëparshme të marra së bashku, të teta dhe çelim një program të ri mbështetje financiare të BE për fshatin, që i bashkohet programit të mbështetjes së qeverisë shqiptare, që në vetvete është për të dytin vit radhazi, një program që i kalon 20 milionë euro, diçka që as mund të mendohej dot më parë”.

Me krenari tregon kryeministri se eksportet i kanë dyfishuar që nga dita që janë ulur në karriget e qeverisë.

Kur ne e filluam punën, pasi morëm detyrën për të qeverisur Shqipërinë, kjo shifër ishte 150 milionë dollarë.

Burokracitë janë zeruar, e po zero dokumenta kërkohen për të aplikuar në skemat  mbështetëse te bujqësisë. Ky sektor ka marrë të gjithë vëmendjen e qeverisë në të gjitha drejtimet tha kryeministri Edi Rama duke i kujtuar se nuk e ka harruar premtimin për zerimin e TVSH-së mbi imputet bujqësore.

“Për momentin jemi në pikën, ku kemi një nivel të arsyeshëm dakordësie për të shkuar në 6 me 6. Pra, për ta ulur nga 20% në 6% TVSH-në e imputeve bujqësore dhe për të ulur po ashtu rimbursimin për grumbulluesit, pasi kanë demonstruar një shkallë jo të vogël mungese, si të thuash, respekti për skemën, duke mos e ndarë suksesin e skemës me fermerët”.

E sa për sigurinë ushqimore kryeministri shprehet mëse i bindur se konsumojmë e tregëtojmë ushqime shumë më të garantuara se para kohës që qeverisnin Shqipërinë./abcnews.al

PELESHI-PER-BUJQESINE-DHE-ARSIMIT.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
G. P.13:16 | 24/09/2018

Për të rinjtë më e rëndësishme është një teserë partie se të përzgjedhin një degë bujqësore në arsimin profesional. Është ky shqetësimi i Ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi që ngriti në seancën plenare të së enjtes.

Bujqësia është në rrezik nga indiferenca e të rinjve. Alarmin e ka dhënë vetë ministri i Bujqësisë dhe zhvillimit rural Niko Peleshi.

Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: “Ngre alarmin që të rinjtë nuk shkojnë këto degët bujqsore. Edhe nëse shkojnë marrin thjeshtë një diplomë fiktive. Të rinjtë kanë idenë që rëndësi ka që të keshë një teserë partie”.

Ministri Peleshi kërkon ndihmën e deputetëve për të shtuar në fshat të ardhurat për agroturizmin.

“T’i japim mundësi fermerëvë që të shesin produktet e tyre me çmime më të mira. Kërkoj mbështetjen e këtij ligji. Kërkoj aleatë dhe ambasadorë për të shtuar të ardhurat në fshat me anë të agroturizimit. Drejtoritë e Bujqësisë janë duke u shpërbërë. Po krijojmë agjensitë veterinare dhe ato acesionit të fermerëve. Kjo sepse këto institucione i kemi futur në një çorodi insitucionale. Kemi nevojë për kapacitete”.

Nga foltorja e parlamentit Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, tha se për t’i dhënë këshillimin e nevojshëm fermerevë, TVSH do të ketë një kanal të posatshëm për fermerët./abcnews.al

prodhimeee.jpg
G. P.17:02 | 24/07/2018

Një ditë pas stuhisë që përfshiu të gjithë vendin, fermerët në Elbasan dhe Korçë janë ndër më të dëmtuarit. Ata thonë se kanë humbur të gjithë kulturat bujqësore me të cilat sigurojnë mbijetesën.

Prodhimet ishin në kohën e tyre më të mirë. Por breshëri i pazakontë i së hënës u dëmtoi të mbjellat fermerëve në fshatin Gur i Zi dhe Labinot Mal të Elbasanit. Më të prekurat janë perimet, mollët dhe rrushi.

“Siç e shihni dhe vetë ju, këto janë dëmtuar komplet”.

Ndërsa kreu i njësisë administrative Labinot Mal, Ruzhdi Pisha, tha se pushteti lokal do të ndjekë të gjithë procedurat që të dëmshpërblehen fermerët.

Një zonë tjetër e dëmtuar nga reshjet intensive të shiut dhe breshërit që ra këto ditë është dhe Korça përkatësisht fshatrat Porodinë dhe Goskovë. Kulturat bujqësore si domatja patatja, qepa dhe misri i humbën.

“Na janë përmbytur të gjithë tokat bujqësore”.

Fermerët ja hedhin fajin kanaleve të papastruara prej vitesh.

“Ajo bëhet sebep që bllokohet lumi dhe fryhet tërë kanali dhe del uji gjithandej”.

Në Goskovë, aty ku përroi i fshatit doli nga shtrati duke marrë përpara makina  e bizneseve, banorët po nxjerrin jashtë baltën.

Për pastrimin e rrugëve janë venë në dispozicion edhe disa mjete. Sipas përfaqësuesve të drejtorisë së Bujqësisë Korçë zgjidhje për situatën e krijuar është sigurimi i të mbjellave pasi nuk ka mekanizma të tjerë për t’u ardhur në ndihmë fermerëve./abcnews.al

AHMETAJ-NE-DIVJAKE-1280x720.jpg
ent ela16:37 | 20/05/2018

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj në vijim të turit të llogaridhënies publike u ndal në Grabian dhe Gradishtë të Bashkisë Divjakë. Ahmetaj veçoi fondin prej 93 milionë eurosh në mbështetje të bujqësisë, e cila, sipas tij, është më e larta në 27 vite.

Politikat në mbështetje të fermerëve dhe qasja që ka qeveria “Rama” për sektorin bujqësor ishin çështjet që trajtoi Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj gjatë takimeve në kuadër të Turit të llogaridhënies publike në njësitë Grabian dhe Gradishtë të Bashkisë Divjakë.

Në mënyrë të veçantë Ahmetaj u ndal tek mbështetja për bujqësinë, sektori kryesor për zhvillimin e kësaj zone.

“Mbani mënd kur Sali Berisha ju thoshte “Kemi TVSH 6% dhe do t’ju rimbursohet vetëm 6%?”

Por cila ishte e vërteta? E vërteta ishte që ju nuk morët asnjë lek. Zero. Jo një lek, apo dy lekë, zero! Ka qënë iniciativa e Kryeministrit për ta bërë TVSH 20%. Është e vështirë për buxhetin e shtetit, por është shumë e rëndësishme për ju. Sepse ju sot si fermerë, kur keni NIPT-in, keni mundësinë që të rimbursoheni me 20%; 20% të të gjithë autofaturës që bëhët nëpërmjet grumbulluesve. E dini se sa kemi rimbursuar vitin e kaluar? 22 milionë dollarë. Janë 22 milionë dollarë që nuk i kishin dikur fermerët por sot i kanë, për shkak të politikës së qeverisë”.

Një tjetër moment i bisedës së Ahmetaj ishte dhe mbështetja për bujqësinë, që sipas tij, për vitin  2018 është realisht më e larta në 27 vite.

“Janë 26 milionë dollarë, pra afërsisht 22 milionë euro vetëm nga buxheti i shtetit për mbështetjen tuaj. Ndërkohë, fillon shumë shpejt projekti i Komisionit Europian IPARD dhe kjo është zona që është më shumë e prirur për të përfituar, qoftë si fermerë por qoftë dhe si bashkime bujqësore. E gjithë shuma, së bashku me kontributin e buxhetit të shtetit, shkon në 93 milionë euro”.

Në takim morën pjesë edhe deputeti i zonës, Erjon Brace, i cili adresoi disa shqetësime të komunitetit që lidhen me rritjen e eficencës së skemës së rimbursimit në favor të fermerëve, ndarjen e zyrës së Hipotekës për bashkinë Divjakë nga ajo e Bashkisë Lushnje, apo edhe për pronësinë e tokave bujqësore. /abcnews.al

PROTESTA-LUSHNJE.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
ent ela17:14 | 05/05/2018

Në aksin Lushnje Berat u mblodhën për të protestuar banorët e disa fshatrave të Beratit dhe Fierit. Ata ankohen për prodhimin e shitur nën kosto, mungesën e ujit për vaditje dhe infrastrukturën rrugore.

Në kryqëzimin e rrugës nacionale Lushnjë- Berat protestuan banoreët. Ata kishin ardhur nga 16 fshatrat e qa

rkut Berat dhe Fier. Problemet e tyre janë tëndryshme.

Për Fier Sheganin bujqësia është halli kryesor.

Një pjesë e tyre hodhën në mënyrë demostrative lakrën në mes të rrugës, pasi prodhimi i këtij sezoni u shit nën kosto.

“Nuk ka treg nuk ëhstë shitur asnjë kg”

“Kam 300 kuintalë lakër kokë, e kam hedhur atje, është qelbur. Ku do përplsemi ne, me çfarë do ushqejmë kalamajtë”

Protestës iu bashkuan edhe emigrantët. Të kthyer në atdhe për të investuar, ata thonë se ndihen pa përkrahje.

“Thonë që do japin subvencionime, por vendosin ca kritere që asnjë fermer nuk i plotëson dot”

Qerreti ,Çukasi, Kosova dhe Çinari shqetësim kanë edhe infrastrukturën rrugore.

“Kemi problem që është ëpr të gjithë banorët, ku rruga kryesore kalon mes tokave të fsahtit dhe 200 m rrugë nuk shtrohet s esfrytëzohet lumi për inerte”

“Jam ankuar disa herë në komunë dhe genjëjnë”

Protestës së banorëve të fshatrave të Lushnjës e Beratit i është bashkuar edhe deputeti i PD Myslim Murrizi. Një tjetër protestë është lajmëruar javën e ardhshme nga prodhuesit e Myzeqesë, kundër kritereve të skemave subvensionale, pasi pjesa më e madhe e tyre janë skualifikuar pas aplikimit./abcnews.al

vlcsnap-error215-1-1280x720.jpg
ent ela10:58 | 14/02/2018

Nga Universiteti Bujqësor, ku foli për skemat e reja të mbështetjes financiare të fermerëve, kryeministri Edi Rama i kërkoi fermerëve që të informohen para se të fillojnë mbjelljet, në të kundërt prodhimet e tyre do të mbeten stok si patatet e Korçës.

Të mbjellësh nuk mjafton për të fituar. Në ditët e sotme duhet të informohesh se për çfarë ka tregu nevojë. Leksionin iu drejtohet nga auditoret e universitetit bujqësor, edhe fermerëve të Korçës.

Si dëshira për të mbjellë patate ka edhe nga ata që duan bananen, por jo në vendin e gabuar këshillon kreu i qeverisë.

“Sa më shumë të dish aq më shumë mund të fitosh me tokën e punë në fshat. Në zonën e Korçës ka një problem, ka mbiprodhim të patates dhe nuk ka treg dhe të gjithë shikojnë nga shteti. Në një treg të lirë ata që kanë mbjellë patate duhet të heqin dorë dhe jo të mendojnë që patatja nuk u shitet ngaqë shteti nuk është në gjendje të bëjë të mundur shitjen e saj. Kjo do të thotë informin, në sa më shumë shtëpi e veshë të çojmë informacionin e duhur se çfarë është më e mira të bëhet në atë zonë për të marrë mbështetje”- theksoi kryeministri

Me këto dy shembuj që tregojnë mosdije, kryeministri Edi Rama u thotë studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës që  një detyrë e re që I prêt.

Studentët e universitetit bujqësor mund të zgjedhin midis dy programeve atij të qeverisë apo të Bashkimit Evropian. Njëri më i thjeshtë e tri më i vështirë, por në fund të dy fitimprurës për ata të rinj që duan të fitojnë para tha kryeministri.

./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono