Buffon

Maldini-Buffon.jpg
Veronik Istrefaj10:04 | 14/02/2020

Gianluiggi Buffon luajti titullar sfidën e mbrëmshme të Kupës së Italisë kundër Milanit dhe pas përfundimit të takimit, mori fanellën e Daniel Maldinit, djalit të Paolo Maldinit. Talenti 18 vjeçar u aktivizua nga stoli dhe Buffon shfrytëzoi mundësinë të koleksiononte fanellën e tij.

“Kam luajtur me Enrico Chiesan, dhe me Federicon. Me Lilliam Thuram dhe djalin e tij, Marcus, si dhe me George Weah dhe djalin e tij Timonthy. Me Paolon kemi qenë kundërshtarë prej vitesh dhe nuk mund ta humbja mundësinë për t’i marrë fanellën djalit të tij, Danielit.

Unë do të jem këtu dhe kur nipërit e tyre të luajnë”, tha Buffon duke qeshur. Padiskutim një legjendë./abcnews.al

pese-portieret.jpg
Vladimir Prenga08:34 | 12/02/2020

Portierët janë më jetëgjatët në futboll, përgjithësisht. Në Itali pesë lojtarët që kanë patur një karrierë më të gjatë janë “gardianë”, madje një prej tyre luan akoma dhe bëhet fjalë për një legjendë si Gianluigi Buffon. Rekordin e mban Marco Ballotta, kurse në vendin e pestë është një tjetër emër i njohur i portës, Dino Zoff. Më poshtë ju sjellim pesë lojtarët më jetëgjatë në Serie A.

 

Marco Ballotta – 44 vite e 38 ditë

Tashmë 55 vjeç, portieri e ka mbyllur karrierën e tij te klubi i Lazio, në vitin 2008. 44 vjeç dhe 38 ditë pas lindjes ai e ka mbyllur me futbollin e luajtur, duke qenë lojtari më jetë gjatë në elitën e futbollit italian. Ballotta ka vedhur edhe fanellën e Interit.

 

Francesco Antonioli – 42 vite e 235 ditë

Francesco Antonioli punon si trajner portierësh te Cesena dhe është lojtari i dytë më i vjetër që ka luajtur në Serie A. 50-vjeçari e ka mbyllur karrierën te Cesena në vitin 2012, kur kishte 42 vite dhe 235 ditë që kishte lindur. Në fillimet e karrierës, për gjashtë vite ka qenë pjesë e Milanit.

 

Gianluigi Buffon – 41 vite e 331 ditë

Gianluigi Buffon luan akoma dhe së shpejti mbush 42 vjeç dhe mund të tentojë të renditet në vendin e dytë në listën e lojtarëve më të vjetër që kanë luajtur ndonjëherë në kampionatin italian.  Në Itali, veç Juventusit, ka luajtur edhe më Parmën.

 

Alberto Fontana – 41 vite e 297 ditë

Alberto Fontana ka luajtur gati deri në moshën 42 vjeçare. Karrierën e ka mbyllur te skuadra e Palermos në vitin 2009. 53-vjeçari numëron eksperienca të ndryshme në Itali, ku spikasin mes tyre klube si Interi, Atalanta dhe Napoli.

 

Dino Zoff – 41 vite e 76 ditë

Kampion Europe dhe kampion bote me Italinë. Karrierën si portieri, Dino Zoff e ka mbyllur karrierën te Juventusi në vitin 1983. Kishte pak kohë që i kishte mbushur 41 vjeç. Portieri i njohur karrierën si profesionist e nisi tek Udinese, për të kaluar më pas te Mantova e Napoli. Zoff për 11 vite mbrojti portën e bardhezinjve. /abcnews.al

Buffon-Juventus.png
Veronik Istrefaj21:30 | 28/01/2020

Gianluigi Buffon feston sot ditëlindjen e tij të 42-të, një legjendë e futbollit italian por jo vetëm. Gardiani i Juventusit duket se nuk ka ndërmend të ndalet dhe në deklaratën e tij të fundit për faqen zyrtare të Juventusit, ka bërë të kuptohet diçka e tillë.

“Pasi kalon një moshë të caktuar, vitet nuk festohen me një party të madh. Gjithsesi, çdo ditëlindje e pres me buzëqeshje të madhe dhe me një kënaqësi të papërshkrueshme, pranë familjes time, klubit që dashuroj dhe njerëzve që më kanë mbështetur gjithmonë.

Serie A? Do të jetë një luftë deri në momentin final. Lazio po bën gjëra të jashtëzakonshme, më pas është dhe Interi, një skuadër që këtë sezon nuk duket se do të dorëzohet. Ne te Juventusi jemi të vetëdijshëm dhe e njohim mirë çdo rival, por do të mundohemi të fokusohemi vetëm te ndeshjet tona”, tha mes të tjerash Buffon./abcnews.al

rama-bufon-ronaldi.jpg
Vladimir Prenga22:03 | 06/12/2019

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, nuk i ka kursyer batutat gjatë takimit që Aureli dhe Alesjo patën me Cristiano Ronaldon dhe Gigi Buffon. Me këtë të fundit madje lëshoi disa perla, duke e cilësuar atë si Papën.

“Unë jam një juventin i vjetër, por kjo është për një ditë tjetër”, i është drejtuar Rama portierit legjendar të Juventusit, i cili në anën tjetër zbulon atë që i kishte thënë një kuzhinier shqiptar në të shkuarën.

“E di, kam pasur një kuzhinier shqiptar në Coverciano. Më thoshte gjithmonë që në Shqipëri ka një fun club tifozësh të Juventusit dhe janë të çmendur”, shprehet Buffon gjatë bisedës me kryeministrin Rama, i cili nuk ndale me kaq. “Juventusi është besim fetar në Shqipëri dhe ti je Papa”, i thotë kreu i qeverisë shqiptare portierit italian. /abcnews.al

ronaldo-dhe-bufon-1280x720.jpg
Vladimir Prenga19:59 | 06/12/2019

Cristiano Ronaldo dhe Gigi Buffon kanë takuar dy vogëlushët, Aurelin dhe Alesjon, që shpëtuan nga tërmeti në Thumanë. Vetë kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe videon nga momenti i takimit. Dy futbollistët e Juventusit u kanë dhuruar bluza me autografe.

“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që ua urojmë të gjatë, me shëndet e gëzim”, shkruhet në faqen e kryeministrit, në “Facebook”.

Dy djemtë kanë mbetur si të ngrirë gjatë gjithë kohës përballë yjeve të Juventusit, ndërsa duket se Ronaldo dhe Buffon nuk kanë dijeni për qëllimin e takimit si edhe tërmetin tragjik në Shqipëri.

TAKIMI DHE HISTORIA E FËMIJËVE – Kryeministri Edi Rama vizitoi mbrëmjen 30 nëntorit Alesion dhe Aurelin, të shtruar në Spitalin e Traumës. Alesio Cakoni, nga Thumana, u  hodh nga kati i 5-të për të shpëtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Rama e ftoi djaloshin në shtëpinë e tij dhe i premtoi fanellën e Donnarumma. Alesio është djali i familjes Cakoni dhe në këtë tragjedi ka humbur babain dhe motrën, ndërsa nëna është në spital.

17F6EEC5-5B17-456A-A71C-DC428F191A47.jpeg
Klejdi Kaimi09:44 | 13/10/2019

Ish-mesfushori i Milanit, Manuel Locatelli, ka dhënë një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’. Italiani ka folur për gjendjen ku ndodhet këtë sezon Sassuolo, kohën e tij te Milani si dhe për kombëtaren U21 të Italisë.

Locatelli u largua nga Milani në vitin 2018, pasi nuk po gjente më hapësira për të luajtur. Këto ditë ai është bërë lider i Italisë U21, që po lufton për kualifikueset e Europianit 2021.

“Është një përgjegjësi që më pëlqen, sepse trajneri menjëherë më bëri të ndihem i rëndësishëm. Është krenari për mua”, – deklaron Locatelli për gazetën.
Kur pyetet për fillimin jo të mirë të Sassuolos ai deklaron: “Po, e kemi filluar keq. Duhet të korigjojmë gabimet që kemi bërë dhe të shikojmë përpara. Unë dua të bëj më shumë, dua të luaj dhe të shënoj sa më shumë”.

Mesfushori kujton me nostalgji atë gol që e bëri të famshëm në skenën e futbollit italian dhe më tej. “Ai gol ndaj Juventusit në ‘San Siro’ më ndryshoi jetën. Është një nga momentet më të bukura të jetës dhe do ti tregoj fëmijëve të mi për atë. Për mua ka qënë një ëndërr t’i shënoja Buffon-it”, – mbyll Locatelli. /abcnews.al

BUFON-PREZANTOHET-TE-ENJTEN-TE-JUVE_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela23:30 | 03/07/2019

Xhanluixhi Buffon pritet të prezantohet të enjten te skuadra e Juventusit. Gardiani 41 vjeçar ka gjetur akordin me drejtuesit bardh e zi për të luajtur vetëm një sezon e më pas do të marrë një post drejtuesi në skuadër.

Në Itali e bëjnë të kryer rikthimin e Xhanluixhi Buffon te skuadra e Juventusit. Lajmi konfirmohet nga Sky Sport që zbulon se të enjten 41 vjeçari do të kryejë vizitat mjekësore e më pas do të firmosë një kontrate një vjeçare ku do të përfitojë 2.5 mln euro.

Buffon u transferua sezonin e kaluar te Paris Saint Germain në France ku nuk u paraqit në nivele të larta. Gardiani italian është i destinuar për të thyer rekordin e Paulo Maldinit për prezencat në kampionati italian. Legjenda e Milanit është aktivizuar në Serinë A në 647 ndeshje, ndërkohë që Buffon i mjaftojnë tetë takime për të thyer rekordin e Maldinit. Mësohet se drejtuesit e klubit bardh e zi i kanë premtuar Buffon se do të aktivizohet në tetë ndeshje në kampionatin Italian për të bërë të mundur vendosjen e një rekordi të ri në Serinë A.

Buffon do të jetë portier i dytë tek zonja e vjetër, pasi Shezni është titullar i padiskutueshëm, ndërkohë që mund të luajë në të gjitha ndeshjet në Kupën e Italisë. Në përfundim të sezonit të ardhshëm Buffon pritet të marrë një rol drejtuesi në skuadrën ku është aktivizuar për 2 dekada. /ABC News Albania 24/7

buffon.jpg
ad min08:30 | 28/06/2019

Portieri italian Gianluigi Buffon ka arritur marrëveshjen me Juventusin për t’u rikthyer në Torino. Legjenda italiane do të firmosë për një sezon dhe më pas do të marr një post drejtuesi.

Rikthimi i Buffon te Juventus është vetëm çështje kohe. Portieri pritet të nënshkruajë për një sezon e më pas do të marrë një post drejtuesi në klub. Legjenda e futbollit italian ka pranuar të ulë pagën nga 4 milionë euro në sezon që fitonte tek PSG në 2.5.

Jo vetëm kaq, por për të veshur edhe një herë fanelën bardhezi, Buffon pranon të jetë portier i dytë pasi Shezni është titullar i padiskutueshëm. Nëse Buffon rikthehet tek kampionët në fuqi të Italisë, ku luajti për rreth 2 dekada do të thyente një rekord që mbahet ende nga legjenda e Milanit Paolo Maldini.

Ish-mbrojtësi regjistron plot 647 aktivizime në kampionatin italian ndërkohë që Buffon është ndalur në shifrën e 640 ndeshjeve të luajtura në Serie A. Rikthimi i Buffon do të ndikonte pozitivisht edhe tek grupi i lojtarëve të Juventus, të cilët kanë një raport të shkëlqyer me 41-vjeçarin.

Buffon ka fituar çdo trofe të mundshëm në rang klubesh dhe kombëtaresh në përjashtim të trofeut më prestigjioz në Europë, Champions League. Kjo do të ishte mundësia e fundit që Buffon të shpresojë për të fituar Ligën e Kampionëve./ABC News Albania 24/7

15614997389471.jpg
ad min13:30 | 26/06/2019

Xhanluixhi Buffon drejt rikthimit te skuadra e Juventusit. Zhvillime të reja tek bardhezinjtë edhe sa i përket nënshkrimit me Pogba dhe De Ligt.

Pas zyrtarizimit të trajnerit Mauricio Sarri, skuadra e Juventusit po punon për të përforcuar organikën me lojtarë tepër cilësorë. Mediat në Itali aludojnë për një rikthim të mundshëm të Xhanluixhi Buffon, i cili do të qëndrojë për një sezon në Torino e më pas do të marrë një post drejtuesi. Një lajm i tillë patjetër që ka entuziazmuar tifozët bardh e zi por veteran italian do të jetë vetëm portier i dytë në skuadër pasi Shezni është një titullar i padiskutueshëm. Marrëveshja me kampionët në fuqi të Italisë dhe Buffon mund të arrihet formalisht pasi 41-vjeçari është një lojtar i lirë.

Zhvillime të reja sa i përket nënshkrimit me mbrojtësin e Ajaksit Matias De Ligt. Torinezja “Tuto Sport” raporton se 19-vjeçari ka arritur një marrëveshje me skuadrën kampione të Italisë dhe zyrtarizimi pritet të konkretizohet brenda kësaj jave. Ka mbetur vetëm akordi me skuadrën e Ajaksit e cila kërkon rreth 80 mln euro. Juventus ofron 67 mln plus 13 mln euro bonuse në varësi të paraqitjeve të lojtarit. Barcelona dhe PSG janë ende në garë dhe Juventus duhet të përshpejtojë transferimin e mbrojtësit holandez.

Një tjetër objektiv i skuadrës se Juventusit është edhe Pol Pogba. Manchester United kërkon shifra të papërballueshme për arkat e Zonjës së Vjetër por Juventus e ka gati planin për të arritur te kampioni i botës me Francën. Sponsori kryesor i Juventusit, Adidas pritet të ndihmojë bardhezinjtë në transferimin e futbollistit te Manchester United./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono