bruna Çifligu

balkan-abc.jpg
G. P.15:05 | 29/12/2018

Bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit gjatë këtij viti ndonëse kanë hyrë në fazën e finalizimit, nuk prodhuan asgjë konkrete në këtë proces. Viti që po lemë pas nuk i solli qytetarëve të Kosovës, liberalizimin e vizave, por fundi i 2018-s rezultoi i suksesshëm, pasi mori udhë krijimi i ushtrisë së re. Për Maqedoninë, 2018 ishte vit historik pasi u finalizua marrëveshja e Prespës që nis një tjetër fazë në marrëdheniet mes Greqisë dhe Maqedonisë./abcnews.al

bora-mema-1.jpg
ent ela16:37 | 07/12/2018

Bora Mema, studente e universitetit të Tiranës ka folur në studion e ABC News për protestën dhe kërkesat që i parashtrojnë qeverisë, pas heqjes së tarifës për provimet e mbartura.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm që ajo nuk mjafton, ishte pika më e lehtë, por e rëndësishme është ulja e tarifave të studimit, se janë të papërballueshme, rritje buxheti për arsimin, se universitetet janë në gjendje të mjerueshme, pikat e tjera lidhen me problematikat e ndryshme të fakulteteve”.

Ajo ka shprehur vendosmërinë e studentëve për vijimin e protestës deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

“Do vazhdojmë protestën, deri në plotësim të kërkesave. Nuk do ndalemi”.

Sipas saj deklarata e Kryeministrit për dialog është kontradiktore, tregon që nuk është i hapur për diskutime.

“Gjatë këtyre viteve ne i kemi kërkuar ministrisë të ulemi të diskutojmë. Qeveria gjithnjë ka bërë veshin shurdh dhe nuk i ka marrë në konsideratë mendimet tona. Kryeministri nuk është i hapur për diskutime, gjuha që ai ka përdorur ka qenë: janë në minorancë, ngelësa. Është kontradiktor në ato që thotë”.

Mema theksoi se deri tarifat për arsimin e lartë janë rritur viti pas viti, por qeveria Rama i rriti me 30%. /abcnews.al

GRUEVSKI-1280x720.jpg
ent ela13:43 | 24/11/2018

Arratisja e ish-kryeministrit të Maqedonise Nikolla Gruevski, vijon të ketë shumë të panjohura. Në vend kanë nisur hetimet, ndërkohë që vendndodhja e saktë e tij ende nuk dihet, pasi në media u tha se Gruevski është larguar nga Hungaria. “Balkan ABC” e gazetares Bruna Çifligu edhe këtë javë trajton rastin “Gruevski” dhe hijet e misterit që vazhdojnë të mbulojnë gjithë ngjarjen që nga arratisja e tij. /abcnews.al

INTERVISTE-ME-BUJAR-OSMANIN-1280x720.jpg
ent ela11:58 | 06/10/2018

Pas referendumit të 30 shtatorit në Maqedoni, që për shkak të pjesëmarrjes së ulët rezultoi jo i vlefshëm, politika në vend ka hyrë në një fazë të re. Qeverisë së Zoran Zaev tashmë i duhen 2/3 e votave për të kaluar ndryshimet Kushtetuese në Parlament dhe për këtë i duhen votat e partisë në opozitë VMRO-DPMNE. Zv/kryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani, thotë se Maqedonia ka 10 ditë afat të gjejë gjuhën e përbashkët me Hristian Mickovskin e VMRO. “Balkan ABC” ju sjell këtë javë intervistën me zv/kryeministrin Bujar Osmani. /abcnews.al

SPECIALE-KORRIGJIMI-I-KUFIJVE-1280x720.jpg
ent ela19:26 | 08/09/2018

Çështja e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, vijon të shkaktojë reagime në mediat shqiptare, por dhe në kancelarite europiane. Shumë pikëpyetje vazhdojnë mbi çështje në fjalë, ndonëse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dha shpjegimet e tij në një dalje të fundit televizive. Kjo është dhe tema e kësaj jave e rubrikës ”Balkan ABC” të gazetares Bruna Çifligu. /abcnews.al

BRUNA-CIFLIGU-INTERVISTE-ALFED-LELA-1280x720.jpg
ent ela12:42 | 11/08/2018

Termi korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë i artikuluar nga Presidenti Hashim Thaçi shkaktoi një lumë reagimesh gjatë javës, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Serbi e më gjerë. Kundërshtues i kësaj ideje u prononcua kryeministri Haradinaj, i cili e quan të pamundur një gjë të tillë. Ky është dhe fokusi i “Balkan ABC” për këtë javë në një intervistë me drejtorin e “Politiko.al”  Alfred Lela. /abcnews.al

intervista.jpg
G. P.13:50 | 21/07/2018

Komisioni Europian dha një rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Megjithatë verdiktin final e jep Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian që do të mbahen gjatë muajve në vazhdim. Lidhur me këtë zhvillim të kësaj jave ju ftojmë të ndiqni një intervistë me ambasadorin në detyrë të Republikës së Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, përgatitur nga gazetarja Bruna Çifligu./abcnews.al

sokol-dedja.jpg
G. P.15:29 | 30/06/2018

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së të mbledhur gjatë kësaj jave, vendosën nisjen e bisedimeve për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë në Qershor të vitit 2019. Kjo është dhe tema e intervistës që trajton “Balkan ABC” këtë jave me Sokol Dedjan, drejtor i drejtorisë së BE-së, në ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme të përgatitur nga Bruna Cifligu./abcnews.al

PRAG-SAMITI-I-28-QERSHORIT-1-1280x720.jpg
ent ela14:18 | 23/06/2018

Samiti i Këshillit të Bashkimit Europian që mbahet në 28 qershor në Bruksel, cilësohet vendimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë, të cilat presin përgjigjen përfundimtare për çeljen ose jo të negociatave për anëtarësim në BE. Disa prej vendeve anëtare kanë ende hezitim për të dhënë një përgjigje pozitive për vendin tonë, ndërkohë që Maqedonia duket një hap më para dhe kjo pas nënshkrimit të marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë me qeverinë greke. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono