Bruksel

emigrante-1.jpg
G. P.10:18 | 15/07/2019

Kishte kohё qё Kroacia i mohonte njoftimet pёr kthimin e refugjatёve ilegalё nё vendin fqinj Bosnje-Hercegovinё. Por presidentja kroate pranoi nё njё intervitё televizive, se ka tё ashtuquajtura push-backs.

Kroacia si vend anёtar i BE-sё ka njё qёllim tё rёnёdёsishёm – ajo do tё bёhet pjesё e hapёsirёs Shengen. Por kush e paguan ҁmimin pёr udhёtimin e lirё nga Hamburgu deri nё Dubrovnik? Gjatё 12 muajve tё fundit kjo ёshtё bёrё vazhdimisht e qartё: Ka shumё raportime pёr qendrimin brutal tё policёve kroat tё kufirit ndaj refugjatёve, qё janё pёrpjekur tё kalojnё pёrtej pikёkalimeve kufitare zyrtare. Mbrojtёsit kroatё tё kufijve tё jashtёm tё BE-sё duket se nuk stepen prej mizorisё. Mediet njoftojnё, se refugjatёt ndёr ta edhe fёmijё janё treguar para kamerave me plagё, qё u janё shkaktuar atyre nga policia pёr t’i ndaluar tё kalojnё nё anёn kroate.

Shumica e mediave kroate e kanё injoruar kёtё tragjedi, qё luhet vetёm 150 km larg kryeqytetit Zagreb. Ministria e Brendshme e Kroacisё i ka mohuar njoftimet pёr keqtrajtime tё refugjatёve nё kufirin me Bosnje-Hercegovinёn gjatё tё ashtuquajturave  push-backs, pra dёbimin e atyre qё udhёtojnё ilegalisht.

DW-Interview mit der kroatischen Staatspräsidentin olinda Grabar-Kitarovic (DW)

Mohim nё Zagreb, heshtje nё Bruksel

Amnesty International kritikoi ёshtё heshtjen e Brukselit ndaj kёtyre rasteve. “Shtetet europiane mbyllin sytё kundrejt sulmeve dashakeqe tё policёve kroatё dhe madje i financojnё aksionet e tyre”, shkruan organizata humanitare nё njё deklarim tё saj.
Qёkurse gazetarёt e televizionit SRF nga Zvicra nё maj i kanё filmuar dёbimet ilegale tё refugjatёve nё kufirin kroato-boshnjak, pёr autoritete nё Kroaci ёshtё bёrё e vёshtirё, qё t’i minimizojnё apo t’i heshtin kёto zhvillime.
Edhe presidentja e Kroacisё, Kolinda Grabar-Kitaroviq, nё fillim tё korrikut tha para gazetarёve vendas nё kufirin kroato-boshnjak, se “Nёse dikush kalon nё kёtё territor tё vёshtirё, ёshtё normale qё tё pёrballesh me gёrvishtje, hematoma dhe plagё. Duhet ta mendoni edhe kёtё, nёse herёn tjetёr dёgjoni pёr historitё mbi brutalitetin e policёve tanё. Ata nuk janё brutalё, ju garantoj pёr kёtё.”

Askohe u tha se nuk ka dёbime, push-backs. Presidentja shtoi edhe se nuk kemi tё bёjmё me refugjatё, por me migrantё ekonomikё.
Por vetёm pak ditё mё pas Grabar-Kitaroviq nё intervistё pёr televizionin SRF, nё kuadёr tё vizitёs nё Zvicёr pranoi, se policёt kroatё zbatojnё push-backs.

“Jam interesuar tek ministri i Brendshёm, shefi ipolicisё nё vend, dhe ata mё siguruan, qё nuk ushtrojnё dhunё tё ekzagjeruar. Natyrisht pak dhunё duhet, kur ata zbatojnё push-backs”, tha Kolinda Grabar-Kitaroviq para kamerave. Ajo konfirmoi pikёrisht atё, qё prej muajsh e mohonin politikanёt kroatё.

Jelena Sesar nga Amnesty International e cilёson si “shokuese” deklaratёn e presidentes kroate dhe nё bisedё pёr DW thekson, se: “Sipas sё drejtёs ndёrkombёtare dёbimet kolektive dhe push-backs janё gjithmonё ilegale.”

Eshtё skandaloze se si presidentja kroate pёrpiqet t’i paraqesё push-backs si masa legale dhe justifikon “pak dhunё” pёr zbatimin e tyre. Amnesty International kёrkon, qё Komisioni Europian tё ushtrojё presion ndaj Kroacisё, pёr t’u dhёnё fund kёtyre veprimeve nё kufirin kroato-boshnjak.

Komisioni i BE-sё i pyetur nga DW lidhur me deklarat e presidentes Kitaroviq, u pёrgjigj, se nuk ka koment pёr kёtё. /DW

bruksel-terrosrizm-1280x554.jpg
nev ila20:54 | 24/06/2019

Policia në Belgjikë ka arrestuar një person nën akuzën se po planifikonte një sulm terrorist ndaj ambasadës amerikane në Bruksel.

Lajmin e kanë bërë të ditur prokurorët vendas, sipas të cilave personi në fjalë, i identifikuar me inicialet M.G, i ka mohuar akuzat. Por hetuesit insistojnë se kanë prova bindëse që sugjerojnë se i arrestuari po planifikonte një atentat.

Për arsye hetimore autoritetet kanë deklaruar se për momentin nuk do të publikojnë detaje të reja mbi këtë episod./ABC News Albania 24/7

77-1280x704.jpg
Sej rie18:15 | 18/06/2019

Vendimi i Këshillit të Evropës për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Veriu do të jepet në Tetor. Ky lajm është bërë i ditur nga komisioneri Johanes Hahn në një Konferencë shtypi nga Brukseli. Ai tha se shpreson që të këtë një vendim pozitiv për Tiranën dhe Shkupin.

Por gazetarja jonë në Bruksel, Erisa Zyka është shprehur se janë të pakta shanset që Shqipëria të marrë një vendim pozitiv në Tetor. Sipas saj gjasat janë që procesi për hapjen e negociatave të Shqipërisë do të shkëputet nga procesi për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

 Mirela Milori: Cilat qenë konkluzionet për shtyrje të vendimmarrjes në muajin Tetor?

Erisa Zyka: Vendet skeptike mbeten po tre dhe janë Holanda, Danimarka dhe Gjermania që kanë insistuar që ky vendim të merret në fund të Tetorit, për shkak se ata konsiderojnë që duhet të kishin kohë të mjaftueshme për një vendim të një rëndësie të tillë. Po flasim për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Veriut në BE dhe ata duan kohë për të marrë një vendim substancial dhe të qarët në fund të Tetorit. Këto kanë qenë vendet skeptike.

Mirela Milori: Sa ndikoi situata e brendshme politike në Shqipëri në vendimmarrje?

Erisa Zyka: Ka ndikuar dhe ne këto vende skeptike i kemi parë të flasim vazhdimisht për një mungesë të rezultateve konkrete, të pamjaftueshme dhe të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ata e kanë bërë të qarta në disa takime edhe gjatë diskutimit që kemi pasur sot, por është diskutuar edhe situata politike. Hahn ka thënë që koha që mbetet nga tani e deri në Tetor të mund t’i shërbejë Shqipërisë për të arritur hapa pozitivë. Ka shumë skepticizëm nga shtetet anëtare dhe ka një angazhim për t’i ndarë vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi një qëndrim të qartë të disa vendeve anëtare, por Shqipëria nuk do mund t’ia dalë as në Tetor dhe ndoshta është herët për ta thënë këtë, por pa një angazhim… Shqetësimet që ka me mungesën e rezultateve konkrete por edhe me situatën politike në Shqipëri janë aty, dhe mund të thuhet se mund të shkohet drejt  një ndarje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në fund të Tetorit. Edhe në deklarata e ministrave të Jashtëm, të gjithë përmendin Maqedoninë e Veriut dhe janë shumë të paktë ata që flasin për Shqipërinë. Gati gjysma e shteteve anëtare flasin ventëm për Maqedoninë e Veriut. /abcnews.al

lleshaj1.jpg
Sej rie09:15 | 12/06/2019

Mbështetje nga eurodeputetët për hapjen e negociatave Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj morën pjesë në një veprimtari kushtuar integrimit europian të Shqipërisë, e cila u zhvillua në Parlamentin Europian, nën kujdesin e grupit parlamentar të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në PE.

Veprimtaria u moderua nga eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe në të morën pjesë deputetë të Parlamentit Europian, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Bruksel, përfaqësues të agjencive të ndryshme europiane, studentë etj. Ministrat Lleshaj dhe Gjonaj prezantuan progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, me fokus luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit, frenimin e migracionit të paligjshëm si dhe reformën në drejtësi.

Në pyetjet dhe diskutimet e pjesëmarrësve u evidentua dhe u vlerësua progresi i dukshëm i bërë nga Shqipëria si dhe u shpreh mbështetje pa ekuivoke për hapjen e negociatave të anëtarësimit të saj, sipas rekomandimit të Komisionit Europian. Pas veprimtarisë në Parlamentin Europian, ministrat Lleshaj dhe Gjonaj iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për mediat./abcnews.al

RAMA-NE-BRUKSEL-MBULIM.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
ent ela10:55 | 11/06/2019

Kryeministri Rama ka nisur sot një vizitë zyrtare në Bruksel, në krye të një delegacioni qeveritar. Gjatë kësaj vizite priten takime të rëndësishme me zyrtarë të Bashkimit Europian.

Sipas axhendës së kësaj vizite të planifikuar dhe parashikuar më herët, pritet që kryeministri Rama të takohet sot në orën 17:00 me shefen e diplomacisë në BE, Federica Mogherini. Më pas në orën 18:50 kreu i qeverisë do të ketë një takim me kreun e Këshillit Europian, Donald Tusk. Kurse në orën 19.00 vijon takimi me presidentin e Komisionit Europian Jean Klod Juncker dhe më pas të dy të dalin në një konferencë shtypi.

Në qendër të diskutimeve pritet të jetë situata politike në Shqipëri për shkak të thellimit të krizës, vendimit të Presidentit për të anuluar datën e zgjedhjeve dhe qendrimit të maxhorancës për shkarkimin e Kreut të Shtetit, që sipas saj ka shkelur Kushtetutën.

Po ashtu këto takime zhvillohen në prag të vendimit të pritshëm të Këshillit Europian lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit Shqipëri-BE. /ABC News Albania 24/7

cakaj-2.jpg
ent ela12:20 | 07/06/2019

Ministri në detyrë për europën dhe punët e jashtme Gent Cakaj përmes një postimi në rrjetin social Tëitter ka njoftuar takimin në Bruksel me komisionerin për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë Johannes Hahn si dhe më përfaqësuesen e lartë të politikës së jashtme në Be, Federika Mogerini.

“Gjatë takimit me Hann, diskutuam për progresin substancial të Shqipërisë në prioritetet kyçe, por edhe situatën e brendshme në vend dhe përgatitjet për hapjen e negociatave për antarësim” – njofton Cakaj në postimin e tij.

Ndërkaq, në një njofitm për shtyp të Ministrisë për Evropën dhe Punët e jashtme, thuhet se gjatë takimit me Mogherinin, Cakaj ka diskutuar për perspektivën europiane të Shqipërisë

“Përfaqësuesja e Lartë Mogherini përgëzoi Ministrin Cakaj për përsëritjen e rekomandimit të qartë të Komisionit, duke theksuar se ky është një vlerësim i merituar dhe rezultat i reformave gjithëpërfshirëse të ndërmarra nga vendi ynë”, thuhet në njoftim, ku veçohen arritjet e prekshme në reformën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin se Shqipëria është e gatshme dhe ka bërë të gjitha detyrat e kërkuara për të hapur negociatat me BE dhe është e nevojshme që Këshilli Evropian të reagojë pozitivisht, në linjë me rekomandimin e Komisionit. /ABC news Albania 24/7

 

lideret-Be.jpg
nev ila19:05 | 28/05/2019

Udhëheqësit e 28 vendeve të BE, përfshi kryeministren britanike në largim Tereza Mey kanë mbërritur në Bruksel për një darkë informale pune. Anëtarët e Këshillit Evropian do diskutojnë për pasardhësin e presidentit të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe postet e tjera kyçe, përfshi edhe kreun e Bankës Qendrore Evropiane, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve te 23-26 Majit në 28 vendet e BE.

Negociata të vështira, interesa kombëtare, linja partiake e çështje gjinore do vazhdojnë të zhvillohen deri në samitin kyç të Këshillit Evropian që do mbahet me 20 e 21 qershor. Një pengesë mund të vijë nga brenda parlamentit evropian, pasi liderët e BE duan që kryetarët e shteteve të tërhiqen nga refuzimi për të zëvendësuar Junkerin me një ligjvënës nga radhët e tyre.

Po tentohen të krijohen aleancat e para, ndërsa ndryshe nga e kaluara këtë herë partitë e qendrës së djathtë e të majtë, dy grupimet tradicionalisht më të mëdha në parlamentin evropian po përballen me diferenca nga aktorë të tjerë të votuar e darka e mbrëmjes së sotme është një tentativë e parë për kompromis./ABC News Albania 24/7

shqiperia-bruksel-1280x693.jpg
Sej rie10:40 | 24/04/2019

Në Bruksel po mbahet takimi në nivel teknik, i nënkomisionit BE-Shqipëri. Në focus, menaxhimi i kufijve e lufta kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës. Komisioni Europian prêt përgjigje të detajuara nga Shqipëria.

Sot zhvillohet në Bruksel takimi i nënkomisionit BE-Shqipëri për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë në kuadrin e marrëveshjes së MSA-së. Në fokus të kolonës së parë mbi çështjet e brendshme është kapaciteti i qeverisë shqiptare për menaxhimin e kufijve, të dhënat që dispononohen mbi numrin e emigrantëve të paligjshëm që kanë kaluar nga Shqipëria, si dhe bashkëpunimin me FRONTEX.

Nga ana tjetër, Komisionit Europian kërkon përgjigje mbi masat që kanë marrë autoritetet shqiptare për uljen e kërkesave të pabazuara të azilit të qytetarëve shqiptarë në shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Çështja e luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës zë vend kyç në kolonën e parë të axhendës. Kërkohen përgjigjje të detajuara mbi masat që janë marrë nga qeveria shqiptare për të evituar ndryshimet e shpeshta për personat nën hetim në gjirin e personelit të policisë dhe si po zbatohet strategjia e planit të aksionit për armët e lehta. Komisioni Evropian ka kërkuar  statistika për gjurmën e provave lidhur me paditë dhe dënimet përfundimtare për luftën kundër krimit të organizuar.

Në të njëjtën linjë, është kërkuar informacion i detajuar mbi rezultatet e strategjisë kundër kanabisit dhe masat kundër rritjes së drogave të forta si heroina dhe kokaina, konfiskimin e aseteve kriminale dhe zbatimin e rekomandimeve të Moneyval. Në agjendë është përfshirë edhe bashkëpunimi lidhur me luftëtarët e huaj dhe masat kundër terrorizmit.

Kolona e dytë e takimit  i kushtohet reformës së drejtësisë, ku kërkohen të dhënat e fundit lidhur me ecurinë e ngritjes së Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, SPAK dhe procedimit të dosjeve të Vettingut. Kolona e tretë e agjendës ka të bëjë me të drejtat themelore, që lidhen me aksesin në drejtësi dhe asistencën ligjore për grupet e ndjeshme, çështjen e reformës së pronave, lirisë së shprehjes dhe të medias, mbrojtjen e minoriteteve dhe politikave antidiskriminuese për grupe të ndjeshme të popullsisë./abcnews.al

tusk-dhe-thaci.jpg
nev ila09:45 | 15/04/2019

Presidenti Hashim Thaçi, po qëndron në Bruksel ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të kësaj vizite, presidenti Thaçi do të takojë Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

Klan Kosova ka mësuar se takimi Thaçi-Tusk do të zhvillohet në orën 12:30.

Gjatë këtyre takimeve, kreu in shtetit të Kosovës do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Bruksel, Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë./klankosova.tv

basha-5.jpg
G. P.21:53 | 20/03/2019

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga dita e mërkurë ndodhet në Bruksel, ku ka marrë pjesë në Asamblenë politike të Partisë Popullore Europiane.

Si njofton vetë kreu i demokratëve përmes një postimi në rrjetin social Twitter, gjatë vizitës në Bruksel ka takuar edhe Anegert Kramp–Karrenbauer, kryetaren e CDU-së, të cilës i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen në hartimin e programit ekonomik të forcës politike që ai drejton.

Nuk dihet nëse vizita e kreut të demokratëve do të zgjatet edhe ditën e enjte, apo Basha do të kthehet për t’iu bashkuar protestuesve, që opozita ka thirrur përpara godinës parlamentare në orën 9:30, duke i paraprirë mbledhjes së parlamentit në seancë plenare./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono