britanik

parlamenti-britanik-1280x710.jpg
nev ila14:21 | 05/11/2019

Pasardhësi i Xhon Berkou në Mbretërinë e Bashkuar është Lindsei Hoil. Deputetët britanikë zgjedhin kryetarin e ri të parlamentit në një moment shumë të rëndësishëm politik për vendin.

Deputetët britanikë kanë zgjedhur laburistin Lindsei Hoil si kryetar parlamenti, për të zëvendësuas Xhon Berkou, i cili mbante postin prej 10 vitesh. I konsideruar si fitues që në fillim, deputeti 62 vjecar u zgjodh në raundine katërt të votimeve me 325 vota pro nga 540.

Ai do të ketë detyrën delicate për të drejtuar debatet për Brexit, dpara një parlamenti që do të marrë një pamje më të qartë pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Në raundin e parë të votimit kanë qendë shtatë kandidatë: katër grad he tre burra. Laburistja Meg hillier dhe konservatori Eduard Leig u përjashtian pasi morën më pak se pesë për qind të votave. Ndërsa Hoil ka marrë më shumë vota që në raundn e parë. Ai ka qenë zëvendës i Berkou që nga viti 2010.

Votimi për kryetarin e ri të parlamentit ishte i fshehtë, dhe kandidati fitues duhet të merrte mazhorancën absolute të votave, ndërkohë që në cdo raund votimi, kandidati më pak i votuar dhe ata me më pak se 5 për qind të votave eliminoheshin./abcnews.al

BRITANI-PARLAMENTI.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
nev ila10:52 | 22/10/2019

Nuk do të ketë një votim të dytë në parlamentin britanik për marrëveshjen për Brexit të arritur mes Londrës dhe Brukselit. Pas vendimit të kryetarit të parlamentit, kryeministri Xhonson e akuzoi atë se po mohonte vullnetin e popullit

Kryetari i parlamentit britanik Xhon Berkou refuzoi mocionin e qeverisë së kryeministrit Boris Xhonson për një votim të dytë të marrëveshjes së arritur për Brexit ne Bashkimin europian. Kryeministri britanik u shpreh i zhgënjyer nga vendimi duke akuzuar Berkou se po mohonte vullnetin e popullit.

Berkou nga ana e tij deklaroi se mocioni nuk mund të prezantohet në mënyrë identike nga Xhonson pas votimit të 19 tetorit për amendamentet e ish deputetit Letuin. Kryetari i parlamentit e cilësoi mundësinë e votimit të dytë si përsëritës dhe të parregullt. Më pas ai shtoi se shpresonte që vendimi dhe shpjegimi i tij të ishin të mjaftueshëm.

Konservatorët e cilësuan Berkou si ithtarin e kësaj ideje dhe kërkuan një komision për të diskutuar rolin e kryetarit të parlamentit. Berkou kundërshtoi akuzat duke thënë se interpretimi i rregullores nga ana e tij, në të kaluarën i kishte krijuar shumë hapësira dhe atyre që mbështesin Brexit.

Në këtë pikë qeveria britanike është në garë me kohën për të miratuar Brenda kësaj jave ligjet për daljen nga Bashkimi Europian dhe të riprezantojnë menjëherë marrëveshjen në një kontekst të ri. Alternativat janë dy: shtyrje e afatit ose dalja pa marrëveshje.

Ndërkohë grupi drejtues për Brexit, në Bruksel, është mbledhur për të diskutuar zhvillimet e fundit./abcnews.al

johnson-braktis-konferencen-1280x854.jpg
nev ila21:21 | 16/09/2019

Kryeministri britanik Boris Xhonson është vërshëllyer gjatë vizitës së tij në Luksemburg, ku është detyruar të braktisë konferencën për shtyp.

Ndërsa ai ka insistuar se pala britanike po bën gjithçka për një Breksit të rregullt, homologu i Luksemburgut ka deklaruar se procesi në fjalë është kthyer në një makth dhe se nga Londra mungojnë propozimet konkrete.

Kryeministri britanik Boris Xhonson është vërshëllyer të hënën nga protestuesit pro-BE-së pas një takimi me homologun e Luksemburgut.

“Të të vijë turp”, i bërtitën protestuesit zotit Xhonson, i cili u detyrua të largohej dhe të linte homologun Ksavier Betel të vetëm në konferencën për shtyp.

Megjithatë, Xhonson tha për mediat se konferenca u anulua nga frika se dy liderët do të ishin mbytur nga thirrjet e protestuesve.

“Mendoj se atje do të ishte bërë shumë zhurmë dhe se këndvështrimet tona të ndryshme do të na kishin ndarë tërësisht”, tha Xhonson.

Në lidhje me Brexit, kreu i qeverisë britanike nënvizoi se nga Mbretëria e Bashkuar është bërë një punë e madhe, e cila sipas tij është ndarë me partnerët europianë.

Ai i bëri thirrje BE-së që të heqë dorë nga qëndrimi për kufirin e Irlandës së Veriut.

Por, ndryshe nga Xhonson, kryeministri i Luksemburgut deklaroi se procesi i Breksit është kthyer në një makth.

Në konferencën për shtyp ku ishte i vetëm, Ksavier Betel tha se Xhonson nuk ka arritur të prezantojë plane serioze që do të mundësonin arritjen e një marrëveshjeje përpara datës 31 tetor.

“Ne kemi nevojë për propozime me shkrim. Koha po kalon, ndaj jepini fund fjalëve”, tha Betel.

Ai paralajmëroi se BE-ja nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që bie ndesh me parimin e tregut të përbashkët dhe që cënon marrëveshjen e paqes së Irlandës së Veriut./ABC News Albania 24/7

johnson-boris.jpg
nev ila16:35 | 28/08/2019

Mbretëresha Elizabetë duhet të vendosë nëse do të pranojë apo jo kërkesën për pezullimin e parlamentit britanik deri në datën 14 tetor. Kërkesa i është bërë nga kryeministri Boris Xhonson, ndërsa peticioni kundër mbylljes së parlamentit ka mbledhur deri tani më shumë se 30 mijë firma.

Boris Xhonson konfirmoi se i ka kërkuar mbretëreshës Elizabetë që të pezullojë parlamentin britanik gjatë javës së dytë të shtatorit deri në 14 tetor, dy javë para datës së caktuar për Brexit, që parashikohet të ndodhë në 31 tetor.

Xhonson deklaroi se deputetët do të kenë shumë kohë për të diskutuar. Pezullimi u cilësua nga opozita në vend si një mënyrë për të ndaluar deputetët që të shmangin një Brexit pa marrëveshje.

Sipas mediave britanike, mbretëresha Elizabetë ka pushtetin për të refuzuar kërkesën e Dauning Strit, por gjithsesi do të ishte një veprim i paprecedentë. Duket shumë e pamundur që mbretëresha të kundërshtojë Boris Xhonson.

Sipas kryetarit të parlamentit britanik, Xhon Berkou, vendimi i kryeministrit përbën një shkelje të kushtetutës. Ai theksoi se mbyllja e parlamentit do të ishte një ofendim për procesin demokratik dhe të drejtat e deputetëve.

Ndërkohë janë 30 mijë firmat e mbledhura Brenda pak orësh në një peticion që i kërkon qeverisë britanike që të mos pezullojë parlamentin. Qeveria duhet t’i përgjigjet të gjitha peticioneve që marrin më shumë se 10 mijë firma. Ndërsa me 100 mijë firma peticioni mund të bëhet objekt debati në parlament.

Ministri britanik i financave, Saxhid Javid konfirmoi planet e qeverisë për të shtuar shpenzimet për shkollat, spitalet dhe policinë teksa vendi përgatitet për daljen nga Bashkimi Europian. Ekzekutivi i Xhonson do të mbajë fjalën për 20 mijë agjentë policie më shumë dhe 1.8 miliard stërlina për përmirësimin e spitaleve të Mbretërisë së Bashkuar. Javid  u shpreh se detyra më e rëndësishme për qeverinë është dorëzimi i Brexit brenda datës 31 tetor./ABC News Albania 24/7

77-2-1280x708.jpg
ad min13:45 | 11/08/2019

Kryeministri britanik Boris Xhonson ka deklaruar se ka hartuar një plan të ri për t’i vënë fre valës së kriminalitetit që ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Xhonson ka premtuar më tepër kompetenca për policinë dhe burgje të reja, por për mediat, plani i tij ka vetëm qëllime politike.

Kryeministri britanik Boris Xhonson ka njoftuar hartimin e një plani të ri anti-krim, me vlerë 2.5 miliardë stërlina, që mes të tjerash parashikon edhe ristrukturimin e sistemit të burgjeve.

“Koha e mëshirës ka marrë fund”, ka deklaruar Xhonson duke iu referuar epidemisë së agresioneve me armë të ftohta dhe akteve të tjera të dhunës të kryera nga bandat kriminale. Ai ka premtuar ngritjen e burgjeve të reja dhe më shumë kompetenca për policinë, me qëllim, siç ka thënë, marrjen nën kontroll të rrugëve. Por për të përjavshmen “Meill on Sandej”, plani i kryeministrit është vetëm një përpjekje e tij për të riafirmuar reputacionin e konservatorëve si partia e rendit dhe ligjit, përballë opsionit të zgjedhjeve që mund të mbahen vjeshtën e ardhshme.

“Duhet të përdorim dorë të hekurt ndaj krimit edhe nëse kjo do të thotë të përballemi direkt me kriminelët”, ka thënë Xhonson. Ai ka dënuar atë që e ka quajtur “kulturën e pafytyrësisë” së bandave kriminale, që sipas tij mendojnë se mund t’u shkatërrojnë jetën njerëzve dhe t’ia hedhin pa u ndëshkuar. “Duhet ta ndryshojmë balancën e frikës. Dua që frikë të kenë kriminelët dhe jo qytetarët e thjeshtë”, ka shtuar Xhonson.

Muajin e kaluar, qeveria britanike premtoi se do të rekrutojë 20 mijë policë shtesë për të zëvendësuar numrin e oficerëve të larguar që kur Konservatorët u kthyen në pushtet./ABC News Albania 24/7

bunkeret.jpg
ad min09:10 | 24/07/2019

Deri në 750,000 bunkerë ushtarakë janë ndërtuar në vendin tonë gjatë periudhës së regjimin komunist. Ata u ngritën nga diktatori Enver Hoxha, i cili pas Luftës së Dytë Botërore, besonte se armiqtë mund t’i shpallni luftë, por që vendi nuk u sulmua kurrë.

Por çfarë po ndodh sot me “mburojat e luftës”?

Fotograf britanik Robert Hackman ka fotografuar plot 250 bunkerë gjatë udhëtimit të tij nëpër Shqipëri. Ai ka botuar një libër për bunkerët dhe e përshkruan si “dokumenti i triumfit të popullit mbi shtypjen”.

“Doja të bëja një shënim për këtë kapitull kalimtar të historisë shqiptare, për të bërë të njohur jo vetëm bunkerët, por edhe popullin shqiptar dhe vendin e tyre”, thotë ai.

Gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri ai vuri re se disa bunkerë pas rënien së komunizmit janë shkatërruar, disa të tjerë janë zhvendosur nga pronarët e tokave, ndërsa disa shfrytëzohen për stalla e shumë pak për turizëm.

Por ndryshe nga shumica e shqiptarëve që nuk dua ta kujtojnë atë periudhë të vështirë, fotografi britanik ka një mendim tjetër. Ai në librin e tij shkruan se bunkerët duhej të ishin ruajtur pasi mund të ishin një potencial i madh për turizmin nëse shfrytëzoheshin në mënyrën e duhur./abcnews.al

h_53883831-1280x853.jpg
ad min14:40 | 10/07/2019

Pas polemikave dhe reagimeve të shumta ambasadori britanik në Uashington Kim Darok ka dhënë dorëheqjen. Në deklaratën e tij për media ai u shpreh se e kishte të pamundur të vazhdonte detyrën e tij

Ambasadori Britanik Kim Darok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dhënë dorëheqjen. Në deklaratën e tij ai shkruan se e ka të pamundur të vazhdojë punën e tij. Pasi britanikja Daily Mail publikoi komentet e tij të rezervuara për Trump, të cilat ishin të destinuara për qeverinë britanike, ai ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë.

“Pa publikimit të dokumenteve zyrtare të kësaj ambasade, ka pasur shumë spekulime për sa i përket pozicionit tim dhe kohëzgjatjes së mandatit tim. Dëshiroj ti jap fund këtyre zërave. Situata aktuale më pengon që të vazhdoj detyrën time si do desha. Dhe pse mandate përfundon në fund të këtij viti, mendoj se duhet të emërohet një ambasador i ri – shkruhet në letrën e dorëheqjes. Falënderoj të gjithë ata që në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më kanë ofruar mbështetje  në këto ditë të vështira. Kjo më ka kujtuar miqësinë e thellë dhe lidhjen e fortë mes dy vendeve tona. Jam shumë i prekur. Profesionalizmi dhe integriteti moral i shërbimit civil britanik është për tu pasur zili. Lë detyrën i bindur se këto vlera do të jenë në duar të mira” përfundon ai.

Menjëherë kanë reaguar kryeministrja në largim May e cila u shpreh se Kim i ka dedikuar jetën shërbimit ndaj vendit dhe të gjithë i janë mirënjohës.

Ndërsa lideri i opozitës britanike Korbin u shpreh se komentet e bëra ndaja ambasadorit ishin të gabuara. Ai tha se të gjithë duhet të ndiheshin të keqardhur për faktin se ai u detyrua të japë dorëheqjen./ABC News Albania 24/7

trump.jpg
ad min13:20 | 09/07/2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndërprerë çdo marrëdhënie me ambasadorin britanik në vend. Vendimi erdhi pasi shefi i diplomacisë britanike e cilësonte qesharak, në disa dokumente të publikuara nga mediat.

“Nuk do të negociojmë më me ‘të”. Me anë të një postimi në profilin e tij Twitter, Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk do të ketë më të bëjë me ambasadorin britanik Kim Darrok, i cili në dokumente të rezervuara që u publikuan në media e cilësonte kreun e shtëpisë së bardhë si “qesharak” dhe të papërshtatshëm. Presidenti amerikan u shfaq i zemëruar dhe me kryeministren në largim Theresa May, e cila rinovoi mbështetjen për diplomatin. Trump shtoi se priste me padurim që të njihej me Kryeministrin e ri britanik. Më tej Trump shkruan se kishte shumë kritika për mënyrën se si Mbretëria e Bashkuar dhe Theresa May kishin menaxhuar Brexit. Ai thekson se është bërë një lëmsh nga May dhe përfaqësuesit e Britanisë së Madhe.

“Unë i thashë se çfarë duhej të bënte por nuk më dëgjoi dhe u soll ndryshe. Nuk e njoh ambasadorin por ai nuk është i vlerësuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk do të merremi më me të. Lajmi i mirë për Mbretërinë e Bashkuar është se së shpejti do të ketë një kryeministër të ri,” shtoi ai. Kreu  i Shtëpisë së Bardhë përfundoi postimin e tij duke e cilësuar si të mrekullueshme vizitën në Mbretërinë e Bashkuar një muaj më parë, duke thënë se ishte Mbretëresha ajo që i kishte bërë më shumë përshtypje./ABC News Albania 24/7

632027338-1280x853.jpg
nev ila11:03 | 07/07/2019

Një seri email-esh diplomatike të publikuara në mediat britanike rrezikojnë të cënojnë marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës. Bëhet fjalë për email-et e ambasadorit britanik në Uashington, që në mesazhet për qeverinë qendrore në Londër kritikon ashpër administratën e presidentit Donald Trump.

E paaftë, e dobët dhe e papërgjegjshme. Kështu është etiketuar administrata e presidentit Donald Trump nga ambasadori britanik në Uashington, Sër Kim Darroç. Në email-et e tij, diplomati i Mbretërisë së Bashkuar thotë se Shtëpia e Bardhë është “jofunksionale” dhe “e përçarë” nën udhëheqjen e Donald Trump.

Nga ana tjetër, në mesazhet elektronike të publikuara në gazetën “Meill on Sandej”, Darroç nënvizon se edhe vetë presidenti Trump nuk duhet lënë jashtë kritikave. Ministria e Jashtme britanike, duke reaguar e ka cilësuar publikimin e email-eve një veprim dashakeq, por nuk ka kritikuar saktësinë e tyre. Shtëpia e Baradhë nuk u është përgjigjur ende kritikave, por ato mund të vënë në provë atë që njihet si “marrëdhënie e veçantë” mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

“Nuk besoj se kjo administratë do të normalizohet, do të jetë më pak e paaftë, më pak e ngathët dhe e pandarë në fraksione”, thotë në mesazhin e tij ambasadori Darroç.

Ai shton se, pavarësisht se Trump u duk më i përulur gjatë vizitës shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, administrata e tij vazhdon të mbetet egoiste dhe e prirur ndaj politikës “Amerika e Para”.

Dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë për ndryshimet e klimës, lirinë e medias dhe dënimin me vdekje mund të vihen sërish në dukje, në një kohë kur dy vendet po përpiqen të përmirësojnë lidhjet tregtare që do të jenë në fuqi pasi Britania të dalë nga BE-ja./ABC News Albania 24/7

ambasadori-1280x729.jpg
ad min22:50 | 23/05/2019

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ambasadori britanik në Prishtinë ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare nuk do të ndërhyjë për të zgjidhur problemet e brendshme të Kosovës. Por ambasadori OKONELL ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar do t’u ndalojë hyrjen në territorin e saj politikanëve të lidhur me krimin./ABC News Albania 24/7

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono